Speciale » Namani
Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik
E diele, 25.04.2021, 07:28 PM
Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik
Fati
i gurëve me shkrim linear
Nga
Dr. Qazim NAMANI
Në
vitin 2005, këta gurë u zbuluar, pas rrënimit të hajatit në xhaminë e vjetër të
fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë.
Në
viti 2010, për herë të parë, i kam publikuar këta gurë në gazeta dhe në
portalin zemrashqiptare.net.
Citat
marrë nga shkrimi im: Dy gur me mbishkrime që u zbuluan në themelet e hajatit
të xhamisë së vjetër në fshatin Gërmovë para katër viteve dëshmojnë për
kulturën e lashtë të shkrimit edhe në vendin tonë. Mendoj se kemi të bëjmë me
një shkrim shumë të vjetër, pasi që së bashku me këta dy gurë është gjetur edhe
një altar i pa përpunuar.
Germat
në këto mbishkrime janë mjaftë të dëmtuara. Vërehet se është përdorur stili i
shkrimit linear (pa ndërprerje), andaj është me interes shkencor që ky
mbishkrim të studiohet nga ekspertë të kësaj fushe. Këta gur qëndrojnë në një
kënd të oborrit të xhamisë dhe janë në rrezik që të zhduken nga pakujdesia pasi
që është duke u ndërtuar xhamia e re.
Mendoj
se këta gurë kanë vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore, dhe është me
interes që të barten në institucionet që merren me ruajtjen e monumenteve.
Në
vitin 2005 kur u zbuluan këta gurë unë si Zyrtar i Trashëgimisë së Luajtshme
dhe Jusuf Musa zyrtar për Arkiva në Ministrinë e Kulturës, i vizituam disa herë
këta gurë, dhe bëmë kërkesë që këta gurë të dërgohen në Shtëpinë ë Kulturës në
Viti, ose të sillen në Muzeun e Kosovës. Kërkesë ë jonë nuk hasi në mirëkuptim.
Ne vazhdimisht e përcillnin gjendjen e tyre dhe zhvillonin biseda me imamin e
fshatit që këta gurë mos të dëmtohen. Te hoxha i fshatit dhe banorët e Gërmovës
gjetëm mirëkuptim
Në
vitin 210 e publikova një shkrimin: Gjurmë të shkrimit në Gadishullin Ilirik,
duke i dhënë edhe dy fotografitë e gurëve me shkrim linear të zbuluar në
Gërmovë.
Me
të ndjerin Ramadan Musliun, disa herë e kemi diskutuar bashkë për mundësinë e
ruajtjes së këtyre gurëve.
16
vite pas zbulimit të këtyre gurëve, sot me datën 23. 04. 2021, pasi mora pjesë
në tubimi për të promovuar emërtimin e
Bibliotekës së Qytetit në Viti, me emrin e publicistit dhe kritikut
letrar Ramadan Musliu, u ndala për të mësuar për fatin e gurëve në oborrin e
xhamisë së Gërmovës.
Gurët
ishin pranë murit, ishin mbuluar me likene, shkrimi në gurë nuk mund të vërehej
nga rritja e likeneve. I fotografova dhe duke dal nga oborri i xhamisë, hoxha i
ri e hapi dritaren dhe me përshëndeti duke më thënë urdhëro. Pasi i tregova për
vlerën e gurëve dhe e falënderova që janë përkujdesur deri me sot për mos
dëmtimin e tyre. Hoxha me tha: Disa herë kemi kërkuar që këta gurë ti marrin në
mbrojtje institucionet përkatëse. Unë e falënderova duke ja dhënë porosinë që
të vazhdojnë të kujdesen, deri sa këta gurë të trajtohen në mënyrë
profesionale.
Për
lexues ofroj:
Fotot
1 dhe 2 që kam bërë në vitin 2005
Fotot
3 dhe 4, që I bëra sot me datën 23.04 2021
Mbishkrime
në gurët e zbuluar gjatë viti 2005, në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë
Fotot
e realizuara me datën: 23.04 2021