Speciale » Namani
Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe
E enjte, 13.01.2022, 10:00 PM
KISHA E FAMILJES BOLETINI NUK ËSHTË SERBE
Nga
Dr. Qazim NAMANI
Kur
bëjmë fjalë për kishën e familjes së Boletinëve në fshatin Boletin, na ofrohen
burime të ndryshme shkencore. Të dhënat e trashëguara te popullata autoktone
shqiptare flasin për një kishë të vogël, që njihet si kishë shqiptare, por që
sipas literaturës së vonshme serbe, atë kishë kinse e paska ndërtuar një serb i
panjohur në shekullin e XIV. Realiteti dhe të dhënat për këtë kishë flasin
krejt ndryshe, sepse dihet se ajo ishte një faltore e vogël, një kohë e
braktisur dhe pa pronar të saj legjitim, pas pushtimit të Kosovës nga ushtria
serbe në vitin 1912 e deri në vitin 1954.
Procesi
gjyqësor për njërën nga 27 parcelat e familjes Boletini që shtriheshin në anën
e djathtë të rrugës Mitrovicë-Rashkë
Familja
Boletini nuk kishte hequr dorë nga pronat e veta dhe në vitet e tridhjeta të
shekullit XX e kishte filluar kontestin ligjor. Megjithatë, në vitin 1954 i
ishin konfiskuar pronat e familjes së Boletinëve, të cilat i ishin dhuruar
kësaj faltoreje (tashmë serbe) në vitin 1956, kur edhe shpallet “Manastir Ortodoks
i Grave”, duke ndërhyrë me ndërtime të objekteve tjera gjatë viteve 1990 e deri
me tani. Kontesti gjyqësor në mes familjes Boletini dhe Manastirit lidhur me
këto prona për pasardhësit e kësaj familje,ende nuk është i mbyllur.
Të
dhënat nga terreni lënë të kuptojmë se kjo faltore ishte një kishë e vogël e
familjes Boletini e që nga mesi i shekullit XIX shërbente si faltore për
komunitetin hebre, që gjatë shekullit XIX familja Boletini e kishte sjellë në
fshatin e tyre për t’u ndihmuar në udhëheqjen e biznesit të njohur që kishte
familja Boletini në atë kohë. Gjatë shekullit XIX, sidomos pas ndërtimit të
hekurudhës në qytetin e Mitrovicës, ishin vendosur mjaftë shumë familje
hebraike nga Prishtina, Artana, Prizreni dhe qytete tjera.
Udhëpërshkruesit
e huaj, që gjatë shekullit XIX kaluan nëpër treva të banuara me shqiptarë, na
ofrojnë të dhëna për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kishave të tyre nga vetë
shqiptarët edhe pse shumica prej tyre tani më e kishin pranuar fenë islame. Në
mesin e këtyre udhëpërshkruesve, madje ka edhe misionarë të mbështetur nga
shteti serb, i krijuar në vitin 1878. Edhe pse këta misionarë kanë shkruar për
objekte të kultit me qëllim të përvetësimit të tyre, prapë nuk kanë mundur t’i
shmangën të vërtetës për kontributin e shqiptarëve në ruajtjen e kishave dhe
manastireve. Todor P. Stankoviqi (Konsull i Serbisë në Prishtinë), duke
udhëtuar prej Preshevës në drejtim të Bujanocit për t’u kthyer në
Gjilan,njofton se një shqiptar e ruante një manastir në Pqinjë afër Vranjës.
(Shih Fig. 1, teksti në gjuhën serbe).
Fig.1
Manastiri
i shqiptarëve në Pcinj afër Vrajës, të cilin e ruanin shqiptarët në fund të
shekullit XIX,edhe pas pushtimit të kësaj treve
Todor
Stankoviqi, i lindur në vitin 1852 në qytetin e Nishit, prej vitit 1871 e deri
më 1874 punon redaktor i shkrimeve në gjuhën serbe në gazetën “Prizren” që asaj
kohe botohej në gjuhën turke dhe serbe në qytetin e Prizrenit. Gjatë kësaj kohe
ai bashkëpunojë me konsullin rus Ivan Jastrebovin, Milosh S. Milojeviqin dhe me
shumë misionarë pansllavistë, që vepronin në territoret shqiptare. Gjatë
aktivitetit të tij kishte kryer shumë detyra të rëndësishme kulturore dhe
politike në Prizren, Shkup, Selanik, Manastir dhe Prishtinë. Aktivitetet e tij
kryesisht ishin në shërbim të shtetit serb, kishës ortodokse serbe duke
falsifikuar objektet e kultit dhe duke
manipuluar me popullatën ortodokse shqiptare dhe vllahe me qëllim të
asimilimit të tyre.
Todor
Stankoviqi në Prishtinë ishte emëruar konsull në korrik të vitit 1890, pas
vrasjes së konsullit të mëparshëm Lluka Marinkoviqit në muajin qershor po të
atij viti. Prej vitit 1892 e deri në vitin 1895 emërohet konsull në Shkup,
ndërsa në vitin 1897 prapë kthehet konsull në Prishtinë. Stankoviq tërë
aktivitetin e tij e zhvilloi sipas udhëzuesit shpirtëror dhe mësuesit të tij
Milosh. S. Milojeviq që të merr informata për të gjitha objektet e kultit e
veçmas ato në anën e majtë të hekurudhës Mitrovicë-Gjilan dhe të shënohen si
kisha dhe manastire ortodokse serbe.
Për
kishën në Boletin gjejmë të dhëna edhe nga T. Stankoviq, i cili në vitin 1897,
kishën e kishte vizituar. Ai e përshkruan kishën si të vogël, por thotë se
kisha ishte e vjetër,kurse altari ishte ndërtim i ri. Ai shkruan se kisha ishte
braktisur para 40 viteve. Atë e ripërtëriu një fshatar prej fshatrave përreth
me mbiemër Ostojiq. Stankoviq shkruan se banorët i kishin thënë se meritat për
renovimin e kishës i takojnë Fiqa Haxhi Jakiqit dhe djalit të tij Jakovit. Ata,
thotë ai, ishin me origjinë nga Prizreni, por para 25 viteve ishin shpërngulur
në Mitrovicë. Jakovi edhe tash përkujdeset për mirëmbajtjen e këtij manastiri,
shkruan Stankoviq. (Shih fig. 2, teksti në gjuhën serbe).
Fig.
2. Renovimi i kishës së Boletinëve nga hebreu Fiqa Haxhi Jakic dhe djali i tij
Jakovi
Si
dëshmi mund të merren varrezat e hebrenjve në Zhazhë dhe vetë emri i një hebreu
të serbizuar që e mbante emrin Avram, i cili e kishte shtëpinë afër me këtë
faltore dhe deri në vitin 1966 kishte jetuar në fshatin Boletin. Kjo familje
hebraike jetonte shumë pranë kullës së Boletinëve, përkatësisht te “Guri i
Tupanit”, vend ky prej nga familja Buletini me tupan i sinjalizonte banorët
përreth në raste festash apo tubime të tjera.
Todor
Stankoviqi ishte një misionar pansllavist, i cili sikurse Milosh S. Milojeviqi,
kishin bërë shumë udhëtime nëpër vendbanime shqiptare dhe mision të tyre e
kishin që t’i falsifikonin dëshmitë për kishat dhe objektet e kultit të
shqiptarëve, duke i regjistruar si kisha dhe manastire ortodokse serbe.
Todor
Stankoviqi e kishte vizituar kishën në Boletin në kohën kur kisha serbe ishte
fuqizuar mjaftë shumë në territoret e Ballkanit perëndimor. Në trevat veriore
shqiptare jashtë kufijve administrativ të shtetit serb, që nga viti 1830, kur
Serbia e kishte autonominë e saj, kisha ortodokse serbe e përkrahur përmes misionarëve
dhe klerikëve, sipas ideve të projekteve pansllaviste, ishte kundër klerikëve
grekë dhe ndikimit të Patriarkanës së Stambollit, që vepronin në trevat
shqiptare.
Njëherësh,
Jagosh Gjillas shkruan se gjatë shekullit XIX Patriarkana e Stambollit gëzonte
privilegje të mëdha në Perandorinë Osmane. Në territoret shqiptare qendra e
kësaj propagande ishte bërë Mitropolia e Prizrenit, andaj përmes murgjve dhe
popullatës vllahe i mbanin në mbikëqyrje kishat në Prizren, Ferizaj, Lipjan dhe
qytete tjera të trevave veriore shqiptare. Kishat ortodokse në këto treva prej
vitit 1830 e deri në vitin 1896 ishin në duar të grekëve dhe liturgjia në to
mbahej në gjuhën greke (Shih fig. 3, teksti në gjuhën serbe).
Fig.
3. Dëshmia se kishat ortodokse në Prizren, Ferizaj e Lipjan prej vitit 1830 e
deri 1896 ishin në duar të klerikëve të emëruar nga Patriarkana e Stambollit
Todor
Stankoviqi kishën në fshatin Boletin e viziton me datën 14 gusht të vitit 1897,
ku merr pjesë në festën e popullatës së krishterë, që mbahej më 15 gusht. Me
këtë rast ai popullatën e Mitrovicës dhe pjesëmarrësit nga fshatrat dhe qytetet
tjera i quan pa të drejtë serb. Pas hyrjes së tij në kishë, ai e përmend kryqin
dhe ikonën brenda kishës, ndërsa në dhomën tjetër që ai e quan dhoma e grave,
ai e vëren një statujë të punuar prej mermerit të bardhë, që përfaqëson Shën
Mërinë ulur në fron duke e mbajtur Jezu Krishtin. Todor Stankoviqi duke e parë
këtë statujë femre në kishën e Boletinit, në përshkrimin e tij e quan këtë
kishë për herë të parë si Manastir. Sipas burimeve është vërtetuar se
skulpturat kryesisht janë gjetur në kisha katolike (Shih Fig.4, teksti në
gjuhën serbe).
Fig.
4. Dëshmia kur Todor Stankovic e viziton kishën në Boletin, dhe për herë të
parë e quan manastir
Në
manastirin e Sokolicës është një skulpturë e punuar prej mermerit të bardhë ku
paraqitet Shën Mëria në një ulëse duke e mbajtur Jezu Krishtin në prehër. Në
literaturën serbe thuhet se kjo skulpturë në Boletin është sjellë prej
manastirit të Banjskës, kinse për ta ruajtur prej ushtrisë turke. Kjo nuk mund
të jetë e vërtet kur pikërisht në këtë kishë shekuj me radhë ishte bërë traditë
të kremtohej festa e Zonjës së Bekuar me 15 gusht nga popullata shqiptare
katolike e rajonit të Shalës me rrethinë. Madhësia e kësaj skulpture është
106x67,50 cm, mendoj se kjo skulpturë është punuar në mesjetën e hershme.
Festa
e të Ngriturit të Shën Mërisë në Qiell, është festë që i kushtohet nënës së
Jezu Krishtit. Kjo festë kremtohet çdo vit më 15 gusht. Kjo festë është pajtore
e Kishës së Zojes Cërnagore, përkatësisht Zojës së Letnicës, apo Zoja e
Karadakut të Shkupit, që Karadak njihet territori Viti – Gjilan – Preshevë –
Kumanovë – Shkup – Kaçanik - Viti. Po është pajtore e Famullisë së Të Ngriturit
të shën Mërisë në Qiell, që kremtohet edhe në Zym, që në ato anë njihet si Zoja
e Hasit, Kisha e Zojes së Berishës në Dobërdol të Klinës, Zoja e Grudës në
Malësi të Madhe, etj.
Këtë
festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë më vonë, pra pikërisht më 28
gusht. Nga kjo del se kremtimi i festës së Shën Mërisë në Boletin, që festohet
më 15 gusht, është dëshmi se kjo kishë ishte e besimit katolik e që ishte
përvetësuar nga ortodoksët sllav.
Në
anën tjetër, do theksuar se këtë festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë
më vonë, pra pikërisht më 28 gusht,por që kremtja e festës së Shën Mërisë në
Boletin, edhe sot vazhdon të festohet më 15 gusht, pra dëshmon se kjo kishë
ishte e besimit katolik, por që është përvetësuar nga pushteti serb pas
pushtimit të Kosovës.
T.
Stankoviq shkruan se kisha në Boletin shtrihej në mes të fshatrave me popullatë
shqiptare dhe do të ishte e dhimbshme të shkatërrohej nga çdo sulm i mundshëm
dhe nga vizitorët e shumtë, por ajo ishte e mbrojtur prej vëllezërve Ahmet dhe
Isa Boletini. Shqiptarët nga fshati Boletin e ruanin Isa Boletinin, kishën dhe
pronat e tij, ku shtëpia e parë e tij ishte 800 m larg kishës, ndërsa shtëpia e
dytë 100 m. (Shih: Fig. 5 teksti në gjuhën serbe). Nga kjo e dhënë kuptojmë se
deri në atë kohë kjo kishë ishte në mbrojtje të familjes Boletini.
Fig.
5. Dëshmia se shqiptarët nga Boletini e ruanin kishën e tyre
Bazuar
në të dhënat e cekura më lartë mund të pohojmë se kisha në fshatin Boletin
ishte e familjes Boletini dhe kishë e ritit katolik.
Të
dhënat materiale dhe burimet historike për territorin e sotëm të Kosovës dhe më
gjerë, ku jetonte popullata autoktone shqiptare, dëshmojnë bindshëm se
popullata shqiptare që nga ndarja e kishës, përkatësisht nga viti 1054, i
kishte përqafuar të dy konfeksionet, atë ortodokse dhe atë katolike,si dhe
kishte bashkëjetuar me to deri në shekullin XIX-XX, kur besimtarët e besimit
ortodoks, nën ndikimin e propagandës së Patriarkalës së Stambollit,
përfundimisht u asimiluan në shekullin XIX.
Duhet
të theksojmë se për Kishën në Boletin, madje edhe në literaturën dhe në burimet
serbe, vetë autorët serb dëshmojnë se ky objekt i kultit vetëm duke filluar nga
viti 1956 është quajtur zyrtarisht “Manastir
i Grave”.