Speciale » Namani
Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe
E diele, 19.12.2021, 08:44 PM
Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë gjatë viteve 1826-1832 sipas historiografisë serbe
Nga
Dr. Qazim Namani
Pas
vendimit të sulltan Mahmutit II, për reforma ushtarake në Perandorinë Osmane
me16 korrik 1826, ku shuhen formacionet e jeniçerëve në tërë perandorinë, u
shfaqen mospajtime në mesin e shumë pashallëqeve, dhe filluar kryengritje
kundër P. Osmane. Në kohën e këtyre reformave, në Shqipërinë e veriut si vezir
i madh, njihej Mustafa Pasha nga Shkodra, i cili u deklarua kundër reformave në
P. Osmane. Mustafa Pasha, kërkoj lidhje dhe përkrahje të pashallarëve në
Bosnjë, dhe ofrimin me Rusinë. Mustafa Pasha kërkojë të lidhet edhe me Millosh
Obrenoviqin.
Faksimile
nga literatura serbe
Mustafa
Pasha, kishte fituar bindjen se Sulltan Mahmuti II, ishte armik më i madh për
te se sa Rusia. Në këtë rast ai kërkonte, dhe priste përkrahjen e Rusisë,
nëpërmjet Millosh Obrenoviqit. Në këtë mënyrë Mustafa pasha, e parashihte edhe
pavarësinë e Shqipërisë. Në fillim të luftës roso-turke Millosh Obrenoviqi doli
kundër Rusisë, dhe ju bashkua ushtrisë turke, në një betejë kundër Rusisë, por
më vonë vepronte sipas udhëzimeve ruse. Gjatë zhvillimit të luftërave
Ruso-Turke në vitin 1828, sulltan Mahmuti II urdhëroj që Mustafa Pasha, të merr
pjesë me ushtrinë e tij përkrah pashallarëve tjerë kundër ushtrisë ruse, dhe si
dhuratë për këtë Mustafa Pasha, do të fitonte të drejtën të shtrinte sundimin e
tij në Dukagjin, Elbasan, Dibër, Ohër dhe Tërgovishtë. Ky vendim i Sulltanit
nuk shkonte në favor të Rusisë, dhe përmes Millosh Obrenoviqit, Rusia ia bëri
me dije Mustafa Pashës që mos të merr pjesë në këtë luftë, në përkrahje nga ana
e Rusisë për të qëndruar udhëheqës i tërë Shqipërisë. Kjo ofertë e Rusisë i
pëlqeu Mustafa Pashës por e pranojë me shumë kujdes, sepse nuk dëshironte, ti
ndërpriste raportet me sulltanin. Ai vendosi që herën tjetër, ti vonoje trupat
e tij, për në frontin ruso-turk, me arsyetimin para sulltanit, se ushtria e tij
nuk është e përgatitur, që gjatë stinës së dimrit, të shkoj në front, por se ai
do të merr pjesë në Pranverë. Kështu që Mustafa Pasha, duke i dërguar trupat e
tij me ndërprerje, ja mundësoi gjeneralit rus Dibicit të hyjë me ushtrinë e tij
në Bullgari. Për këtë arsye ushtria turke, pësojë humbje të mëdha kundër
ushtrisë ruse.
Faksimile
nga literatura serbe
Në
këtë kohë u arrit pajtimi në mes Reshit Pashës së Rumelisë dhe Mustafa pashës,
për luftë kundër reformave në P. Osmane. Në këto rrethana kërkojë nga Reshit
Pasha, që të marrë pjesë në rebelimin, për të ndërprerë pjesëmarrjen me trupat
e tij në luftën e përmendur, me qëllim që reformat të mbesin pa u realizuar. Në
ushtrinë e Mustafa Pashës u përfshinë edhe shqiptarët e Plavës dhe Gusisë, me
kapedanin e atyre viseve Gjyl Begun.
Mustafa
Pasha, me padurim e priste paqen në mes të Rusisë dhe Turqisë, duke menduar se
Rusia do ti kërkojë Turqisë autonomi për shqiptarët. Mirëpo në konferencën e
paqes, ruset fare nuk e përmenden autonominë e Shqipërisë nën udhëheqjen e
Mustafa Pashës. Ishte e ditur se knez Milloshi nuk arriti ta bëjë kërkesën e
Mustafa Pashës te cari rus Nikolla. Në këtë konferencë nuk u arrit kurrfarë
dobie në favor të Mustafa Pashës dhe shqiptarëve, vetëm sa që Rusia e kishte
shfrytëzuar politikën e tij, në luftë kundër Turqisë. Për këtë Mustafa Pasha
ishte zhgënjyer dhe ndier keq, kështu që ai është kthyer me 20.000 ushtarët e
tij kundër Carigradit. Mustafa Pasha me këto masa donte ta detyronte Rusinë që
të merr qëndrim në favor të tij. Në Cargrad filloi paniku, por Mustafa Pasha
nuk hezitojë në qëndrimet e tij. Vetë gjeneral Dibic e lajmëroi Mustafa Pashën
që ai do të jete shkaktar i kryengritjes, nëse edhe më tutje me trupat e tij,
do të jetë kundër Carigradit, ndërsa gjenerali rus Gezmar mori urdhër që ta
ndal ushtrinë e Mustafa Pashës me 4 tetor 1829 kur ushtria ruse sulmoi ushtrinë
shqiptare në rrethinën e Arnaut Kalesit dhe e shkatërroi atë.
Faksimile
nga literatura serbe
Në
këtë gjendje Mustafa Pasha e humbi guximin për beteja tjera, dhe pas dështimit
të parë dhe u detyrua që të kthehet në Shkodër. Kështu përfundoi dyfytyrësia
politike e Mustafa Pashës dhe Rusisë, dhe dështim i Mustafa Pashës. Ky ishte
shkaku që Mustafa Pashës ju shuan shpresat për të krijuar marrëdhënie miqësore
në të ardhmen me Rusinë.