E shtune, 27.04.2024, 05:20 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856

E diele, 26.11.2023, 08:59 PM


Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

qazimnamani@hotmail.com

Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856

Abstrakt:

Në ketë punim trajtohen, disa nga ngjarjet e rëndësishme historike, dhe kryengritjet e shqiptarëve, kundër reformave të Tanzimatit. Perandoria Osmane, në fillim të shekullit XIX, ishte e shtyrë nga shtetet evropiane, që të bëjë reforma të mëdha, në administratë dhe në armatë. P. Osmane në programin e saj, nuk parashihte të drejta për komunitetin shqiptar, si komunitetin më të madh në Gadishullin tonë.

Shqiptarët në këtë periudhë, kishin dal të ndarë në pashallëqe dhe në religjion, andaj edhe nuk kishin arritur, ta formojnë një platformë kombëtare, për të krijuar shtetin e tyre të pavarur.

Disa nga liderët shqiptarë të kohës, i shërbenin me besnikëri P. Osmane, disa tjerë kishin filluar të udhëhiqnin shtete në lindjen e mesme, dhe shume prej tyre ishin inkuadruar, në lëvizjet e popujve fqinjë kundër P. Osmane.

Në vitin 1826, shqiptarët e  veriut nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut, i parashtruan kërkesa P. Osmane, për të drejta të barabarta me popujt fqinjë, lejimin e gjuhës shqipe ne administratë, dhe mos cenimi i veshjes kombëtare. Pasi që këto të drejta nuk u plotësuan, shqiptarët e veriut u ngritën në kryengritje, por nuk fituan asnjë të drejtë elementare, për ta ruajtur identitetin e tyre kombëtar. P. Osmane, në këtë periudhë shqiptarëve, ju ndalonte veshjen kombëtare, dhe e mohonte pavarësinë kulturore të fiseve, me këtë shqiptarët nuk i njihte as si etni etnike e kulturore, por i mbante të ndarë sipas komuniteteve fetare.

Në mungesë të përkrahjes, nga shtetet e fuqishme të kohës, shqiptarët humbën shumë territore dhe popullatë, gjatë këtyre reformave në shekullin e XIX.

Fjalë Kyçe: Perandoria Osmane, reformat, shqiptarët, kryengritjet, Mustafa Pashë Bushatliu, shtetet evropiane, Rusia

Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856

Nga Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Në fund të shekullit XVIII, dhe në fillim të shekullit XIX, Qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinj rus, për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë.[1]

Me marrëveshjen në Campo Fermio 1797, më vone edhe me marrëveshjen e Vjenës 1815, Austria nga Vatikani mori përsipër mbrojtjen e katolikëve (pra edhe të shqiptarëve), të cilët ishin nën pushtimin Osman. Ipeshkvi i Shkodrës, Albertini e konfirmon këtë marrëveshje me Qeverinë Austriake në Vjenë në vitin 1837.[2]

Në këtë periudhë në Parisë, themelohet klubi pan sllavist polakë, në të cilin u bënë mjaft aktiv, dhe gjermano verioret (Habzburgët), që frymëzuan popujt e krishterë të Gadishullit Ilirik, me idetë pan sllaviste, në luftë kundër P. Osmane.

Disa nga studentët që studionin në Austri dhe shtetet evropiane, të frymëzuar nga idetë pan sllaviste dhe revolucioni borgjez francez, filluan të botojnë libra për historinë ë popujve të Evropës lindore. Jovan Rajic, i frymëzuar nga kjo lëvizje në vitin 1793, e botojë në Vjenë librin: Historia e shkurtër e Serbisë, Rasisë dhe Bosnjës.[3] Më pas u botuan edhe disa libra tjerë, për historinë e bullgarëve, dhe filluan të shfaqën, idetë për programet pan sllaviste, të popujve të ndryshëm, që përkraheshin nga Rusia cariste.

Këto lëvizje pan sllaviste, dhe revolucioni në Francë, ndikuan për fillimin e kryengritjeve të armatosura për dëbimin e P. Osmane nga tokat e pushtuara në Evropë.

Në Evropë, pas revolucionit borgjez francez, duke e parë dobësimin e Perandorisë Osmane, në vitin 1804 shpërtheu kryengritja, nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit.[4]

Bazuar në librin e Milorad Boshnjakut dhe Sllobodan Jakovijevic, “Karagjorgjevici Sakrivena Istorija”, shkruajnë se, bazuar në burimet e arkivit të Serbisë, emri i gjyshit të Karagjorgje Petrovicit, ishte Gjin Marash Kelmendi, i fisit shqiptar nga Shkodra, vërtetuar edhe nga burimet latine dhe burime tjera.[5]

Të inspiruar nga propaganda ruse, në këtë kohë Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimirovici, kishin shprehur aspiratat e tyre, për tu liruar nga P. Osmane, dhe për ta themeluar një perandori sllave në Ballkan.[6]

Karagjorgje është me origjinë Kelmendas, pra është një shqiptar Katolik: Djordje Petrovic Karadjordje, prijësi i Kryengritjes së Parë Serbe, është me origjinë katolike shqiptare nga fisi Kelmend.[7] Në vitin 1739, rreth 300 familje katolike nga fisi Kelmendas, u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim. Shumica e tyre u zhvendosën në fshatrat Nikinci dhe Hrtkovci, por disa u vendosën nën Malin Rudnik në Shumadi, dhe në mesin e tyre, ishte edhe gjyshi i Karagjorgjit.[8]

Në vitin 1811, për shuarjen e kësaj kryengritje, u dërguan Mahmut beu nga Kumanova, Ahmeti nga Vushtrria, Rexhep pasha nga Tetova, dhe Hrushit pasha nga Rumelia, të cilit ju bashkua edhe pasha i Shkupit, Mustafa Pasha nga Gjakova, Numan Pasha nga Peja, Ibrahim beu i Shkupit, Kara Fejziu nga Prizreni, dhe Jusuf beu nga Dibra.[9] Siç shihet, këtu kemi luftë mes pashallarëve shqiptar, që i mbronin interesat e P. Osmane, dhe ortodoksëve shqiptar nën udhëheqjen e Karagjorgje Petrovicit, i cili në këtë kryengritje e kishte përkrahjen e Rusisë.

Në vitin 1806 filloi lufta turko-ruse, që zgjati 6 vite. Kjo luftë përfundoi në vitin 1812, me marrëveshjen e arritur në traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 të këtij traktati serbëve ju njiheshin disa privilegje.[10]

Në vitin 1808, u propozua projekti për ndarjen e territoreve të Evropës jug-lindore, ndërmjet Rusisë, Francës dhe Austrisë.[11]

Oto Dubislavi, një ushtarak nga familja e Habsburgëve, në vitin 1829, e kishte shkruar librin e tij, në të cilin shkruan disa të dhëna të rëndësishme, se si janë zhvilluar ngjarjet, në fillim të shekullit XIX, në trevat e Ballkanit qendror.

Në vijim ofrojmë faksimile nga libri i tij, ku shkruan se 3000 ushtarë rusë në vitin 1911, luftonin përkrah Karagjorgjevicit, kundër ushtrisë osmane. Kujtojmë se edhe në kuadër të ushtrisë osmane, kryesisht ushtarët ishin shqiptar, andaj në këto luftime që zhvilloheshin në terren, viktima ishin shqiptarët duke luftuar mes veti, si ishte rasti i Gjergjit të Zi dhe Demë Ahmetit (nga folklori ynë burimor).

Shih: faksimilen nga libri i Oto Dubislavit, ku shkruan se në vitin 1811, Rusia i kishte shti 3000 ushtar të luftojnë përkrah kryengritësve të Karagjorgje Petrovicit kundër ushtrisë osmane[12]

Pas disfatës së Napoleon Bonapartës me 1814, me inicimin e Rusisë, u themelua Aleanca e Shenjtë, në kongresin e Vjenës 1815, ku qëllimi i saj ishte për ti shuar dhe kontrolluar lëvizjet e popujve për pavarësi që kishin filluar në Evropë. Në këtë kohë Turqisë ju krijuan kushte të volitshme, që ti shuajë pashallëqet shqiptare.

Në vitin 1815, doli ne skenë Millosh Obrenoviqi, i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen.[13]

Në vitin 1815, si udhëheqës i kryengritësve ortodoks në vend të Karagjorgje Petroviqit, u caktua Millosh Obrenoviqi.

Më vitin 1817 duke e parë situatën e volitshme për të vazhduar me kryengritje në Beograd, Karagjorgje Petroviqi dhe 16 bashkëpunëtoret e tij vendosën që të kthehen nga Austria. Me të arritur në hyrje të Beogradit këta i ndali Millosh Obrenoviqi me grupin e tij. Pasi i kontrolluan, të gjithëve jua prenë kokën, dhe kokat e tyre ja dërgoi valiut, i cili i dërgojë si trofe në Stamboll te sulltani. Pas kësaj ngjarje Millosh Obrenoviqi fillojë që ti vrasë të gjithë përkrahësit e Karagjorgje Petroviqit dhe ta merr në dorë udhëheqjen e kryengritjes serbe.[14]

Në vitin 1824 Milloshi shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve nga Aleksinci.[15]

Rusia e shfrytëzojë situatën dhe përveç priftërinjve tani dërgojë edhe mercenarë të armatosur për të luftuar, kundër ushtrisë së P. Osmane. Rusia e përkrahte edhe me ushtarë kryengritjen e Karagjorgje Petrovicit, me origjinë shqiptare i cili kishte filluar kryengritjen e armatosur kundër ushtrisë osmane, që po ashtu kryesisht ishin shqiptar të besimit islam. Në këto rrethana shqiptarët pasi që nuk kishin krijuar një unitet kombëtare fetar, vriteshin mes veti për interesa të fuqive të mëdha.

Pa dyshim se prapa këtij projekti, fuqishëm qëndronte Rusia, sepse kjo iniciativë ishte në përputhje të plotë me interesat e saj në gadishullin tonë.

Në klubin polak të Parisit, linden edhe idetë dhe projektet e para për fuqizimin e interesave ruse ne Gadishullin Ilirik. Në bazë të këtyre ideve filloi fushata për ndryshimin e toponimeve dhe zgjerimin e përhapjes së gjuhëve sllave në raport me gjuhët e grupeve tjera nacionale.

Në vitin 1808, me propozim të gjermanëve emri i Gadishullit Ilirik, fillojë të quhet Gadishulli Ballkanik.

Anëtarët e klubit pan sllavist polak që vepronin në Parisë, në fund të shekullit XVIII, hartuan edhe platformën për krijimin e një gjuhe sllave kishtare, shumë të thjeshtë dhe të lehtë, për tu mësuar, më qëllim që përmes klerikëve ortodoks të përhapet shpejt në mesin e ortodoksëve dhe të tjerëve që dëshironin për ta mësuar në Gadishullin Ilirik. Këtë gjuhë ata e quajtën “Gjuha serbe”, në mënyrë që kjo gjuhë të identifikohet me vonë si gjuhë e rajës së krishterë nën sundimin e P. Osmane.

Në fillim të shekullit XIX, përmes studentëve që shkolloheshin në shtetet evropiane, kjo gjuhë fillojë që merr formimin e një gjuhe të re, dhe të konsoliduar ashtu si u përhap gjuha italiane dhe ajo franceze gjatë shekullit XIX.

Për ta realizuar këtë projekt me sukses rusët e kishin zgjedhur Vuk Karagjicin, të cilin e financonin dhe e përdornin për të mbajtur lidhjet me Vjenën.

Njëri ndër studentët e Vjenës Vuk Karagjici, i cili njihej si i afërm me Karagjorgje Petrovicin, në vitin 1814 e botoi në qytetin e Vjenës Gramatiken serbe. Vuk Karagjici i cili ishte shkolluar në Universitetin e Vjenës, me përkrahjen e madhe që i kishte bërë Karagjorgje Petrovici, shumë shpejt bëhet edhe ithtar dhe zbatues i politikave ruse ne Evropën lindore.

Duke i pasur parasysh këto burime të shkruara, mund të pohojmë se gjuha serbe është gjuhë e re, pa traditë dhe e krijuar nga Vuk Karagjici. Nga burimet e shkruara kuptojmë se Petar Petrovic Njegoshi, Vuk Karagjici dhe Simo Sarajlia, në fillim të shekullit XIX, e krijuan ndërgjegje jen kombëtare serbe, duke i asimiluar ortodoksët shqiptar dhe vlleh. Sarajlia më 28 qershor 1828. mbante korrespodencë nga Lajbcigu me Vuk Karagjicin, dhe Millosh Obrenovicin, ku në letrat e tij ai e përdori fjalën serbë.[16]

Fjala Serbi është inkorporuar në ndërgjegjen e Vuk Karagjiqit e  Njegoshit, të cilën e vazhdon Simo Sarajlia. Serbia edhe si fjalë edhe si ideologji nacionale politike, e klubit pan sllavist polak, dhe e shkollës sllaviste të Vjenës, të cilën fjalë e përhapi Sima Sarajlin në Cetinje, kur erdhi i pa ftuar në vitin 1827.

Në vijim ofrojmë edhe dëshmi nga libri i  botuar në vitin 1829, nga Oto Dubislavi, anëtar i familjes së Habsburgëve.

Gjuha serbe, për kah zhvillimi i saj zyrtar, zë vendin në mesin e gjuhëve sllave, ashtu sikurse gjuha italiane që zë vendin në mesin e gjuhëve tjera romane. Ajo, është si gjuha italiane, dhe u krijua për poezi dhe këngë. Për sa i përket fjalëve dhe krijimit të saj, ajo ka më shumë ngjashmëri me gjuhën ruse, sesa me gjuhën polake, dhe në realitet, ajo tashmë ka të njëjtat shkronja dhe tinguj. Gramatika serbe është shumë më e lehtë se sa gramatika ruse, dhe tani mund të përdoret për të mësuar gjuhen serbe, që tani ndër gjuhët sllave, është gjuha më e lehtë për ta mësuar.

Faksimile nga libri i Oto Dubislavit, ku përshkruhet formimi i gjuhës serbe si gjuhë e re në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX[17]

Sistemi politik në Evropë pas përfundimit të Revolucionit francez, do të mbështetej në parimet e ekuilibrit të forcës. Pra sistemi në Evropë do të funksiononte në bazë të aleancave, për të ruajtur qëndrueshmërinë e sistemit politik të fuqive kryesore evropiane.

Sistemi i aleancave që do të bëhej ishte ai i propozuar nga Ëilliam Pitt i Riu kryeministri anglez, sipas propozimit të tij Britania e Madhe, Prusia, Austria dhe Rusia do të garantonin rregullimin e ri territorial në Evropë me anën e një aleance të përhershme, të drejtuar kundër fuqizimit Francez[18]. Nga krijimi i këtij ekuilibri të forcës në Evropë gjatë shekullit XVIII-XIX, kishin filluar të lindnin shtetet, që për interesat e tyre kombëtare, tentonin pa zgjedhur mjetet që të arrinin në përcaktimin e rolit të tyre, në nivele ndërkombëtare[19].

Në Vjenë me krijimin e Aleancës së Shenjtë 1814, që do të dominonte nga oborret lindore nga Prusia, Austria dhe Rusia qëllimi kryesor ishte që të ndalte që në rrënjët e tyre çdo lëvizje, prandaj Meterniku austriaku i cili projektin e carit të njohur si Aleanca e Shenjtë, i interpretonte si domosdoshmëri e fesë, si një detyrim të palëve nënshkruese për të ruajtur status-quon në Evropë. Pra Aleanca e Shenjtë, kishte mbledhur  bashkë monarkët konservator në luftë, kundër çdo revolucioni në Evropë, dhe i detyroi ata të vepronin bashkërisht për të luftuar çdo lëvizje [20]. Për udhëheqësin austriak Meternik, problemi kryesor ishte jo si të frenohej Rusia, por si të uleshin ambiciet e saj, ndërsa Casterlagh anglez ishte i gatshëm të ndërhynte ndaj Rusisë, vetëm kur të rrezikohej ekuilibri i përgjithshëm që ishte krijuar në Evropë. Për të ulur zellin e Aleksadrit të Rusisë Meterniku, kishte zbatuar një strategji të dyfishtë, duke promovuar Austrinë si pararojë të luftës kundër nacionalizmit, shpeshherë ai vepronte me fushata, përdorte strategji për të frenuar fushatat e carit rus, duke thirrur takime dhe konsultime për të ruajtur gjoja ekuilibrin në Evropë dhe Ballkan, këto skema i bënte vetëm për blerje kohe dhe ngadalësime të projekteve ruse në Ballkan[21].

Rusia në shekullin XIX, u shndërrua në një fuqi me potenciale dhe ndikim të padiskutueshëm në teatrin politik evropian. Në këtë kohë pa Rusinë nuk mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm në kontinentin evropian e më gjerë.[22]

Siç shihet, nga këto aleanca dhe marrëveshje të shteteve të fuqishme evropiane, ju krijuan mundësitë që P. Osmane të ndërmerr fushata ushtarake, për shuarjen e pashallëqeve shqiptare, ndërsa shtetet evropiane në anën tjetër, përkrahnin lëvizjet e popullatës së krishterë drejt pavarësisë së tyre nga P. Osmane dhe krijimin e shteteve kombëtare. Shqiptarët në këto rrethana mbetën pa asnjë aleat të vetëm në Evropë.

Gjermanët filluan të interesohen për krijimin e një shteti të pavarur grekë, duke u bazuar në gjurmët e qytetërimit nga kultura helene.

Sllavët zhvillonin propagandë se duhet të zgjerojnë kufijtë e tyre që nga malet e Karpateve, në drejtim të Shkupit, Kosovës, e deri ne jug qytetin e Shkodrës.

Rusia interesohej për krijimin e shteteve sllave, dhe zgjerimin e kufijve të një shteti të mundshëm bullgar, thellë ne territoret shqiptare. Në shumë aktivitete të këtyre klubeve pan sllaviste, filluan të krijohen mite dhe programe për trojet shqiptare.

Lëvizja politike e kulturore polake, e themeluar në Paris, në vitet tridhjeta të shekullit XIX, ishte nën udhëheqjen e pan sllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashaninit, projektin e Nacertanjes, ia besoi pan sllavistit çek Frantishek A. Zach prej Moravisë, që në atë kohë Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky.[23]

Në këtë kohë lindi edhe miti për betejën e Kosovës, dolën në publikë edhe projekte ruse për një frymë të përbashkët ideologjike e fetare që filluan me Dobrovskin, Kopitarin e Shafarikun për një letersi sllave. Në mesin e këtyre ideologëve të pansllavizmit u debatua mjaft për mësimin e gjuhës polake apo ruse në letërsi e shkolla.[24] Projektet e Homajkovit e Danillevskit, ju paraprinë projekteve të më vonshme për krijimin e shteteve ortodokse si: Megalo Idea greke, Naceranja serbe dhe Otocenstvo Bullgare.

Rusia në tokat shqiptare kishte angazhuar misionar politik, që punonin në terren, për bullgareizimin e popullatës. Lumi Morava filloi të quhet “Morava Bullgare”, ndërsa degëzimi i këtij lumi që kalonte nëpër Serbinë e sotme qendrore mbi Krushec, filloi të quhet “Morava Serbe”. Misionarët rusë që vepruan në “Malin Koritnik”, mes Prizrenit e Lumes arritën që të bullgarizojnë gjysmën e fshatrave të kësaj treve. Kjo rrymë e bulgarizimit u shtri edhe rreth “Lumit Moravë” dhe deri në rrethinën e Rahavecit.

Shqiptarët kishin hyrë në shekullin e XIX, të përçare dhe të ndarë në pashallëqe të mëdha. Në aspektin religjioz shqiptarët ishin të ndarë në të krishterë, mysliman dhe ortodoks. Shqiptarët me përkatësi fetare myslimane, ishte më e privilegjuar në taksa nga pushteti, ndërsa të krishterët ishin të ngarkuar, me shumë taksa që ua vështirësonin jetën. Popullata shqiptare e përkatësisë fetare myslimane, nuk gëzonte të drejta e etnokulturës dhe rrezikohej të asimilohej. Nga këto rrethana shtetet e fuqishme evropiane dhe Rusia në anën tjetër, filluan ti marrin në mbrojtje të krishterët e Gadishullit Ilirik, duke i përfshirë edhe shqiptarët e krishterë, të cilët po ashtu asimiloheshin në sllav e grekë. Kjo situatë e krijuar, i shtyri disa nga shqiptarët e krishterë ortodoks, që të mbështetën në programet e shteteve të fuqishme të kohës, sepse nuk kishin përkrahjen e tyre. Kjo ndikoj në asimilimin e popullatës së krishterë shqiptare, pasi që P. Osmane për qëllimet e veta, shqiptarëve, si komunitet më i madh etnik e kulturor, nuk ju njihte të drejtat nacionale, por për ti sunduar më lehtë, komunitetet etnike kulturore i kishte ndarë në komunitete fetare. Pas marrjes në mbrojtje nga Rusia dhe shtetet evropiane të popullatës së krishterë në Gadishullin Ilirik, shqiptarët e besimit islam gjatë shekullit XIX mbeti komuniteti më i diskriminuar brenda kufijve të P. Osmane.

Popullata shqiptare ishte varfëruar, dhe shkatërruar prej luftërave të shumta, dhe obligimeve të mëdha, për të përballuar taksat, me të cilat e ngarkonin sistemi feudal i kohës. Administrata osmane kishte përkrahje të madhe nga feudalët vendas të korruptuar, të cilët i bashkonin interesat e tyre të ngushta me pushtetarët Osman.

P. Osmane në fillim të shekullit XIX, nga fuqitë e mëdha ishte shtyrë për të filluar me reforma të brendshëm në të gjitha fushat e jetës. Shtetet perëndimore kërkonin nga P. Osmane, të fillojnë me reforma administrative, reforma në armatë, me qëllim që të bëhet një organizim më liberal në çdo pikëpamje. Me reformat për centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim, që të ju merrej pushteti lokal popujve të robëruar nga P. Osmane.

Ndër të parët që i kundërshtuan reformat në P. Osmane ishin Mustafa Pashë Bushatliu dhe kapiteni i Bosnjës Hysejn Grazhdovici, të cilët më shumë ishin mbështetur nga ndihmat e Rusisë, që i kërkonin përmes Milosh Obrenovicit.

Në vitin 1826, P. Osmane, bëri reforma në ushtri me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservator shqiptar, boshnjak dhe tjerë të gadishullit tonë. Mustafa Pasha Bushatliu kërkonte ti forcoi lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcoi lidhjet me Millosh Obrenoviqin në Serbi.[25]

Gjatë shekullit XIX, shtetet evropiane, e kishin vështirë ti kontrollonin apo edhe ti shkëpusin lidhjet e liderëve shqiptar, që i kishin krijuar me shtetet e lindjes, me Rusinë dhe popujt fqinjë aleat të saj.

Kryengritjen e armatosur kundër Perandorisë Osmane, e filloi  Mustafa Pasha i Shkodrës dhe më pas kapiteni boshnjak Husein Gradaš?evi?. Të dyja këto kryengritje u zhvilluan si lëvizje të madhe ushtarako-politike, me qëllim që me forcë të detyrojnë P. Osmane të ndërpresin reformat dhe të respektojnë traditat dhe institucionet e vjetra te sheriatit.

Reformat hasën në rezistencë të jeniçerëve dhe përfaqësuesve të klerit islam. Rrymat kundër reformave kishin përkrahje nga Rusia cariste, e cila i ndihmonte kryengritësit për ta mbajtur gjendjen, dhe sistemin e mëparshëm në P. Osmane.[26] Reformat shfaqeshin edhe si mburojë ndaj prirjeve separatiste dhe grabitqare sllavo-ortodokse.[27]

Një nga problemet kryesore, me të cilat duhej të përballeshin autoritetet qendrore turke, pas vitit 1826 ishte çështja e marrëdhënieve me feudalët e mëdhenj, që përfaqësonin mbajtësit e pushtetit politik dhe ekonomik, në pjesët e brendshme të perandorisë. Problemi u intensifikua edhe më shumë kur P. Osmane ra në konflikt me pashallëqet e Rumelisë, duke dashur të shfuqizojë sistemin e vjetër teokratik-ushtarak, dhe të vendosë një regjim më modern e liberal.

Ky konflikt  me këto pashallëqe e shkatërronte unitetin e Perandorisë Osmane, duke e dobësuar edhe më shumë fuqinë e saj. P. Osmane, duke ju mohuar të drejtat elementare shqiptarëve në trojet e tyre, dhe në anën tjetër duke i joshur shqiptarët për pozita të larta në udhëheqje jashtë trojeve etnike, shqiptarëve ju krijonte pamundësi për tu organizuar për një kryengritje gjithë popullore për ta formuar shtetin shqiptar në trojet etnike, por për fat të keq kryengritja shqiptare, nuk e arriti atë nivel të organizimit. Sa më të përçare, dhe në konflikte mes pashallëqeve që i mbante shqiptarët P. Osmane, duke i përdorur si ushtar besnik në luftëra me armiqtë e saj, P. Osmane e vazhdonte sundimin në trojet shqiptare, ndërsa në marrëveshje me Rusinë, pas humbjeve të betejave në luftime, për të arritur paqe, bënte kompromise të dhimbshme me toka shqiptare.

Kjo situatë shqiptarët, jo rrallë do ti sjellë para situatave absurde, sepse mbrojtja e interesave të tyre nënkuptonte kundërshtimin e frymës së reformave.[28]

Në kuadër te këtyre reformave, shqiptarët u gjendën në një pozitë jo të mire organizative. Në aspektin e strukturës shoqërore shqiptarët kishin një laramani.[29]

Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828, Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë, me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha, duke mos dashur ti ndërpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin ruso-osman, duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit, dhe se do të kyçet në pranverë.[30]

Kyçja e Mustafa Pashës, me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse, që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi P. Osmane dhe Rusinë. që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes, rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë, ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 04. tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje të mëdha, dhe i ndërpreu raportet me Rusinë.[31]

Mustafa Pashë Shkodra, kërkonte aleat ndër feudalët tjerë të fuqishëm, për ti penguar reformat në Stamboll, kështu që kryengritësit shqiptar të veriut, nën udhëheqjen e tij, përveç interesit të tyre, kryengritësit ishin edhe për përkrahjen e kundërshtarëve të reformave në Stamboll, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë politike dhe dobësimin e sulltan Mahmudit II.[32] Kundër ushtrisë së Mustafa Pashës, në trojet shqiptare vazhdon luftën Mehmed Reshid Pasha, i cili së pari i fillojë luftimet kundër ortodoksëve shqiptar të jugut, e pastaj edhe kundër Mustafa Pashë Bushatliut.[33]

Kryengritja ishin zhvilluar në kohën kur P. Osmane i kishte filluar ndryshimet në udhëheqje, me ndihmën dhe propozimin e shteteve të fuqishme evropiane, andaj luftën që e zhvillonte Mustafa Pasha, kundër Reshid Mehmed Pashës. Evropianët këtë kryengritje e shihnin si rivalitet të brendshëm të këtyre dy vezirëve të fuqishëm. Kjo ishte njëra ndër arsyet që perëndimorët e përkrahnin Mehmed Reshid Pashën, i cili mbështeti reformat, dhe përkrahej edhe nga vet sulltani.

Kryengritja shqiptare gjatë viteve 1826-1832, edhe pse u zgjerua dhe ishte më ë madhja kryengritje kundër P. Osmane në rajon, u shua pa dhënë ndonjë rezultat për të fituar liritë, dhe të drejtat qytetare të popullatës shqiptare në rajon.

Kjo lëvizje në sy të popujve evropian nuk shihej si lëvizje kombëtare, por më shumë si lëvizje klanore e fetare, që ishte rebeluar kundër reformave dhe rendit të ri në P. Osmane.

Pas shpalljes së reformave në ushtri, edhe pse P. Osmane e kishin përfshirë trazira, në Stamboll, dhe në tërë territorin e saj ishte krijuar anarki, mendoj se Mustafa Pasha, me potencialin ushtarak që kishte, dhe përgatitjen e tij, nuk është dashur që marshojë në drejtim të Stambollit, për ta humbur moralin e ushtrisë së tij, që me humbje të mëdha të shpartallohet nga armata ruse.

Mustafa Pasha nuk është dashur, që ti besojë aq shumë princit MIllosh Obrenoviqit dhe Rusisë, por është dashur që me ushtarët e tij, të mos del jashtë trojeve shqiptare, të heq dorë nga rrethimi i Sofjes, dhe të niset për ta marrë Stambollin, por kryengritjes ti jep karakter kombëtar, dh të bëjë më shumë për forcimin e unitetit me pashallarët tjerë shqiptar.

Të gjendur në këto rrethana, popullata shqiptare ishte përherë në kryengritje, por që kryengritja e tyre nuk mori karakter gjithë popullorë dhe kombëtar.

Pashallarët shqiptar, të pa koordinuar mes veti dhe të pa disiplinuar, nuk arritën të organizojnë lëvizje gjithëkombëtare për tu liruar nga P. Osmane.

P. Osmane, gjatë reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm, shqiptar në tokat shqiptare i shndërroi në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe i dërgojë në viset e Azisë së Vogël.

Shqiptarët nuk kishin krijuar diplomaci të jashtme politike, dhe aleat në shtetet evropiane për të filluar me kryengritje të armatosur, por ishin krijuar aleanca me liderët shqiptar në shtetet e lindjes, andaj aleanca me Mehmet Ali Pashën në Egjipt dhe djalin e tij Ibrahim Pashën, shqiptar nga Siria, kishin planifikuar me Mustafa Pashë Bushatliun e Shkodrës, për ta marrë në duar Stambollin, ky ishte një plan i dëmshëm, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit të ndërgjeshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së udhëheqjes për të kontrolluar porte të rëndësishme gjeostrategjike për të cilat luftonin fuqitë e mëdha botërore.

Pra siç shihet në rrethanat e fillimit të reformave në P. Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë së rregullt osmane, feudalët shqiptar, nuk ishin sa duhet të përgatitur me ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti, e mbi të gjitha ju mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane. Kryengritjet shqiptare gjatë kësaj periudhe, u mbështetën dhe shpresuan në ndihmat që do të ju vinin nga Rusia, por kjo ju kushtoi shumë, në çdo kryengritje që e zhvilluan në gjysmën e parë dhe të dytë të shekullit XIX.

Në këto rrethana pashallarët shqiptar, nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë kombëtar, për tu ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.

Mustafa Pasha i Shkodrës, edhe pse kishte parashtruar kërkesa te sulltani, që të respektohet gjuha, tradita dhe veshja kombëtare shqiptare, këto kërkesa nuk i kishin bërë pashallarët tjerë.

Disa pashallarë shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre, shpesh herë  i shërbyen sulltanit, për ndonjë privilegje, post apo për qeverisje gjysmë autonome, në rajoni e tyre ku sundonin.

Kryengritjet shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, P. Osmane këto kryengritje i shuante me shqiptar, duke i shtyrë që të vriten mes veti, dhe në këtë mënyrë arrinte që ti shuante pa ju krijuar mundësinë që kryengritjet të marrin karakter gjithë popullorë.

Gjatë kryengritjeve shqiptare, rol të madh luajti edhe përkatësia e ndryshme fetare, dhe nuk u krijua mundësia e bashkimit të përgjithshëm, midis popullatën së krishterë shqiptare dhe asaj myslimane. Siç u pa pak vite më vonë këto kryengritje nën ndikimin e bektashinjve shpesh herë kryengritja deri në fillimin e rilindjes kombëtare, mori karakter kundër të krishterëve.

P. Osmane i kishte shfrytëzuar shqiptaret në luftërat që i zhvillonte prej Azisë së Vogël, Afrikën veriore e deri në Evropë, kundër Austrisë dhe shteteve tjera evropiane, kurse në anën tjetër kundër kryengritjeve shqiptare i shfrytëzonte ushtarakët e vet më të shquar me origjinë nga vendet e lindjes dhe me origjinë shqiptare, greke e sllave nga trevat e Rumelisë, Afrikës e Azisë.

Kryengritjet shqiptare shpesh herë i udhëhiqnin feudal, ajan dhe lider fetar, andaj kjo udhëheqje nuk ishte në gjendje që kryengritjes ti jepej ideologjia kombëtare, për ti bashkuar shqiptarët pa dallim feje e rajoni në trojet etnike, kundër P. Osmane.

Mustafa Pashë Bushatliu, para se të fillojë kryengritjen i paraqiti kërkesat e tij, që duhej ti zbatonte P. Osmane. Mes kërkesave tjera ai kishte kërkuar, të drejta të barabarta me popullatën boshnjake në P. Osmane kishte kërkuar të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën e brendshme të vendit, njohjen e pavarësisë kulturore dhe etnike të fiseve shqiptare.

Dhe si kërkesë tejet e rëndësishme për ne shqiptarët Mustafa Pasha kishte kërkuar lejimin dhe njohjen e kostumeve kombëtare shqiptare. Kjo nën kupton se shqiptarët ishin komuniteti më i shtypur brenda P. Osmane dhe nuk gëzonin as të drejta minimale për ruajtjen e identitetit të tyre kulturorë.

Popullata shqiptare, duke qenë e shtypur dhe e ndarë në fise, rajone dhe religjion, në masë të madhe i përkrahën kërkesat e parashtruara para Portës së lartë në Stamboll. Kësaj kryengritje ju bashkua një numër i vogël i popullatës shqiptare me besim fetar të krishterë. Edhe pse numri i të krishterëve shqiptar ishte i pakët, kjo mund të konsiderohet si një përpjekje e organizimit kombëtar, duke e pasur parasysh se dhe ushtarët e Mustafa Pashë Bushatliut, në kokë e mbanin plisin e bardhë si simbol kombëtar.

Në vijim po japim tre kërkesat e Mustafa Pashës, të publikuara nga studiuesi serbë T. A. Vukanovic.

Shih: Faksimilet nga shkrimi i, T. A. Vukanovic, lidhur me katër kërkesat që kryengritësit shqiptar i kërkonin portës së lartë [34]

Këto kërkesa ishin:

Tretman të barabartë me popullatën boshnjake në Perandorinë Osmane

Administrata e brendshme në trevat shqiptare të zhvillohet në gjuhën shqipe

Si simbole kombëtare të pranohen kostumet popullore shqiptare

Që P. Osmane të njeh pavarësinë e fiseve shqiptare

Siç shihet P. Osmane, shqiptarëve ju kishte ndaluar edhe kostumet popullore e në veçanti bartjen e Plisit si simbol kombëtar, që simbolizonte identitetin nacional e fiseve shqiptare dhe konsiderohej se ishte në kundërshtim me programin e reformave.

Shih: Faksimilin nga shkrimi i, T. A. Vukanovic, ku shkruan se veshja popullore e shqiptarëve, e sidomos Plisi, konsideroheshin si kostume anti reformave, sepse simbolizonin fiset e pavarura shqiptare.[35]

Pas vitit 1826, ndër problemet kryesore, me të cilat duhej të përballeshin autoritetet qendrore osmane, ishte çështja e marrëdhënieve me feudalët e mëdhenj, të cilët përfaqësonin mbajtësit e pushtetit politik dhe ekonomik në pjesët e brendshme të perandorisë. Në këtë periudhë P. Osmane ballafaqohej me konflikte të përhershme, me pushtetet vendore të pashallëqeve në tërë Rumelinë. Këto konflikte e dobësonin shumë P. Osmane. Ky konflikt në shoqërinë myslimane po shkatërronte unitetin e shtetit islamik osman, dhe ishte një nga faktorët e rëndësishëm në dobësimin e mëtejshëm të Perandorisë Osmane. Lufta me Sulltanin dhe Portën e larë pas shpalljes së reformave e nisi fillimisht Mustafa pasha Shkodra, që nxiti kryengritjet edhe në Bosnjë më kapiteni boshnjak Husein Gradaš?evi?. Të dyja këto kryengritje u zhvilluan në një lëvizje të madhe ushtarako-politike, qëllimi i së cilës ishte të detyronte Sulltanin dhe Portën e lartë, me forcë të armatosur, të pezullonin reformat, por në prag të përfundimit të kryengritjes, politika e ndikuar nga Rusia dhe porta e lartë, këta pashallarë i futi në konflikt mes veti, dhe Hysen Grazhdovici, hyri në Kosovë dhe dogji disa fshatra shqiptare..

Kryengritja shqiptare nën udhëheqjen e Mustafa Pashës, pa dyshim se synonte të kishte karakter gjithë popullorë, për tu çliruar nga P. Osmane, dhe pse kjo kryengritje nuk ja arriti qëllimit, ajo e zgjojë idenë kombëtare të rilindësve tanë. Në trevat shqiptar, ishte forcuar sistemi i feudal, që udhëhiqeshin nga vet feudalët shqiptar, ky sistem nuk e kishte bërë të mundur zhvillimin e klasës intelektuale shqiptare, por shpesh herë për interesa personale luftoni mes veti, herë i shërbenin sulltanit, e herë luftonin kundër tij. Në anën tjetër pjesëmarrja masive e popullatës, në kryengritje përkrah ajanëve dhe pashallarëve shqiptar, ishte e madhe, sepse ata shpresonin në lirinë e tyre, nga taksat dhe mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë perandorake. Duhet pranuar se masat e gjëra popullore shqiptare, ishin shumë të lodhur nga taksat, që i merrnin prej tyre ajanët dhe pashallarët shqiptar.[36]

Qarqet sunduese të P. Osmane, vazhdonin të ndiqnin një politikë asimiluese dhe shkombëtarizuese, pasi që shqiptarëve, nuk ju njihej e drejta e gjuhës amtare dhe kulturore.[37] Pushteti Osman për të thyer rezistencën e fiseve formoi njësi territorial (Bajraqet), në mënyrë që ta vejë kontrollin e plotë mbi fiset shqiptare dhe për të mbledhur sa më shumë tatimet.[38] Administrata osmane e përhapte islamin ndër shqiptarë, me qëllim për ti realizuar planet e veta.[39]

Pashallarët, Bajraktarët dhe Zabitët shqiptar, për ti realizuar interesat e tyre personale, ishin të pa mëshirshëm ndaj popullatës së varfër shqiptare. Për mizoritë e tyre që bënë ndaj masave të gjëra popullore, edhe sot në kujtesën e popullatës ato vuajtje rruhen si rrëfime, në familje dhe zona rajonale, në burime të shkruara nga të huajt dhe në këngë burimore nga folklori i jonë popullorë. Për sjelljet e ultë të ajanëve shqiptar, ne po veçojmë disa raste të ndryshme të trashëguara brez pas brezi në kujtesën e popullatës shqiptare, por dhe në burime të shkruara.

Në kryengritjet e më vonshme shqiptare, rendi shoqëror, dhe rivaliteti i feudalëve shqiptar, që shpesh herë luftuan ndërmjet veti, nuk kishin mundësuar, që të krijohet shtresa intelektuale shqiptare në shtetet evropiane, pasi që në Evropë ishte krijuar rend i ri shoqëror dhe zhvillohej revolucioni borgjez për formimin e kombeve.

Udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare të mbështetur në klerik fetar, bajraktar e kryetar të fiseve, nuk kishin shtresë intelektuale, për të kërkuar ndihma dhe përkrahjen e shteteve të fuqishme evropiane, andaj shpesh herë kërkesat e tyre i drejtoheshin  te Mehmed Ali Pasha në Egjipt.

Këta udhëheqës ta pa arsimuar sa duhet, nuk i kuptonin ndikimet e huaja në trevat shqiptare, andaj gjatë tre shekujve të fundit, krijonin lidhje të fshehta me grekët, bullgarët e serbët, të cilët në këtë periudhë drejtoheshin nga ndikimi dhe politikat ruse, e që përkraheshin edhe nga shtetet evropiane.

Nga bisedimet e fshehta me grek, bullgarët, serbë dhe boshnjakët në këtë kohë shqiptarët nuk përfitonin asnjë ndihmë, por këto lidhje bëheshin pengesë, për ndonjë bashkëpunim të mundshme me Austrinë dhe shtetet tjera evropiane.

Kryengritja e Dervish Carës, vazhdonte të kundërshtoj, masat që i kishte marrë P. Osmane pas reformave të vitit 1839, duke i ngritur taksat dhe duke bërë regrutimin me dhunë të shqiptarëve. Në këtë periudhë shqiptarët ishin të organizuar në fise, bajraqe e klane, që kishin njëfarë kohezioni në popull.[40]

Feudalët shqiptar të motivuar për pushtet e pasuri, dhe gatishmëria e atyre që i shërbenin me besnikëri portës së lartë shekuj me radhë, për tu bërë bajraktar, zabit, çaushë , kishte krijuar lider me epshe ç ‘frenuese, dhe të pirur për ta dhunuar popullin e vet!

Për të mësuar, nga gabimet historike të kësaj periudhe, është me rëndësi të madhe, të kuptojmë.  se si trajtohen dështimet e lëvizjeve shqiptare të shekullit XIX, për të mësuar që gabimet e tilla mos të përsëriten në udhëheqjet popullore shqiptare.

Feudalët shqiptar, e bënin shpërnguljen e dhunshme të masave fshatare, nga fshatrat e tyre në  tokat e tyre çifligje. Në veri-lindje të tokave shqiptare, Gjinollët që njiheshin si çifligar të mëdhenj, sillnin në çifligjet e tyre fshatar të varfër shqiptar.[41]

a) Nga burimet e shkruara ne po veçojmë sjelljen e Maliq Pashë Gjinollit, dhe sjelljen e tij me popullatën shqiptare katolike në burgun e Prishtinës, dhe internimin e tyre ne shkrepat e Anadollit. Po ashtu vlen të përmendet sjelljet e sundimtarit të Vrajës, Hysen Pashës me popullatën e asaj zone. Përveç sjelljeve tjera mizore po e përmendim  rastin e përshkruar për karakterin e këtij sundimtari. Sa herë që Hysen Pasha kalonte me atin e tij pranë një kopshti apo prone të punuar mirë, nga ndonjë çifligar tjetër, thoshte kjo pronë më takon mua. Nëse pronari kundërshtonte ai i merrte të gjitha masat, e deri te vrasja e tij, vetëm për tu bërë pronar i vetëm i asaj toke. Popullata shqiptare ngriti shpesh krye, kundër Hysen pashës edhe pse ky ishte më origjinë shqiptare, për shkak se ky pasha ishte i pangopur për prona dhe para. Hysen pasha, e mundonte shumë popullatën, i shtinte me dhunë të punojnë në tokën e tij, shpesh i përvetësonte me dhunë pronat e fshatarëve dhe bejlerëve tjerë, duke i bashkuar me çifligjet e tij. Me plaçkën që e bënte në popull, ai e kishte krijuar një pasuri të madhe, por edhe kishte lejuar që të zhvillohet shkala e amoralitetit, që i kishte prekur të gjitha shtresat e popullatës, në qytetin e Vrajës.[42]

b) Rikujtojmë këngën burimore për Halit Gashin nga Vushtrria, kur Beqir Aga, për ti dhënë Halit Gashit, për ta punuar një tokë të tij, ia kërkon motrën Hajri! Po e japim një refren nga folklori ynë burimor: Në ma dhashë ti mua motrën Hajri, hajde zgjidhë o në dymbëdhjetë shpijë, S’po ta lypi o për miqësi, sollë se i ka o dy sytë e zi, nja tri natë o me të po rri![43]

c) Nga hulumtimet në terren në kujtesën e një familje nga fshati Popovë, komuna e Podujevës, shënuam se në atë periudhë një Jakupi nga ky fshat, ishte caktuar për ti grumbulluar taksat e fshatit për ti dërguar në Vushtrri. Jakupi ishte i detyruar që të mbledhë një numër të caktuar të lirave. Para se të vinte afati për dorëzimin e lirave në Vushtrri, Jakupit i nevojiteshin edhe dy lira për ta plotësuar numrin e lirave që ju kishte dhënë aga i Vushtrrisë. Për dy lirat që i mungonin, Jakupi i kërkon nga vëllai i tij. Vëllau i Jakupit nuk ja kishte dhënë ato dy lira dhe ai kishte shkuar me dy lira më pak në Vushtrri. Aga i Vushtrrisë me qenë se Jakupi nuk e kishte përmbushur numrin e lirave të caktuara kishte vendosur që Jakupin ta vejë në litar. Ishte caktuar që varjen e Jakupit ta bënte një qytetar me përkatësi rome nga Vushtrria. Para se të ja largonin sëndukun e kishin pyetur Jakupin për dëshirën e tij të fundit. Jakupi ishte përgjigjur se dëshira e tij e fundit ishte që ta thirre ezanin. Pas thirrjes së ezanit. Jakupit e kishin varur në lirat. Romi që ja kishte larguar sëndukun Jakupit kur kishte shkuar në shtëpi e kishte pyetur e ëma e tij. Kush ishte ai që sot e thirri ezanin në Vushtrri. Romi ju kishte përgjigjur nënës së tij, e moj nënë me ditë ti atij njeriu unë sot ja kam hequr sëndukun. Nëna e romit e kishte mallkuar djalin e saj duke i thënë, djali im të dy sytë tu qorrofshin çka paske bërë sot. Sipas rrëfimit të qytetarit nga Popova, pasardhës i Jakupit, romi më vonë ishte verbuar. Ky qytetar e përfundon këtë rrëfim duke thënë. Merrni me mend për dy lira që vëllai, nuk ja kishte dhënë Jakupit, Jakupi ishte varur në qytetin e Vushtrrisë.[44]Gati rreth 200 vite pas këtij rasti, Dalipi një pasardhës i Jakupit e përfundon rrëfimin duke thënë: Merrni me mend Jakupi është varur sepse vëllai i tij nuk ja kishte gjetur dy lira, për ta plotësuar numrin e lirave që ju kishin kërkuar! Kjo ishte edhe një strategji për ti përçare shqiptarët.

d) Një rast tjetër i ngjashëm të cilin e kam shënuar, para tre dekadave nga gjyshi im i ndjerë ka të bëjë për sjelljen e Zabitit në fshatin Marec, komuna e Prishtinës. P. Osmane gjatë shekullit XIX nëpër vendbanimet shqiptare emëronte, zabitët qytetar besnik, që e kishin rolin e një polici lokal, për të mbajtur rendin në atë fshat apo vendbanim. Një zabit në fshatin Marec ishte sëmurë dhe kishte mbetur shtritë në shtrat. Një fshatar nga fshati fqinjë Krilevë, kishte vendosur që të shkoj e ta shohë zabitin e sëmurë. Ai e kishte porositur gruan e tij që ti gatuaj disa petulla, gruaja ja kishte përgatitur petullat në një kalanicë, dhe i kishte mbuluar me një shami të pastër. Duke ecur rrugës në një mal mes dy fshatrave takohet me një fqinjë të tij nga fshati Krilevë. Ai kishte treguar fqinjit të dijë se ka dëgjuar se është sëmur zabiti i fshatin Marec e po shkon që ta shohë me do petulla që ja kishte gatuar gruaja e tij. Fqinji i tij ishte lodhur në mal dhe ndihej pak i uritur thotë po e marrë një petull se po ndihem i uritur, ofrohet dhe e hanë një petull. Përshëndeten mes veti, dhe ky vazhdon rrugën deri të zabiti. Përshëndetet me zabitin, e ndërkohë i rrëfen rastin si e kishte takuar rrugës fqinjin e tij, dhe ai e kishte ngrënë një petull sepse kishte qenë i uritur. Kur zabiti e kishte kuptuar se ai fshatari tjetër nga Krileva e kishte ngrënë një petull i zemëruar kishte thënë. A ai e ka hëngër “ërzin tem a”, që është bërë nijet për mua, atij kurrë nuk ja fali. Veç sa të shërohem se paq ja dhënë një plumb kurrë se lë. Pas pak jave zabiti ishte shëruar dhe e merr koburen e tij, dhe del e plagosë rëndë fshatarin nga Krileva, vetëm pse e kishte ngrënë një petull,!

Ky rrëfim sado pak duket ndoshta i pa rëndësishëm, por kur krahasohet me gjendjen politike e sociale të popullatës shqiptare, të dëshmuara edhe nga burimet historike të asaj kohe, jep një pasqyrë për gjendjen e mjerueshme të popullatë shqiptare gjatë sundimit osman në shekullin XIX. Proceset historike dhe përjetimet e popullatës shqiptare në dy shekujt e fundit, japin mesazh të plotë se është e domosdoshme, një platformë e përgjithshme kombëtare që i ruan vlerat e identitetit kombëtar, dhe qytetarët shqiptar, pa dallim fetar dhe rajoni, i bënë të barabartë para ligjit.[45]

Siç shihet edhe nga publikimet e më vonshme, serbe dhe osmane të shekullit XIX, në mes të Rusisë dhe P. Osmane, zhvillohej një rivalitet, se cila perandori, po arrijnë të përvetësoj sa më shumë territore dhe popullatë shqiptare, për ti asimiluar dhe kthyer si besimtar të kultit fetar të tyre dhe për ti asimiluar dhe shkrirë në komunitetet e tyre kulturore e fetare.

Popullata shqiptare në këto rrethana, nuk kishte mundësi, që të mbrohet nga programet asimiluese, pasi që ishte ndarë në nëpër komunitete fetare.

Me reformat e Tanzimatit, P. Osmane i dëmtojë edhe më shumë shqiptarët, sepse vazhdojë me reforma edhe më të rrepta kundër shqiptarëve, popullatën shqiptare nuk e njihte si etni të veçantë, me gjuhë dhe kulturë të ndryshme sikurse që i njihte etnitë tjera, por si komunitet fetar.

Identifikimi i etnisë me religjionin, dhe mobilizimi i detyrueshëm në ushtrinë osmane, ndikoj që shqiptarët të asimiloheshin me shumicë dhe të humbin shumë territore dhe ndikimin e tyre në rajon. Shqiptarët nga popullata më e madhe në rajon, u rrezikua që të asimilohet tërësisht dhe të shuhet, duke luftuar në disa kontinente për interesat e P. Osmane.

Në viset urbane shumë pak, shqiptarët arritën që ta ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre tradicionale, ndërsa në trevat rurale, shqiptarët e ritit mysliman dhe katolik të Kosovës, ruajtën gjuhën dhe traditën, ndërsa shqiptarët ortodoks dhe vllahët u bënë sllav dhe grekë.

Shih: Faksimili nga libri i Orosh Sheshum, i cili shkruan se në fillim të shekullit XIX, popullata e krishterë, serbët e vjetër të fisit Berishë, kaluan në besimin islam. Në Prishtinë në vitin 1845, u regjistruan dy serbë nga fshati Llukarë.[46]

Nga ky burim kuptojmë se, popullata shqiptare jetonte në presion e shtypje të thellë, gjatë shekullit XIX. Po ashtu kuptojmë se dy shqiptar nga fisi Berishë, që jetonin në Prishtinë një vitin 1845, ishin regjistruar si serbë. Kjo dëshmi e shpjegon qartë programin e P. Osmane dhe programin e Rusisë për shkatërrimin dhe asimilimin e popullatës shqiptare. Në anën tjetër nuk ka kuptim logjikë, që autorët serbë të shkruajnë se fisi Berishë ishte me përkatësi serbe dhe të ju lejohen disertacione doktorate me falsifikime të tilla historike.

Faksimile nga libri i Todor Stankovicit, ku përshkruhen fiset e popullatës shqiptare që jetonin ne Drenicë dhe besimin e tyre të krishterë [47]

Shqiptarët në P. Osmane, nuk gëzonin asnjë të drejtë elementare kombëtare, ishin të përçare mes veti, nuk kishin arritur të formojnë platforme kombëtare, por zinin pozita të larta në disa shtete të lindjes së mesme dhe në vet P. Osmane.

Faksimile nga libri i Todor Stankovicit, i cili shkruan se Brankovicët që jetuan në territorin e Kosovës së sotme ishin fisë Gash, edhe Brankovicët në Hoqën e Madhe, që sot konsiderohen si popullatë serbe ishin fisë Gash [48]

Bazuar nga literatura në gjuhën serbe mësojmë se edhe Gjorgj Maksim Brankovici, kishte lindur në Shqipëri, dhe fëmijërinë e tij e kishte kaluar në Itali. Autori serbë shkruan se ishte një hungarez i madh i cili prej vitit 1486-1495, bëhet despot serbë! Siç shihet nga burimet serbe këto të dhëna nuk kanë argumente shkencore të dëshmojnë se përkatësia e brankovicëve të jetë sllave. Nga argumentet e cekura më lartë mund të pohojmë se Brankovicët ishin një dinasti shqiptare e fisit “Gash”, që me pëlqimin e P. Osmane, pas pushtimit të trojeve tona u bënë sundimtar vasal të P. Osmane në territorin e Dardanisë.

Në vijim të shohim, nga burimet e literaturës në gjuhën serbe, se Brankoviçët, që u bënë dinasti e njohur në mesjetë ishin shqiptar nga Shqipëria, por serbët me qëllim të mohimit të identitetit shqiptar, shkruajnë se ishin hungarez, ndërsa disa autor serbë, shkruajnë se i përkisnin fisit “Gash”. Në burime shkencore, nuk mund të pranohet fakti, të jenë serb apo hungarez, kur i përkisnin fisit shqiptar, dhe kishin origjinë nga Shqipëria.

Faksimile nga libri i Leontije Pavlovicit, i cili shkruan se Gjorgj Branku ka lindur në Shqipëri në vitin 1461, fëmijërinë e kaloi në Itali, i cili si hungarez emërohet despot serbë![49]

Perandoria Osmane nën presionin e fuqive evropiane ishte detyruar, tu ua njohtë disa të drejta popullsisë së krishterë, duke lejuar hapjen e disa shkollave private në të cilat do të shkollohej gjenerata e re.[50] Për fat të keq këtë të drejtë, nuk i gëzonin të krishterët shqiptar, por ata filluan të shkollohen në shkolla, ku mësohej gjuha greke, italiane dhe sllave. Në këto shkolla admiroheshin popujt tjerë, me qëllim të asimilimit dhe nxitjes së konfliktit nder fetar.

Austria dhe Italia, hapen shkolla në gjuhën latine, me qëllim të zhvillimit të propagandës etno-kulturore.[51]

Rusia duke e parë dobësimin e P.O. kërkoi që të rishqyrtohet traktati i Bukureshtit me që rast ju dhanë disa privilegje shtesë vllahëve dhe serbëve.[52] Serbisë ju njoh autonomia dhe ju mundësua zgjerimi i kufijve në dëm të trevave shqiptare.

Pas fitimit të autonomisë së Serbisë princi Millosh Obrenoviqi kërkoi në vitin 1833 që të bëhet regjistrimi i popullsisë. Sipas regjistrimit në kohën e kryengritjes së dytë më 1815 në territorin e Serbisë që e fitoi autonomin më 1830 ishin 473.000 banorë.[53]

Në vitin 1834 u bë regjistrimi i popullatës dhe në këtë kohë Serbia numëronte 678.192 banorë. [54]

Konsulli austriak në Shkodër V. Ballarini në një raport të vetin në vitin 1844 e përmend një kryefamiljar të familjes të quajtur Dema në Gjilan i cili haptas tregon se quhet Zef, dhe se tërë familja e tij janë katolik.[55]

Ami Bue në vitin 1838 shkruan se popullata serbe ka qenë më pak se 900 000 banorë, kurse shqiptar numëroheshin më tepër se një milion e gjashtëqind mijë, në këtë kohë më shumë kishte shqiptar se sa serb dhe grekë.[56]

Në anën tjetër, nga varfëria dhe epidemitë, Prishtinë, në qershor e gusht të vitit 1837 çdo ditë vdisnin nga mortaja 80-140 persona.[57]

Pas njohjes së autonomisë marrëdhëniet në mes të P.O. dhe Serbisë ishin të mira. Në vitin 1835 Milloshi vizitoi Stambollin, ndërsa u detyrua të jep dorëheqje (1839) duke ia lëshuar vendin te birit të tij Mihailit i cili po ashtu u soll në Stamboll u nderua jashtëzakonisht shumë dhe iu dhënë dekorata dhe diamante nga vetë sulltani.[58]

Serbët që në vitin 1836 kishin arritur pëlqimin nga Perandoria Osmane që të hapin dy shkolla fillore në Prizren. Në vitin 1848 serbët kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë.[59]

Në këto rrethana, popullata shqiptare ishte e detyruar që arsimin ta zhvillonte në gjuhë të huaja si: greqisht, serbisht, latinisht dhe turqisht.

Studiuesi francez, Ami Bue në vitin 1838 shkruan se popullata serbe ka qenë më pak se 900 000 banorë, kurse shqiptar numëroheshin më tepër se një milion e gjashtëqind mijë, në këtë kohë më shumë kishte shqiptar se sa serb dhe grekë.[60]

Me gjithë vështirësitë, në këtë kohë kemi edhe fillimin e organizimit të shtresës së inteligjencies shqiptare të krijuar nëpër shkolla të huaja në diaspore. Komuniteti shqiptar në Itali, Rumuni, Bullgari, Egjipt dhe më vonë edhe në vet P. Osmane, edhe pse të shkolluar në gjuhë të huaja filluan të organizojnë shoqëri kulturore, të cilat nga gjysma e shekullit XIX, do të bëhet edhe bartëse e proceseve politike e kombëtare shqiptare.

Mirëpo këto lëvizje hasnin në pengesa më të mëdha, si nga pushteti osman ashtu edhe nga fqinjët e nxitur e të përkrahur nga Rusia si: Borgjezia greke në mesin e popullsisë shqiptare ortodokse përhapte idetë e panhelenizmit në trojet tona, të cilat më vonë do të rezultojnë me krijimin e aleancave të grekëve, bullgarëve e serbëve, për krijimin e shteteve të tyre duke i gllabëruar shumë territore shqiptare.

Në këtë kohë, shfaqen programet kombëtare të popujve fqinjë, edhe idetë e ndryshmit të kufijve për të krijuar shtetet e tyre kombëtare si: “Megali idea” greke, programi ishte njëkohësisht politik, shtetëror dhe fetarë, si një program-platformë kombëtare greke e themeluar nga Jan Koleti, misioni i së cilës ishte ripërtëritja e Perandorisë Bizantine[61].

Programi pan sllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Për të vjetrën dhe të renë” që u botua në vitin 1839, pastaj projekti për themelimin e një perandorie pan sllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski i cili parashihte shpalljen e patrikut të Moskës person që përfaqëson zotin në tokë synonin që të zgjerohen në dëm të tokave shqiptare. Këto projekte u inspiruan në idetë pan sllaviste të Çartoriskit dhe Franjo Zahut për përqendrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori. Bazuar në këto projekte dhe ide u përpiluan në vitin 1844 “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolës dhe  programi i “Otoçenstvos” bullgare.[62]

Programi nacional serb, mbi të cilin do të mbështetet koncepti hegjemonist serbomadh, i cili më së shumti do të fokusohet tek hapësira etnike shqiptare, dhe qëllimet e njohura pushtuese ndaj trevave shqiptare.[63]

Me projektin e Nacertanjes serbët bënin propagandë se nuk po bënin diçka të re vetëm se po i përtërijnë tokat e gjyshërve të tyre dhe ky program nuk mbështetej në parim popullor apo kombëtar, por në të drejtën historike.[64] Me këtë projekt vërehet qartë qëllimi i Serbisë që të përvetësoi të drejtën historike në trojet shqiptare.

Serbia i përfshiu trevat shqiptare veriore në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Shqipërinë veriore.

Planet e Ilia Garashaninit parashikonin t’i shkëpusnin P. Osmane Kosovën, Shkodrën dhe Ulqinin,që të arrihej një dalje në det[65].

Serbia, për ta realizuar projektin e saj kërkonte përkrahje ndërkombëtare, por dhe nga popujt e rajonit. Ilia Garashanini që në vitin 1844 e dërgoi Stefan Verkovicin, në trevat shqiptare për të mbledhë të dhëna, dhe për të vu kontakte më personalitete shqiptare. Garashanini kishte vu kontakte dhe me njerëz me ndikim ne trevat tjera të Ballkanit dhe njëri ndër ta ishte Matija Bani nga Dubrovniku i cili së shpejti u bë njëri nga personat më të dalluar të propagandës politike të Serbisë pas Garashaninit.[66]

Serbia vendosi lidhje edhe me disa persona të Shqipërisë veriore. Në vitin 1846 u vënë kontaktet me priftin shqiptar Gaspër Krasniqin, Bibë Dodën dhe Naum Sidon me origjinë nga rrethi i Dibrës i cili ishte vu në shërbim të propagandës ruse. Gaspër Krasniqi mbante korrespodencë me Garashaninin në gjuhën latine. Në vitin 1848 në Beograd u themelua klubi demokratik pan sllavist, ndërsa në vitin 1849 u hartua kushtetuta e propagandës politike.[67]

Serbia e përfshiu Kosovën në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844.[68]

Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit, filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Kosovë. Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në Turqi.[69]

Në gjysmës e parë të korrikut të vitit 1844, ushtria turke në krye me serasqerin valiun e Rumelisë dhe Omer Pashën hynë në Prishtinë, për ta shuar kryengritjen e shqiptarëve. Selia e serasqerit u bë Prishtina. Kryengritësit u tërhoqën në malet e Prishtinës. Omer Pasha i kishte deklaruar konsullit anglez se 7000 shqiptar kryengritës ishin tërhequr në malet afër Prishtinës. Osmanët bënin regjistrimin e myslimanëve të Prishtinës të cilët refuzonin të jepnin rekrut për nizam. Më 8 mars 1845 konsulli anglez në Selanik njoftoi se shqiptarët e rrethinës së Prishtinës nuk do të japin rekrut pa forcë. Nga plaçka që bënë ushtarët osman gjatë shuarjes së kësaj kryengritje u pasuruan shumë.[70]

Konsulli austriak shkruan se kryengritësit shqiptar e pushtuan Prishtinën në Pranverën e vitit 1844. Prishtina ra në duar të kryengritësve në mars të vitit 1844, kur Abdyrrahman Pasha i Prishtinës u largua në Prizren te miku i vet Izet Mehmet Pasha. Izet Pasha i kishte dhënë 6000 njerëz për ta kthyer Andyrrahman Pashën në Prishtinë, por kryengritësit e ndalën këtë sulm dhe e mbanin në kontroll Prishtinën.[71]

Si vështirësi për krijimin e një pozite më të favorshme për shqiptarët në kuadër të P. Osmane, ishte edhe pozita  gjeografike e shqiptarëve të rrethuar nga grekët, serbët, malazezët, të cilët kishin aspirata për gllabërimin e territoreve shqiptare[72]

Më 1839 sulltani Abdyl Mexhiti arriti t’i bindte fuqitë evropiane për rëndësinë strategjike të ekzistencës së P. Osmane si pengesë ndaj ekspansionit rus në jug. Më 1856 P. Osmane u njoh si një fuqi evropiane, gjithashtu me traktatin e Parisit garantonte se gjoja do të jenë mbrojtës të mirëfilltë të krishterëve brenda perandorisë, por gjendja në teren tregonte të kundërtën[73].

Nuk ishin shqiptarët por austriakët të cilët shfrytëzuan avantazhet e reformave 1839, duke dërguar misionarë të shumtë nëpër Shqipëri e sidomos në Shkodër.

Edhe P. Osmane nuk i zbatoi reformat, por u sjell mjaftë ashpër ndaj katolikëve shqiptarë, një shembull që vlen ta përmendim në këtë drejtim është p. Sh: kur më 1846 njëzetë e pesë familje laramane (kriptokatolike) nga Stublla dhe fshatra të tjerë të Kosovës u vet shpallën për botërisht katolike. Pas kësaj guvernatori mysliman Maliq Beu i arrestoi familjet dhe i dërgoi në Anadoll për t’i asgjësuar, këtë veprim ai e arsyetoi nga frika se nëse lejoheshin ta ushtronin besimin e tyre këto familje i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës, do të kthehej drejt katolicizmit[74].

Kjo ishte gjendja e shqiptarëve edhe pas Tanzimatit, pra nuk qëndrojnë mendimet se shqiptarët nuk kishin presione nga me te ndryshmet për ta ndërruar fenë dhe identitetin e tyre.

Përveç vendeve fqinje të cilat bënin programe të ndryshme antishqiptare, edhe udhëheqësit e P. Osmane qenë shumë të ashpër ndaj çdo nisme, si në arsim si në kulturë dhe fe ndaj shqiptarëve.

Dëshira e zjarrtë e shqiptarëve për liri ishte shumë e madhe pas krejt lëvizjeve që kishin ndodhur në Evropë dhe te disa popuj të Ballkanit.

Edhe një shembull tjetër dramatik që po e paraqesim në vijim: Kur është fjala te reformat osmane dhe reflektimi i tyre tek shqiptarët po e japim një shembull, komandanti i ushtrisë osmane vendosi rend në Gjakovë më1845, filloi rekrutimin e meshkujve ,ai kishte të bënte vetëm me myslimanët, kjo qe politikë tradicionale osmane, sepse ligji i ri i ushtrisë i vitit 1843 parimisht i përfshinte edhe të krishterët në shërbimin ushtarak[75].

Probleme të natyrave të tilla ndodhën edhe gjatë viteve 1849, 1850 në P. Osmane, kur është fjala te reformat. Me ndërhyrjet e Fuqive perëndimore filloi pak të përmirësohej pozita e kishës katolike shqiptare në Kosovë.

Duke filluar nga vitet 50-ta, të shekullit XIX, Lëvizja kombëtare zhvilloi mjafte një aktivitet kundër panislamizmit dhe panhelenizmit.

Qeveria osmane ua mohonte kombësinë shtetasve mysliman, jo turq, të perandorisë, për të rritur përçarjet ne mes shqiptareve, ata dërguan klerik mysliman nga Anadolli dhe vende tjera lindore[76]. Për ta realizuar ketë projekt, qeveria osmane gjente edhe elemente feudale e borgjeze të ndryshme, të cilët punonin ne favor te qeverise osmane, vetëm për ti ruajtur privilegjet dhe pozitat e veta qe i kishin fituar.

Mendimtarët e lëvizjes kombëtare, filluan te përpunojnë një platforme kombëtare për t’i luftuar këto rryma pan helenistë dhe pan islamit. Një lufte u zhvillua kundër tezave politike të pan helenistë që duke i mbështetur synimet dhe teorinë pellazge propagandonin se shqiptaret dhe greket kishin origjine te përbashkët dhe ishin pasardhës të pellazgeve[77].

Edhe qëndrimi malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore nuk ishte shumë real, por gjatë viteve 40-50-të të shekullit XIX, tentohej shqiptarët të përdoreshin në luftë kundër P. Osmane dhe duke i shikuar interesat vetëm malazez.

Qëllimi i vlladikës së Malit të Zi ishte që nëpërmjet kryengritjeve të përbashkëta me shqiptarët, ta zgjeronte Malin e Zi kah Shqipëria dhe Hercogovina.

Plani ishte Prenk Bib Dodës t’i ndihmohej dhe të njihej si sundimtarë i krahinës së Mirditës, ndërsa në jug qeveria greke kishte arritur një marrëveshje me Gjoleken, se në rast të një konflikti të ri shqiptarët të mbanin anën e Greqisë në jug.

Kjo ishte kohe kur P. Osmane i kërkohej të bënte reforma brenda, por ajo vetëm sipërfaqësisht bëri diçka në këtë drejtim të reformave.

Rusia në vitet 1852 bënte përpjekje ta nxiste Malin e Zi kundër P. Osmane, por e gjithë kjo përfundoi shumë shpejt pas ndërhyrjes së Austrisë dhe fuqive perëndimore. Vitet 1853 disa llogari ruse në luftë kundër P. Osmane dhe dobësimit të saj i dolën të gabuara, sepse si duket ajo kishte harruar se shtetet evropiane gjithsesi do të ndërhynin në Ballkan[78]

Gjatë viteve 1852-53 u keqësuan marrëdhëniet serbo-malazeze, ndërsa në prag të luftës së Krimesë 1853-1856 u keqësuan edhe raportet serbo-ruse sepse Rusia ndërhynte me dhunë në punët e brendshme të Serbisë. Rusia e shkarkoi nga detyra Ilia Garashaninin dhe Serbia u detyrua të pranoi kërkesat e Rusisë.[79]

Pas luftës së Krimesë në vitin 1856 u lidhë traktati i Parisit. Rusia shfaqi synimet e saj për mbrojtjen e popullatës së krishterë në lindje.[80]

Sa i përket Anglisë ajo ishte për ruajtjen e qetësisë dhe mos prishjen e status qous, në Ballkan, mirëpo politika pan sllaviste ruse shumë aktive në këtë kohë[81]

Lëvizja pan sllaviste e cila lindi në vitet 20-të, të shekullit XIX përfshinte një vizion të gjerë, me themelim të një perandorie me qendër në Stamboll. Pan sllavistet rus me shpërthimin e luftës së Krimesë (1853-1856) shpresuan se erdhi dita e themelimit të Perandorisë së madhe Sllave.[82]

Fuqitë e mëdha kanë pasur qëndrime të ndryshme ndaj reformave në P. Osmane. Rusisë nuk i shkonin në interes që të bëhen reformat në P. Osmane, sepse ajo nuk e dëshironte forcimin e saj. Anglia në atë kohë dëshironte forcimin e P. Osmane, me qëllim që të pengojë zgjerimin e Rusisë. Austro-Hungaria, kërkonte që reformat të bëhen në frymën e traditave popullore myslimane.[83] Siç shihet fuqitë e mëdha i shikonin interesat e tyre nacionale, dhe fare pak ju interesonte çështja shqiptare përballë lëvizjes pan sllaviste.

Si rezultat i presioneve ndërkombëtare, më 1856 doli një dekret tjetër i rëndësishëm i reformave që shpallte barazinë e plotë ndërmjet myslimanëve dhe jo myslimanëve, si dhe lirinë e plotë të fesë. Në këtë dekret duhej të përfshihej klauzola kundër përhapjes së urrejtjes nëpërmjet fjalimeve të ndryshme[84]. Sipas dekretit të 1856 çdo bashkësi kishte te drejt të hapte shkollat e veta publike P. Osmane, u lejonte që financimi i këtyre shkollave të bëhej edhe nga fuqitë e jashtme, por kjo nuk vlente edhe për shqiptaret, të cilëve ende u mohohej mësimi në gjuhen shqipe, derisa këtë të drejt serbet e ushtronin qe nga viti 1856.

Përkrah kësaj lëvizje pan sllaviste filloi të vërehej edhe një aktivitet i gjerë i shteteve dhe popujve dhe popujve të Ballkanit për tu çliruar nga sundimi osman[85].

Ka mendime të ndryshme sa i përket qëndrimit të diplomacisë evropiane, në lidhje me organizimin kundër osmanëve në Ballkan, si dhe ndikimin e tyre në Ballkan dhe tek shqiptarët. Vështirë është të vlerësohet qartë, se si ndikoi diplomacia evropiane, gjatë periudhës së luftës së Krimesë, në Gadishullin Ballkanik.

Mirëpo një gjë është e qartë se ndikimi dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha në relacionet P. Osmane popujt e Ballkanit rritej, kjo shkoi aq lartë sa çdo problem që ndodhte ne P. Osmane në pjesën e Ballkanit, filloi të kthehej në krizë evropiane, dhe diplomacia e kohës këtë e quajti “Çështje Lindore”[86]

Mund të përmendim këtu kriza që përfshihen në kuadër të çështjes lindore në të cilën ishin të pranishme thellë Fuqitë e Mëdha, kriza e viteve 1830-1840, e shkaktuar nga ambiciet e pashait të Egjiptit Mehmet Aliut, Lufta e Krimesë 1853-1856 i ndali synimet e hegjemonisë ruse në Ballkan, duke krijuar ndryshime në Gadishullin Ballkanik dhe në relacionet e Rusisë në raport me Fuqitë perëndimore.[87]

Në vitin 1858, P. Osmane e miratoi ligjin agrar (Erazi kanuni), ligji mbi tokat që e siguronte pronësinë private.[88]

Reformat e Tanzimatit, u zhvilluan si rezultat i rrymës reformuese në P. Osmane, ndërsa reformat e “Hatti Humajunit”, ishin reforma nën influencën e fuqive të mëdha. Me reformat e Hatti Humajunit  të vitit 1856,  fillon periudha e dytë e reformave, që vazhdon deri në vitin 1876.[89]

Rusia kishte planet e saj për shkatërrimin e P. Osmane, dhe fuqizimin e Bullgarisë dhe sllavëve në Ballkan, kjo politikë e jashtme e saj nuk i shkonte përshtati aspiratave austriake. Dhe gjithë kjo situate shtyri Rusinë që të kërkonte në arritjen e ndonjë kompromisi për Ballkanin me Austrinë.

Përfundim:

Nga gjithë kjo që u tha më lartë, mund të pohojmë se roli i Rusisë, polakëve çekëve, sllovakëve, gjermano-veriorëve dhe evropianëve tjerë të grumbulluar rreth klubit polkë në Paris, si dhe përhapja e dhe ideve për të formuar kombe të reja nacionale në Gadishullin Ilirik, me qëllim për ta larguar sundimin osman në Evropë, ndikoj në shuarjen e çdo aspirate dhe kryengritje shqiptare për tu çliruar nga P. Osmane në shekullin XIX.

Shtypja e pa mëshirshme e shqiptarëve nga P. Osmane, besnikëria e disa shqiptarëve ndaj portës së lartë, dhe sukseset e tyre në luftëra, që zhvilloheshin në Azi e Afrikë, përçarjet në mes pashallarëve shqiptar, e bënin më të fortë P. Osmane në tokat shqiptare. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX, edhe në luftërat ruse–osmane që zhvilloheshin, dhe fitoret që i arrinte Rusia, për nënshkrimin e armë pushimit dhe paqes, P. Osmane, dhuronte toka shqiptare dhe jepte të drejta për komunitetet e krishtera ortodokse.

Shqiptarët edhe pse nuk pajtoheshin me sundimin osman, dhe zhvilluan disa kryengritje, shkaktarët kryesor të mos suksesit të tyre gjatë këtyre viteve janë: Mos uniteti i pashallarëve shqiptar, lojaliteti i shumë pashallarëve, që herë e kundërshtoni dhe herë e ndihmonin sulltanin, mungesa e diplomacisë, mungesa e përkrahjes nga shtetet evropiane, zgjerimi dhe aksionet ushtarake të paplanifikuara mirë, mbështetja në ndihmë nga Rusia, mos uniteti fetar, ngritja me vonesë e vetëdijes kombëtare, si dhe dominimi i karakterit klanor e fisnor i kryengritjes.

Për të qenë të suksesshme kryengritjet shqiptare, mendoj se është dashur të mbështeten në disa faktorë të rëndësishëm, e që për fatin e një populli, janë të lidhur ngushtë mes veti: Organizimi i brendshëm i popullatës, edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë kombëtar, uniteti dhe forcimi i idealit rreth një projekti kombëtar, faktor që e përbëjnë boshtin e një suksesi për pavarësinë e një kombi, e për fat të keq, nga shtypja e rëndë shekullore, kjo nuk ishte arritur te shqiptarët.

Kryengritjet shqiptare edhe pse bëheshin për të mbrojtur të drejtat e popullatës shqiptare, duke kundërshtuar shtypjen, taksat e mëdha dhe mobilizimin e dhunshëm, kryengritjet nuk patën asnjë sukses për tu çliruar nga P. Osmane,.

Shikuar në aspektin e rrethanave historike të kohës, mund të themi se këto lëvizje dhe kryengritje të armatosura kundër P. Osmane në njëfarë forme kishin karakter për çlirim kombëtar, por të vonuara në kohë, dhe të pa koordinuara e organizuara mirë, që nuk morën përmasa gjithë kombëtare, nga përçarjet e thella shekullore të pashallëqeve shqiptare, ndasitë fetare dhe interesave të ngushta të klaneve fisnore e rajonale.

Është me rëndësi të theksohet se ato masa shfarosëse ndaj shqiptarëve, që i përdori P. Osmane, gjatë sundimit të saj pesë shekullorë, i vazhduan edhe pushtuesit e rijnë sllavë nën udhëheqjen e Rusisë cariste.

Gjatë krizës lindore, ushtria ruse i ndihmonte ushtritë sllave të Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi, dhe ushtrinë greke për të vrarë, shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike, me qëllim të shkombëtarizimit sa më të madh të shqiptarëve dhe pushtimit të tokave të tyre.

Luftë e pa mëshirshme u zhvillua, kundër gjuhës, kulturës, objekteve të kultit, por edhe kundër kostumeve tradicionale kombëtare shqiptare.

Gjatë këtyre luftërave, kudo që haseshin shqiptarët me veshje kombëtare vriteshin, nëpër lumin Morava, vardar dhe lumenjtë tjerë në Bullgarinë e sotme shiheshin Plisa të bardhë të shqiptarëve të vratë.

Në vijim ofrojmë burime të shkruara nga autorët serbë për depërtimin e ushtrisë ruse në muajin mars 1878 thellë në trojet shqiptare.

Faksimile nga libri i Dragolub Trajkovicit, Iz proslosti Leskovca i Okoline, i cili shkruan për depërtimin e ushtrisë rusë në tokat shqiptare gjatë muajit mars 1878[90]

Vetëm gjatë kësaj fushate ushtarake Rusia në muajin mars 1788, kishte mobilizuar tre batalione dhe disa çeta, për ta pastruar Rumelinë nga shqiptarët etnik. Enklavat shqiptare prej Nishi në drejtim të Stambollit dhe Selanikut, u vranë dhe u asimiluan me dhunë. Ushtria ruse e kishte kaluar lumin Morava dhe kishte depërtuar në Vrajë, për ta ndihmuar ushtrinë serbe e cila e kishte pastruar duke i vrarë dhe shpërngulur shqiptarët nga rrethi i Aleksincit, Toplicës, Prokuplës, Kushumlisë, Leskocit. Ushtritë sllave i pushtuan malet e Gallapit, Podujevën, Prishtinën e deri në malet e Karadakut.

Politikat kundër shqiptarëve, që u zhvilluan gjatë shekullit XVIII e XIX, ndikuan në asimilimin e popullatës ortodokse shqiptare dhe vllahe, të cilët më pas u përdorën për ta shtypur pjesën tjetër të popullatës të besimit islam e katolik.

Rusia që nga fillimi i shekullit XVIII, përmes misionarëve politik e fetar, vepronte për ti copëtuar tokat shqiptare me dy projekte.

1. Projektin për krijimin e Bullgarisë së madhe, duke përfshirë sa më shumë toka shqiptare e mbështeste në mbretërinë mesjetare të Borisit dhe Samuilit. Këtij projekti Rusia i dha prioritet deri në vitin 1867. Mendoj se ky është projekti, më i rrezikshëm kundër shqiptarëve në të ardhmen.

2. Projekti për të krijuar një komb të ri sllavë, duke i asimiluar vllahet dhe shqiptarët ortodoks  të gadishullit tonë. Ky projekt mbështetej kryesisht në falsifikimet historike mesjetare duke e krijuar mitin për betejën e Kosovës. Ky projekt fillojë te zbatohet gjatë shekullit XVIII, te popullata katolike në territorin e Malit të Zi. Ky projekt pas vitit 1867, kaloi si prioritet në politikat gjeostrategjike ruse në rajon. Projekti u bë i realizueshëm pas forcimit të ideologjisë për krijimin e një kombi dhe shteti të ri serbë. Realizimin e projektit e ndihmuan misionarët dhe diplomatët rusë që vepronin në tokat shqiptare si: Jastrebovi, Ignjatevi dhe Hilferdingu që vepronte në Stamboll. Po ashtu ky projekt u zbatua në praktikë me kuadrot administrative, politike dhe ushtarake, nga komuniteti i vllahëve dhe shqiptarëve ortodoks të shkolluar në Rusi.

Në vitin 1901, me shqiptar dhe vlleh ortodoks të sllavizuar u formua organizata fashiste “Dora e Zezë” me qendër në qytetin e Shkupit. Kjo organizatë shkaktoj disa masakra dhe vrau shumë shqiptar tej lumit Moravë e Vardar.

Më vonë në qytetin e Vrajës, u themelua lëvizja e cila do t’u paraprijë të gjitha luftërave të nxitura nga shteti serb përgjatë shekullit XX. Oficeri serbë i kësaj lëvizje Zhivojin Rafajlovic, emërohet edhe në postin e banit të Banovinës së Vardarit. “Më 29 gusht 1903 rreth orës 01:00 pas mesnatë në ndërtesën e shkollës fillore në Vrajë u betuam mbi Ungjillin, thikën dhe revolen. Betimin tonë e bekoi prifti i moshuar i Vrajës, Dimitrije Protic”, do të kujtojë më vonë Rafajlovic. Kjo lëvizje fillimisht do t´i përqendronte aksionet e armatosura në Luginë të Preshevës. Prej qendrës operative të Vrajës veprohej drejtpërdrejt në Kazanë e Preshevës, në Maqedoni dhe në Kosovë. Ndërsa në Pri­shtinë e Shkup konsujt serbë ishin shumë aktiv në realizimin e planeve nacionaliste”. .Po të njëjtin rol e luajtën komitët çetnikë në Medvegjën e sotme prej nga me armë u furnizua pakica serbe në Kosovë dhe Sanxhak edhe më gjerë. “Pjesëtarët e këtyre bandave (çetnike) futeshin në Vilajetin e Kosovës të veshur me veshje kombëtare shqip­tare”, thuhej në njërin prej raporteve të konsujve austro-hungarez.[91]

Ushtria ruse së bashku me aleatët e saj, kështu vepruan edhe në luftërat e mëvonshme që u zhvilluan në tokat shqiptare.

Të njëjtat projekte pan sllaviste për shfarosjen e shqiptarëve u zbatuan edhe në luftërat ballkanike, kur ushtria ruse e ndihmoi ushtrinë serbe për ta pushtuar qytetin e Shkupit. Ushtritë ballkanike zbatuan të njëjtën platformë, këto ushtri kudo që hasnin shqiptar i vritnin.

Ushtria bullgare e frymëzuar nga politika ruse e shekullit XIX, gjuetinë ndaj Plisit të bardhë dhe shqiptarëve e vazhdoje edhe gjatë gjithë shekullit XX. Shqiptarët e luginës së lumit Moravë e Vardar, për të shpëtuar kokat e tyre u detyruan që të bartnin kapela të zeza.

Shqiptarët që jetonin në malet Rodope e deri në Selanik, si edhe ata të Velesit, Prilepit e Manastirit e kishin të ndaluar të bartnin në kokë Plisin e bardhë.

Të njëjtat masa ku kontrolloheshin nga ushtria bullgare, u zbatuan edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një dokument nxjerrë nga Arkivi i Tiranës, kuptojmë se më 13 maj 1941, ushtria bullgare në qytetin e Shkupit, i kishte rrahur dhe burgosur të gjithë shqiptarët të cilët në rrugë ishin takuar me Plis në kokë.

Në vijim ofrojmë një foton e një bariu shqiptar të armatosur, me Plis në kokë diku në malet e Bullgarisë së sotme, dhe një foto të dokumentit që dëshmon për rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve në qytetin e Shkupit.

Është me rëndësi të theksohet se ishin të rrallë liderët dhe rilindësit shqiptarë të cilët vepruan dhe i shërbyen çështjes kombëtare, por edhe P Osmane gjatë shekullit XIX e XX, e të cilët i bartnin kostumet kombëtare dhe plisin e bardhë në kokë. Shumë liderë shqiptarë që na përfaqësuan në shtetet evropiane, gjatë krizës lindore 1878, dhe pas luftërave ballkanike, në kokë e bartnin fesin e kuqë, kapelë kjo e preferuar për pashallarët dhe feudalët shqiptar që i shërbenin me besnikëri P. Osmane.

Edhe përkundër vështirësive që vepruan liderët shqiptar pas krizës lindore e deri më shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, është për tu veçuar figura politike dhe historike e Isa Boletinit i cili gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike e ushtarake, nuk e hoqi nga koka Plisin e bardhë.

Pas krizës lindore të vitit 1878, kur u spastruan shumë toka shqiptare, por me vendosjen e kufirit të ri, disa shqiptar nga fshatrat e Medvegjës, edhe pse mbetën brenda kufirit të Serbisë, më vështirësi dhe fanatizëm e ruajtën gjuhën, kulturën dhe kostumet e tyre kombëtare.

Kjo trevë dikur pjesa qendrore e Dardanisë, e banuar me popullatë shqiptare autoktone, përjetoi dhunë, dhe vuajtje të pa regjistruara dhe njohura për ne, por kurrë nuk hoqën dorë nga identiteti i tyre kombëtar. Në këtë zonë etnografike shqiptare, fal traditës së grave shqiptare sot ruajtën veshjet tradicionale kombëtare më aristokrat, më të bukura dhe me simbolikën më të pasur ndër e qytetëruar të antikitetit e deri më sot.

Dhuna policore e ushtarake ndaj kësaj popullate u regjistrua edhe në shekullin e ri, kur në vitin 2017, një grup huliganësh dhe paramilitarësh serbë, të organizuar dhe nxitur nga strukturat fetare e politike serbe e sulmuan plakun rreth 80 vjeçare, vetëm pse qëndronte më plis në kokë në një kafene afër komunës së Medvegjës. Me datën 24 dhjetor të vitit 2017, në Lokalin LIDO në Medvegjë, rreth orës 16 është sulmuar Azem EMINI nga Tupalla i shtyrë në moshë afër te 80, vetëm se e mbante plisin e bardhë në kokë me shishe qelqi.[92]

Siç shihet dhuna ndaj shqiptarëve, kostumeve, identitetit dhe gjuhës  së tyre, mbeti e pa ndryshuar gjatë gjithë periudhës së sundimit osman, grekë, serbë, bullgar, malazias, maqedonas, andaj shqiptarët duhet arsimohen dhe të bashkohen rreth identitetit të tyre kombëtar, për ta krijuar një platformë kombëtare, për ruajtjen e identitetit dhe kulturës tonë.

Amaneti i Gjysheve tona:

Më shumë ka vlerë një shqiptar, i varfër dhe arsimuar, që më vështirësi ka shkruar, një rresht në gjuhën shqipe, nëpër dritën e hënës.

Se sa një udhëheqës i famshëm apo akademik, që është bërë lider, i kombeve të huaja, duke e braktisë kombin e vet, dhe  gjuhën e nënës!

Burimet dhe Literatura

Sylejman Kylqe, Shqipëria në historinë Osmane, Tiranë 2004

Zef Mark Harapi, Ditët e trishtimit në Pejë e ndër rrethe 1912/1913, Pejë, 2004

Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899

Milorad Boshnjak &Slobodan Jakovljevic: Karaghorgjevici Sakrivena Istorija, Lio Gorni

Milovanovac, 2006

Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme, Prishtinë 2011

Rajko Veselinovi? (Istorija srpskog naroda, ?etvrta knjiga, tom I, Srbi u XVIII veku, Beograd 1986

Akademikja e SANU Mita Kosti? në "Politika" nga 21 maj 1923

Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983

Vukova Prepiska, knjiga I, Beograd, 1907

Henry Kissinger, Diplomacia, Tiranë:1999

Enver Bytyqçi, Gjeopolitika ruse në Evropën lindore dhe juglindore, Instituti për studime të Evropës juglindore, , Tiranë & Prishtinë, 2022

T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969

Jusuf Buxhovi. Kosova, Perandoria Osmane, Faik Konica, Prishtinë, 2012,

Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978

Georges Castellan” Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997

C. Robert, Die slaven der Turkei II, Drezden, Laipzig, 1847

Aleksandër Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985

Ligor K. Mile, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1984

Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga antika deri te koha e jonë,”Jalifat Publishing”- Houston, ShBA, “Faik Konica”, Prishtinë, 2019

Urosh Sheshum, Serbija i Stara Serbija 1804-1839, Universiteti  i Beogradit, Fakulteti

Filozofik, Disertacion i Doktoratës, Beograd 2015

Todor P. Stankovic, Putne Beleske po Staroj Serbiji, 1871-1898, Beograd, 1910

Leontije Pavlovic, Kultovi lica kod srba i makedonaca, Smederevo, 1965

Shukri Rrahimi “Gjurmë historike të rilindjes kombëtare” Prishtinë 1986

Zhivadin Joviqiq, Serbia Geografska Stvarnost i vizija, Beograd 1992

Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve, Zagreb 1992

Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995

Jusuf Buxhovi. Kosova, Perandoria Osmane, Faik Konica, Prishtinë, 2012

Vlladimir Stojanoviq, Velike epidemije, Leskovaqki zbornik, XIII, Leskovc 1973

Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995

Rexhep Qosja “Çështja Shqiptare” Prishtinë 1994

Qamil Gexha “Marrëdhëniet shqiptaro-malazez 1839-1912, Gjakovë 2003

Jagosh K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969

Arkivi i Zarës, Letër e datës 22.V.1844 shkruar nga vicekonzulli austriak Balarini në Shkodër, që ja  dërgon Stefano Doimit në Kotor.

Sabit Uka “Planet antishqiptare të shteteve fqinje në shekullin XIX” Shqiptaret në rrjedhat ballkanike Prishtinë 1996

Gjergj Gj. Gashi. Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1847, “Drita” Ferizaj 1994

Edëin Jaçques “Shqiptarët historia e popullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme

“Tiranë 1995

Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq. 1998

Grup autoresh “Historia e popullit shqiptare II “Tirane 2002

Skender Rizaj “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1887-1885” Prizren 1998

Dragoljub Trajkovic. Iz proslosti Leskovca i Okoline, Leskovac, !977

Medvegja.net, RadioStar-Gjilan, 24 dhjetor 2017

https://www.zemrashqiptare.net/neës/54046/qazim-namani-kryengritjet-shqiptare-1826-1832-nen-udheheqjen-e-mustafa-pashe-bushatliut.html

https://www.zemrashqiptare.net/neës/54030/qazim-namani-familja-gjinolli-dhe-sundimi-i-tyre-ne-qytetin-e-vrajes.html

https://www.zemrashqiptare.net/neës/54046/qazim-namani-kryengritjet-shqiptare-1826-1832-nen-udheheqjen-e-mustafa-pashe-bushatliut.html

https://www.koha.net/?id=4&l=73231

[1] KOHA. Prishtinë,  30.10.2023

https://www.facebook.com/portalikohanet?__cft__[0]=AZVcyYY-x3kzTJxËHeOFË6ËgG7yëq44n64I73bObnEaxIPcsxëPGJJsyspQ3GMOk0EqHVvGqZP6JTiëxpTVIFla_4z5C94ë7Ëpkhrëxp259j6mNTULqz0S1c9I7QhGoExGRDx4vI4ZioPPE_9sBIdHC95bqëoJHXeyvATU2zr4cAb0iUbyNËeEUI9o1Gx4hRmeA&__tn__=%3C%3C%2CP-R

Muhamet Murati, Ma i historisë, dhe Dalip Hoxha, nga fshati Popovë, rrëfim familjar i

trashëguar brez pas brezi në familjet e tyre

Ibrahim Namani (1909), intervistuar në vitin 1993 nga Qazim Namani



[1] Sylejman Kylqe, Shqipëria në historinë Osmane, Tiranë 2004, fq.88

[2] Zef Mark Harapi, Ditët e trishtimit në Pejë e ndër rrethe 1912/1913, fq.54

[3] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq.

  202

[4] Sylejman Kylqe, Shqipëria në historinë Osmane, Tiranë 2004, fq. 97

[5] Milorad Boshnjak &Slobodan Jakovljevic: Karaghorgjevici Sakrivena Istorija, Lio Gorni Milovanovac, 2006, fq. 9

[6] Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme, Prishtinë 2011, fq. 96

[7] Rajko Veselinovi? (Istorija srpskog naroda, ?etvrta knjiga, tom I, Srbi u XVIII veku, Beograd 1986, faqe 160

[8] Akademikja e SANU Mita Kosti? në "Politika" nga 21 maj 1923

[9] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq. 89

[10] Sylejman kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, tiranë, 2004, fq.89

[11] Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme, Prishtinë 2011, fq. 97

[12] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq. 9

[13] Sylejman kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, tiranë, 2004, fq.90

[14] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq. 90

[15] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq.45

[16] Vukova Prepiska, knjiga I, Beograd, 1907, fq. 17

[17] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq. 39

[18] Henry Kissinger,Diplomacia,(Tiranë:1999), 76

[19] Po aty,f.76

[20] Henry Kissinger,vep. e cit.86

[21] Po aty,87

[22] Enver Bytyçi, Gjeopolitika ruse në Evropën lindore dhe juglindore, Instituti për studime të Evropës juglindore, , Tiranë & Prishtinë, 2022, Fq, 25

[23] https://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/54046/qazim-namani-kryengritjet-shqiptare-1826-1832-nen-udheheqjen-e-mustafa-pashe-bushatliut.html

[24] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq. 206

[25] T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969, fq. 29

[26] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq.48

[27] Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria evropiane. Prishtinë, 2010, fq. 81

[28] Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga antika deri te koha e jonë,”Jalifat Publishing”- Houston, ShBA, “Faik Konica”, Prishtinë, 2019, fq.92

[29] Georges Castellan” Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997 fq. 289

[30] C. Robert, Die slaven der Turkei II, Drezden, Laipzig, 1847, fq. 140

[31] Po aty

[32] T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969, fq. 29

[33] Po aty, fq.31

[34] T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969, fq. 35

[35] Po aty, fq. 35

[36] https://www.zemrashqiptare.net/neës/54046/qazim-namani-kryengritjet-shqiptare-1826-1832-nen-udheheqjen-e-mustafa-pashe-bushatliut.html

[37] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq.41

[38] Po aty, fq.40

[39] Po aty, fq. 41

[40] Aleksandër Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985, fq. 27

[41] Ligor K. Mile, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1984, fq. 179

[42] https://www.zemrashqiptare.net/neës/54030/qazim-namani-familja-gjinolli-dhe-sundimi-i-tyre-ne-qytetin-e-vrajes.html

[43] https://ëëë.koha.net/?id=4&l=73231

[44] Muhamet Murati, Ma i historisë, dhe Dalip Hoxha, nga fshati Popovë, rrëfim familjar i trashëguar brez pas brezi në familjet e tyre

[45] Ibrahim Namani (1909), intervistuar në vitin 1993 nga Qazim Namani

[46] Urosh Sheshum, Serbija i Stara Serbija 1804-1839, Universiteti  i Beogradit, Fakulteti Filozofik, Disertacion i Doktoratës, Beograd 2015

[47] Todor P. Stankovic, Putne beleske po Staroj Serbiji, 1871-1898, Beograd, 1910, fq. 125, 126

[48] Po aty, fq. 127

[49] Leontije Pavlovic, Kultovi lica kod srba i makedonaca, Smederevo, 1965, fq. 146

[50] Georges Castellan” Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997 fq. 289

[51] Shukri Rrahimi “Gjurmë historike të rilindjes kombëtare” Prishtinë 1986 fq 55

[52] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.90

[53] Zhivadin Joviqiq, Serbia Geografska Stvarnost i vizija, Beograd 1992 fq.17

[54] Zhivadin Joviqiq, Serbia Geografska Stvarnost i vizija, Beograd 1992 fq.17

[55] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve, Zagreb 1992, fq.190

[56] Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995, fq.32

[57] Vlladimir Stojanoviq, Velike epidemije, Leskovaqki zbornik, XIII, Leskovc 1973, fq.16

[58] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.90

[59] Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 1998, fq. 195

[60] Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995, fq.32

[61] Rexhep Qosja “Çështja Shqiptare” Prishtinë 1994 fq 33

[62] Po aty, fq.4

[63] Jusuf Buxhovi. Kosova, Perandoria Osmane, Faik Konica, Prishtinë, 2012, fq. 143-144

[64] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq.78

[65] Qamil Gexha “Marrëdhëniet shqiptaro-malazez 1839-1912, Gjakovë 2003 fq.26

[66] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq.81

[67] Po aty, fq. 83

[68] Dr. Jagosh K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969, fq. 304

[69] Dr. jagosh K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969, fq. 304

[70] Aleksander Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup 1985, fq.181

[71] Arkivi i Zarës, Letër e datës 22.V.1844 shkruar nga vicekonzulli austriak Balarini në Shkodër, që ja

  dërgon Stefano Doimit në Kotor.

[72] Sabit Uka “Planet antishqiptare të shteteve fqinje në shekullin XIX” Shqiptaret në rrjedhat ballkanike Prishtinë 1996, fq.155

[73] Gjergj Gj. Gashi. Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1847, “Drita” Ferizaj 1994, fq. 128-177. Edëin Jaçques “Shqiptarët historia e popullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme “Tiranë 1995 fq.283

[74] Po aty fq.285

[75] Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq.193

[76] Grup autoresh “Historia e popullit shqiptare II “Tirane 2002 fq.104

[77] Po aty. fq 105

[78] Po aty fq .28

[79] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq. 94

[80] Sylejman Kylqe, Shqipëria ne historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.110

[81] Skender Rizaj “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1887-1885” Prizren 1998 fq.40

[82] Po aty, fq 40

[83] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq. 50

[84] Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq 195

[85] Sadulla Brestovci Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike” Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare 1862-1868” Prishtinë 1977 fq.15

[86] Po aty fq.15

[87] Po aty, fq.15

[88] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq. 69

[89] Po aty fq, 58

[90] Dragoljub Trajkovic. Iz proslosti Leskovca i Okoline, Leskovac, !977, fq. 102

[92] Medvegja.net, RadioStar-Gjilan, 24 dhjetor 2017, ora 16



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës Qazim Namani: Qytetet Urbane gjatë sundimit osman në Kosovë Qazim Namani: Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore Qazim Namani: Shqiptarët dhe hebrenjtë në Kosovë gjatë sundimit serbë 1912-1945 Qazim Namani: Prania dhe regjistrimet e komunitetit hebre në Kosovën e sotme nëpër shekuj Qazim Namani: Historiku i shkurtër dhe trashëgimia kulturore në qytetin e Pejës Qazim Namani: Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912 Qazim Namani: Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare Qazim Namani: Ndryshimi i veshjes brenda një fisi dhe familje shqiptare pas krizës lindore 1879/1880 Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian Qazim Namani: Gjurmët historike dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen e Medvegjës Qazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941 Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora