E hene, 29.04.2024, 10:27 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës

E premte, 12.04.2024, 07:59 PM


Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës

Nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji Trashëgimi Kulturore

Megjithëse gjurmë të vendbanimeve të lashta ka në tërë rajonin e Llapit dhe Galabit, interesimi i arkeologëve shqiptar ishte fare i vogël për të gjurmuar dhe konstatuar të vërteten e madhe, për autoktonin e shqiptarëve me shekuj në këto treva. Ky rajon ka gjurmë me vlera të jashtëzakonshme për studimin e lashtësisë së Kosovës së sotme, përkatësisht Dardanisë antike.

Fortifikimet që fillonin nga Fusha e Kosovës, e që shkonin në drejtim të Fushës së Llapit, përgjatë anës së majtë të Lumit Llap. Ishin të shumta dhe luanin rolë të rëndësishëm pranë rrugës që e lidhte qytetin e Nishit me Detin Adriatik. Po ashtu prej Vendenisit, rrugët që shkonin në anën e majtë përmes luginës së Batllavës, lidhnin shumë vendbanime të rëndësishme të antikitetit e mesjetare minerare. Lidhja e këtyre minierave me Vendenisit dhe rrugën Nishë-Lezhë, kishte ndikuar në ngritjen e një numri të vendbanimeve të fortifikuara.

Në këtë drejtim është me rëndësi të përmendet edhe qyteti mesjetar i Bervenikut, që u bë i njohur për përpunimin e metaleve dhe zhvillimin e tregtisë.

Në këtë zonë të pasur me minerare, e tokë bujqësore, u ngritën shume vendbanime dhe objekte të kultit, rrënojat e të cilave sot i hasim në terren.

Prej fshatrave ndërmjet Prishtinës e Bervenikut, për gjurmë të lashta veçohen: Vendenisi, Hertica, Berveniku, LLadoci, Balloci, Braina, Baraina, Metergoci, Teneqdolli, Truda, Siçeva, Rimanishta, Koliqi, Kalatica etj.

Kësaj radhe po i veçojmë disa nga gjurmët e qytetërimin në fshatrat Lladoc, Balloc dhe Herticë. Gjurmë të civilizimit në këto fshatra janë të dukshme më shumë se sa është pritur.

Vetë pozita gjeografike si ndër pikat e rëndësishme strategjike për Kosovën e sotme kjo trevë ka një pozitë dhe shtrirje gjeografike me kodrina dominuese mbi rrafshinën e Llapit.

Edhe pse këto fshatra kanë një relief të bukur, me burime të bollshme uji të pijshëm, pyje të pasura me kullosa dhe lugina me tokë të pasur pjellore, sot duken të braktisura. Rëndësinë historike të këtyre fshatrave e shtojnë edhe pasuritë minerare që kanë lanë gjurmë edhe mbi tokë nga kohët e lashta. Këto pika të rëndësishme strategjike ishin shënjestër e pushtuesve të ndryshëm për të kontrolluar pasuritë minerare dhe rrugët që e lidhnin Kosovën e sotme me minierat në Toplicë dhe luginën e Jabllanicës.

Fshati Lladoc

Me interes për të kaluarën e vendit tonë, në fshatin Lladoc ishin muret e gjata të punuara me gurë që rrethonin oborret e shumë shtëpive, por që vërehej edhe zëvendësimi i tyre me mure të reja. Këto mure përveç teknikes së punimit, dalloheshin edhe me dyer tradicionale që i përdorën shqiptarët ndër shekuj.

Ballina e jashtme e murit rrethues, në oborrin e Sylejman Zejnullahut, para dyerve tradicionale, nga ana e djathtë e mbante të murosur, një gurë në lartësinë e murit afër 2 m, i cili e kishte të skalitur yllin gjashtë cepash, dielli dhe hëna.

Foto 1. Guri me mbishkrim pranë themeleve të kishës së fshatit, ndërsa tre fotot tjera janë nga kompleksi i lagjes së fshatit

Po ashtu në murin e Basri Rrahmanit, ka gurë të skalitur dhe me mbishkrime të ndryshme, për të cilat mënojmë se janë sjell nga ndonjë fortifikim i afërt.

Në anën e djathtë të kësaj lagje janë themelet e një kishe të vjetër që ende i vërehen muret, vendi ku është kisha quhet rrafshina e kishës.

Në themelet e kësaj kishe, e hasëm një guri të ngritur vertikalisht, në të cilin kishte mbishkrim me disa shkronja të alfabetit cirilikë. Mendojmë se ky guri, është vendosur në këtë vend, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake serbe. Një praktikë e tillë e falsifikimeve në objekte të kultit është bartur edhe nga kohët e pushtimit të fshatrave shqiptare në Sanxhakun e Nishit, ku kemi burime të shkruara për falsifikimin e mbishkrimeve dhe vendosjen e personelit dhe klerikëve të sjellë nga Rusia.

Nga burimet e autorit serb Mita Rakic, i cili i vizitojë këto fshatra pas krizës lindore nuk kemi të dhëna për popullatë serbe në këto anë. Ai në librin “IZ NOVE SERBIJE”, shkruan se në fshatrat e Llapi jetonin shqiptar të pastër etnik.

Po ashtu nga burimet e shekullit XIX, kuptojmë se në Podujevë ishte vendosur vetëm një hanëgji serbë, për të cilin Mita Rakiç shkruan se nuk kishte njohuri për viset e afërta për rreth Podujevës, ndërsa shqiptarët i dinin të gjitha viset dhe rrugët e këtyre fshatrave.

Në themelet e mureve rrethuese të oborreve por edhe të objekteve të banimit të këtij fshati hasëm mjaftë gurë të përpunuar, dhe me mbishkrime të ndryshme, që për ne janë të panjohura. Mendojmë se mbi kishën e fshatit, kishte një fortifikim të hershëm, nga u bartën gurët për tu përdorur në ndërtimin e këtyre mureve.

Gurët në mure kryesisht janë të lidhur me llace balte, por edhe me teknikë të thatë të murimit. Nuk  vërehet ndonjë teknikë e lartë e murimit, andaj kjo na shtynë të mendojmë se këto mure janë punuar përgjatë shekullit XX, pasi që në disa oborre janë të shënuara edhe datat e punimit të mureve.

Objektet e banimit dhe objektet tjera përcjellëse, ishin të punuara me një arkitekturë mjaftë të avancuar për kohën e ndërtimit dhe zënin vend si pas shijes dhe nevojës së shfrytëzimit funksional të tyre. Të gjitha këto objekte e përbënin një kompleks brenda mureve rrethuese të oborrit urban mjaftë të avancuar.

Në çdo objekt të banimit, në dyer të oborrit por edhe në mure janë të shumta simbolet e kultit të gdhendura në dru dhe gurë.

Gurë me mbishkrime e simbole të kultit në muret e oborreve të shtëpive në fshatin LLadoc

Fshati Balloc

Në fshatin Balloc janë varret e vjetra, themelet e një kishe dhe Fortesa (Kështjella) e fshatit. Kështjella e këtij fshati zë një pozitë dominuese në anën veriore mbi territorin e këtij fshati. Muret rrethuese të kësaj kështjelle shtriheshin në një sipërfaqe mjaftë të madhe. Në piken më të lartë vëreheshin muret e objekteve të cilat ishin të dukshme pasi që fshatarët kishin marr gurë për nevojat e tyre. Muret e lidhura me gurë e llacë shtriheshin deri te përroi,  në anën jugore me një largësi rreth 500 m. Nga kjo Kështjellë kishte vrojtim e tërë fusha e Llapit.

Gërmadhat e Kështjellës ne fshatin Balloc

Po ashtu në përrua ishin themelet e një kishe, që rrethohej me mure të objekteve përcjellëse. Në këtë hapësirë kishte mjaftë qeramike me plastikë të bëra me gishtërinj të cilat na shtynë të mendojmë se i përkasin antikës së vonë. Rreth 50m, mbi themelin e kësaj kishe ishte kroi i fshatit.

Bazuar në qeramikën e hasur në rrënojat e kishës së fshatit, kuptojmë se kemi të bëjmë me një objekt kulti të antikitetit të vonë, andaj hulumtimet më të detajuara arkeologjike, do të ishin me interes për të kuptuar rëndësinë që e kishte kjo fortifikatë në antikitetin e vonë.

Themelet e kishës ne fshatin Balloc

Fshati Herticë

Në fshati Herticë po ashtu hasëm në gjurmë të shumta të civilizimit që nga periudha antike e deri në ditët e sotme. Në këtë fshat vlen të veçohet Quka e Drazhnjës, fortifikatë kjo e njohur në këto anë e cila ngritët në anën e djathtë mbi hyrjen e minierës. Zbulimet arkeologjike kanë dëshmuar për një minierë që nga kohët e hershme të mbretërisë dardane, dhe periudhës pas pushtimit romak.

Në anën perëndimore të kësaj Quke, në proçkën e fshatit, por dhe te kulla ka shumë zgjyrë metalesh që kanë mbetur nga eksploatimi i xeheve në kohë më të lashta. Në këtë lokalitet ruhen themelet e vendbanimit të hershëm dhe kishave në disa lagje. Në përroin e fshatit në anën e majtë nga hyrja e sotme e minierës, ruhen disa themele të objekteve të banimit dhe objekteve të kultit.

  lagjen e Pllomëve janë themelet e kishës katolike, po ashtu ruhen toponimet përroi i kishës në lagjen e Dervishëve. Në Herticë kishte edhe tyrbe dhe xhami që ishin ndërtuar gjatë sundimit osman. Gjurmë nga periudha osmane kanë mbetur të shumta por ne po veçojmë: Kodrën e Nizamit në të cilën gjenden gërmadhat e Karollit në të cilin vend ka edhe burim uji. Nëpër territorin e këtij fshati, kishte pasur rrugë të rëndësishme që i lidhnin fshatrat malore të kësaj ane me qytetin e Vendenisit dhe vendbanimeve tjera në fushën e Llapit.

Në këtë fshat kishte disa shtëpi të banimit që në popull quheshin kulla, pasi që kishin dritare vrojtuese apo frëngji. Në fshat kulla e Xhemajl Haxhiut që është ruajtur kohëve të fundit ka pësuar ndryshime, pasi që frëngjitë janë zëvendësuar me dritare. Kjo shtëpi ishte ndërtuar mjeshtrit dibran. Kjo kullë ishte një prej fortifikatave themelore dhe bazave ushtarake gjatë luftërave në këto anë të Malësisë së Galabit. Kohët e fundit nga faktori  kohor, kushteve të vështira për mirëmbajtje kulla kishte pësuar dëme nga ana perëndimore.

Për mendimin tonë kjo shtëpi është ndërmjet shtëpisë përdhese dhe kullës tradicionale që zakonisht janë ndërtuar në fshatrat e kësaj ane brenda një kompleksi banesor të hapur. Këto objekte përdoreshin për anëtarët e ngushtë të familjes, pasi që për miq e kishin odën e cila zakonisht ndërtohej pranë dyerve të oborrit.

Shtëpia e Xhemajl Haxhisë në fshatin Herticë

Nga burimet dhe kujtimet e banorëve të kësaj ane kuptojmë se banorët e këtij fshati deri në mesin e shekullit të XIX, ishin të besimit të krishterë të ritit katolik roman. Gjatë përnjohjes në këtë fshat, ne veçuam disa nga toponime karakteristike të këtij fshati si: Bregu i Laknave, Kryet e Myjës, Dafina, Prroni i Torishtave, Prroni i Shpilit, Kroni i Golisë, Ara te Kunga, Arat matan Ligate, Ara e Medës, Ara e Batës, Arat te boka e Melit, Arat e Komajt, Arat e Hanit, Ara te Vidhat, Ara te Gantat, Livadhi i Musli Gegës, Livadhi i Kuks, Livadhi i Pelollit, Livadhi i Makës, Bregu i Qejs, Bregu i Lamës, Bregu i Lkenit, Bregu i Kuq, Bregu i Fshisave, Lugu i Marpapës, Lugu i Shtogjeve, Lugu i Pojatave, Lugu i Tepës, Lugu i Stanit, Lugu i Rrgallave, Te Gantat, Gurrat e Meks, Gjallet, Te Xhuxhi, Te Humza, Hurdha, Kapercelli, Kaculi i Durs, Kodra e Qokthit, Kodra e Hanit, Quka e Vogël, Qestaja, Qajr, Rrafshi i Prrojshpilit, Rrezja e Bërduks, Rrezja e Gjarrpijve, Rrezja e Zhareve, Rrezja e Pojillave, Sojishtat, Shurrjegu, Shpati i Shullanit, Shpati i Lotollve, Te shpia e Inxhilerit, Prroni i Shplaks, Prroni i Shniergjit, Pusat e Kanopit, Kroni i Shah Dodës, Kroni i Shpardhicës, Kroni i Rrahit, Kroni i Kelbtë, Kroni i Pylls Gjyherit, Vau, Vrella, Udha e Pylls, Udha kah Maxhupt, Udha kah Vau, Vorret e Batatinës, Vorret e Murtajs, Vorret e Grave, Balltaku, Laku i Bjeshkës, Kodra e Zezë, këtu vërehen grumbuj të gurëve që dëshmojnë se ka pasur objekte banimi, Kodra e Staneve, Kodra e Nizamit etj.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës Qazim Namani: Qytetet Urbane gjatë sundimit osman në Kosovë Qazim Namani: Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore Qazim Namani: Shqiptarët dhe hebrenjtë në Kosovë gjatë sundimit serbë 1912-1945 Qazim Namani: Prania dhe regjistrimet e komunitetit hebre në Kosovën e sotme nëpër shekuj Qazim Namani: Historiku i shkurtër dhe trashëgimia kulturore në qytetin e Pejës Qazim Namani: Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912 Qazim Namani: Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare Qazim Namani: Ndryshimi i veshjes brenda një fisi dhe familje shqiptare pas krizës lindore 1879/1880

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora