Speciale » Basha
Sabile Basha: Arif Shala – Shqipëria Etnike vetëm me neve brenda ka peshën e vet
E shtune, 09.12.2023, 09:00 PM
T’I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
ARIF
SHALA- ASNJË SHQIPTAR TË MOS E LËSHOJË VATANIN SE ARMIKU KËTË DËSHIRË KA,
SHQIPËRIA ETNIKE VETËM ME NEVE BRENDA KA PESHËN E VET
(1909-
u likuidua më 30 dhjetor 1946)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Arif
Shala, u lind më 1909, në fshatin Sankofc të Drenicës. U lind në një familje të
varfër fshatare, por me tradita të lashta patriotike. Babai i Arifit ishte
arsimdashës, andaj gjithnjë mendonte ta shkollonte djalin që e donte aq shumë.
Në fshatin e lindjes e kreu shkollimin fillore në mejtepin e fshatit. Si i ri, ai arriti të mësojë Kur’anin përmendësh
dhe të dallohej për deklamimin e bukur që bënte. Pas kësaj shkon në
Gjakovë për të vazhduar shkollimin. Regjistrohet në Medresenë e qytetit, ku fati
e deshi që për mësues ta ketë Hasan (Efendi) Nahin dhe Ibrahim Fehmiun. Më 1925
përfundon këtë medrese. Më 1926, Arif Shala shkon në gjimnazin e Tiranës për të
vazhduar shkollimin. Aty për hire të kushteve të vështira ekonomike, detyrohej
që pas një viti ta ndërpres shkollimin. Në vendlindje u kthye me 1927. Por,
Arifi duke e ditur se analfabetizmi në Kosovë ishte tejet i madh dhe mungesa e
librave shqip mungonin, ai me ca lek që kishte, blen abetare dhe shumë libra të
rilindësve tanë. Ato mezi i sjell në fshat dhe në ilegalitet të thellë i
shpërndan fëmijëve të fshatit dhe mejtepeve të atëhershme. Ardhja e tij në
fshat ishte një gëzim për familjen.
Nuk
vonoi shumë dhe Arif Shala emërohej imamë në Xhamin e Koroticës së Epërme. Duke
qenë se ishte në kontakt të vazhdueshëm me masat e gjera popullore, Arifi e
shfrytëzon këtë mundësi për të zhvilluar veprimtari patriotike në dobi të
çështjes kombëtare, duke qenë në kontakt të përhershëm me krerët e LNDSH-së. Po
në këtë fshat, ai, së
bashku me mësimet e fesë, u mësoi nxënësve në mënyrë ilegale dhe shkrim-leximin
e gjuhës amtare shqipe. I tronditur nga krimet që bënte xhandarmeria serbe mbi
popullin shqiptar, më 1933 i dërgoi një letër proteste krajlit serb, Petrit. Më
1935, me anë të një pamfleti, ftoi popullin e Kosovës të bojkotonte zgjedhjet.
Por, ajo që e
bëri më të afërt me popullin, ishte kushtrimi i tij për te mos u shpërngulur
kosovarët ne Turqi, por të qëndrojnë në trojet e veta. Në takimet e shumta me
popullin, ai iu thoshte atyre “Asnjë
shqiptarë të mos e lëshoi vatanin se armiku këtë dëshirë ka. Shqipëria Etnike
vetëm me neve brenda ka peshën e vet”. Duke zhvilluar një aktivitet të
dendur me masat, asnjë familje shqiptare nga Drenica nuk u shpërngul në Turqi. Fliste pesë gjuhë të huaja
si: frëngjishten, arabishten, turqishten, italishten dhe serbishten. Ishte i
martuar dhe kishte katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.
Gjatë
kohës që punoi si imam, Arifi, nxënëseve të tij iu mbante ligjërata, ku temë
trajtimi kishte kombin e atdheun, heronjtë e shumtë që kishin rënë për një
Shqipëri Etnike. Gjithmonë iu fliste për lirinë dhe robërinë dhe nëpër mes
këtyre ligjëratave kultivonte dhe përçonte atdhedashurinë tek nxënësit e tij.
Si mësues, nxënësit e adhuronin. Sidomos nga ata dallonte nxënësin e tij me të
cilin kishte krijua raporte të shkëlqyeshme, thuajse prindore- Fazli
Grajçevcin. Dhe nuk ishte aspak befasi aktiviteti i tij i mëvonshëm patriotik i
Fazliut.
Profesioni
i mësuesisë, Shalës i mundësoi që të ketë takime të shpeshta me atdhetar të ndryshëm.
Ishte shok e mik me Ajet Gurgurin, Gjon Serreqin, Kemal Skenderin, Sokol
Haxhollin e shumë të tjerë. Me angazhimin e tij u formuan disa komitete të
NDSH-së në fshatra të ndryshme të Drenicës.
Siç
dihej, vet profesor Ymer Berisha e Gjon Serreqi kishin porositur anëtarët e vet
se, “Po qese është e mundur dhe iu jepet
rasti kishte qenë mirë sa më shumë njerëz të NDSH-së, të hynë dhe të punojn në
organet e pushtetit okupues, dhe të njihen me qëllimet e tyre”. Andaj, duke
u nisur nga këto porosi, Arif Shalës i jepet mundësia dhe ai angazhohet në
radhët e forcave partizane të LNÇ-së dhe instalimit të pushtetit komunist pas luftës. Me
propozimin e Rifat Berishës, komanda e vendit e cakton postëkomandant të
milicisë në Komoran. Pastaj u caktua sekretar në komunën e Komoranit, në të
cilën u angazhua në ndihmën dhe mbrojtjen e fshatarëve dhe kontribuoi shumë në
ONDSH. Derisa punonte në Komoran, Arif Shala, duke par nga afër gjenocidin që
kryenin forcat partizane ndaj shqiptarëve, ishte i revoltuar tej mase. U angazhua që me të gjitha mënyrat ta luftonte
armikun dhe të çlironte tokat shqiptare nga serbo-çetnikët. Kishte rënë në
kontakt me Ajet Gurgurin dhe kryen shumë punë të rëndësishme për organizatën.
Në banesën e tij në shkollën e Komoranit me javë të tëra e kishte strehua Ajet
Gurgurin.
Më
5 janar 1945, në fshatin Sankofc, formon komitetin e ONDSH-së. Në këtë mbledhje
merrnin pjesë mbi 36 veta, që unanimisht për kryetar të komitetit zgjodhën Arif
Shalën, ndërsa për sekretar u caktua Ukë Plakiqi. Me fillimin e luftës së
Drenicës, Arif Shala nëpër mes të këtij komiteti e ndihmoi luftëtarin e pa epur
Shaban Polluzhën, me armatim e municion, me ushqime, me veshmbathje, dhe me
shumëçka tjetër që patën nevojë në luftën e pa kompromise në mes ushtarëve të
Shaban Polluzhës dhe forcave partizani-çetnike.
Pas
ardhjes së Gjon Serreqit, organizata NO. 2, u konsolidua dhe intelektualisht u
ripërtëri. Me urdhrin e KQ të NDH-së, me 2 korrik 1946, Qemajl Skenderi,
anëtarë i KQ të NDSH-së në Shkup udhëton për Drenicë. Ajet Gurgurit i përcjell
porosinë, që e kishte marr nga organizata NO.1. dhe të KQ të NDSH-së që ai s
bashku me bashkëpunëtorët e vet të marri përsipër mbajtjen e Kongresit të Pestë
të NDSH-së. Ky vendim u mor për dy arsye kryesore. E para ishte, se kjo organizatë
vepronte kryesisht në Drenicë, pjesë qendrore e Kosovës, ku NDSH-ja si
vazhduese e Lëvizjes së Rezistencës së Shaban Polluzhës kishte arritur suksese
të mëdha, duke i lidhur për vete disa sekretarë, kryetar e këshilltarë të
komunave, disa komandirë e milicë, kryetarin e të vetmit rreth administrativ të
Drenicës në Skenderaj dhe në mesin e tyre merrte pjesë edhe atdhetari Arif
Shala.
Shkaku
i dytë ishte se, Shtabi i Zonës II të Ajet Gurgurit, tashti kishte mbuluar
viset e Drenicës në lidhje të ngushtë me organizatën patriotike “Besa
Kombëtare” të profesorit Ymer Berisha, në Dukagjin, mandej viset e Vushtrrisë,
të Mitrovicës, të Shalës, të Bajgores, të Prishtinës, të Llapit, të Lipjanit
dhe të Shtimes me lidhje të fortë me lëvizjen në vise të Gallapit, të Ferizajt
dhe të Suharekës. Pas vizitës së anëtarëve të KQ të NDSH-së, në organizatën
NO-2 filluan menjëherë nga puna. Ajet Gurguri dhe vetë anëtarët e Organizatës
NO-2, e ndjenin veten më të privilegjuar në krahasim me të tjerët, por kishin
edhe një droje, ngase situata politike ishte shumë e nderë, dhe frikësoheshin
se a do të dalin faqebardhë. Ajet Gurguri, Gjon Serreqi dhe Qemal Skenderi iu
rrekën punës për hartimin e Programit të organizatës. Këtyre treve iu bashkëngjit
edhe hoxha intelektual Arif Shala, që kryente punën e sekretarit të Komunës në
Komoran. Arif Shala ishte kushëri i Sokol Haxhollit dhe bashkëfshatar i Izet
Muratit. Ishte mbështetja kryesore e Ajet Gurgurit nga shtatori i vitit 1945.
Ishte bashkëpunëtor e koautor në hartimin e dokumenteve të Kongresit të Pestë
të ONDSH-së me Gjon Serreqin, me grada ushtarake të para dhe gjatë Luftës së
Dytë Botërore.
E
tërë puna që u bë për organizimin e kongresit u bë nën mbikëqyrjen e kryetarit
të komitetit të NDSH-së të Komoranit- Sokol Ibrahim Haxhollit nga Zabeli i
Poshtëm, që ishte i kyqur në pushtetin e atëhershëm si këshilltar i komunës së
Komoranit. Për mbrojtjen dhe sigurinë e delegatëve e pjesëmarrësve të tjerë,
organizata kishte angazhua Ahmet Selacin, që me bashkëluftëtarët e vet. Dhe me
tërë armatimin që kishte, të marrin pjesë në sigurimin e punëve të kongresit.
Veç kësaj bashkëluftëtarët e Ahmet Selacit u porositën që me vete të marrin
ushqimin për delegatët. Pasi ishin kryer të gjitha punët rreth organizimit për
mbajtjen e kongresit, u caktua edhe data e saktë e tij. Data ishte 25 korrik
1946, ndërsa vendi ku do të mbahej tubimi e kishte caktua vet Ajet Gurguri, në
konsultim të vazhdueshëm me bashkëluftëtarët e vet.
Kongresi
u mbajt në Malet e Blinajës (Lipovicës), në vendin e quajtur “Te varret e
hoxhës”, ndërsa për të krijuar huti sa më të madhe te përcjellësit e UDB-es, u
lansua e dhëna se tubimi do të mbahet në bjeshkët e Kozmaqit. Arif Shala ishte
pjesëmarrës i Kongresit. Në tubimin madhështor ai mbajti edhe një fjalim shumë përmbajtjesor.
Veç kësaj ai organizoi rojën dhe sigurinë gjatë punimeve të Kongresit me
anëtarët e komitetit të tij.
Megjithë
pengesat e shumta, që dolën deri te fillimi i punës së kongresit, tubimi u
mbajt, por falë punës dhe gjeturisë së organizatës NO-2, me Ajet Gurgurin në
krye ia dolën me sukses. Organizata NO-2,
do e ceki se ishte formua në prill të vitit 1945. Por, prej janarit të
vitit 1946, ajo u quajt edhe Shtabi i Zonës II të LP për LTSH. Gjatë tërë
veprimtarisë së vet ishte e lidhur ngushtë me organizatën “Besa Kombëtare”.
Anëtarët e kësaj organizate ishin njerëz të shquar të rezistencës shqiptare si
në fushën politike ashtu edhe në atë ushtarake. Për këtë arsye, kjo organizatë
mori për detyrë përgatitjen e kongresit V-të të Lëvizjes Popullore për Lirimin
e Tokave Shqiptare.
Gjatë
punimeve të kongresit, në të u paraqitën dy opsione për punën e më tejme të
organizatës. Një opsion ishte që anëtarët e saj të largohen nga Kosova dhe të vazhdojnë
veprimtarinë e tyre në mërgim dhe nga atje, kur të krijohen kushtet më të
volitshme për veprimtari atdhetare, të kthehen përsëri në atdhe, dhe përfaqësues
të saj ishin Ajet Gurguri, Gjon Serreqi dhe shumë të tjerë. Dhe opsioni i dytë
ishte që assesi mos të lëshohet vendi, dhe lufta deri në fund të zhvillohet në vend.
Arifi i takonte grupit të dytë, dhe në muajin gusht, 1946, kaloi në ilegalitet
duke u arratis në mal. Atdhetari Arif Shala doli maleve, në përpjekje për ta
çliruar Kosovën e për ta bashkuar atë me Shqipërinë.
Arif
Shala, veç që ishte atdhetar i madh, ai ishte dhe politikan, ishte hoxhë, ishte arsimdashës dhe mësues, ishte poet.
Gjatë jetës së tij të shkurtër kishte shkrua shumë poezi e tregime që lidheshin me kohën
dhe me dashurin ndaj atdheut. Me përkushtim të madh kishte mbajtur ditarin
personal, i cili në mënyrë reale i kishte përshkruar ngjarjet e atyre viteve.
Arif Shala nga e tërë kjo që u tha më lartë ishte një njeri që veprimtaria e
tij ishte shumë dimenzionale, dhe mu për këtë zë vend meritor në panteonin e atdhetarëve të merituar të
kombit.
Pasi
se UDB-ja kishte kuptuar se edhe Arif Shala kishte kalua në ilegalitet dhe në
ndërkohë kishte vra një spiun shqiptar (F.M), udbashët filluan që ta kërkojnë
atë dhe ta ndjekin hap pas hapi.
Dimri
i vitit 1946/1947, mbahet në mend nga fshataret e Drenicës se ishte dimër i acarte,
me borë të madhe dhe me furtunë. Arif Shala me shokët e idealit: Sokol Ibrahimin
dhe Izet Muratin, lëviznin të lodhur maleve, pa ushqime dhe pa veshmbathje të
nevojshme. Nata kishte fillua me ra, e ata nuk kishin ku të strehoheshin. Murrlani
të ngrinte, dhe vështirë ishte ti përballoje një moti të tillë. Në atë mbrëmje
të kobshme ishte përgatitur kurthi. Në fshatin Koroticë e Epërme, nga askund,
iu ofrohet një “mik” dhe iu ofron që ti strehoj në një shtëpi të braktisur.
Pastaj ai iu siguron edhe pak zjarr sa për tu ngrohur, më vonë iu sjell edhe
ushqim. Njeriu besnik gjithmonë pikë të dobët e ka besën, andaj këta i besuan.
Pas një “muhabeti të çiltër” nga “miku” i tyre ata i zë gjumi.
Pas
gjumit të rëndë, “miku” i tyre i lajmëron organet e ndjekjes. Udbashët pa
hezituar, rrethojnë me forca të mëdha shtëpinë e braktisur. Me bomba, murtaja
dore e me pushkë, i sulmojnë trimat. Tre atdhetaret i likuiduan në atë shtëpi
të braktisur më 30 janar 1946. Udbashët për të fshehur gjurmët e tradhtisë të
fshatarit, i marrin kufomat e tyre , i bartin me një qerre të një fshatari duke
i dërguar në një strehimore të improvizuar në malin Blinajë, edhe njëherë
shkrepin disa plumba në ajër, duke trumbetuar se Arif Shala kishte rënë në prit
me forcat jugosllave dhe ishin likuiduar. Pas vdekjes së Arif Shalës, pushteti
jugosllav ia kishte frikën familjes së tij, andaj për të qenë më të qetë, me
dhunë e shpërngulin për Sarajevë.