E shtune, 27.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Speciale

Fatbardha Demi: ‘’The’’ – Fjalë me të cilën titano-pellazgët thurën mitet dhe filozofinë e tyre

E diele, 17.12.2023, 08:59 PM


«THE»-FJALË ME TË  CILËN TITANO- PELLAZGËT THURRËN MITET DHE FILOZOFINE E TYRE

Shqyptari, xen kryet e vendit n?Europë  kah e ruejtja e fjalës së t?parvet. Po, po, ky shqyptar i verbët, i padishem mban mend punët e lashta ma teper se çdo komb edhe pse i pershkuem nëpër gjithnduer ligjesh. Kena shumë e shumë tregime të themelta se shqyptari asht rojësi i perlart i gojdhanavet, kena doke e kanune, kena bet e besimet qi janë kenë mbajt qindra e mija vjet para Krishtit e qi kombi ynë i mban mend edhe sod.”

Shtjefen Gjeçovi (1)

Nga Fatbardha Demi

Roli i pazëvëndësueshëm i fjalës dhe i përdorimit të saj (të folurës) në jetën e njeriut është kuptuar, siç na e dëshmojnë mitet, arkeologjia dhe shkenca e besimit, nga banorët më të lashtë të Mesdheut parahistorik, Atlantido-Pellazgët, përfaqësues të qytetrimit zanafillor.

Historianët e parë nuk janë shprehur mbi gjuhën e këtyre fiseve, por as edhe të pasardhësve të tyre historik (Pellazgëve të rinj, Etruskëve, Ipejve (Iperiotëve), Ainianëve, etj.). Lidhur me kërkimin mbi fjalorin e këtyre bashkësive fisnore , fillimisht duhet pranuar fakti se gjuha e banorëve të parë historik ka qënë «pa modele» e formuar nga tingujt e natyrës dhe si material krahasues mund të shfrytëzohen vetëm gjuhët që e kanë këtë zanafillë.

Pamvarësisht kohës dhjetramijëvjeçare, studiuesit e shk.19, me punimet e tyre, na e kanë  hapur shtegun që duhet ndjekur për tezën tonë. Si shëmbull po veçoj dy autorë gjerman:

- Hermann Karl Useneri (1834 –1905) shkruan: « rrugëtimi që ka ndjekur mendimi besimtar, mund të pasqyrohet, vetëm nga historia e gjuhës» (Usner, p.316). (2) Duke e riformuluar frazën (lexuar nga fundi në fillim), që nuk e ndryshon thelbin e idesë, do të kemi: «Historia e gjuhës , mund të pasqyrohet vetëm nga rruga që ka ndjekur mendimi besimtar».

-Ernest Cassirer (1874-1945) luftëtar i metodës së kërkimit shkencor, e mbeshtet këtë ligj. Në librin e tij Sprache und Mythos (Gjuha dhe Miti) theksonte se «në çdo emërtim gjuhësor, karakteri mitik është parësor (...) dhe i lidhur me mendimin mitik-besimtar».(3)

Në këtë drejtim, gjuhësia shqipetare ka patur një traditë disa shekullore me studiuesit arbëresh, por edhe të kohëve moderne. Gjuhëtari i shquar Aleksandër Xhuvani (1880-1961) vëren se: “ Caktimi i formës dhe i domethënies së kryehershme të një fjale përbën kushtin e parë të një etimollogjie rigoroze. Këto dy aspekte të fjalës do të kundrohen  në lidhje me njera-tjetrën , në pajtim me varësinë e shoqishoqme që kanë. Metoda e kërkimit në këtë mes qëndron në një kombinim  racional të këtyre dy lloj dëshmive të materialit, duke plotësuar aspektin gjeografik të shtrirjes hapsinore të një fjale me historinë e saj.(4)

Albanologu Petro Zheji (1929 -2015) ishte studiuesi i parë në botë që e vërtetoi këtë ligj themelor me një gjuhë të folur edhe sot, gjuhën shqipe, si dhe lidhjen dhe ndikimin reciprok të saj, me besimin dhe mitologjinë, në formimin dhe zhvillimin e fjalorit parahistorik (Shqipja dhe Sanskritishtja).

Kjo është metoda e vetme shkencore në studimin e gjuhëve NATYRALE, dhe në rastin tonë, të gjuhës shqipe.

Ne Fjalorin akademik të kësaj gjuhe ndodhet folja e kohës së shkuar, veta e dytë – THE/ FOLE, veprim që e shkëputi përfundimisht njeriun (Homo sapiens) nga bota shtazore. Por a ndodhej kjo folje edhe në «fjalorin» e fiseve parahistorike të euro-azise? Rrugëzgjidhja e vetme është t’iu drejtohemi emrave të figurave mitike të Atllantido-pellazgëve, të përcjellura nga lahutarët popullor dhe mbledhur prej shkruesive si Hesiodi (shk.VIII p.e.r.), i vlerësuar në trajtimin e mitollogjisë parahistorike i barabartë me Homerin.(5) Këtë fjalë-rrenjë e gjejmë në Enciklopedinë Larousse dhe Wikipedia,  si emërtim te veprës së Hesiodit (Theogony), një përmbledhje e folklorit dhe miteve, e cila trajtohet si «greke» : Theogonía (theos/ zoti + folja ??? ??-genná?/me kuptimin «krijues»? «një histori mbi origjinën e perëndive».(6)

Mitologu arvanitas Niko Stillo, pohon se « etimologjia e shumë emrave pellazgjik nga grafia e tyre greke apo latine, nuk është kurdoherë e saktë, sepse në të dyja këto gjuhë, shumë nga emrat e lashtë janë fallcifikuar gjatë transkriptimit të tyre»(7), fakt i pohuar edhe nga shkruesit e lashte.  Fatmirsisht, në emërtimin e veprës së Hesiodit (???????? / Theogonía), është e ruajtur e pa ndryshuar në gjuhën shqipe (folje, veta e dytë, njejës: (ti) the/fole + o/Zoti (P.Zheji) + go(j)nia/gojdhena ? «tregim hyjnor - gojdhënat», e pëdorur nga At Shtjefën Gjeçovi në formën ‘Gojë-thana´ [të thena me gojë] (8).

Mitollogët e huaj e lidhin këtë vepër me ciklin e quajtur në “greqisht”: Titanomakhía, (??????????? ) me kuptimin «lufta midis perëndive», brezit të parë të Perëndive të udhëhequra nga Kroni. (9) Edhe ky emërtim i lashtë është një fjali e gjuhës shqipe: Titan/tanët/fara jonë + makh/ mankth/ankth? «mankthi/ tmeri i Titanëve» (ose tragjedia e këtyre fiseve).(10) Vetë vendlindja e Hesiodit, Beocia ishte vëndbanim i fiseve pellazge. Këto fakte tregojnë se Hesiodi ka qenë shqipfolës sikurse edhe bashkohësi i tij Homeri, për të cilin At Nikoll Ketta pohon se kishte lindur në Kuma (Cuma) të Eubesë, përmëndur edhe nga Stefan Bizantini, në gjirin e fiseve pellazge të Kolkidës dhe ishte bashkohësi më i shquar i Hesiodit. (11)

Edhe forma (ti)«fole», që është sinonim i foljes në gjuhën shqipe (ti)«the» është përdorur nga Homeri, siç na e dëshmon Pausania (shk.2) : «Ai (gjigandi) e shkatëroi të folurën e admirueshme, u vetshkatërua edhe vetë. Folk, në poezinë e Homerit nënkuptonte njerëzit e thjeshtë».(12) Sipas Fjalorit të Aldo Gabriellit Vocabolario della Lingua Italiana , fjala «folk», përcakton popullin dmth gjithshka që shpreh një krijimtari të popullit. (13)

Përsa më sipër, autorët e lashtë na kanë lënë dëshmi të gjuhës së gjigandëve dhe vëllezërve të tyre mitik. Gjuha shqipe, deri në ditët e sotme, zotëron forma të shumta të fjales “the”, gramatikore dhe në fjalor, që në përcaktimin e origjines se saj është ligji kryesor. Me arsyetimin absurd (të mungesës së dokumentave shkrimore) një kërkim i tillë nuk është ndjekur nga shkenca gjuhësore albanologjike dhe botërore, megjithse shkrimet e gurta (epigrafet), emërvendet, mitet popullore dhe të shkruesve të lashtë, gjuha, besimi dhe tradita folklorike, etj. jane një arkiv i pasur, për të nxjerrë përfundime shkencore, si më poshtë:

Folja THE është e gjuhës shqipe

Atë mrekullisht, e gjejmë tek fiset mitike të Titanëve, Gjigandëve, Ciklopëve dhe perëndive të më vonëshme të Olimpit. Vetëm ky fakt është një zbulim i jashtzakonshëm për shkencen e shk.21 për t´u njohur me faktet e errëta parahistorike dhe gabimet në metodën kërkimore.

Si shëmbull po sjell trajtimet e emrave Theisem dhe Henotheism ku ndodhet rrenja “the”, nga Oxford Dictionary of Philosophy, World Encyclopedia dhe Encyclopædia Britannica (2014): “Besim në qënjen e perëndive dhe perëndeshave, veçanërisht të një Zoti krijues të universit (...) e ka origjinen nga fjala Greke-Theos-Zoti”. (14) Të dyja emërtimet janë formuar me fjalë shqipe (folja “the”, emri “hena”) dhe emri i Zotit (Theos), ka kuptimin gjuhësor dhe simbolik: Fjala e Zotit.

Në veprën (Teogonia, 208) emri i Titanëve shkruhet në formën-Titan Theos (??????? ????) dhe, sipas studiueve, “Hesiodi e pranonte si të  paqartë” (15), duke shtuar se «në mitollogjinë e herëshme Titanët quheshin próteroi the dhe ishin perënditë më të lashta» (Teogonia 424) dmth para atyre të Olimpit.(16)

Jashtë ligjeve të gjuhsisë historike, të përmendura më sipër, emërtimet parahistorike vijojnë të shpjegohen me një gjuhë që nuk ka ekzistuar në kohën e Hesiodit dhe Homerit, dhe në fjalorin modern grek nuk gjendet fjala-rrenje “the”. Ajo që sot emërtohet “greqishtja minoike” mitologu Niko Stillo pohon se “mikenejte, apo me mire enesket mikenej, flisnin gjuhen jonike, dhe me konkretisht, dialektin çam.(17).   Këtë fakt e mbeshtet lehtësia me të cilën veprohet me ndihmën e gjuhës shqipe.

Emertimi “próteroi the “ i Titanëve shpreh një nga veprimtaritë e njeriut brënda fisit të tij, i kuptuar me dialektin çam të Iperisë (Epirit): (próteroi/ proto/ të parët ne kohe +(që) roi/ që rojtën) + (theoi  apo theos : folën/thanë+os/ Zoti) = të parët (që) rojtën e folën me Zotin).(18) Pra ishin profetët e parë të Zotit.

Sipas Homerit (Odyssey 7. 200 ff ) dhe Pseudo Apollodorit (Bibliotheca 1. 34 - 38) Titanët, Gjigandët dhe Ciklopët ishin të një gjaku dhe bij të Tokës (të lindur nga toka). (19) Që ishin fise shqipfolëse e dëshmojnë edhe emërat e sotëm si: Enkel nga Gjigandi thrakas Enkelados, Halim/e nga  Halimedes,Ylli nga Hyllos, Olimbi nga Olympos, gjigandi i Kretës që këshillonte Zeusin, etj. që vijojnë të përdoren nga shqipetarët.(20)

Tre gjigande që shërbenin si krye/priftërinj në fiset Ipeboreale, Theomises, Theodamas dhe Agasthenes, po kështu edhe titanide Themi, e cila mbahet si nismëtarja e parë e detyrës së orakullit (përcjellësit) të fjalës së Zotit, në emër ruajnë foljen shqipe “the”. (21)

Botkuptimi i parë i njeriut parahistorik, sot emërtohet «natyror», meqënëse mitollogjia e banorëve autoktonë lidhej me forcat e natyrës që i rrethonin (kaosi, ajri, qielli, oqeani, toka, etj). Shkenca e sotme e mohon  adhurimin e një Zoti nga banorët parahistorik, megjithëse rrenja «the» dhe fjala  “mesia”, po shqipe (ne mes te njeriut dhe Zotit) e dëshmon këtë veprimtari fetare, ku thënjet (fjalët) e Zotit përcilleshin nga njerëz të caktuar të fiseve.     Edhe Kuretët që mbrojtën Zeusin me vallen e tyre pirike, ishin titanë priftërinj, siç e shpreh emri i tyre: Kouretes (Curetes) The (22)

Në perudhat e mëvonëshme, ky «profesion » ishte privelegj i mbretit dhe familjarëve të tij, siç e shikojmë tek emrat: Antiochus I Theos (mbreti/kryeprift) i Commagene (86 p.e.r. – 31 p.e.r.) pasardhës i dinastisë së Ptolemejve, dhe e nënës së tij Laodice VII Thea (priftëresha).(23)

Rrezet rreth qeleshes arbërore dhe hitite tek Mithra (fig. djathtas), dëshmojnë natyrën hyjnore të profetit, i njohur si perëndia persiane (shk.5 para e.r-6 pas e.r.).. (24)  Nënvizoj se :

Fjala shqipe THE ishte emërtim i shërbenjësve të Zotit, më i lashtë se emri «sellë» i priftërinjve të Dodonës pellazge.

Fillimisht duhet sqaruar se  “sellë”, emërtoheshin ndërmjetësit (mesia) të periudhës pas Titanëve, sipas emrit të perëndeshës Sellena e Dodonës (që përfaqsonte Zotin femër – Hënën).  Georg Friedrich Creuzer, (Religions de l'Antiquité…, 1835) shkruan se emri Selloi (??????) apo Helloi (?????), sipas të gjitha gjasave është forma primitive e emrit të "helenëve"që jetonin në tokë si lypës. (25)

Mitet dëshmojnë se folja shqipe «the», në kohën e Titanëve dhe Gjigandëve, përdorej edhe si emër për orakujt (themistes) që flisnin «në emër të Zotit». por edhe për vendet e shejta, si qyteti i famshëm i Tebës (3000 p.e.r.) në  Beocinë e atllantido-pellazgëve, që sipas  Xhuzpe Katapanos, emërtohej Thena (vend ku the + na/neve=vend ku na thuhej) nga fjala shqipe  “the” dhe joTeba, e prmendur nga Homeri (Iliada, IX, 381- 383) si « Arkë me  njëqind porta », (siç duket, nga orakujt e shumtë që ushtronin aty këtë ‘profesion’-shën im) duke percjellë fjalën e Zotit nëpërmjet “gjuhës njerëzore” (26). Më poshtë do të pasqyrojmë shkurtimisht,  ndermjetesit më të shquar të periudhës së Titanëve dhe vëllezërve të tyre Gjigandë, të renditur sipas hershmërinë së mitit të sejcilit :

a)THEA(??? / Théa ), i përkiste brezit të lashtë të Titanëve hyjnorë, e njohur edhe me emrin Aethra përfaqsuese e ajrit të shndritshëm, simbol i «vrojtimit» dhe «profecive». (27) Emri i saj në gjuhën shqipe shpreh «të folurën» dhe mjeshtrinë e orakullit, ndërsa përkthimi  nga greqishtja (hyjnore), si në shumicën e emërtimve të Lashtësisë është i gabuar.  Ajo  përmendet pak në mite, krahasuar  me  figurat e tjera të Titanëve.

Me vëlla dhe burrin e saj,  Iperion, pati femije: Hënën (Sellena), Diellin (Helios) dhe Agimin (Eos), (fig.2 poshtë) që njihen si brezi i dytë i titanëve. (28) Në sytë e një studiuesi, që domosdoshmërisht  duhet të njohë besimin dhe gjuhën pellazgo-shqipe (e cila mbijeton edhe sot), miti i kësaj familje është një “dokument ” me vlerë për shkencën gjuhësore dhe historike.

Kjo ‘martesë’ dhe fëmijët e tyre, nuk është një mit rastësor, por një ‘fabul’ si ato të Ezopit, ku perënditë pasqyrojnë botkuptimin e fiseve të para njerëzore.

1.Perëndesha e Tokës Gea (dhe-a) nga qyteti i Tanagrës në Helladë; Musée Borély, Marseille.Giraudon/Art Resource, New York 2. Detal, Eos (Dawn) me krahët e shqiponjës. Metropolitan Museum of Art . (29)

Emri Thea - perfaqëson “fjalën e folur”, elementin kryesor i çfaqjes së njeriut, dhe  ‘mjeti’ më i fuqishëm i qytetërimit parahistorik, siç e dëshmon emërtimi i saj, i orakujve të tjerë , si dhe  i vet Krijuesit. Sipas Testamentit te Ri : “Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ndodhej pranë Zotit (...) gjithshka u krijua nepërmjet saj (Giovanni 1,1-4). (30)

Objektet arkeologjike dëshmojnë se njeriu i lashtë e kuptoi se pa përdorimin e fjalëve ishte i pafuqishëm të lidhej me njerëzit e tjerë, si rrjedhojë, ai hyjnizoi krahas zemrës edhe kokën (fig. 1, larte). Edhe sot, në gjuhën angleze, kemi fjalën thought (mendim-shqiptohet `thot` si në gjuhën shqipe, veta 3, njejës: ai thot/flet,). Lidhja e fjalës me mendimin, në periudhat e mëvonëshme u trajtua gjerësisht nga filosofët-priftërinj, dhe në teologjit fetare të më vonëshme (kristiane) përfaqësoi vetë Krijuesin (Zoti = Fjala/ Logos).

b) Iperone - (dial.çam shqiponjë), në mitet e Titanëve u ndërfut si burrë i Theas për të shprehur lidhjen me Zotin e parë të paemër të Homo Sapientit – DRITËN (periudha para Dodonës).  Shqiponja, pohon Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip) është një nga simbolet e para të njeriut dhe Kostndini i Madh e të gjithë Perndorët e tjerë Ilirë , që mbretëruan pas tij, nën shenjën e shqiponjës, ishin “bij të Dritës” [bij të Zotit] (31) Të gjitha perënditë, në qeramikë dhe shkulpturat e para, paraqiten me krahët e shqiponjës. (fig.lartë e Eosit).

Në këtë mit, shqiponja ndron gjininë (nga Ipe e gjinisë femërore, në  Iperone ) për t’iu përshtatur  njeriut tokësor mashkull, duke i lenë motrës/grua (Thea), simbolet e shqiponjës:   «syrin hyjnor» dhe sipas besimit të banorëve të lashtë, sytë shpërndanin një rreze drite që u mundësonte të shikonin”. (32) Domethënës është fakti që në mite, sipas autorëve të lashtë (Hygin, Fable; Pausanias, Description de la Grèce.) Iperone ishte ati i Titanëve pellazg. (33) Këto ndryshime brënda miteve dokumentojnë  zhvillimet e periudhës parahistorike dhe vlerën historike të gojdhënave.

c)Trashëgimtarët e tyre (hëna, dielli, agimi) shprehin ‘lidhjen familjare’ me Zotin e parë         - DRITËN, që e rrethonte njeriun në natyrë, dhe i përkasin periudhës më të herëshme në shkencën e Besimit. Është interesant fakti se në dialektin çam (Shqiperi- Epir) populli e emërton edhe sot, dritën dhe njohjen e njeriut të gjerave, me të njejtën fjalë- DI, së cilës filozofët e lashtë i dhanë një formulim besimtar dhe shkencor : Drita dhe Dija, dy veti kryesore të Krijuesit, dhe shprehje e ndriçimit të mëndjes (pasurimin me dije).

Me fjalët e gjuhës shqipe-arbërore (di) dhe (the) është formuar emri i vetë Krijuesit: gr. Theós-në teologjinë ortodokse dhe it. Dio-në teologjinë katolike, i japin asaj  rolin e gjuhës që krijoi HYJNOREN.

d) Kjo ‘familje’ dokumenton jo vetëm periudhën zanafillore të besimit parahistorik,  por edhe dëshmi të periudhës historike të Titano-Gjigandëve si, zhvillimin e metalurgjisë, detarisë dhe të lëvizjeve në hapësira të gjera gjeografike. Njohja e së vërtetës historike, e maskuar brenda tregimit MITIK dhe  simbolikës BESIMTARE (pothuajse e panjohur shkencërisht)  zbulon se, ndërmjetësi (prifti i parë) me Zotin (femer Hënën) nuk ishte njeriu (perëndesha Thea), ky “nder” i ka takuar  – Shqiponjës.

Duhet theksuar se, rruga e ndjekur në studim, nuk bazohet thjesht në një hamendsim, por në „gjurmët“ që u trashëguan në besimet e mëvonshme dhe në objektet arkeologjike. Sipas Testamentit të ri : „Në fillim ishte Fjala dhe Fjala qe Zoti(...)të gjitha gjërat u bënë prej tij...“ (Giovanni 1,1-4 ) (BIBLA – Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)

Siç dihet, arsimimi i popullit u bë një dukuri masive vetëm dy-tre shekuj para kohës sonë, dmth gjatë shk 19-20. Per rrjedhojë, simbolet mitike,me ndihmën e artit (gdhëndjet primitive, vizatimet në enë balte, skulpturat në metal, gur e mermer, pikturat murale, etj.), që nga koha e Paleolitit e deri në kohët moderne, kan luajtur rolin kryesor për të përhapur dhe përjetsuar besimin dhe mitet. Ky fakt dëshmohet në objektet e shumta arkeologjike, punimet ndërtimore dhë artistike që kanë mbritur deri më sot. Për të shprehur dukuri jo materiale, siç është „fjala“ apo „fryma“ me të cilën Zoti krijoi botën dhe banorët e saj, „artisti“ i lashtë përdori llogjikën. Ai e shprëhu mendimin mitik, duke paraqitur organin e njeriut që e prodhon fjalën dhe e nxjerr me forcë frymën: gojën e hapur në maksimum dhe gjuhën e dalë dukshëm jashtë (fig.1,2,3 poshtë). Në Fjalorin e Dhjatës së vjetër shkruhet: Gjuha, një simbol për të folurin. (BIBLA – Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995

48- BIBLA, f59)

Në zanafillën e periudhës së matriarkatit, shqiponjën e zevëndësoi femra (me kokë zogu në objektet arkeologjike), që përfaqëson brezin e dyte të veprimtarisë fetare në parahistori. Emri i tyre nuk dihet, por e gjejmë të pasqyruar në xhoken e gruas mirditore (Shqiperi) dhe në figurinat femërore , prej balte apo metale, si ajo e zbuluar ne Antigone, me pjesë të shqiponjës ( kokë, krahë dhe këmbë të saj).

1.shqiponja me gjuhen jashte (prifteresha e pare) 2.Priftëresha në formën e shqiponjës, Muzeu, Durrës); 3.Thea titanide; 4.Sellena e Dodonës me krahë të shqiponjës.

Titanët  orakuj (të të dy gjinive) që mbanin në emrin e tyre rrënjën The, historikisht ishin brezi i tretë në shërbim të Krijuesit, pararendës të  priftërinjve “sellë” të Dodonës që shënojnë brezin e katërt, të përmendur edhe nga Homeri.

Ky fakt i ‘arkivit’ të Arbërve shqipfolës edhe në ditët e sotme nuk njihet në shkencën Historike e të Besimit botëror, megjithëse të gjitha skulpturat e Perëndive të para dhe të shenjtorëve të Mesjetës, janë ‘të paisur’ më  krahët e shqiponjës, për të shprehur lidhjen me Zotin dhe natyrën e tyre hyjnore.

b)THEMI - Perëndeshë titanide, bijë e Qiellit (Ouranos) dhe e Tokës (Gaja) (Hesiod Theogony 132).  Rrenja «the» e emrit shpreh veprimtarinë e saj e theksuar edhe nga Homeri në Iliadë TheaThemis. (34) Profetë/orakuj, sipas shkruesve te lashtë (Hesiod, Theogony 901, Apollodorus 1.13.) ishin edhe  fëmijët e saj: The Morai, The Horai (Eunomia/Urdhëri i Zotit, Erine/ Paqja, Dike/Drejtësia) dhe Prometheus. (35)

Në botimet studimore emri Themi, krahas atyre të perëndive të tjera dhe fjalëve që përmbajnë rrenjën «the» (themisto-emër i oratorëve, Alitheia- e Vërteta, etj.) emërtohen si «greke», pavarësisht se, në fjalorin e kësaj gjuhe nuk ndodhet, vetem kur fjala eshte e huazuar nga shqipja. Ndërkohë  folja shqipe «the» edhe si emër (thënje, thashethem, theks, etj.), vijon të përdoret nga Arbërit edhe sot, duke shpjeguar saktësisht kuptimin gjuhësor të kohës së Titanëve -FJALËN.

Në hymnin kushtuar Themit (Orphic Hymn 79 to Themis) pasuesit e Orfeut, i këndojnë « prej teje lindën orakujt, Phoibos (Apollo)... Prej teje njerëzimi për herë të parë mësoi ritet perfekte dhe ritet korale të netëve të Bakkos (Bacchus) që të kënaqin shpirtin; të takon ty nderi për të folur mbi Zotin, mbi misteret dhe ritet hyjnore... » (36)

Diodorus Siculus, historiani ilir (sipas Plinit të vjetër) (37) , në veprën (Library of History 5.67.) shkruan se, mitet dëshmojnë titanide Themi (personifikim i Ligjit Hyjnor) ishte e para që vendosi  ritet e  hyjnizimit,sakrificave dhe të urdhëresave të perëndive.

Perëndesha Themi (38)

Ajo u mësoi njerëzve rrugën e bindjes ndaj ligjeve, moralit dhe harmonisë, dhe ata që i respektonin perënditë dhe ligjet quheshin «rojtarë të ligjeve» (thesmophulakes) dhe «gjukatës» (thesmothetai). (39) Nga kjo e dhënë del qartas se orakujt (ndërmjetëset) e para me Zotin ishin femra dhe fjala e gjuhës shqipe «the» u bë burim i emërtimeve të priftërinjve dhe gjukatësve të parë ne Histori.

Sipas Enciklopedisë Britanike (v.1911), perëndesha Themi personifikonte DREJTËSINË dhe tek Homeri (thémis), përdorej edhe si emër i përgjithshëm (thémistes, thémites/ legal, i ligjeruar,) dhe përfaqësonte ligjet dhe krimet, e hartuara që në zanafillë të botës njerëzore, për të siguruar rregull dhe harmoni. (40)

Themi paraqitet si mbrojtëse e pushtetit mbretëror por edhe e organizimit të kuvendeve të oborrit hyjnor (Olimp). Quintus Smyrnaeus (shk.4 p.e.r.) në poemën e tij kushtuar Trojës (Fall of Troy) pohon se sundimi i ligjit, dënimi i fajtorëve, ritet kushtuar Perëndive, zbatoheshin me përpikmëri nën «syrin vigjilent» të Titanes Themi dhe ndihmësve të saj të shumtë : «nuk është mirë për njerëzit të sulmojnë pabesisht mbretin, sepse ndëshkimi i tërbuar vjen shumë shpejt.Themis (Ligji Hyjnor) ndodhet aty lart; ajo i grumbullon, gabim pas gabimi, të kryera nga njeriu dhe së bashku me Ate (që përfaqëson humbjen e besimit) dënon gjuhën e paturpshme».(41)

Kulti i Themit, nga buron edhe emri i krahinës së Thesprotisë (the/orakull+proto/ dial.çam, në fillim=vendi i orakujve të parë) në Iperi (Epir), nderohej në tempullin e Dodonës dhe ndodhej prane atij të Zeusit, Dionës dhe Afërditës, si dhe në qytetin e Delfit, Olimpias, Thebës (Thenës), Athinës, Epidaurit, Aeginës, etj. të Gadishullit Pellazgjik (ballkanik). Këtë na e vërteton edhe Enciklopedia bizantine SUDA.sipas së cilës, Themis shkoi aty (në Dodonë) e hypur mbi një dem për t’i shpëtuar përmbytjes së Deukalionit.(42)

Duke përfaqësuar Ligjin, që e nxorri shoqërinë njerëzore nga kaosi, Themi zë një vend kryesues në mitollogjinë popullore. Ishte ajo që parashikonte «fatin» e figurave dhe ngjarjeve kryesore të dy periudhave të Lashtesisë: të Titano- Gjigandëve dhe pasardhësve të tyre, Olimpikëve të sunduar nga Zeusi fitimtar. Studiuesit e trajtojnë si orakullin më të fuqishëm të mitollogjisë së lashtë.(43)

Gjigandi Atllas kujton parashikimin e Thetis (Themit), se nga pema e tij, një bir i Zeusit do të këpuste mollën e artë dhe vuri si roje Dragoin. Ajo parashikoi humbjen e luftës së Titanëve që solli si pasojë fundin e sundimit të tyre. Themis e paralajmëroi nënën e saj Gea (Dhea), se Gjigandët do të vriteshin dhe lirimin e djalit të saj Prometheut nga dënimi për mos bindje ndaj Zeusit. Në saj të profecisë së Themit dhe Nimfave të saj, Deukalioni me gruan e tij Pirra, i shpëtuan  permbytjes së madhe. (44) Nënvizoj se :

Emrat e perëndive ku shquhej rrënja «the», ishin përfaqësues të qytetrimit parapellazgjik

Mitet dhe hymnet kushtuar perëndive, kanë vlerë dokumentare si dëshmi të arritjeve të bashkësive të para, ku ligji luante rol qëndror në jetën tokësore dhe hyjnore të njeriut. Në ditët e sotme mitet pranohen si «arkiva» të vyera të parahistorisë.

Për qytetërimin e Atllantidëve, ku bënin pjesë fiset e Titanëve, Ciklopëve dhe shumë fise të tjera të “kohës së artë”, sipas Xh.Katapanos, janë shkruar 20 000 libra të mbështetur në traditën gojore, ku vend qëndror zë nje emer i paisur, jo rastësisht, me rrënjën THE...

c) PROMETHE - Figura më tragjike e Lashtësisë, por edhe    e adhuruar gjatë të gjitha periudhave historike. Në rast se nëna e tij, titanide Themi ishte e para që vendosi në tokë Ligjin Hyjnor, Prometheu (brezi i titanëve të rinj) ishte i pari që luftoi kundër vullnetit Hyjnor, duke dhënë shëmbullin,  se njeriu tokësor mund  të mbijetojë me forcën e tij të LLOGJIKËS dhe DIJES. Kombi shqipetar ka një thenje : «më mirë të dish se të kesh», siç duket një trashegimi e  parahistorisë.

(45) Prometeu (detaj) nga piktura e Heinrich fueger (1790/1817)

Në dramën (Prometheus Bound 206ff ) e birit të Atikës pellazgjike-Eskilit (Aeschylus). Prometheu u kishte folur vëllezërve të tij Titanë (bij të Qiellit dhe Tokës) se: «shpesh, nëna ime Themi (...) më kishte treguar mënyrën me të cilën profecitë mund të realizoheshin. Nuk duhej të përdorej (nga titanët-shën im) forca brutale dhe as dhuna, por të mbivlersohej mençuria (që gjen mjetet për fitoren si dinakrinë, etj.). U thash të gjitha këto, por ata nuk i kushtuan vëmëndje fjalëve të mija...».(46)

Sipas mitografit Pseudo-Apollodorus, (Bibliotheca 1. 45 , C2nd A.D.), Prometheu ishe ati i Deukalionit që ishte martuar me Pirrën dhe kur Zeusi dëshironte të zhdukte gjeneratën e kohës së bronxit, Prometheu e këshilloi Deukalionin se si të ndërtonte varkën dhe e hypi Pirrën së bashkume me ushqimet në të. Zeusi e përmbyti pjesën më të madhe të Helladës, me shi të rrëmbyeshëm nga qielli, duke zhdukur të gjithë njerëzit, perveç të paktëve që gjetën strehë në malet e larta që kishin pranë.(47)

Pyetjes se përse Zeusi e torturonte , Prometheu sqaron: «sapo e vendosi veten mbi fronin e Atit, ai menjëherë ju dha perëndive privilegje të shumta dhe ju afroi përdorimin e fuqive të tij. Për të vdekshmit (njerëzit) e varfër nuk e vriste kokën, donte që të vdisnin për t’i  zëvëndësuar me të tjetë. Asnjë nuk guxoi t’i kundërvihej përveç meje.Vetëm unë pata kurajon; ... ( Aeschylus, Prometheus Bound 228 - 258)  (48)

Në Fjalorin bizantin Suda (shk.10 p.e.r.) shkruhet se Prometheu , sipas judejve, njihej nga fiset e Gadishullit pellazgjik si njeriu që zbuloi  i pari studimin e filozofisë dhe i pari që «krijoi» njerëzit, me faktin se i beri të njohin diturinë ca «të pagdhëndurve». (49)  Sipas miteve Prometheu u mësoi njerëzve përdorimin e zjarrit, i njohu me arkitekturen, astronominë, matematikën, artin e të shkruarit, mbarështrimin e kafshëve shtëpijake, mjeshtrinë e lundrimit, të mjekësisë dhe të profecisë, përpunimin e metalit dhe shumë arte të tjera... Eskili në trilogjinë e tij (Aeschylus, Prometheus) e quan atë shpikës i mjeshtrive të dobishme për njeriun. (50)

Mbas “autorsisë” së Prometheut për të gjitha vlerat qytetruese të fiseve Atllantide (titano-gjigandëve etj.), për të zbuluar gjuhën dhe etninë e fiseve, do t’i drejtohemi gjurmës së mbetur - emrit të tij.  Historiografia botërore, pohon se emri tij nuk sqarohet nga ana gjuhësore, megjithatë këmbngul se: Prometheu është një perëndi “greke”, aftësia e tij intelektuale nënvizohet nga kuptimi i emrit të tij: fat-thënës...” (51)

Metoda shkencore e ndjekur nga arbëreshi At Nikoll Ketta (1741-1803) na çon tek origjina e vërtetë e emrit: “At Agostino Calmet-it (1672-1757), përmend se “filistinët e quanin Prometheun – Emath Mad dhe se Diodoro di Siculo e njihte si emathiot (pellazg maqedonas-shën im)”.(52) Pra emri është arbëror: Promethe (pro/dial.çam proto/më parë+me/ më+ the= fat-thenës).

Nuk është hera e parë, që gjuha e sotme shqipe dhe dialektet e saj zbulojnë  qytetrimet më të famshme të farës atllantido-pellasge, perfaqësues të Zotit dhe luftëtarë të perparimit njierëzor edhe në kontinentet e tjera.

d) THOT (THEUT, TAT)- Perëndia më e rëndesishme e mitollogjisë egjiptiane, padron i shkrimit dhe krijues i tingujve të gërmave, orakull dhe profet i perëndive. “Te rizbulosh Thotin-pohon egjiptollogu arbëresh Zef Katapano (Giuseppe Catapano, Thot parlava albanese)- do të thotë të zgjerosh kufijt e shkencës që, me dashje apo pa dashje, shpien pashmangshmërisht në metafizike; dhe kjo është tepër e rëndësishme për njeriun dhe njerëzimin”. (53)

Deri më sot, egjiptologët dhe as gjuhëtarët, nuk kanë mundur ta shpjegojnë emrin e tij, por nisur nga hieroglifet të deshifruara si (DHwtii/ Djehuti), mendojnë se shpreh «atë që flet në tempull», «përcjellësi i mesazheve hyjnore», duke nënkuptuar rolin e priftërinjve të sotëm.(54)  Gjuhëtari Eqerem Çabej (Studime etimologjike në fushë të shqipes, I) thekson se «nga aspektet e ndryshme të një fjale, me rëndësi themelore për etimologjinë është historia e saj (siç e nenvizuam për emrin “grek”-shën im), sepse me sqarimin e kësaj ane përmbushen shumë herë edhe kushtet për konstatimin e burimit të fjalës».(55)

Për ta përmbushur këtë ligj të gjuhësisë, duhet njohur botkuptimi, besimi parahistorik dhe gjuha, e popullsise që e ka përdorur atë fjalë.

Egjiptologu arbëresh Zef Katapano në librin e tij (G. Catapano, Thot parlava albanese, Rome,1984) sqaron se, “në zanafillë emri vendosej sipas ligjesh të repta që përcaktonin, pa mundësi gabimi, thelbin e qenjes së cilës i ngjitej, shprehte pa asnjë dyshim, funksionin e vet perëndise”. (56)

Thot- është emër , me origjinë nga folja shqipe (ai që thot/na flet , veta e tretë, njejës), për të shprehur rolin e mësuesit dhe profetit, siç u përmënd edhe për perënditë e tjera. « Ndër të diturit më i madh/ shtoi me hir hyjnesha Mat/ qe i veti Thot,  ç’na thot/ ate ç’gjegji ka Ynzot». (Thoti na thot atë që dëgjoi nga Zoti ynë-shën im), shprehet autori (57) . Z.Katapano është gjuhëtari i parë që zbuloi metoden e përdorur nga Thoti në Egjipt : një tingull = një hieroglif. Tingulli i përkiste gërmës së parë të emrit në figurë, në gjuhën arbërore-shqipe.

Autori sjell fakte të  pa përmendura në  librat shkollore : “Thoti, të cilit i atribuohet e gjith shkenca e lashtë, që nga Nili u përhaps plot dritë në mbarë botën ... ai solli një qytetrim të zhvilluar në Egjipt nga një Vend i huaj. Sipas Endrju Tomas (australian), duke u nisur nga tituj që i janë atribuar Thotit tek «Libri i të Vdekurve» dhe në disa shkrime faraonike (Kryezot i ardhur nga deti dhe Kryezot i të dy tokave ), na lind e drejta të mendojmë se ai ishte një Prijës Atlanditas ...”.(58)

Përkatësia arbërore e Thotit , krahas emrit, dëshmohet edhe nga letra e priftit të Madh  - Manéthon de Sebennytos, drejtuar mbretit maqedonas të Egjiptit-Ptoleme (367/366 p.e.r. – 282 pas.e.r.), vëlla (i paligjshem) i Aleksandrit të Madh : “...Juve që po hulumtoni se çfarë do të ndodhë me kozmosin, unë, në përputhje me urdhërin tuaj, do t'iu paraqes librat e shenjtë që kam studiuar, të shkruar nga paraardhësi i juaj, Hermes Trismegistus... (59) Kur banorët e Gadishullit pellazgjik (ballkani i sotëm) të rekrutuar si ushtar nga Faraoni Psammetichus I, 664 – 610p.e.r) mbriten në Egjipt, panë se perëndia e tyre Hermes ishte i njejtë me Thotin : të dy perënditë ishin hënore, lidheshin me mjekësine, botën e të vdekurve dhe përcillnin fjalën e Zotit, pra kishin detyrën e ndermjetësit (priftit). (60) Ky fakt dëshmon qenjen e të njejtit besim dhe figurave mitologjike .

Figura e Thotit përfaqësonte vazhdimësinë e dijeve të atllantido-pellazgëve dhe sidomos të BESIMIT, fakt që shpreh se kryente detyren e priftit të paisur me rrënjën ‘the’. Zef Katapano pohon se  Ai “ është themeluesi i besimit (fesë) të DRITËS dhe shkencës okulte të mistereve ...” (61) Platoni, në një bashkbisedim imagjinar (Fedro-dialogo,370 p.e.r.) të Sokratit,   mësuesit të tij, shpreh faktin historik te vazhdimsise etnike dhe te qytetrimit Atllantidas, tek Dinastite faraonike : «një perëndi e quajtur Theut -padyshim Thoti- që kishte vendosur t’i dhuronte njerëzimit shkrimin, mbreti Thamus, e pyet nëse do të ishte vërtet e dobishme për ta kjo dhuratë. Theut/Thot përgjigjet: «kjo dije, o mbret, do t’i bej egjiptianët më të vetëdijshëm për të mbajtur mend, dhe më të aftë për të rikujtuar se, me këtë dije u zbulua ilaçi i kujtesës» (62) Historia nuk njeh ndonjë qytetërim, para atij të Atllantido-pellazgëve, të cilënThoti e përcolli në ‘Tokën e Re’.

Nga kjo pjesë e Platonit zbulojm se periudha historike e Thot-it, ka qenë më e vonëshme se ajo e Prometheut, [studiuesit nuk duhet të ngatërohen me mitin e Prometheut të periudhës olimpike, ku janë ndërfutur artificialisht edhe titanët e tjerë si Themi, Kuretët, Metis, etj.]

Mësimet e Thotit/Hermes të shkruara në papiruse (libra) u pëdoren shpesh nga Baballarët e Kishës kristiane, por nën emrin ‘Enok’ (63) Sipas At Nikoll Kettës (1741 – 1803) me emrin ‘ Henac’ (hënok) emërtoheshin perënditë  më të lashta atllantido-pellazge të Egjiptit, Osiris dhe Isis), ndërsa  Zef Krispi (Giuseppe Crispi 1781–1859), sqaron se, në mitet pellazge “Atlanti quhej Henoch (hënok), fjalë që rrjedh nga «hënë». (64)  Studiuesi Juri Volokhine (Le dieu Thot et la parole) pohon se në besimin egjiptian Thoti ishte Hëna (dmth orakull i Zotit Hëna-shen im). (65) Këto fakte dëshmojnë për njëhistori të përbashkët qytetërimi dhe besimtare, të fiseve të një gjinie në parahistori ”, dhe jo kryqëzimin (sinkretizmin) e kulturave dhe besimeve ndërmjet fiseve të huaja, siç përdoret rëndom në studimet moderne, nga padia.

Ky ishte zbulimi madhor i Zef Katapanos, i cili vlerësoi rolin e dijes (besim dhe shkencë) të Atllantido-Pellazgëve në Euro-Afro-Azi, e përfaqësuar nga Thoti : «nga doktrina e të cilit u frymëzuan Iniciuesit e Mëdhenj të njerëzimit si Rama (cikli arian), Krishna (inicimi bramanik), Orfeu (misteret dionisiake), Pitagora (misteret e Delfit), Platoni (misteret eleuziane) dhe Moisiu (misioni izraelit)».(66)

Miti i vazhdimesise

Periudha pasuese, që njihet si e “brezit të olimpikëve, (periudha e Heronjve), nisur nga faktet e njohura sot, natyrshëm mund ta emërtojmë “histori familjare” e pandërprerë e së NJEJTËS GJINI, e  shprehur me ndërfutjen në mitet e Olimpit titanit Kron, Prometheut, Themis-it, Thotit/Hermes, ky i fundit i njohur si “gjysëm vëlla” i perëndeshës Athina. (67)

e) ATHENA (sipas dialektit jonian ?????Ath?n?), ishte perëndesha më e adhuruar e Olimpit në Lashtësi. Statuja e saj ngrihej në shumë qytete helene (pellazge-shën im), dhe si perëndeshë e luftës ajo nuk mund të mposhtej nga perënditë e tjera.

Emri i Athinasë , sipas Pierre Chantraine (Dictionnaire étymologique de la langue grecque) e përcaktuar si e shkrimit mikenas, nuk është i qartë nga ana gjuhësore. (68) Lidhur me emrat e hyjnorëve, sipas Platonit “njerëzit e parë që menduan t´i emërtonin perënditë, nuk ishin njerëz dosido, por mendimtarë dhe oratorë të mëdhenj...” (69) Filozofët e lashtësisë (Platon, Cornutus, Héraclide du Pont, Plutarque etj.), e vlerësonin si shprehje e Mençurisë dhe Inteligjencës, mbështetur në emrin Theonoe, tek Homeri, sepse ajo zotëronte veçanrisht njohjen e gjerave hyjnore, pra shërbente si orakull në tempull.

Në botimet e të gjitha studimeve historike, përcaktohet si perëndi greke duke gabuar në barazimin helen=grek (trajtuar F. Demi, «Besimi parahistorik i Arbërve të lashtë»). Studiues shqipetar si, At Nikoll Ketta, Aristidh Kola, Arif Mati, Niko Stillo, etj. por edhe të huaj, si gjermani Hans Krahe (1898-1965) kanë vënë në dukje se «të gjitha emrat e hyjnive «greke», me përjashtime shumë të vogla, janë emra me prejardhje jo «greke» dhe rrjedhin nga bota e vjetër e mesdheut». (70) Vështirësia në kuptimin e emrave të lashtësisë qëndron në mosnjohjen e dialekteve të gjuhës arbërore-shqipe nga ana e studiuesve të huaj, por edhe shqipetarë.

Që të sqarohet kuptimi gjuhësor dhe origjina historike e emrit të Athinës, fillimisht i drejtohemi mitit të saj, dhe meqenëse kjo perëndeshë ka patur mite të ndryshme lidhur me lindjen e saj, në varësi të vendeve ku u mblodhën legjendat, do të bazohemi tek miti i vendit më të lashtë i adhurimit të kultit të saj-në Beoci, (sipas Müller, Orchom. p. 355.) në qytetet pellazge të Athinës dhe Eleusi, nga u përhap prej fiseve minoike në Atikë, Libi dhe vendet e tjera.(71)

Sipas trashëgimisë gojore, gruaja e parë e Zeusit ishte titanide Metis (në shkrimin e lashtë ?????, lat. Mêtis - shq. dmth:ment) dhe sipas profecisë së Gajes (tokës) dhe Uranit (qiellit), ajo do të lindte trashëgimtarë të ndritur, një perëndeshë (Athinën), që do të krahasohet për mëncuri me Zeusin, dhe një djalë, që do të behet mbret i perëndive dhe i njerëzve. (72) Megjithëse, për të ruajtur fronin në Olimp Zeusi e gëlltiti Metin (mendjen), profezia u realizua pjesërisht sepse vajza hyjnore lindi.

(73)  Lindja e Athenës nga koka e Zeusit (c. 570–560 p.e.r.) Muzeu i Luvrit.

Emri i Athenës, në këndvështrimin historik, nuk lidhet me këtë mit, siç aludohet nga disa. Rrënja «the», e vendosur në emrin e saj, sikurse edhe tek dajallarët e saj mitik, Promethe dhe Epimethe, shpreh vazhdimësinë e profesionit të orakullit, të përkujdesjes ndaj dijes dhe edukimit. Kjo rrenjë dokumenton gjithashtu se fiset e Titanëve nuk u zhdukën,  por mbijetuan tashmë si «Pellazgë hyjnorë» duke ruajtur edhe emërtimin e lashtë: «bij të Dheut»(Geas).

Studiuesi arbëresh Vicenzo Dorsa (1823-1855) në librin e tij (Su gli Albanesi, richerchie e pensieri), na jep një fakt shumë të rëndesishëm për studimin tonë dhe Historinë e Qytetrimit dhe sidomos të Besimit të euro-afro-azisë, se: «emri i Athinës (tek latinët Minerva) ishte simbol i Logos dhe Fjalës dhe në gjuhën e Epirit shqiptohet «e thene» me kuptimin: ajo që thuhet, fjala».(74) Emri i saj, mund te themi në mënyrë figurative, është tabelë e veprimtarisë që kryen, e shprehur në gjuhën shqipe (A/e para ose Zoti+ the/ tha+ ne/neve=e para, na foli në emër të Zotit), sepse Zeusi jepte urdhërat nëpërmjet ndërmjetësve të tij.

Për të mos u larguar nga titulli i shkrimit, nuk po zgjatem më tej me perëndeshën Athene, me qenëse studimi synon të pasqyroj rolin e fjalës shqipe THE në qytetrimin dhe besimin e parë në Histori. Sipas Martin Bernal ( Athina e Zeze), në fillim të shk 6 athinasi i famshëm Solon pati mundësi të takoj në Sais, ish kryeqyteti në atë kohë i Egjiptit faraonik, priftin e lashtë «si të ishte i një gjaku (gjinie, fare) me sunduesit e atëhershëm» (në tempuj nuk pranoheshin me etni të huaj-shën im), i cili i thotë se (...) perëndesha Athina e kishte themeluar qytetin e Athinës përpara qytetit të Saisit dhe jo anasjelltas».(75)

Historiani anglez nuk e ka ditur zanafillën e përbashkët të dinastive faraonike me popullsinë autoktone të Gadishullit Pellazgjik, për rrjedhojë, ka arritur në një përfundim të gabuar në librin e tij “Athina e zeze”, se «ishte Egjipti afrikan origjina e qytetrimit të lartë athinas»,  ndërkohë që behet fjalë për një vazhdimësi se lidhjeve te ndersjella të qytetrimit atllantido-pellazg ne brigjet e tre Kontinenteve.

Si pefundim: Mjaftoi trajtimi historiko-gjuhesor i nje fjale (pa folur per fakte te shkencave si arkeologjia, etnografia, folklori, etj. por sidomos BESIMI , doli ne pah, mangesite e metodes ne studimet moderne mbi Lashtesine dhe rolin  qendror ne historine boterore , te popullit qe krijoi: FJALEN -THE !

Shkenca moderne e gjuhësisë, në vitet e ardhëshme, do të detyrohet të shkëputet nga metoda antishkencore e shk.19 (gjuhësisë indo-europiane) dhe të pranojë  gjuhësinë albano-europiane, e formuluar tek fjalët ‘profetike’ të gjuhëtarit të shquar Petro Zheji: “Gjuha jonë është shumë e vjetër, mbase si asnjë gjuhë tjetër , thesar i pazëvëndësueshëm i një informacioni që rrok të gjitha degët e diturisë njerëzore, një informacion i vlefshëm dhe aktual gjer edhe në ditët tona, prove kjo e pakundërshtueshme e vitalitetit të racës sonë dhe i kontributit të jashtëzakonshëm që gjenia jonë shqipetare i ka dhënë thesarit të Kulurës Universale. (76)

Fatbardha Demi  fatbardha_demi@yahoo.com

19.09.2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Sylë Zarbinca - Forcat anglo-amerikane do të zbarkojnë një ditë dhe së bashku me ne do ta bëjmë Shqipërinë Etnike Sabile Basha: Haradin Vidishiqi - E keqja më e madhe e kësaj toke janë okupuesit dhe zullumqarët partizano-çetnikët Sabile Basha: Mefail Shehu – Udha jonë është Shqipëria Etnike Sabile Basha: Arif Shala – Shqipëria Etnike vetëm me neve brenda ka peshën e vet Jusuf Buxhovi: Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vitit 1968 (1) Sabile Basha: Islam Damaneku - Të vdesësh por dhe të jetosh për një Shqipëri Etnike Fatbardha Demi: Besimi parahistorik i arbërve të lashtë Sabile Basha: Musli Dumoshi - Ky shtet është i huaj dhe do ta luftojë deri në fund të jetës Sabile Basha: Hoxhë Visoka – Unë dhe populli im nuk jemi turq, jemi shqiptarë Lutfi Alia: Irena Kastrioti Skenderbeu, Dukesha II e Shen Pietro në Gallatina dhe Princesha Bisinjano Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Sabile Basha: Salih Sadiku - Jataku më besnik i Mulla Idrizit në historinë shqiptare Sabile Basha: Hazir Gjaka - Ideali ynë gjithmonë ka qenë Qëndresa dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë Jusuf Buxhovi: 'Zakoniku' i Dushanit – Gurthemel i mashtrimeve të historiografisë serbe! Sabile Basha: Ukshin Kovaçica - Gjithmonë në mbrojtje të lirisë Sabile Basha: Intelektuali e atdhetari Jahja Fusha (1919-1944) Klajd Kapinova: Shënime historike mbi Mbretërinë e Izraelit 2000 vjet para Krishtit dhe rithemelimi i shtetit etnik izraelit Sabile Basha: Mehmet Bushi, matjani që luftoi për Shqipërinë Etnike Albert Vataj: Kongresi i Manastirit, si nisi udha e mundimshme e alfabetit shqip, pengimet dhe prapaskenat Sabile Basha: Ahmet Selaci - Një jetë e tërë për Shqipërinë Etnike

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora