Speciale » Namani
Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore
E merkure, 11.10.2023, 08:29 PM
Dr. Sc. Qazim Namani
Instituti
i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë
qazimnamani@hotmail.com
Abstrakt:
Përndjekja e hebrenjve
nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare
gjatë Luftës së Dytë Botërore
Mitrovica
është qyteti i dytë në Kosovë, pas Prishtinës,
për praninë e komunitetit hebre
gjatë kësaj periudhe. Bazuar në disa burime të kohës, mendohet se në këtë qytet
jetonin afër 200 hebrenj mes dy luftërave botërore.
Komuniteti
hebre në këtë qytet kishte një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e jetës
kulturore dhe ekonomik të qytetit.
Në
këtë qytet gjurmët e komunitetit hebraik, ruhen te disa objekte të banimit në
pjesën qendrore të qytetit.
Gjatë
kësaj kohe Gjermania, Italia dhe Bullgaria i ndanë territoret e banuara me
shqiptarë sipas sferave të interesit. Për interesa të ngushta politike dhe
ekonomike Mitrovica, mbeti nën administrimin e qeverisë kuislinge serbe dhe
ushtrisë gjermane.
Në
qytetin e Mitrovicës, në muajin qershor 1941 formohet Komisariati i Policisë
Ushtarake të fshehtë. Në vitin 1942 themelohet shërbimi policor i fshehtë
(Gestapo).
Në
1942 fillon përndjekja e pjesëtarëve të komunitetit hebre në Mitrovicë, të
cilët u rekrutuan dhe u vranë më pas në kampin e Sajmishtës dhe kampin e
Batajnicës në Beograd.
Për
arrestime dhe dërgimin e hebrenjve në kampet të përqendrimit, me gjermanët
bashkëpunuan disa grupe të çetnikëve që vepronin në rajonin e Mitrovicës
Një
tjetër forcë bashkëpunuese për identifikimin dhe dorëzimin e komunitetit hebre
në duart pushtetit nazist gjerman, është përfolur edhe roli i kishës ortodokse
të qytetit.
Shqiptarët
dhanë kontributin e tyre duke i kaluar disa dhjetëra hebrenj nga zona e
kontrollit të gjermanëve në zonën e kontrollit nga italianët.
Fjalë kyçe: Çetnikët, Mitrovica, Lufta e Dytë Botërore, gjermanët,
serbët, shqiptarët, pushtim nazist, përndjekje, kamp.
Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet
shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore
Ndarja e sferave të interesit
në mes të Gjermanisë , Italisë dhe Bullgarisë në trojet shqiptare
Në
vijim të shohim si u zhvilluan bisedat në mes Gjermanisë, Italisë dhe
Bullgarisë, për ndarjen e sferave të interesit, në këto treva të banuar me popullatë
shqiptare.
Gjatë
bisedimeve për ndarjen e sferave të interesit në territorin e Kosovës në mes të
Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, u zhvilluan bisedimet prej datës 22 e deri
më 24 prill 1941 në Vjenë të Austrisë.[1]
Vija e demarkacionit në
mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë në Kosovë, dhe me ngjyrë të kaltër
kufiri jugor i Serbisë, Prapashticë deri në Priboc
Edhe
pse Hitleri i kishte premtuar Italisë, territorin e Kosovës, për interesa të
ngushta politike dhe ekonomike, për shkak të minierave të Trepçës, nën
kontrollin gjerman mbeti Mitrovica, me rrethinë, Vushtrria dhe Besiana
(Podujeva), një pjesë e Drenicës, Obiliqi deri shumë afër Prishtinës. Po ashtu
në këtë takim gjermanët e lejuan Bullgarinë që ta okupojë, territore të Kosovën
Lindore, deri afër Dardanës (Kamenicës), Gjilanit, Vitisë e deri në Kaçanik. Në
fund komanda superior e forcave të armatosura gjermane më 3 gusht 1941, e
njoftoj komandantin në Serbi, se ishte caktuar vija e demarkacionit.[2]
Vendimet e Qeverisë
Kuislinge Serbe dhe bashkëpunimi i saj me ushtrinë gjermane
Këshilli
i komisareve të qeverise kuislinge të Serbisë, më 6 gusht 1941, e nxori
dekretin për formimin e qarkut të Kosovës.
Kryetar
i qeverisë kuislinge serbe ishte zgjedhur Acimovic. Qarku i themeluar nga gjermanët
në territoret me popullatë shqiptare, ishte në kuadër të Serbisë, por me status
të veçantë, për pushtet të përbashkët në mes shqiptarëve dhe serbëve.[3]
Komandanti
i divizionit të 60-të, të motorizuar gjenerali Eberhard, më 21 prill 1941,
në Mitrovicë e kishte organizuar një
tubim, në të cilin e kishin ftuar edhe parinë shqiptare.[4]
Kur
plani gjerman “Final Solution” ose
zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e Vansi
(Vannsee) në Berlin, më 20 janar të vitit 1942, ku ushtarakët e lartë gjerman
diskutuan për zbatimin e këtij plani për vrasjen e të gjithë hebrenjve në
Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve ishte human dhe i
drejtë.[5]
Njësitë
ushtarake të Divizionit të 60-të, dhe të Divizionit 294, vepronin sipas
instruksioneve të komandantit të prapavijës së Armatës së Dytë, gjeneral kolonelit Voltfgang
Shmit-Llogan.[6]
Më
vonë me 22 prill1941, këto detyra kaluan në duart e komandantit të ri ushtarak për
Serbi, gjeneral nënkolonelit Helmut Ferster.[7]
Helmut
Ferster e kishte për detyrë të udhëheq administratën ushtarake dhe
administrative në tërë territorin e Serbisë.[8]
Në
atë kohë në qytetin e Mitrovicës ishte formua, Orts Komanda 1/861, si organ i
administratës ushtarake.
Më
2 maj 1941 Orst Komanda, e kishte ndërruar emrin dhe e kishte bërë Krajs
Komandura 86, në kuadër të Feld Komandat urës 816 e cila selinë e kishte në
Uzhicë.[9]
Krajs
Komandanti i ushtrisë gjermane në Mitrovicë, më 16 maj 1941, kishte mare pjesë
në këshillime me shtabin e komandantit e përgjithshëm të ushtrisë gjermane në
Serbi, gjeneralin Helmut Ferster.[10]
Krajs komandatura e Mitrovicës ishte
kompetente për rrethet dhe kontrollonte territoret e Mitrovicës, Vushtrrisë,
Llapit, Studenicës dhe të Dezhevës ( Tregut të Ri).[11]
Gjermanët
i filluan bisedimet, me të gjitha forcat reaksionare të komuniteteve brenda
territorit të Serbisë: Të serbëve, malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve,
folksdojçët, bjellogardistet etj.
Gjermanët
në Mitrovicë, ishin pritur nga paria shqiptare në, më kryetar Xhafer Devën,
kurse në Trepçë gjermanët, u pritën nga Loticistët, Foldojçerët,
Bellogardistët, dhe admiruesit e tjerë të fashizmit, të cilëve ju printe
drejtori teknik i minierës Gjorgje Dimitrijevic.[12] Siç
shihet në minierat e Trepçës shqiptarët ishin të përjashtuar nga çdo ndikim i
udhëheqjes apo edhe punësimit, edhe pse popullate e këtyre vendbanimeve ishte
me shumicë shqiptare.
Në
atë kohë në minierën e Trepçës ishin të punësuar 3600 punëtor, ndërsa në
qytetin e Mitrovicës, jetonin gjithsejtë 13.000 banorë të shumë kombësive si:
shqiptarë, serbë, malazias, turq, romë, hebrenj e tj.[13]
Udhëheqësit
kompetent të ushtrisë gjermane (Nojhauzeni, Braumileri) etj, dhe eksponentët e
tyre në minierën e Trepçë, i eksploatimin mineralet dhe pasuritë e asaj treve
për nevojat e ekonomisë dhe ushtrisë gjermane. Orst Komandatura, prej 2 majit
të vitit 1941, dhe Krasj komandat ura 861, si organi më i lartë i pushtetit
ushtarak-administrativ të ushtrisë gjermane për Qarkun e Kosovës, i zbatonte të
gjitha masat, që i urdhëronte administrate gjermane në Serbi.[14]
Në
Mitrovicë më punët informative dhe me shërbimin kontra-informativ, merrej selia
e degës së shërbimit gjerman ABVER (mbrojtja), qendra e së cilës gjendej në
Beograd. Organizatë tjetër informative ushtarake e cila kishte funksion
ekzekutiv (bënte arrestime, hetime e tj), ishte policia e fshehtë ushtarake
(Gehajmefe-LD policia)-GEP, dhe qendra e saj po ashtu gjendej në Beograd,
(GEP-grupi 20).
Më
12 qershor 1941, në qytetin e Mitrovicës, formohet Komisariati i Policisë
Ushtarake të fshehtë. Ky komisariat bashkëpunonte ngushtë me degën e ABVERIT,
dhe i kryente urdhëratë e tij, si dhe urdhëratë e komandave ushtarake gjermane.[15]
Organizatë
e tretë informative ishte shërbimi I-C (Ajus-ce), në njësitë e ushtrisë
gjermane, që vepronte edhe në terren. ABVER dhe GEP, organizuan aktivitete
informative në terrenin e Mitrovicës dhe Qarkut të Kosovës në përgjithësi. Në
atë kohë ende nuk ishte themeluar ekspozitura e GESTAPOS. Gesoapo u formua në
muajin shkurt të vitit 1942.[16]
Me
punët policore dhe të sigurisë merrej xhandarmëria (Feld Xhandarmëria), komanda
e së cilës ishte pranë Krajs Komandurës së Mitrovicës, e cila i kishte degët e
saj në Tregun e Ri dhe Rashkë.[17]
Roja
kufitare doganore (Colgreneslive), krahas shërbimit kufitar doganor, kishte
edhe detyra policore, dhe të sigurisë me karakter ushtarak-informativ dhe
kontra-informativ. Në qytetin e Mitrovicës ekzistonte komisariati i këtij
shërbimi edhe në terren.[18]
Interesimi
i gjermanëve ishte që të sigurohet rrugëtimi i lirë, drejt Beogradit dhe
Serbisë qendrore, përmes luginës së lumit Ibër. Udhëtimin e lire nëpër luginën
e Ibrit, gjermanët e shihnin vetëm, duke bashkëpunuar Milan Nedicin, dhe
çetnikët të cilët ishin koncentruar në atë zone. Në vijim të shohim
bashkëpunimin e çetnikëve me ushtrinë gjermane.
Philip
Cohen në librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, propaganda dhe falsifikimi i
historisë” dokumenton pastrimin e të gjithë hebrenjve nga bashkëpunëtorët
nazist të Serbisë, i cili shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë
gjenerali Milan Nedici i cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë
evropian i pastruar nga hebrenjtë.[19]
Çetnikët u bënë aleatët
më besnik të gjermanëve në Mitrovicë me rrethinë
Gjermanët
në qytetin e Mitrovicës i gjetën bashkëpunëtoret e tyre, nga të gjitha
komunitetet, që në ato vite jetonin në Kosovë. Si aleatin më besnik gjermanët e
gjetën Kosta Milovanovicin dhe grupin e çetnikëve të tij. Vojvoda Kosta
Peçanci, nën patronimin e gjermaneve shkoi në Beograd, dhe e formoi shtabin e aradheve
çetnike.[20]
Siç shihet rolin kryesor për bashkëpunim me Gestapon, në qytetin e Mitrovicës e
kishin dy formacionet e çetnikëve, grupi i Kosta Milovanovicit dhe ai i Kosta
Peçancit.
Të
gjithë komandantët gjerman me urdhër të Komandës së Lartë 65, u informuan për
gatishmërinë e Kosta Peçancit, dhe çetnikëve të tij, se do ta pastrojnë
territorin e kësaj zone prej komunistëve dhe kundërshtarëve tjerë të ushtrisë
gjermane.[21]
Si
kudo, forcat gjermane, edhe pse kishin pushtet absolut ushtarak dhe civil,
mbështeteshin te kuislingët, kryesisht në degën lokale të Policisë Speciale,
xhandarmërinë, forcat e Loticit, formacionet e çetnikëve, dhe anëtarët e
aparatit administrativ. Në zonën e Leskocit. mjaft aktiv ishin edhe vullnetarët
e Kosta Peçanacit.[22]
Kosta
Peçanci e pranoj detyrën, se do ti pastroj territoret Prej Leskoci, Luginës së
Ibrit, Kralevës, Rashkës dhe Raçës. Për këtë çështje më 17 shtator 1941, u
informua edhe Shtabi i ushtrisë gjermane, Divizionit të Kosovës 717-të.[23]Këto
forca filluan aksionin me arrestime dhe pushkatime të hebrenjve në qytetet ku
ata jetonin. Në Leskoc, me datën 11.12 të vitit 1941, u pushkatuan 6 hebrenj.[24] Duke
e përcjellë gjendjen e hebrenjve të Selanikut, rruga më e siguruar e shpëtimit
të hebrenjve ishin tokat shqiptare drejt kufirit në zonën e kontrollit nga
italianët. Zona më e siguruar dhe më e afërt për shpëtimin e hebrenjve nga këto
anë ishin fshatrat shqiptare në Malësinë e Galabit.
Në këtë periudhë Xhafer Deva i mobilizoj shqiptaret
për mbrojtjen e hebrenjve, brenda zonës që kontrollohej nga gjermanët. Duke e
parë rrezikun disa familje hebraike nga Nishi, Kushumlia, Piroti, Vraja e Leskoci, përmes shqiptarëve arritën
të kalojnë në territorin e kontrolluar nga italianët.
Më
24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld
Turner, krye shef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të
Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimovic. Komanda
qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor”
vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan
Ilic, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941
e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej
asaj kohe rregullisht ju dërgonte raport atij dhe Millan Nedicit për rrethana
në Kosovë. Stevan Ilic u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan
Ilici bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë.[25]Me
këtë rast Horald Turner, ia bëri me dije xhandarmërisë shqiptare se Qarku i
Mitrovicës, si territor i takon Serbisë, andaj duhet të aplikohen pa kushte, dhe vendoseshin një mëri dekretligjesh
për rregullimin administrativ të Kosovës.[26]
Kosta
Peçanci dhe çetnikët e tij, duke qenë të pakënaqur, me administratën e
Acimovicit, ata e formuan qeverinë kuislinge në krye më gjeneral Milan Nedicin,
të cilit ju besua detyra, që të punoj me forcat e armatosura gjermane, për
likuidimin e partizanëve, kundërshtarëve tjerë,
dhe vendosjes së pushtetit të rregullt.[27]
Forcat
e çetnikëve të Nedicit, e morën në kontroll edhe luginën e lumit Ibër, dhe atje
i zhvilluan disa konflikte me xhandarët shqiptar. Njësitë çetnike në këtë zonë
i udhëhiqte Mashan Gjurovici. Gjurovici vazhdimisht i akuzonte shqiptarët, se
po bëjnë presion ndaj popullatës serbe, në Leshak, Leposavic, Sllatinë, dhe
Bajnsk. Çetnikët e Mashan Gjurovicit, Vaso Popovicit, Radomir Sveticit, David
Popovicit, Brana Petrovicit, ishin shumë aktiv, dhe rreth vetes i tubonin
serbët përgjatë luginës së lumit Ibër, tej përroit të fshatit Cerajë. Në këtë trevë u formuan edhe
dy rryma tjera të çetnikëve, ajo e Drazha Mihajlovicit dhe e Kosta Peçancit.[28]Nga
këto të dhëna kuptohet qartë se lugina e lumit Ibër, ishte e kontrolluar
tërësisht nga formacionet e grupeve çetnike serbe.
Gjermanët
edhe Milan Nedici, në fillim të vitit
1942, dërguan forca të mëdha ushtarake në luginën e lumit Ibër, me detyrë që të
sigurojnë rrugëtimin e pa penguar, për mirëmbajtjen e rrugës dhe hekurudhës,
prej qytetit të Mitrovicës e deri në Kralevë. Gjermanët i jepnin rëndësi të posaçme
këtij territori dhe vijave të komunikacionit.[29]
Forcat
kuislinge të çetnikëve të Milan Nedicit, që në fillim të vitit 1942, ishin
shpërndarë, në Mitrovicë, Rashkë, Vushtrri, Besianë, Tregun e Ri dhe Luginën e
Ibrit.
Mbrojtja
doganore kufitare, përveç gjermanëve që e kishin një numër të vogël të
ushtarëve, pjesa më e madhe e doganierëve ishin nga forcat çetnike të Nedicit,
veç tjerash Nedici, i kishte dërguar për këtë qëllim 29 oficer dhe 658 ushtarë.
Në mesin e këtyre doganierëve ishin edhe një numër i vogël nga xhandarmëria
shqiptare nën komandën e Bajazit Boletinit, e të cilët trajtoheshin si pjesëtar
të rojës shtetërore serbe.[30]
Me
urdhër të komandës ushtarake gjermane, xhandarmëria e forcave shqiptare, u
detyrua për të ju bashkuar rojës shtetërore serbe.[31]
Komanda
e rojës qarku shtetëror serbë, për këtë zonë gjendet në Mitrovicë[32].
Ardhja e Milan Nedicit në Mitrovicë, solli edhe disa njësi të armatosura serbe.[33]
Organizata fashiste
Lotiçiste “Zbor” e bëri arrestimin e hebrenjve në Mitrovicë me rrethinë
Kjo
organizatë fashiste serbe, aktivitetin e saj kundër hebrenj ëve e kishte
filluar, para Luftës së Dytë Botërore.
Sjellja
ndaj hebrenjve në Serbi, ndryshoi kah fundi i viteve tridhjeta të shekullit XX,
kur partia fashiste serbe “ZBOR”, e filloi fushatën e hapur anti semitike. Krye
rabini Alkalaj u dëbua nga senati me 1938, ndërsa me 1939 dhe 1940 kundër
hebrenjve aplikohen restrikcione të ndryshme ligjore.[34]
Organizata
serbe fashiste, Lotiçiste “Zbor”, e vazhdoi veprimtarinë e vet edhe në kushtet
e okupimit nga Gjermania. Gjatë viteve1941/42, organizata fashiste serbe “Zbor”
që e drejtonte Lotici, përkrahej nga një pjesë e klerit serb, i bëri listat për
likuidimin e hebrenjve. Në vitin 1941 kjo organizatë serbe, ju dorëzoi
gjermanëve listën e të gjithë hebrenjve që jetonin në Kosovë.[35]
Stefan
Ilici, duke mos hasur në pengesa nga xhandarmëria shqiptare, të cilët tani më
nuk kishin asnjë mundësi që të kundërshtojnë, vepronte në rajonin e Mitrovicës,
i pa penguar nga askush. Stefan Ilic, që ishte udhëheqës i rajonit organizativ
të “Zborit” në Mitrovicë, më 8 korrik 1941, e vizitojë në Beograd sekretarin e
përgjithshëm të “Zborit”, dhe e njoftoi për rrethanat e krijuara në qytetin e
Mitrovicës. Prej asaj kohe Stefan Ilici, i dërgonte rregullisht raporte
sekretarit të “Zborit”, dhe Milan Nedicit. Stefan Ilici u emërua shef i Qendrës
Informative për Kosovën. Stefan Ilici, ishte bashkëpunëtor i Gestapos në
Mitrovicë, dhe merrej me zbulimin e pjesëtareve të partizanëve dhe hebrenjve.[36]
Kur
plani gjerman “Final Solution” ose
zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e Vansi
(Vannsee) në Berlin, më 20 janar të
vitit 1942, ku ushtarakët e lartë gjerman diskutuan për zbatimin e këtij plani
për vrasjen e të gjithë hebrenjve në Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve
ndaj hebrenjve ishte human dhe i drejtë.[37]
Më
24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld
Turner, krye shef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të
Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimovic. Komanda
qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor”
vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan
Ilic, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941
e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej
asaj kohe rregullisht ju dërgonte raport atij dhe Millan Nedicit për rrethana
në Kosovë. Stevan Ilic u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan
Ilici bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë.[38]
Qeveria
serbe e Millan Nedicit në fillim të vitit 1942 i shtoi shpërblimet për
informimin, zënien dhe likuidimin e kundërshtarëve.
Në
luginën e Ibrit vepronte edhe aradha çetnike në udhëheqjen e Mashan Gjurovicit i cili ju drejtua Millan Nediqit me
kërkesë që të ju lutet organeve ushtarake gjermane që kjo aradhe të mbetet në
këtë luginë. Kjo u arrit pasi që çetnikët kishin dhënë shumë dëshmi të
bashkëpunimit me gjermanët. Në prill të vitit 1942 edhe lotiqistet erdhën në
luginën e Ibrit, më këtë rast organizuan një solemnitet më 26 maj 1942. Meshën
e kreu në kishën ortodokse në Leshak Kleriku-Lotiqist Boshko-Haxhi-Trifunovic.
Në mars të vitit 1943 u formua korpusi i dytë çetnik i Kosovës me shtatë brigada.[39]
Gjermanët
dhe Millan Nediqi dërguan qysh në fillim të vitit 1942 forca të mëdha ushtarake
në luginën e Ibrit për mirëmbajtjen e hekurudhës dhe rrugës. Njësitet e Nedicit
ishin shpërndarë në Mitrovicë, në Rashkë, në Podujevë, Vushtrri, dhe Novi
Pazar.[40]
Prej
marsit të vitit 1942, u formua ekspozitura e Gestapos, për ti likuiduar
partizanët dhe hebrenjtë, Qeveria e Milan Nedicit, në fillim të vitit 1942 i
shtojë shpërblimet, për zënien dhe vrasjen e pjesëtareve të partizanëve dhe hebrenjve,
ku disa prej tyre ishin mbështetur te grupet komuniste dhe ato partizane.[41]
Qeveria
e tij jepte shpërblim për likuidimin e çdo anëtari të partisë komuniste,
shpërblimi u shtua prej 3000-25 000 dinarë, ndërsa për atë çetnik, që e vret prijësin
e bandave të armatosura partizane, shpërblimi u shtua prej 25.000 në 100.000
dinarë. Vrasësit e komunistëve merrnin edhe disa shpërblime tjera, dhe për
çetnikët sigurohej me garanci, fshehja e emrave të tyre.[42] Pas
ofrimit të këtyre kushteve, çetnikët filluan aksionin, për arrestimet e
kundërshtarëve të ushtrisë gjermane
Arrestimet
që i bëri Gestapoja, në maj të vitit 1942, i solli dëm lëvizjes sepse Gestapo
arrestoi 44 anëtar të lëvizjes, 24, prej tyre ishin anëtar të PKJ, kurse 14
anëtar të LRKJ.[43]
Vojvoda
Mashan Gjurovici, në një nga letrat që ja kishte dërguar Kosta Pecancit, lavdërohej
se si i kishte depërtuar në kampin e qëndrimit në qytetin e Nishit, një grup
prej 28 partizanësh. Çetnikët merrnin paga prej Qeverisë së Millan Nedicit, në
mënyrë që ata ta ruanin rrugën automobilistike dhe hekurudhën që kalonin nëpër
luginën e lumit Ibër. Milan Nedici në fillim të vitit 1942, e gradoi vojvodën
Mashan Gjurovicin, duke i dhënë edhe gradën e kapitenit të klasit të dytë.[44]Nga
këto burime tani më bëhet e qartë se të gjithë hebrenjtë e zonës së Nishit, të
cilët u kapën nga grupet çetnike, u dërguan në kampin e Sajmishtës, në Beograd.
Disa
qindra hebrenj nga Mitrovica u depërtuan në kampin e Zemunit, e pastaj në
Bergen-Belsen. Bazuar në këtë të dhënë nga Muzeu i Zagrebit, në Kosovë thuhet
se ka pas 550 hebrenj, prej tyre janë vrarë 210 ose 38,2%.[45] Nga
kjo e dhënë kuptojmë se bëhet fjalë për vrasjen e 210 hebrenjve, shifër kjo që
qarqet e ndryshme sllave, u orvatën që këtë të keqe të ju veshin shqiptarëve. Shtohet
pyetja në këtë shifër a u përfshinë hebrenjtë nga Mitrovica me rrethinë, që në
atë kohë këto territore, ishin brenda kufijve të Serbisë.
Nga
të dhënat e cekura më lartë mundë të pohojmë se edhe nëse është bërë kjo vrasje
dhe dorëzim i hebrenjve, këtu nuk kanë dorë shqiptarët, sepse me shumë shembuj
konkret dëshmohet virtyti i shqiptarëve dhe sakrifica e tyre për shpëtimin e
hebrenjve.
Shtohet
pyetja a thua fati i 210 hebrenjve ishte vepër e forcave çetnike që vepronin në
Mitrovicë dhe rrethinë të cilët në atë kohë bashkëpunonin me forcat gjermane.
Kjo bënë të mendohet se këta hebrenj ishin nga Serbia të cilët u penguan që të
hyjnë në Kosovë nga kolaboracionistet serb, duke i kthyer prapë në Serbi-Zemun
për ti dërguar pastaj në kampin e Bergen Belzenit, sigurisht se shqiptarët nuk
i dërguan në Zemun as prej Zemuni në kamp për vrasjen e tyre. Kjo çështje
kërkon një studim të hollësishëm për të kuptuar realitetin dhe fatin e këtyre
210 hebrenjve që studiuesit sllav, e veçanërisht ata serb u orvatën që këtë të
keqe të ju veshin shqiptarëve të Kosovës.
Nga
dokumentet e kohës dhe të mbijetuarit e hebrenjve që kishin qenë në kampin e
Prishtinës, kuptojmë për sjelljen humane dhe korrekte të ushtarëve Italian dhe
shqiptarëve të Kosovës të cilët bënë çmos që hebrenjtë nga ky kamp të dërgohen
në Shqipëri.
Kur
në vitin 1942 gjermanët urdhëruan kapjen e hebrenjve në Kosovë, autoritetet
shqiptare i urdhëruan hebrenjtë që të shkojnë në Shqipëri. Rreth 500 hebrenj sa
ishin në Kosovë në atë kohë kaluan në Shqipëri, të cilët u vendosën në Berat,
Krujë e vende tjera. Prenk Uli që kishte qenë sekretar i Prefekturës së
Prishtinës gjatë Luftës së Dytë Botërore njihet si shpëtimtari më i madh i
hebrenjve në Prishtinë, këtë e dëshmoi Josif Levi i cili kishte qenë rabin
hebraik në Prishtinë kur thotë se Prenk Uli
me trimëri të pa shoqe i shpëtoi 52 hebrenj.[46]
Vrasja e tre tregtarëve
më të njohur të Mitrovicës në Leshan
Aradhet
çetnike filluan që të vrasin edhe pjesëtar të komuniteteve tjera, por më shumë
bëri jehonë vrasja e tre tregtarëve shqiptar, më të njohur të Mitrovicës, të
cilët u vranë në Leshan. Ky rast i detyroj gjermanët që të hulumtojnë rastin
dhe të kërkojnë largimin e çetnikëve nga ajo zonë, dhe të kalojnë në Serbinë Perëndimore.[47]
Për
këtë rast Mashan Gjurovici, i drejtohet me një letër Milan Nedicit, duke ju
lutur që të intervenoj, pranë administratës ushtarake gjermane, që ai me çetnikët
e tij të mbesin në luginën e lumit Ibër.
Mashan
Gjurovici në letrën e tij kishte shkruar. Çetnikët e kësaj aradhe kanë bërë
çmos për këtë trevë, për ti likuiduar partizanët e kundërshtarët tjerë të
ushtrisë gjermane, që çetnikët e tij bashkë me ushtrinë gjermane, kanë dhënë
plotë dëshmi të bashkëpunimit. Prezantimet tendencioze të shqiptarëve për
çetnikët para trupave gjermane, është e pa saktë shkruan ai, sepse në këtë
pjesë ku vepronte aradhja ime deri më tani, nuk ka ndodhur asnjë gjë e pa
pëlqyeshme për gjermanët.[48]
Pas
ndërhyrjes së Milan Nedicit, forcat e çetnikëve të Moshan Gjurovicit mbesin
edhe më tutje në luginën e lumit Ibër.[49]
Forcat
gjermane së bashku me çetnikët që vepronin në atë zonë, duke i kërkuar kinse
vrasësit e tre tregtarëve më të njohur të Mitrovicës, në fshatin Belluq, kishin
zënë hebrenj dhe qytetar tjerë robër, të cilët i mbajtën disa muaj në burgun e
Mitrovicës, pastaj i internuan në kampet e përqendrimit, ku shumica prej tyre u
likuiduan.[50]
Përqendrimi i çetnikëve
në luginën e lumit Ibër
Siç
shihet pas këtyre ndërhyrje dhe arrestimeve me ndihmën e çetnikëve, të cilët
duke i shërbyer ushtrisë gjermane, çetnikët u konsoliduan mire për të qëndruar
edhe më tutje në luginën e lumit Ibër. Bashkëpunimi në mes të ushtrisë
gjermane, dhe formacioneve çetnike dhe ushtarake të Nedicit u shtuan.
Përveç kësaj po në prill të vitit 1942, në
luginën e Ibrit, erdhën edhe lotiçistët me armatën e tretë vullnetare nën
komandën e kapitenit Jovan Kragujac. Kjo aradhe pasi erdhi në Leshan, ia
fali kishës ortodokse një kambanë të madhe pasi më 26 maj 1942, e organizoj një
miting të madh. Meshën e kishës në këtë rast e kreu kleriku lotiqist, Boshko
Haxhi Trifunoviqi, dhe pas meshës foli edhe kapiteni Jovan Kragujac, pas tij e
morën fjalën inxhinieri Dragutin Jakshiqi dhe Mlladen Vuçkovici, vullnetar. Kjo
aradhe serbe e ardhur si përforcim në Leshan, i kishte 341 ushtarë, ku 18 prej
tyre ishin angazhuar në polici.[51]
Në
këtë periudhë gjermanët, konstatuan se administrata gjermane, me ndihmën e
qeverisë kuislinge serbë të Milan Nedicit, ishin forcuar mjaftë, dhe nuk kishin
nevojë të madhe që të bashkëpunojnë me aleancën e lidhur më çetnikët e Drazha
Mihajlovicit dhe me komunitetet tjera që jetonin në Mitrovicë.[52] Pas
këtij bashkëpunimi me ushtrinë gjermane, çetniket i forcuan radhët e tyre, dhe
filluan organizimin e organizatave çetnike në vendbanimet ku me shumicë jetonte
popullata shqiptare.
Është
me rëndësi të dihet se gjermanët në luginën e lumit Ibër e kishin sjellë edhe
një korpus me ushtarë rus, për ta siguruar hekurudhën dhe komunikacionin nëpër
luginën e lumit Ibër, në një gjatësi prej 98 km, prej Zveçani e deri në Ushçe,
përgjatë rrugës u ndërtuan 66 bunker me betonarme, dhe në këtë korpus mbrojtës
rus ishin të mobilizuar 1.100 ushtarë. Garnizoni i çetnikëve i kishte 685 vetë,
me ta ishin edhe njësitë e rojës shtetërore serbe, si dhe korpusi i vullnetarëve
serb. Të gjitha këto forca e kishin për detyrë që të sigurojnë komunikacionin
dhe të pengojnë depërtimin e ushtrisë partizane, prej Sanxhaku në Serbi.[53]Në
fakt gjithë ky numër i ushtarëve serbë, rusë dhe gjerman, e kishin në kontroll
të plotë këtë zonë, dhe e pengonin çdo bashkëpunim dhe lidhje të shqiptarëve të
Tregut të Ri me shqiptarët e Mitrovicës përmes luginës së lumit Ibër.
Marrëveshjet e Nedicit
me gjermanët dhe krijimi i formacioneve të para partizane kundër gjermanëve
Në
këto rrethana gjermanët i bënë disa marrëveshje me shkrim me çetnikët e
Nedicit. Komandanti i ushtrisë gjermane gjeneral Feld Marshali Maksimilija Fon
Vajks, në një nga urdhëratë e vet shkroi: Në këtë situatë që gjendemi, duhet të
rishqyrtohen ofertat e çetnikëve. Ai gjithashtu urdhëroi që të nder prehen të
gjitha format e propagandës kundër lëvizjes çetnike.[54]
Në
frymën e këtyre marrëveshjeve në mes majorit të korpusit të çetnikëve Vojsllav
Llukacevicit, dhe ushtrisë gjermane, ishte paraparë lufta e përbashkët me
ushtrinë gjermane në shumë qytete e mes tjerave edhe në qytetin e Mitrovicës.[55]
Në
vitin 1942, në Mitrovicë dhe rrethinë, kishin filluar që të formohen edhe
celulat e para, kundër formacioneve çetnike dhe ushtrisë gjermane. Një numër i
anëtarëve të partive që e kundërshtonin okupimin gjerman, u burgosën, disa prej
tyre së bashku me hebrenjtë u depërtuan në kampe të përqendrimit, ndërsa disa
edhe u vranë. Nga burimet e shkruara të kohës mësojmë se pas burgosjes në
muajin maj të vitit 1942, ndër të burgosurit ishte edhe Kryetarja e Këshillit
të Rrethit të Organizatës së Grave në Mitrovicë, Silvira Tomazini, e cila pas
qëndrimit prej rreth 3 muaj në burgun e Mitrovicës, më në fund pushkatohet.[56]
Agjenti
më i dalluar i Abverit në trevën e Mitrovicës, ishte Konstantin Plavsici, i
cili vepronte kundrejt zonës italiane të pushtimit dhe agjenturës britanike. Prej
dokumenteve gjermane, është bërë e ditur se Konstantin Plavsici, ia kishte
dorëzuar Abverit në Mitrovicë, një pjesë të madhe të informative për numrin,
udhëheqësit, dhe vendet ku gjendeshin aradhet partizane që vepronin në rajone
të ndryshme të Shqipërisë.[57] Siç
shihet agjenturat e çetnikëve serb, në vitin 1942, kishin arritur të vepronin
edhe brenda territorit të Shqipërisë.
Formimi i korpuseve
çetnike brenda kufijve të Shqipërisë
Në
vijim ofrojmë të dhëna, rreth shtrirjes dhe organizimit të korpuseve çetnike,
brenda kufijve të Shqipërisë, duke i organizuar radhët e veta në tërë
territorin e Kosovës së sotme e Shqipërisë.
Komandanti
i korpusit të parë çetnik në Kosovë, kapiten Jovan Milladinoviqi, më 11 nëntor
e urdhëroi kapitenin Zhivorad Zhika Markovicin, që të shkoi në terren në
rrethet e Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Llapit për të formuar organizata çetnike.
Ai në pranverë të vitit 1943, ia kishte kthyer një telegram Komandës Supreme
duke shkruar, se është shumë i lumtur, që atij ju besua detyra për organizimin
e çetnikëve në trevat e Kosovës.[58]
Korpusi
i dytë çetnik i Kosovës u formua në muajin mars të vitit 1943, në Llokovicë
afër Leposaviqit, korpusi i katër i çetnikëve formohet me 7 shtator, për trevën
e Dukagjinit, e cila i numëronte 120 vetë. Komandant brigade për këtë trevë
ishte caktuar Radovan Role Vulici.
Brigada
e çetnikëve të Mitrovicës, përbëhej prej anëtarëve të Keserovicit, dhe
komandant i saj ishte caktuar Zarija Radovanovici. Brigada që vepronte në lumin
Ibër në atë kohë, ishte nën komandën e Mihajlo Zekicit. Grigada e çetnikëve që
u themelua në dhjetor 1943, në qytetin e Pejës, komandohej nga Milosh
Petrovici. Brigadën e çetnikëve të Sharrit e udhëhiqte Bogdanovici, komandant
në brigadën e çetnikëve të Graçanicës ishte caktuar Vaso Zokici, ndërsa
brigadën e çetnikëve të Drenicës e udhëhiqte komandant Makarija Llazarovici.[59]
Në
vitin 1943, shihet qartë se çetnikët i kishin themeluar brigadat edhe në të
gjitha zonat me popullatë shqiptare brenda zonës së Italisë, që në atë kohë
ishin bashkuar me trojet shqiptare dhe quheshin Shqipëri. Nga këto burime
shihet qartë se të gjitha trevat e Kosovës si ato që ishin në kontroll të
gjermanëve por edhe ato në kontroll të italianëve ishin mbuluar me rrjetin e
organizuar të forcave çetnike të Serbisë.
Korpusi
çetnik i Kosovës në vitin 1943 ishte bërë ndër më të mëdhenjtë në Serbi, dhe
deri në atë kohë i kishte mobilizuar 1700 vetë. Çetnikët në rrjetin e tyre i
tubonin njerëzit, që kishin formim shovinist, dhe që nxisnin aspirata për vrasjen
dhe shpërnguljen e shqiptarëve.[60]
Shtabin
e përgjithshëm të korpusit të çetnikëve, përveç komandantit Zhika Marinkovicit,
e përbënte edhe togeri i xhandarmërisë së Mitrovicës Miorad Popovici, si krye
shef i shtabit dhe majori Dragolub Radovici nga Toplica, si zëvendës komandant
i korpusit të çetnikëve.[61]
Gjatë
kësaj periudhe, oficer informativ ishte zgjedhur Lluka Radonjici, ish shef i
stacionit hekurudhor në qytetin e Mitrovicës, e i cili punonte me këmbëngulje
për të siguruar sa më shumë njerëz, për punë informimi në Mitrovicë, dhe vende
tjera në Kosovë.
Pranë
shtabit të çetnikeve ekzistonte edhe shërbimi propagandistik, radiostacioni, itendantura
dhe gjyqi special ushtarak.[62] Nga
këto të dhëna kuptohet qartë se në territorin e Kosovës së sotme, gjatë vitit
1943, formacionet e çetnikëve e kishin në duart e veta tërë situatën në terren.
Këto
formacione të çetnikëve, së bashku me ato që ishin themeluar në Maqedoninë e
sotme, në vitin 1944, u bashkuan me forcat partizane jugosllave, dhe bënë
masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.
Raportet e ushtrisë
gjermane me shqiptarët e Mitrovicës dhe Sanxhakut
Në
vijim të shohim qëndrimin dhe raportet e shërbimit informative gjerman, me
popullatën shqiptare të Kosovës, dhe asaj të Sanxhakut, që me ndarjen e sferave
të interesit kishin mbetur brenda kufijve të Serbisë.
Me
21 prill 1941, në Mitrovicë, u bë marrëveshja e përfaqësuesve shqiptarë, me
divizionin 60 të këmbësorisë gjermane dhe formohet xhandarmëria shqiptare nën
komandën e kapiten Pajazit Boletinit, dhe u vendos shkalla e lartë gjyqësore.[63]Gjyqi
i qarkut të Mitrovicës, përfshinte gjyqet e rretheve në Tregun e Ri, Vushtrri e
Podujevë.
Në
gusht të vitit 1941, formohet organizata “Lidhja Popullore Shqiptare”, kryetar
zgjidhet Rexhep Mitrovica. Kjo organizatë veproi në dy drejtime: hapjen e sa më
shume degëve në vendbanimet shqiptare dhe hapjen e shkollave për ta arsimuar
rininë shqiptare. Kjo organizatë bënte propagandë për të ju bashkuar Shqipërisë.[64]
Në
Mitrovicë u formuan shoqëritë kulturore artistike si “Skënderbeg”. “Terik”,
etj. Në korrik të vitit 1941, hapet shkolla në gjuhën shqipe, dhe parashihej
hapja e 48 shkollave fillore në gjuhën shqipe, dhe kishte nevojë për 104 mësues.[65]Shkollat
fillore në gjuhën shqipe u hapën edhe në Pazar të ri, Vushtrri e Podujevë.
Në
muajin mars 1943, shërbimi informative gjerman e mbajti një mbledhje në
Sjenicë, në të cilën morën pjesë Xhafer Deva dhe Hasan Zvizdici, me që rast u
vendos që të formohet çeta e nëntë e regjimentit
të katërt të Divizionit të Blinduar “Brandenburg”, në të cilin u angazhuan 80
vetë. Çeta u formua në Rashkë e pastaj u plotësua në qytetin e Vushtrrisë.
Shumica prej anëtarëve të çetës ishin boshnjak, që ju bashkangjitur edhe një
numër i vogël i shqiptarëve.[66] Pjesëtarët
e kësaj çete merreshin me punët informative dhe aksione me diversantë. Deri në
shkurt të vitit 1944, kjo qetë veproi
në Sanxhak dhe në Serbi.[67]
Pas formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit
me datën 16-19 shtator 1943, me qëllim që të mbrojë viset shqiptare të çliruara
edhe pas kapitullimit të Italisë. Kryetari i Komitetit Qendror të Lidhjes së
Dytë të Prizrenit, Bedri Pejani, në fund të muajit mars të vitit 1944, ia
dërgon një letër Hitlerit, me kërkesë për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës,
dhe kërkojë ndihmën e Gjermanisë për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare të
pushtuara nga sllavët. Bedri Pejani kërkojë që në prill të vitit 1944, të formohet
një divizion “SS” me vullnetar shqiptar. [68]
Po
ashtu Oliver Jens Schmit, shkruan se në fillim të vitit 1944, u themelua
Divisioni SS Skandërbeg, por veprimi i të cilit ishte i kufizuar. Divizioni
kishte fuqi të dobët ushtarake, andaj më shumë u mor më depërtimin e 281
hebrenjve nga Kosova.[69]
Në këtë rast shihet qartë se Schmit i referohet librit të Pavle Dzeletovic
Ivanovit, libër ky i porositur nga qarqet jugosllave anti shqiptare, për ta
mohuar kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë
botërore.[70]Nga
burimet e mëvonshme u vërtetua se të dhënat në librin e Ivanovit nuk kanë bazë
të qëndrueshme shkencore, por janë shkrime të pa sakta dhe propaganduese të
Milorad Vavicit, që u botuan në vitin 1983.
Ky
është vetëm një shembull se një historian serioz, duhet të jetë shumë i matur,
kur shkruan pa fakte të verifikuara, për tiparet dhe virtytet e një populli të
huaj.
Akuzat
se shqiptarët e Kosovës, i dorëzuan hebrenjtë te ushtarët gjerman nuk
qëndrojnë, sepse në terren hasen shumë raste kur shqiptarët e Kosovës e
rrezikuan edhe familjen e tyre për shpëtimin e hebrenjve. Këtë e dëshmojë edhe
vet Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe shumë shqiptar tjerë nga Kosova që kaluan
për detyrë në Tiranë.
Këta
shqiptar nga Kosova që e morën në dorë qeverisjen e Shqipërisë të asaj kohe, po
të kishin qenë ndjekës të hebrenjve, këtë do ta bënin edhe në Tiranë, dhe
qytetet tjera të Shqipërisë së sotme, asnjë hebre nuk do të mbijetonte në
Shqipëri, dhe Shqipëria do të radhitej bashkë me shtetet tjera të rajonit si
vende ku u bënë përndjekjet e hebrenjve. Përkundrazi, këta edhe kur vepruan në
Kosovë e Serbi, u treguan human dhe mbrojtës të hebrenjve, tani këtë respekt ndaj
hebrenjve e treguan edhe në Shqipëri.
Pas
kapitullimit të Italisë Shqipëria u pushtua nga gjermanët por ë gjithë
hebrenjtë u strehuan te fshatarët shqiptar. Shqipëria doli nga lufta e dytë
botërore si i vetmi vend evropian që kishte më shumë çifut se para lufte.
Bashkëpunimi i Drazha Mihajlovicit
me ushtrinë gjermane
Pas
kapitullimit të Italisë, ushtria gjermane hyri në territorin e Shqipërisë.
Gjermani e formoi qeverinë e re në Tiranë. Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica,
ishin caktuar të jenë pjesë e kësaj qeverie. Pas kalimit në Tiranë, të këtyre
figurave të njohura nga Mitrovica, popullata shqiptare e rrethinës së
Mitrovicës, dhe e Sanxhakut mbetën nën kontrollin e ushtrisë gjermane dhe formacioneve
çetnike. Ky ishte rast i volitshëm për çetnikët që të fillojnë aksionet e tyre kundër
popullatës së pa mbrojtur shqiptare.
Pas
kapitullimit të Italisë, njësit gjermane, pjesëtar të korpusit të vullnetarëve
të rrethit, dhe Drazha Miahajlevici me çetnikët e tij, morën pjesë së bashku me
ushtrinë gjermane në luftime, kundër partizanëve.
Qëndrimi
i Drazha Mihajlovicit, dhe çetnikëve të tij, ishte pastrimi i territoreve
veriore, duke i vrarë dhe larguar shqiptarët nga vendbanimet e tyre. Drazha
Mihajlovici deklarohej kundër hakmarrjes personale, dhe insistonte se vetëm
hakmarrja kolektive dhe e organizuar do të arrinte efektin e qëllimeve të tij.[71]
Drazha Mihajloviçi dhe formacionet tjera të
çetnikëve, natën e Bozhiqëve të vitit 1943, pikërisht më datën 5 dhe 6 të
muajit janar 1943, forcat serbo-çetnike i vranë dhe masakruan 9200 shqiptarë të
pafajshëm, ndërsa me dhunë i detyruan të
shpërngulën nga vendlindjet e tyre edhe 32 000 banorë tjerë me origjinë shqiptare.[72]
Kjo masakër është kryer me bekimin e Kishës Ortodokse të Serbisë. Korpuset
çetnike kryen një prej krimeve më të rënda, gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë
pjesë të Gadishullin tonë. Të mbijetuarit e Masakrës së Bihorit u detyruan të
konvertohen me dhunë. Vajzat e reja dhe gratë e mbetura pa burra, u skllavëruan
për nevojat e batalioneve çetnike.[73]
Këto krime të rënda, që çetnikët i kryen kundër
popullatës së pafajshme shqiptare, nuk penguan bashkëpunimin e çetnikëve me
ushtrinë gjermane.
Në fillim të vitit 1944,
Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, ndër më të mëdhatë në Serbi
Korparmata
e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në fillim të vitit 1944, kishte mobilizuar një
numër të vullnetarëve diku midis 1500-1700, dhe hynte në radhën e Korparmatave
më të mëdha në Serbi.[74]
Çetnikët
në Mitrovicë lëviznin lirshëm, dhe zhvillonin shantazhe e propaganda, madje
edhe merrnin nga qytetarët ndihma material. Në fund të muajit prill 1944,
komandanti i Korparmatës së Dytë të çetnikëve të Kosovës, Zhika Markovici, ju
drejtohet serbëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, që me datën 6 maj, ditën e Shën
Gjergjit të dalin në malin e Kopaunikut (Albanikut), për ta dhënë betimin e mbretit
për atdheun. Në tekst të betimit ithtarët e lëvizjes çetnike, u zotuan se do të
luftojnë dhe do të hakmerren, për Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën,
Kollashinin, Lebanën dhe Ibrin.
Pas
këtij betimi Ratko Krivokapici, i cili ishte zgjedhur komandant i brigadës fluturuese
çetnike në Sanxhak, bëri masakrime të mëdha të popullatës myslimane në atë
trevë.[75]
Korparmata
e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në vitin 1944, haptas bashkëpunonte më ushtrinë
gjermane, dhe mori pjesë aktive në luftime përkrah ushtrisë gjermane.
Në
një telegram të shërbimit informativ gjerman, të datës 13 prill 1944, thuhet se
Zhika Markovici, komandant i Korparmatës së Dytë të Kosovës, është i gatshëm që
me 4000 ushtar të vihej nën komandën gjermane.[76] Siç shihet Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës,
në vitin 1944, në prill të këtij viti, ishte shumë aktive dhe kishte
bashkëpunim të plotë me ushtrinë gjermane, andaj nuk përjashtohet mundësia që
ndonjëri nga aksionet e kryera të çetnikëve kundër hebrenjve të ju vishen
shqiptarëve.
Si
përfundim, duke u bazuar në burimet e shkruara, por edhe nga numri i hebrenjve,
që shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne si popull mund të krenohemi me
qeveritë e kohës, sepse po të kishin në programin e tyre ndjekjen e popullatës
hebraike, në takat shqiptare nuk do të mbijetonte asnjë qytetar hebre. Në disa
burime serbe shqiptarët e Kosovës akuzohen për arrestimin e disa hebrenjve në
Prishtinë, nga divizioni SS Skandërbeg, gjatë vitit 1944. Nuk përjashtohet mundësia
të ketë pasur ndonjë rast, por shqiptarët nuk kishin kurrfarë kompetence, të udhëhiqnin
aksione të tilla, dhe nuk kishin komandë të plotë në asnjë veprim, pasi që ky
divizion, ishte themeluar në muajin prill të vitit 1944. Për mbrojtjen e hebrenjve,
padyshim se ka merita të mëdha edhe qeveria e Rexhep Mitrovicës.
Murteza
Studenica në librin e tij “Shqiptarët dhe Hebrenjtë” shkruan: Kur gjermanët
kishin kërkuar listën e hebrenjve që jetonin në trojet etnike shqiptare, dy
hebrenj lider të komunitetit hebraik, z.
Kohen dhe z. Jakoel shkuan në Ministrinë e Punëve të Brendshme të
Shqipërisë dhe kërkuan mbrojtje. Ekzistonte një marrëveshje midis gjermanëve
dhe Xhafer Devës, se gjermanët nuk duhet shumë të përzihen në punët e brendshme
të qeverisë. Këta dy hebrenj u takuan me Xhafer Devën, ishin të shqetësuar se
ky do ti dorëzonte në Gestapo (Geheim
Stat Polizei-Policia Sekrete Gjermane). Xhafer Deva për befasinë e këndshme
të këtyre dy hebrenjve, refuzoi që ti dorëzonte listat e emrave të hebrenjve,
që gjendeshin në trojet etnike shqiptare. Mjekët dhe gjykatësit shqiptar nga
Kosova i dërgonin hebrenjtë qoftë për mjekim apo për ta kryer burgun në
Shqipëri , me të vetmin qëllim shpëtimin e tyre.[77]
Kur
nazistët i kërkuan listat e hebrenjve më 1943, qeveria shqiptare kundërshtoi ti
dorëzonte ato. Populli shqiptar pa dallim feje ju dha strehë, bukë, mbrojtje
dhe bëri që asnjë prej tyre të mos bëhej pre e holokaustit.[78]
Në
Maj 1945, Komiteti i hebrenjve të Jugosllavisë i drejtohet me përshëndetje
Qeverisë Demokratike të Shqipërisë ku thuhet: “Kur hebrenjtë e Jugosllavisë,
Polonisë, Gjermanisë” etj., shuheshin me gaze e mjete hekuri nga nazifashistet,
pa dallim, burra, gra, e fëmijë, në Ballkan ishte një popull që u ngrit mbi çdo
teori racore dhe mbi qytetërimin perëndimor, popull hero dhe mikpritës i
Shqipërisë…Në historinë e kësaj lufte do të mbetet i shënuar një popull i
vogël, por bujar e heroik, populli shqiptar, i cili do të shënohet ndoshta i
vetmi, nga të gjithë popujt e pushtuar të Evropës, që pengoi dhe ndaloi
shfarosjen dhe ndjekjen e hebrenjve.[79]
[1] Aradha Partizane e
Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif bajrami, Milotin
Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq. 21
[2] Po aty, fq 21
[3] Po aty fq. 22
[4] Po aty, fq.22
[5] Ana Lalaj “Studime
historike” 2004 (3-4), Viti LVIII (XLI), Tiranë 2004
[6] Aradhja Partizane e
Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin
Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq 23
[7] Po aty, fq.24
[8] Po aty, fq. 24
[9] Po aty fq,24
[10] Po aty, fq. 25
[11] Po aty, fq. 25
[12] Po aty, fq 29
[13] Po aty, fq. 29-30
[14] Po aty, fq, 30
[15] Po aty, fq.30
[16] Po aty, fq 31
[17] Po aty, fq.31
[18] Po aty, fq.31
[19] Nexhat Bushati, Gazeta “Gazeta Shekulli” 23.Qershorë 2006
[20] Aradhja Partizane e
Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin
Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq. 123
[21] Po aty, fq 124
[22] Hranislav Raki?, Teror i zlo?ini
okupatora i doma?ih izdajnika u Leskova?kom i
Vranjskom kraju 1941-1944, Narodni Muzej Leskovac i me?uopštinski odbor SUBNOR-
a Južnomoravskog regiona, Leskovac, 1986, str. 42.
[23] Aradhja Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq. 124
[24]
Hranislav Raki?, Teror i zlo?ini
okupatora i doma?ih izdajnika u Leskova?kom i
Vranjskom kraju 1941-1944, Narodni Muzej Leskovac i me?uopštinski odbor SUBNOR-
a Južnomoravskog regiona, Leskovac, 1986, str. 42.
[25] Branisllav
Bozheviq, Hakif Bajrami, Millutin Foliq,
Millorad Vaviq “Aradha Partizane e
Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit” Beograd 1981
fq. 406
[26] Milutin Folic, Aradha
Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit, fq.405
[27]Aradhja Partizane e
Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin
Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq 124
[28] Po aty, fq. 127
[29] Mitrovica me rrethine,
Mitrovicë, 1979, fq 435
[30] Po aty, fq. 436
[31] Po aty, fq. 405
[32] Po aty fq.405
[33] Po aty, fq.405
[34] Hakif Bajrami, Gazeta,
“Koha Ditore”, Koha për kulturë, e shtunë, 20 maj 2006.
[35] Hakif Bajrami “Koha
Ditore” Maj 2006
[36] Branisllav
Bozheviq, Hakif Bajrami, Millutin Foliq,
Millorad Vaviq “Aradhja Partizane e
Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit” Beograd 1981 fq. 406
[37] Ana Lalaj “Studime
historike” 2004 (3-4), Viti LVIII (XLI), Tiranë 2004
[38] Branisllav
Bozheviq, Hakif Bajrami, Millutin Foliq,
Millorad Vaviq “Aradhja Partizane e
Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit” Beograd 1981
fq. 406
[39] Po aty fq.434
[40] Po aty fq. 435
[41] Po aty, 407
[42] Po aty, fq 407
[43] Po aty, fq.410
[44] Po aty, fq. 411
[45] MUZEJSKI PROSTOR; Zagreb, “Zhidovi na tlu Jugosllavije” Zagreb 1988 fq. 211,191
[46]
[47] Po aty, 412
[48] Po aty, fq. 412
[49] Po aty, fq. 412
[50] Po aty, fq. 413
[51] Po aty, fq. 413-414
[52] Po aty, fq.430
[53] Grup autorësh, Mitrovica
me rrethinë, Mitrovicë 1979, fq. 437
[54] Po aty, 437
[55] Po aty, 437
[56] Mitrovica dhe Rrethina,
Mitrovicë, 1979, fq. 369
[57] Po aty, fq. 391
[58] Po aty, fq. 434
[59] Po aty, 434
[60] Po aty 434
[61] Po aty, 434
[62] Po aty 434
[63] Fazli.
Hajrizi, Bedri Gjinaj-mësues dhe atdhetar i shquar, Prishtinë, 2014, fq. 80, 82
[64] Po aty, fq.83,
84
[65] Po aty,
fq.87, 89
[66] Grup autorësh, Mitrovica
dhe Rrethina, Mitrovicë, 1979, fq. 437
[67] Po aty, 437
[68] Tahir Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Bruksel, 1965, fq. 34-35
[69] Oliver
Jens Schmit. “ Kosova histori e shkurtër e një treve qendrore Ballkanike”,
Koha, Prishtinë, 2012, fq.105
[70] P. D. Ivanov,
“Jevreji Kosova i Metohije” Beograd 1988 fq.70.
[71] Grup autorësh, Mitrovica me rrethinë, Mitrovicë 1979, fq. 437
[73] Po aty
[74] Mitrovica dhe Rrethina,
Mitrovicë, 1979, fq 392
[75] Radoje Rajovic:
Kontrarevulucija u Cernoj Gori, Titograd, 1977, fq.312
[76] Branko Lotos: Kosovska Mitrovica i Okolina u planovima Draze Mihajlovica, Radnicka Klasa 479, Tajna i Javna Saradnja Cetnika i Okupatora.
[77] Murteza Studenica “Shqiptarët
dhe hebrenjtë” Prishtinë 2000. fq. 8
[78] Harvey Sarner “Shpëtimi
në Shqipëri” Tiranë 1999
[79] Apostol Kotani “Hebrenjtë
në Shqipëri gjatë shekujve” fq. 5 Tiranë 1996