Lutfi Alia: Shën Nënë Angjelina Arbërore ( 8 )
Nga martesa e Angjelina Arianitit me Stefanin III Brankoviç lindën pesë fëmijë. Në vitin 1461, në Durrës u lind Gjergji, të cilin e pagëzuan me emrin e gjyshit Gjergj Arianiti, ndërsa kur u shugurua murg, mori emrin Maksim. Në vitin 1462 në Durrës u lindi vajza Irena, e cila vdiq tre muaj pas lindjes...


























