E merkure, 11.12.2024, 01:21 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik

E premte, 10.12.2021, 08:03 PM


Me theks të veçantë falsifikimi i Fushës së Kassovës (CAMPO CASSOVO), në Kampus Merula

Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689  në Venedik

Nga Dr. Qazim Namani

Në njërën nga hartën e botuar në atllasin e V. M. Coronelli-t të botuar në Venedik më 1689, i gjejmë disa toponime për disa vendbanime në rrethinën e Prishtinës, dhe hidronime  për proçkat, të cilat derdhen në lumin e sotëm Sitnica. Përveç këtyre toponimeve në këtë hartë e gjejmë edhe Fushën e Caasovës, ku në një fjali përmende edhe si Fusha e Mëllenjave e cila shtrihej deri në kufijtë e Rasisë mesjetare.

Siç e shohim në këtë hartë ka shumë pasaktësi, mirëpo për ne ka rëndësi për të kuptuar emërtimin e disa toponimeve të kësaj treve. Në këtë hartë përshkruhet Prishtina me 4000 veprimtari, pak të shpërndara nga të krishterët. Në këndin e djathtë të hartës e shohim të shënuar vendbanimin Goglin, për të cilin mendoj se fjala  është për Gllogovicën e sotme, e cila shtrihet në Malësinë e Galabit, 35 km në lindje të Prishtinës.

Gllogovica është një vendbanim që shtrihej buzë rrugës së antikitetit, që e lidhte Justiniana Primën me Justiniana Secondën. Po ashtu në këtë fshat, janë zbuluar gjurmë të qytetërimit, nga periudha e antikitetit, mesjetës, dhe kisha e fshatit i kishte mbijetuar kohës deri në fund të shekullit XIX.

Si toponim tjetër më rëndësi, në këtë hartë është shënuar Liqeni i Janjevës. Bazuar në konfiguracionin e terrenit dhe të dhënat arkeologjike për Janjevën dhe fshatrat për rreth, mund të pohojmë se, në Janjevë nuk ka pasur liqe, gjatë antikitetit dhe mesjetës. Mendoj se në hartë është përshkruar liqeni në mes të fshatrave Hencë, Miradi dhe Radevë, andaj këtu kemi të bëjmë me një falsifikim apo pa saktësi, nga mos njohja e terrenit.

Në anën e djathtë, në këndin e poshtëm të kësaj harte, buzë lumit Lepencë, përshkruhet Kështjella e Kaçanikut, në të cilën ishin të vendosur 50 turq. Përshkrimi i vendosjes në Kështjellën e Kaçanikut të 50 turqve, na shtynë të mendojmë se kjo hartë është përpunuar dhe publikuar në shekullin XIX, apo XX,  duke e ditur se banorët e P. Osmane në shekullin XVII, quheshin osmanlinj e jo turq.

Nga ky fakt mund të pohojmë se për historiografinë osmane e botërore, deri në vitin 1923, kur është shpallur Republika e Turqisë, nga Kemajl Ataturku, të gjithë banorët brenda kufijve të P. Osmane janë njohur si osmanlinj. Emërtimi për etninë turke, nuk ishte dëgjuar para shekullit XIX, por në fillim të shekullit XX, përkatësisht në vitin 1908, përmendet lëvizja Gjon-turke.

Pas përmbysjes së kësaj lëvizje e deri në vitin 1923, në asnjë dokument zyrtar, nuk është shkruar, se popullata e P. osmane të jetë quajtur si popullatë turke.

Përveç këtyre katër vendbanimeve në këtë hartë është përshkruar edhe rrjedha e lumit të sotëm Sitnica, dhe proçkave, pranë disa vendbanimeve që derdheshin në këtë lum.

Siç e vërejmë, këtu lumi Sitnica, na paraqitet me emrin Pina. Në hartë mes tjerash e lexojmë lumin Lab, proçkat Sutesca (lagje sot në fshatin Mramuer), Chisnica (Kishnica e sotme), pranë të cilës paraqiten dhe përshkruhen në hartë, rrënojat e Kështjellës së Veletinit. Rrënojat e Kështjellës së Veletinit, gjenden në Kodrinën e parë vullkanike, që ngrihet në veri-lindje të Janjevës.

Në përshkrimin e lumit të sotëm Sitnica, në pjesën e epërme të proçkës së Gushtericës përshkruhet edhe kisha e Shën Nikollës në Janjevë. Pranë lumit Pina (Sitnica e sotme), dhe vendit ku bashkohet proçka që vjen prej Gushtericës, në këtë hartë paraqitet edhe fshati Vragoli, me banorë turq dhe grekë ( shqiptarë të besimit mysliman dhe ortodoks Q.N).

Prapë shfaqet dyshimi për falsifikimin e të dhënave në këtë hartë, duke e ditur se popullata autoktone shqiptare, gjatë sundimit të P. osmane, nga vendet e lindjes së mesme, njihej me emrin arnaut, ndërsa nga vendet perëndimore njiheshin si albanë.

Po ashtu edhe përshkrimi i Fushës së Casssovës, si Fushë e Mëllenjave, prapë e përforcon bindjen se kjo hartë e publikuar si e shekullit XVII, është përpunuar në fund të shekullit XIX, apo në fillim të shekullit XX.

Arsyeja e shprehjes së dyshimit, se kemi ndërhyrje në përshkrimin e kësaj harte, në shekullin e XIX, apo XX lidhet me aktivitetin e klubit pan sllavistë polak, që ishte themeluar në Paris. Klubi polak pan sllavistë, në dekadat e fundit të shekullit XVIII dhe dekadat e para të shekullit XIX, kishte anëtarësuar shumë student çekë e polakë, ortodoks nga Gadishulli Ilirik, rusë, dhe gjermano-verior (Prusianë). Nga ky klub kishin dalë edhe idetë e para, për një projekt pan sllavistë, që me përkrahjen e madhe të Rusisë dhe Kishës Ortodokse Ruse, të hartohet projekti për formimin e shteteve kombëtare sllave në Gadishullin Ilirik, dhe për asimilimin e ortodoksëve të gadishullit në sllavë.

Duke u bazuar në idenë e këtij projekti, dhe vendbanimin e Kosovo (Campus Merulus), që gjendet në Poloni, filluan që këtë emërtim ta bartin edhe për Cassovën dhe Fushën e Kosovës në Dardani.

Në fillim të shekullit XIX, nga ky klub, doli edhe miti i rrejshëm serbë për betejën e Kosovës 1389. Këto ishin idetë dhe projektet për sllavizmin e tokave ilire, përmes toponimeve dhe miteve të rrejshme.

Duke u bazuar në këto falsifikime dhe mite në vitin 1844, u publikua projekti pan sllavist serbë, për krijimin e një shteti serbë në tokat ilire. Është me rëndësi të dihet se emir i Cassovës dhe Fushës së Cassovës, zyrtarisht trajtën sllave Kosovo, e mori vetëm pas krizës lindore dhe formimit të shtetit serbë, në vitin 1878. Deri në këtë periudhë në të gjitha hartat e botuara evropiane dhe aziatike, emri i kësaj fushe, figuron të jetë Cassova.

Nga të dhënat e cekura më lartë dhe të dhënat burimore e historike të kohës arrijmë  në përfundim se harta e publikuar për Fushën e Kassovës, nga atlasi i Coronelit të vitit 1698, është falsifikuar apo retushuar në fund të shekullit XIX apo fillim të shekullit XX.

Në këtë hartë shihet qartë se falsifikimi është bërë me qëllim që të ju shërbejë shteteve sllave të formuara në tokat ilire, dhe është përdor me prapavijë politike, për ti sllavizuar toponimet, asimiluar popullatën ortodokse shqiptare në Fushën e Kassovës, dhe për ta forcuar mitin për betejën e Kassovës të vitit 1389, që e krijuan në fillim të shekullit XIX.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000 Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora