Speciale » Namani
Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian
E premte, 15.04.2022, 06:58 PM
Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian
Nga
Qazim Namani
Arti i jonë popullorë
lakmi e pushtuesve tanë shekullorë!
Shqiptarët
në vitin 1826 u ngritën në kryengritje për shkak të reformave të reja në P.
Osmane, kur shqiptarëve ju mohoheshin të gjitha të drejtat qytetare dhe
kombëtare. Këto reforma e shprehnin hapur programin për asimilimin e
shqiptarëve, andaj kryengritësit shqiptarë nën udhëheqjen e Mustafa Pash
Bushatliut, portës së lartë ju drejtuan me këto kërkesa:
Dëshmi
nga burimet serbe për masat që i kishte marrë P. Osmane kundër veshjes
kombëtare shqiptare
1.
Të drejta të barabarta me boshnjakët brenda P. Osmane. Kjo tregon se shqiptarët
kishin shumë më pak të drejta se sa boshnjakët dhe popujt tjerë!
2.
Administrata e brendshme kërkohej të jetë në gjuhën shqipe.
3.
Si shenjë të identitetit kombëtar, kërkohej që të njihej veshja popullore
shqiptare. Kjo do të thotë se në atë periudhë shqiptarëve ju ndalohej veshja e
tyre kombëtare!
4.
Porta e lartë të ju njehe shqiptarëve privilegjet dhe liritë e fiseve shqiptare. Edhe sipas
kërkesave të kësaj pike tregohet mohimi i të drejtave të traditave fisnore
shqiptare.
Detaje
nga veshja dardane e gallabereve të Medvegjës
Siç
shihet në bazë të këtyre burimeve, gjatë shekullit XIX populli shqiptar ishte
nën trusnin e asimilimit dhe tjetërsimit nga dy perandoritë më të mëdha të
kohës, P. Osmane dhe Rusisë. Me keq ardhje duhet ta pranojmë se ishte populli i
vetëm evropian tërësisht i vetmuar karshi presioneve, vrasjeve dhe programeve
për asimilim dhe zhdukjen e kësaj popullate të lashtë!
Ta
ruajmë veshjen dhe artin tonë popullorë
Arti
popullorë dardan i trashëguar në veshjen e grave shqiptare në rajonin e
Medvegjës
Shqiptarë
të dashur, shikoni sa me vështirësi stërgjyshërit tanë arritën të ruajnë gjuhën
kulturën dhe veshjen kombëtare shqiptare. Stërgjyshërit tanë ishin të pa
shkolluar dhe pa sistem arsimor, ata e përballuan tërë dhunën e një perandorie
të egër dhe nuk u asimiluan.
Pështjellaku
dhe shamia në veshjen dardane në rajonin e Medvegjës
Ne
sot i kemi të gjitha parakushtet për të ruajtur gjuhën kulturën dhe veshjen
tonë popullore. Ne sot kemi institucione arsimore e akademike por jemi më pak
kombëtar sesa të parët tanë.
Koha
po e dëshmon se kuvendet popullore të stërgjysheve tanë ishin më të fuqishme
dhe më kombëtare se institucionet tona akademike.
Ta
ruajmë gjuhën, folklorin burimor, traditën dhe veshjen tonë popullore. Për fat
të mirë ne sot falë stërgjysheve tanë e trashëgojmë veshjen dhe kulturën
popullore më të pasur se çdo popull tjetër evropian.
Nuk
kemi nevojë për veshje të huaja, mjafton që vetëm ta duam dhe ta kultivojmë
veshjen dhe artin tonë popullorë.