Speciale » Namani
Qazim Namani: Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912
E diele, 30.10.2022, 07:59 PM
Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912
Nga
Dr. Qazim Namani
Në
shekullin XIX, Rusia tani më i kishte hartuar disa projekte, për sllavizmin dhe
greqizmin e popullatës ortodokse vllahe e shqiptare, për ti bashkuar ata kundër
P. Osmane dhe popullatës të besimit islam në trevat e Ballkanit.
Sidomos
luftës së Krimesë, dhe nënshkrimit të traktatit të Parisit në vitin 1856, Rusia
filloi që ti nxitë për kryengritje të armatosur, popullatën e krishterë në
Gadishullin Ballkanik.
Në
disa qytete shqiptare, Rusia i hapi edhe konsullatat ruse. Në vitin 1866,
konsull rusë në Prizren, u emërua Evgenije Timajev. Rusia tani më kishte emërua
konsull edhe në Shkup, ndërsa në vitin 1902 e hapi konsullatën edhe në
qytetin Mitrovicës në Kosovë.
Në
gjysmën e dytë të shekullit XIX, në viset e banuara me popullatë shqiptare,
Perandoria Osmane, lejojë hapjen e shkollave në gjuhen serbe, ndërsa në kishat
ortodokse u lejua që të sillen shumë klerikë rusë.
Në
shkollat serbe, librat dhe plan programet siguroheshin nga Rusia. Në këto
shkolla ngrihej morali për sllavët, dhe edukoheshin fëmijët për të luftuar
kundër P. Osmane dhe myslimanëve.
Shumë
mësues u sollën nga territori i Maqedonisë së sotme, të cilët kishin kryer
seminare kishtare, dhe shkolla në gjuhën sllave, që nga fillimi i shekullit
XIX. Në fillim këta mësues dhe klerik, ishin edukuar për ta formuar Bullgarinë
e Madhe në tokat shqiptare, ndërsa prej vitit 1867, u kthyen në shërbim për ta
zgjeruar Serbinë e Madhe në territoret shqiptare të lumit Morava dhe Vardar.
Fëmijët
e familjeve ortodokse vllahe e shqiptare në Kosovë u regjistruan në shkolla
serbe. Në shkollat serbe fëmijët mësonin këngë revolucionare për të luftuar
kundër myslimanëve. Këto shkolla ndikuan shumë në asimilimin e shumë familjeve
shqiptare dhe vllahe.
Si
shembull ofrojmë vargjet e një kënge që këndohej në këto shkolla.
Në
planë programet e shkollave fillore serbe, këndoheshin këngë me të cilat
ngrihej morali për luftë kundër P. Osmane
Vargje
të një këngë që këndoheshin në shkollat serbe, të hapura në Kosovë gjatë
shekullit XIX
Dëshmi
nga burimet serbe për furnizimin e shkollave serbe me libra të cilat kishin
karakter fetar dhe argëtues që vinin nga Rusia.
Shkolla
fillore serbe ne qytetin e Ferizajt, e ndërtuar në fund të shekullit XIX
Gjatë
kësaj periudhe me donacione ruse, dhe ndihmën e konsullatës së Rusisë u sollën
mësues në këto shkolla. Në Shqipërinë e veriut, filluan të ndërtohen shkolla të
reja në gjuhën serbe. Shumë shkolla të tilla serbe u ndërtuan edhe në
vendbanimet e Kosovës.
Rusia
e kishte fituar përkrahjen nga të krishterët që jetonin në Perandorisë Osmane,
kurse në anën tjetër e kishte bërë për veti edhe opinionin politik të Evropës,
kështu që në muajin prill të vitit 1877 i shpalli luftë P. Osmane.
Rusia
në këtë kohë ishte përqendruar thelle në çështjet ballkanike. Ajo kishte fuqizuar
popullatën sllave e greke, dhe i përkrahte fuqishëm në luftë kundër P. Osmane.
Agjentet
sllav tani më kishin depërtuar thellë në punët e brendshme të P. Osmane dhe në
territoret e banuara me popullatë shqiptare.
Në
prag të krizës lindore, nga Rusia në Serbinë autonome, erdhën shumë oficerë dhe
vullnetarë për të filluar luftën kundër osmanëve.
Bazuar
në burimet e shkruara, shumë familje të krishtera shqiptare, gjatë shekullit
XIX, kaluan në territorin e Serbisë së sotme. Disa nga të rinjtë shqiptar të
këtyre familjeve, u shkolluan në shkollat ushtarake e fetare të Rusisë. Këta të
rijnë të shkolluar në shkollat ruse, gjatë krizës lindore dhe luftërave
ballkanike, ishin shume aktivë në luftë, kundër Perandorisë Osmane, dhe bënë
krimet më mizore, ndaj popullatës shqiptare të pa mbrojtur.
Për
shqiptarët e serbizuar në atë periudhë, ka mjaftë burime të shkruara. Bazuar në
burimet serbe, mendojmë se Voinovicët ishin familje shqiptare nga rrethina e
Vushtrrisë, që si shumë familje tjera në mesin e shekullit XIX. Voinoviçët, u
shpërngulën në Smederevë. Pas vendosjes në Smederevë, kryefamiljari e ndërron
emrin, nga Gjon në Jovan Voinovici. Jovani pasi shkoi në Smederevë u dërgua për
tu shkolluar në Rusi, dhe atje e mbaroi shkollën ushtarake. Pasi që Jovani u kthye
prej Rusisë ai punoi si nëpunës në administratën e përgjithshme shtetërore për
taksa, ndërsa më vonë gjatë Luftërave Ballkanike, punoi si kryetar komune në
Mitrovicën e Kosovës. Vëllau i Jovan Voinovicit ishte Panta Gruji?, që ishte
një oficer i ushtrisë serbe (i cili ishte emëruar komandant i Divizionit Morava
gjatë Luftës së Parë Botërore). Siç shihet politika kishte ndikuar që këta të
kenë edhe mbiemra të ndryshëm. Familja e Voinovicëve, kishte lidhje familjare
edhe me familjen e Ali Shalës nga komuna e Vushtrrisë, andaj kjo e përforcon
mendimin se kishin prejardhje shqiptare.
Me
inicimin e Rusisë shtetet e reja sllave dhe Greqia ne vitin 1912 e formuan
koalicionin ballkanik për të filluar luftën kundër P. osmane. Sipas këtyre
planeve pansllaviste me qëllim populli shqiptarë ishte lënë jashtë kësaj
aleance. Në tetor të vitit 1912 Serbia dhe Mali i Zi i filluan sulmet ushtarake
kundër trojeve shqiptare. Në këtë luftë hynë edhe Bullgaria dhe Greqia. Mijëra
vullnetar nga shtetet sllave të veriut u mobilizuan në këtë luftë. Rusia e
mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake dhe mallra. Qindra
vagonë rus furnizonin ushtarët sllav në vijën e frontit. Në zonën e luftimeve
kishin ardhur gazetarë nga të gjitha shtetet e fuqishme evropiane.
Njëri
ndër çetnikët që bëri krime të shumta ndaj shqiptarëve ishte
edhe Vojsllav Tankosi?. Vojislav Tankosi?, lindi
me 20 shtator 1880 në Ruklada, në rajonin e Tamnavës afër Valjevës ,
dhe ka vdekur më 2 nëntor 1915.
Familja
e tij më parë kishte ardhur për të jetuar në rrethinën e Valevës, prej një zone
boshnjake.
Siç
shihet me veprimtarinë e tij që e zhvillojë para luftërave ballkanike, i
maskuar si shqiptar që veprojë në trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme dhe
në Kosovë, lenë të kuptohet se kishte origjinë shqiptare nga Peshteri apo edhe
nga Tregu i Ri (Novi Pazari).
Si
i ri i arsimuar në një frymë të zjarrtë kombëtare serbe, i kishte shtuar shumë
aktivitetet e tij në organizata rinore serbe, Tankosi? në atë kohë si i ri, u
përpoq të fitonte besimin e gjeneralit Jovan Atanackovi?, i cili kishte filluar
të mblidhte vullnetarë për të nxitur kryengritje në territoret ku sundonte P.
Osmane.
Tankosici
ishte anëtarësuar edhe në organizatën Dora e Zezë, që u themelua në Shkup.
Vojislav Tankosi?, që nga fillimi i formimit të kësaj organizate ishte bërë
aktiv. me veprimet e tij në territorin e Maqedonisë së sotme. Ky grup e hartojë
planin për vrasjen e çiftit mbretëror, Mbretin Aleksandër dhe Mbretëreshën
Draga. Në natën e 10-11 qershor 1903, Dragutin Dimitrijevic Apis, e organizoj
vrasjen e çiftit mbretëror në Pallatin e Vjetër.
Tankosic,
si besueshem i Dragutin Dimitrijevi? Apis, gjatë këtij aksioni i ekzekutoi dy
vëllezërit e Mbretëreshës Draga Mashin, gjatë komplotit të përmbysjes
së mbretit Aleksandër Obrenovi?, për ta sjellë në fron mbreti,
Petar Karagjorgjeviqin e Parë.
Vojislav
Tankosi?, përveç që ishte anëtar i Dorës së Zezë (Cerrna Ruka), ai ishte
bërë anëtar dhe i Bosnës së Re. Vojislav Tankosi?, në moshën rinore e mbaroi
Gjimnazin dhe Akademinë Ushtarake, dhe fitoi besimin e Milorad Go?evacit dhe
udhëheqësve të tjerë çetnikë. Tankosi? u dërgua si një agjent sekret, i
fshehtë, në territorin e Maqedonisë së sotme, për të studiuar terrenin,
situatën dhe për të krijuar kontakte me njerëzit e atjeshëm, për
veprim kinse kundër P. Osmane që planifikoheshin të bëhen në të ardhmen.
Edhe
ky fakt se ky e njihte gjuhen shqipe, dhe si agjent depërtonte lehtë në mesin e
shqiptarëve, në trevat ku sundonte P. Osmane.
Në
dimrin e vitit 1903-04, si anëtar i Organizatës Cetnike Serbe, Tankosi? shkoi
në Shkup, Manastir dhe Selanik, dhe atje fillojë të organizoi aksione dhe grupe
të çetnikëve në Maqedoninë e sotme.
Më
16 prill të vitit 1905, ai mori pjesë në Betejën e ?elopekut afër Kumanovës,
nën udhëheqjen e Savatije Miloševi?it.
Disa
nga paramilitarët serbë, më aktivë në atë kohë që vepruan në territorin e
Maqedonisë së sotme ishin: Jovan Babunski, Jovan Dovezenski, Vasilije Trbi?,
Pavle Mladenovi?, Vojislav Tankosi?, Savatije Miloševi?, Doksim Mihailovi?,
?or?e Skopljan?e, Vojin Popovi?, etj, që vepronin në fshatrat e Maqedonisë së sotme,
dhe kryenin vrasje të organizuara kundër popullatës myslimane shqiptare.
Këto
forca paramilitare serbe kishin masakruar shumë fshatra shqiptare, në komunën e
Dollenit dhe Krushevës, në rrethinën e Prilepit.
Vojislav
Tankosi?, në vitin 1907–08 ai ishte Shefi i Shtabit të zonës lindore të
Vardarit, që do të thotë se ai komandonte të gjitha njësitë aktive nga kufiri
serb deri në Vardar. Në vitin 1908, ai drejtoi sulmin ndaj bandave bullgare në
fshatin Stracin, gjë që gati shkaktoi një luftë serbo-bullgare. Pas këtyre
aktiviteteve, Tankosi? u kthye në Beograd në korrik 1908.
Pas
aneksimit austro-hungarez të Bosnjës dhe Hercegovinës (6 tetor 1908), Tankosi?
themeloi një shkollë për të përgatitur grupet paramilitare serbe në Prokuplje.
Në këtë shkollë u trajnuan disa qindra vullnetarët për aksione si diversantë,
gjatë operacioneve speciale, që planifikoheshin të ndodhin në Bosnjë dhe
Hercegovinë.
Vojislav Tankosi?, i fotografuar jashtë shtëpisë së Isa Boletinit në vitin
1911, me veshje shqiptare i maskuar si shqiptar, gjatë bisedimeve për
bashkëpunim kundër P. Osmane
Udhëheqësit
e këtyre njësive paramilitare kishin hyrë në bisedime edhe me krerët e
lëvizjeve shqiptare. Siç shihet bisedimet e serbëve me shqiptarët, të
zhvilluara me shekuj, nuk kanë qenë të pa njohura për serbët, gjatë shekullit
XIX, por edhe në prag të luftërave ballkanike.
Kjo
dëshmohet nga këto të dhëna, për Vojislav Tankosicin, i cili në mënyrën më
dinake, përfitojë gjatë bisedimeve me Isa Boletinin, i cili njihej si njëri
ndër shqiptarët më të fuqishëm të kohës.
Në
bisedimet e vitit 1911 me Isa Boletinin, Vojsllav Tankosici fitoi, njohuri për
organizimin e shqiptarëve, terrenin dhe fuqinë ushtarake të shqiptarëve.
Tankosiqi me krenari u fotografua, para shtëpisë së liderit ushtarak shqiptar
Isa Boletinit, me të cilin bisedoi.
Para
konfliktit me Turqinë, ishte shumë e rëndësishme që Serbia, të mos ndërhynte në
konflikt me shqiptarët. Prandaj, qeveria serbe dërgoi oficerët e saj, më të
shquar për të biseduar, dhe për mos përfshirjen e shqiptarëve gjatë luftës
midis Serbisë dhe Turqisë.
Për
të biseduar në Boletin, shkoi edhe Dragutin Dimitrijevic Apis, i
cili kërkonte që të shtohej revolta, e shqiptarëve kundër ushtrisë
turke, dhe ushtrisë austro -hungareze.
Nga
disa burime thuhet se qeveria e Beogradit, lidhjen kryesore e kishte mbajtur me
Isa Boletinin, për të cilin dihej se kishte një dashamirësi ndaj serbëve. Siç
shihet Isa Boletini, kishte njohuri për origjinën shqiptare dhe vllahe, të këtyre serbëve, andajedhe përpiqej të
mbajë situatën në kontrollë. Qeveria serbe te Isa Boletini, kishin dërguar
emisarë të ndryshëm serbë, për të biseduar me Isa Boletinin, ndër të cilët edhe
kolonelin famëkeq Dragutin Dimitrijeviq “Apis”, udhëheqësin e lëvizjes
paramilitare serbe “Dora e Zezë”. Ai kishte ardhur në Boletin, për
të ndikuar te Isa Boletinin, që shqiptarët të hyjnë në luftë kundër
Austro-Hungarisë.
Isa
Boletini në atë kohë ishte shqiptari më i fuqishëm, ai ishte udhëheqësi më i
respektuar ushtarak, që pati ndikimin më të madh në mbarë popullin shqiptar.
Megjithëse Apisi u kthye në Beograd, me premtimin që e kishte marrë nga Isa
Boletini për të ja kthyer armët Austro-Hungarisë, mirëpo askush në qeverinë dhe
ushtrinë serbe, nuk ju besoi fjalëve të tij. Kjo ishte edhe arsyeja
pse Tankosic vendosi t'i merrte gjërat në duart e tij.
Qeveria
serbe u përpoq të përdorte shqiptarët kundër turqve, dhe dërgoi Tankosi? në
Kosovë, ku ai së bashku me Isa Boletinin biseduan për të organizuar aksione
kundër ushtrisë turke.
Tankosici,
gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, në qershor dhe korrik 1912, i ndihmoi
shqiptarët për një konflikt me turqit në rrethinën e Mitrovicës.
Duke
e njohur situatën dhe terrenin, Tankosici vetë shkoi në Boletin, dhe me
dinakërinë e tij, e poshtëroi Isa Boletinin, duke ia rrëmbyer të dy djemtë e
tij!
Vojsllav
Tankosici të dy djemtë e Isës, i dërgojë në Kushumli, ku u mbajtën peng deri sa
lufta ballkanike të mbaronte, me mesazhin se jeta e tyre varej nga fakti, nëse
do të përmbushej fjala e babait të tyre.
Para
shpërthimit të luftës ballkanike, në mars 1912, Tankosi? u transferua në selinë
e trupave kufitare, i ngarkuar me vullnetarë të trajnuar mirë për
operacione ushtarake, të cilët kishin ardhur nga të gjitha rajonet me popullsi
sllave.
Tankosi?
ishte shumë i rreptë në përzgjedhjen e vullnetarëve të tij, dhe nga 2,000
kandidatë, ai në njësitin e tij i zgjodhi vetëm 245 vullnetarë. Njëri ndër ta
që u refuzua, për shkak të shtatit të tij të dobët ishte Gavrilo Princip, i
cili më vonë e kreu atentatin ndaj Franc Ferdinandit.
Në
Luftën e Parë Ballkanike Tankosi? komandoi njësitin e paramilitarëve serbë, për
të sulmuar kufirin në Llap (Merdare). Ai i filloi operacionet në
pikën kufitare në Merdare, kundër ushtrisë turke, dy ditë para shpërthimit të
luftës. Këtë pikë kufitare e mbronin shqiptarët vullnetar, dhe ushtarë
shqiptarë të mobilizuar në ushtrinë turke. Në këtë betejë paramilitarët e
Tankosocit, dhe shqiptarët u përplasën. Kjo ishte beteja e parë në
këtë luftë.
Paramilitarët
e Tankosi?it, luftuan për dy ditë vetë, derisa në këtë luftë me
çetnik u bashkua edhe Ushtria e rregullt serbe. Këto forca paramilitare serbe
ishin të parët që e thyen kufirin dhe e pushtuan Prishtinën.
Pas
pushtimit të Prishtinës, Armatës së tretë Serbe në rrugën për në Shkup, i
paraprinin forcat paramilitare serbe nën udhëheqjen e Vosllav Tankosiqit. Këto
forca paramilitare, e bënin pastrimin e terrenit duke vrarë shqiptarë të pa
mbrojtur dhe duke djegur pasurinë e tyre.
Ushtria
serbe së pari e bëri pastrimin e terrenit në rrethinën e Graçanicës. Në fshatin
Livadhet, në mes të Graçanicës dhe Gushtericës, forcat serbe u ndeshën me disa
shqiptarë që udhëhiqeshin nga Nurë Kadria. Nurë Kadria ishte një fisnik
shqiptarë i këtij fshati i cili rreth vetës i kishte disa vullnetarë të clët
bashkëpunonin me Isa Buletinin.
Ushtria
serbe arriti ti shpartallojë forcat e Nurë Kadrisë të cilin e vranë në fshatin
e tij. Pas vrasjes së Nurë Kadrisë gruaja dhe fëmijët e tij, vazhduan jetën në
Janjevë. Disa nga fëmijët e tij u martuan me pjesëtarë të komuniteteve tjera
dhe për një kohë të shkurtë u asimiluan. Disa nga familjarët e tij sot jetojnë
në Kroaci, dhe ndihen si kroat.
Ushtria
serbe vazhdoi rrugëtimin duke masakruar dhe djegure shumë fshatra të komunës së
Lipjanit dhe Ferizajt.
Masakra
ndaj popullatës shqiptare në komunën e Ferizajt u kryen në fshatrat: Prelez të
Muhaxherëve, Papaz, Sazli, Ferizaj, Varosh, Zllatar, Bibaj, Burrnikë, Greme,
Komogllavë e fshatra tjera.
Bazuar
nga burimet e shkruara dhe nga burimet në terren mësojmë se në Ferizaj dhe
rrethinë, ushtria serbe la të vrarë mbi 1000 shqiptarë të pafajshëm dhe duke
djegur e plaçkitur dhjetëra fshatra shqiptare.
Pas
Luftës së Parë Botërore, kur territori i Kosovës së sotme, mbeti brenda kufijve
të Serbisë, pushteti i atëhershëm i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, Hanin e
Elezit e pagëzoi me emrin e gjeneralit famë keq të ushtrisë serbe Gjeneral
Jankovic, ndërsa për krimet që bëri Vojsllav Tankosici, një fshat në komunën e
Ferizajt u mbushë me kolonë serbë dhe mori emrin e tij. Ky fshat pas vitit
1999e mori emrin Dardania.
Roli
i Tankosicit në organizimin e komploteve, luftimeve dhe atentateve ishte
vendimtar në proceset e zhvillimeve të luftërave ballkanike, dhe Luftës së parë
botërore.
Krimet
e tij ishin bërë të njohura për të gjitha ushtritë që luftuan në Ballkanin
qendror.
Në
vijim po e japim edhe një pasqyrë të shkurtë të aktiviteteve të këtij çetniku
famë keq, deri në vrasjen e tij gjatë luftimeve me austro-hungarezët në vitin
1915. Gjatë vitit 1913, Tankosi?i së bashku me anëtarët e tjerë të Dora e Zezë,
bëri presion ndaj qeverisë serbe të Nikolla Paçiqit, para Traktatit të
Bukureshtit (1913).
Qeveria
u përpoq të tërhiqte Tankosi?in dhe Apisin, por megjithatë, mbreti nuk u pajtua.
Një konflikt midis ushtrisë dhe autoriteteve civile, u qetësua gjatë vitit
1913, por u përshkallëzua më vonë gjatë vitit 1914, me kërcënime të
hapura të bëra për disa ministra.
Pretendohet
se Tankosi?i mori pjesë në stërvitjen e çetnikëve për vrasjen e Franz
Ferdinandit. Pas vrasjes së vitit 1914, qeveria austro-hungareze i dha një
ultimatum qeverisë serbe, për vrasjen e Ferdinandit. Tankosi? u burgos nga
qeveria serbe, mirëpo ai u lirua, kur Austri e sulmoi Serbinë.
Pas
shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Tankosi? u bë komandanti i skuadrës së
Vullnetarëve në Beograd, dhe më pas në skuadrën e Vullnetarëve të Rudnikut. Në
kohën e Betejës së lumit Drin (1914), kundër austriakëve, ai komandoi një bandë
të veçantë vullnetarësh dhe çetnikësh në lumin Lim në Bosnjën Lindore, pastaj
në Loznica, Krupanj, dhe fushat e tjera të betejës. Me shpërthimin e Luftës së
Parë Botërore, Jovan Babunski formoi njësitin e çetnikëve “Sava” të cilët më
pas luftuan nën komandën e Major Vojislav Tankosi?. Njësia vazhdoi të luftojë
kundër austro-hungarezëve, në fund të verës së 1914, dhe e shkatërroi një urë
hekurudhore në lumin Sava për të parandaluar forcat austro-hungareze që ta
kalonin atë.
Tankosiqi
e furnizonte me armë organizatën Bosnja e Re, dhe kishte hapur shkollë që
i ushtronte vullnetarët e çetnikëve për luftë kundër
austriakëve.
Tankosici
ishte akuzuar në përfshirjen për vrasjen e Franz Ferdinandit. Ai u
arrestua nga qeveria serbe kur Gavrilo Princip vrau Archduke Franz Ferdinand
(28 qershor 1914), por u fal kur Austri sulmoi Serbinë.
Njësitet
e çetnikëve të Voja Tankosi? dhe Jovan Babunskit
i penguan austriakëve që natën e parë të luftës ta pushtojnë
Beogradin. Me (6 Shtator - 4 Tetor 1914), ai luftojë kundër
austriakëve të Lumin Drinë, dhe njësiti i tij është tërhequr i fundit nga kjo
betejë. Në këtë luftë ai plagoset rëndë dhe me plagët e marra pas dy dite ai
vdes në Trstenik më 2 nëntor 1915.
Gjatë
tërheqjes së Ushtrisë Serbe në 1915, Tankosi? deri sa komandonte një batalion u
plagos në Igrište afër Veliki Popovi? më 31 tetor 1915. Ai vdiq nga plagët më 2
nëntor 1915, në moshën 35 vjeç në Trstenik.