E hene, 29.04.2024, 08:15 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Kozmologjia Dardane

E merkure, 10.04.2024, 07:56 PM


KOZMOLOGJIA DARDANE

Nga Dr. Qazim Namani

Fillet e kozmologjisë në truallin e Dardanisë lidhen me zanafillën e lindjes së jetës, besimit dhe artit.

Gjurmët e artit dardan, përshkruajnë fenomenet natyrore të universit, me dimensione fetare mitike dhe artistike nga një perëndi apo një panteoni më të madh hyjnish. Gjurmët e para sipas zbulimeve të shumta arkeologjike i përkasin periudhës së neolitit, të zbuluara në truallin e Kosovës së sotme, të zbuluara në terakota me motive mitike në figurat antropomorfe, që mendojmë se bazuar në zbulimet e deri tanishme, dhe aplikimin e artit tonë popullor deri në ditët e sotme, u përkisnin paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Zbulimet arkeologjike të deritashme në truallin e Dardanisë, kanë dëshmuar gjurmë të jetës e kulturës, që dëshmojnë për një bazë autoktone të zhvillimit të kozmologjisë dardane që nga filet e qytetërimit e deri më ditët e sotme.

Motivet e artit të paraqitura në figurat antropomorfe të zbuluara ne Bardhos, Dardhishtë, Barilevë, Lupçë të Poshtëm, Vlashnjë, Varosh etj, që i përkasin periudhës së neolitit me piktura e simbole plastike, ku ndër tjera paraqiten vijat zik-zake, lakoret, meandri, spiralja si simbole të lashta. Ky art fillon të zhvillohet në truallin e Dardanisë, që nga neoliti, për tu pasuruar më vonë në kohën e bronzit e hekurit, duke u veçuar, dhe zhvilluar krahas popujve më të hershëm të Evropës e Mesdheut.

Në artin dardan në periudhat e më vonshme u shprehen tipare të qarta artistike, që u bartën në traditën tonë popullore deri në kohët modern.

Dëshmi e krijimit të artit burimor dardan me motive të pasura kozmologjike pa dyshim se sot i gjejmë te veshja popullore e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjes, por edhe në artin tonë popullor të shprehur ne gurë, dru, qeramikë dhe në kostume popullore.

Bazuar në gjurmët e trashëguara të simboleve kozmologjike në artin tonë popullor mendojmë se ky art është krijuar te një fis i fuqishëm para kulturës Helene, andaj me plotë kuptim mund ta quajmë si kozmologji dardane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës Qazim Namani: Qytetet Urbane gjatë sundimit osman në Kosovë Qazim Namani: Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore Qazim Namani: Shqiptarët dhe hebrenjtë në Kosovë gjatë sundimit serbë 1912-1945 Qazim Namani: Prania dhe regjistrimet e komunitetit hebre në Kosovën e sotme nëpër shekuj Qazim Namani: Historiku i shkurtër dhe trashëgimia kulturore në qytetin e Pejës Qazim Namani: Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912 Qazim Namani: Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare Qazim Namani: Ndryshimi i veshjes brenda një fisi dhe familje shqiptare pas krizës lindore 1879/1880 Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora