Speciale » Namani
Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare
E merkure, 06.01.2021, 04:48 PM
KISHA NË BOLETIN ËSHTË KISHË KATOLIKE SHQIPTARE
-Kisha
Ortodokse serbe festat kishtare i kremton sipas kalendarit Julian
Nga
Qazim Namani
Ndarja
zyrtare midis të krishterëve të lindjes, e të perëndimit, ndodhi në vitin 1054,
për arsye të rivalitetit kulturor dhe gjeopolitik, midis anës lindore të
perandorisë romake, (Bizantit), dhe Evropës Perëndimore që fliste latinisht,
(Romës).
Deri
në vitin 1582, të gjitha festat e krishtera, festoheshin në një datë, por me
urdhër të Papa Gregorit XIII, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e
botës, dhe sipas të cilit Krishtlindjet për kishën katolike perëndimore
festohen më 25 dhjetor. Të krishterët ortodoksë, vazhduan të ruajnë kalendarin,
që u vendos në vitin 46, nga perandori romak Jul Çezarit, që data e kremtimit
të festave kishtare, është 13 ditë më vonë, se sa me kalendarin Gregorian.
Në
vitin 1923, kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Qipro edhe ortodoksët
e Jeruzalemit e ndryshuan kalendarin dhe u përshtat me atë Gregorian. Ndërsa
kishat ortodokse në Rusi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji,
Armeni, Egjipt, Etiopi dhe Kazakistan, Krishtlindjet festohen natën midis 6 dhe
7 janarit, 13 ditë më vonë.
Dëshmi
nga burimet historike se Kisha në Boletin nuk ishte serbe!
Todor
Stankoviqi, një diplomat serbë, e viziton kishën në fshatin Boletin me datën 14
Gusht të vitit 1897, ku merr pjesë në festën e popullatës së krishterë, që
mbahej më 15 gusht. Festa e të Ngriturit të Shën Mërisë në Qiell, është festë
që i kushtohet nënës së Jezu Krishtit. Kjo festë katolike kremtohet çdo vit më
15 Gusht. Këtë festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë më vonë, pra
pikërisht më 28 Gusht. Kremtimi i festës së Shën Mërisë në Boletin, më 15
Gusht, është dëshmi se kjo kishë, ishte e besimit katolik, e që ishte
përvetësuar nga ortodoksët sllav, pas pushtimit të Kosovës.
Bazuar
në të dhënat e cekura më lartë, mund të pohojmë se kisha në fshatin Boletin
ishte e familjes Boletini, dhe kishë e ritit katolik.
Të
dhënat e shënuara në librin e Todor
Stankoviqit, për kishën në Boletin, i cili merr pjesë në festën kishtare të
ngriturit të Shën Mërisë në qiell, që është mbajtur me 15 Gushtë të vitit 1897.