E diele, 28.04.2024, 07:44 PM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Salih Sadiku - Jataku më besnik i Mulla Idrizit në historinë shqiptare

E diele, 26.11.2023, 08:56 PM


T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:

SALIH SADIKU- JATAKU MË BESNIK I MULLA IDRIZIT NË HISTORINË SHQIPTARE-  “ PA U DERDHË GJAKU IM DERI NË PIKËN E FUNDIT, NUK KA PËR TU DERDHUR GJAKU I MULLA IDRIZIT”

(1892- e vranë më 21 nëntor 1949)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Historia shqiptare njehë shumë njerëz trima dhe atdhetar të mëdhenjtë. Njeh shumë njerëz të besës dhe shumë njerëz të fjalës. Por ajo që zuri vend në historinë e Kosovës, pa dyshim se është trimi dhe atdhetari i madh Salih Sadiku, i cili me një përkushtim, me një devotshmëri dhe me një vetëflijim ruajti dhe mbajti në shtëpinë e tij hiq më pak se pesë vite atdhetarin e madh Mulla Idrizin, duke e fshehur në sarkofagun epik që e njohu bota. Jataku trim i Mulla Idrizit, Salih Sadiku, u lind në fshatin Gjurishec të Kamenicës, më 1892. Babai i tij Salim Sadiku ishte një atdhetar e luftëtar i pashoqë i kësaj ane. Nëna e tij Zarife Sadiku ishte një grua e fisme dhe tipike malësore, trime e madhe e cila për të mbrojtur Mulla Idrizin e Gjilanit, bëri gjithçka pa iu trembur qerpiku i syrit. Familja e tij ishte mesatarisht e kamur dhe gjatë tërë jetës u mor me bujqësi. Ai ishte rritur me respektin e besës deri në skajshmëri. Besa çmohej dhe ruhej në këtë familje brez pas brezi. Andaj, ata familjarisht kishin dhënë besën se do të ruanin, të strehonin dhe nuk do të lejonin që kurrë dikush në shtëpinë e tyre ti bëj keq patriotit të madh të Anamoravës- Mulla Idriz Gjilanit.

Siç dihej, pas sulmit në Gjilan, që u bë pa pëlqimin e Mulla Idrizit, ai strehohet në fshatin Tugjec, e pastaj te familja patriotike Sadiku në Gjyrishec. Aty qëndroi pesë vjet me popullin dhe në kontakt të përhershëm me Lëvizjen e Rezistencës. Pas strehimit të Mulla Idrizit, në popull doli fjala se Hoxha kishte kalua kufirin dhe ishte vendosur në Turqi. Ndërsa e vërteta ishte ndryshe. UDB-eja jugosllave, edhe pse kishte aso informatash, prapë se prapë dyshonte se Mulla Idrizi kishte ikur jashtë shtetit. Në shtëpinë e hoxhës në mënyrë të rregullt vinin letrat nga Turqia. Udbashët pas këtyre letrave, filluan të hulumtonin edhe më dendur në familje dhe tek rrethi i ngushtë e i gjerë i hoxhës.

Tek anëtarët e lëvizjes ilegale edhe më tej vërehej se punët ishin të koordinuara mirë. Organizoheshin aksione, herë pas here edhe revolta tek qytetaret. Njerëzit arrestoheshin , merreshin në hetuesi, malltretoheshin por nuk ndodhte që ndonjëri të fliste për hoxhën. Për hoxhën që ndodhej në anën e Gollakut, dinin vetëm pak njerëz. E ata ishin njerëzit më besnik të tij.

Më 1 korrik 1949, në Gjilan u formua ONDSH-ja, e cila punonte me programin e ONDSH-ës të viteve 1945-1947, e që kishte për qëllim çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike. Sipas të dhënave dhe dëshmive të pjesëmarrësve thuhej se mbledhja e parë-konstituive u mbajt natën në një arë të mbjellë me duhan, pran çezmës së Stanishorit dhe Gllamës së Gjilanit. Thuhej se në këtë mbledhje merrnin pjesë mbi njëzetë persona, të cilët edhe u anëtarësuan në organizatën e re. Në këtë tubim merrnin pjesë njerëz gati nga e gjithë rrethina e Gjilanit si: nga Gjilani, Makreshi, Bresalci, Kravarica, Karaçeva, e vende të tjera.

Sipas dokumenteve thuhej se kryetar i organizatës u zgjodh Ramadan Bejta, nënkryetar u zgjodh Agush Mehmeti dhe sekretar u zgjodh Ibush Mehmeti. Po në këtë mbledhje u formuan disa grupe për organizim të punës në teren. Për grupin e Gjilanit  përgjegjës u caktua Ramdan Bejta, për grupin e Bresalcit u caktua Agush Mehmeti, ndërsa për Makresh (i cili u nda në dy grupe) u caktuan Ramiz Osmani dhe Imami Musli Osmani.

Edhe pse e re në formim, organizata për një kohë të shkurtër u konsolidua dhe gjatë mbledhjeve të shpeshta që mbante morën për detyrë që të kryenin shumë aktivitete e aksione në terren. Mirëpo, veprimtaria e saj vije në shprehje sidomos pas kontaktit që vuri anëtari i kësaj organizate- Ramadan Bejta me patriotin e shquar të kësaj ane- Hasan Remnikun. Nga kjo del edhe aksioni i parë që ndërmorën veprimtarët e organizatës. Vlen të përmendet rasti i parë i një aksioni, që bëri bujë të jashtëzakonshme në Anamoravë siç ishte prerja e pesë shtyllave telefonike në linjën Gjilan- Bujanoc, në Brezë të Shilloves, me 21 tetor 1949. Ishte një hap i madh që morën anëtarët e ilegales, vetëm pas katër muaj formimi.

Mirëpo, me kaq nuk përfundon veprimtaria e tyre. Të nesërmen, më 22 tetor 1949, nga atdhetari Agush Mehmeti e që ishte në bashkëpunim me Hasan Remnikun, u vra sekretari i Këshillit Popullor të Vendit, Petar Markoviqi. Organizata, pas këtij suksesi që pati në terren, mori edhe shumë nisma të tjera që okupuesit t’i shkaktoj dëme edhe më të mëdha.

Edhe pse kishin marrë shumë nisma, pas një muaji, anëtarët e OZN-së, iu bien në gjurmë dhe pas shumë përndjekjeve ata arrestohen më 12, 14 dhe 16 nëntor 1949. Arrestohen shumica e tyre si nga Gjilani, Makreshi, Bresalci etj. Procesi gjyqësor u organizua në Gjykatën e Qarkut në Gjilan prej 7-11 prillit të vitit 1950.

Gjatë marrjes në hetuesi të anëtarëve të burgosur të kësaj organizate, ndodhë edhe një e papritur, dikush nga të burgosurit e përmend edhe emrin e Mulla Idrizit, dhe mu nga këtu fillon të zhvillohet edhe ngjarja dramatike lidhur me jatakët e Mulla Idrizit. Pas kësaj alarmohen punëtorët e UDB-es, dhe fillojnë përcjelljet e njerëzve të caktua  në të cilën dyshohet se kanë lidhja me ilegalen.

Po ndërkohë, në Kamenicë duke i shtrënguar fshatarët, tek-tuk pëshpëritej nga njerëzit që merreshin në hetuesi dhe lindin dyshimet se Mulla Idrizi është i strehuar diku në fshatrat e Gollakut. Dihej se që në vitin 1945, se njerëzit e Mulla Idrizi kishin kërkua strehim në fshatin Tugjec dhe kjo tani ishte e lehtë se  në fshatrat e Kamenicës ndodhej Mulla Idrizi. Pas shtimit të presionit nga organet e UDB-es, një fshatar, shpreh dyshimin se Mulla Idrizi mund të jetë i strehuar në familjen e Salih Sadikut ngase hoxha ishte shok e mik me të. Pas kësaj urdhërohej që personi në fjalë të merrej në pyetje dhe të hulumtohet informata.

Në atë kohë në Kamenicë shef i UDB-es ishte kapiten Musa Efendija nga Gjakova. Ai e lajmëron Naçellnikun e UDB-es së Kosovës Dimitrije Kolkoviqin- Dishën, i cili e urdhëron që menjëherë të ndermirën masat ndaj denoncuesit dhe të bisedohej më hollësisht me të. Në ndërkohë ai e kishte lajmëruar edhe shefin e UDB-es të Qarkut të Gjilanit Dragutin Papoviqin, dhe ky pas kësaj kishte urdhëruar oficerin e UDB-es së Gjilanit, Bllagoje Stefanoviqin për të fillua menjëherë hulumtimet. UDB-eja e Rrethit të Kamenicës ishte nën varësinë e UDB-es së Qarkut të Gjilanit. Nga e tërë kjo që u tha më sipër, del se Musa Efendia në postin e shefit të UDB-es në Kamenicë, ishte formalisht ngase çdo gjë vendosnin udbashët serb që vinin nga Gjilani dhe nga Prishtina.

Më së miri këtë, se nuk i kishte duart e lira Musa Efendia, e dëshmon e dhëna,se pa dijen e tij ishin caktuar njerëzit për të fillua hulumtimet për rastin e Mulla Idrizit. Më 21 nëntor 1949, shtëpia e jatakut të Mulla Idrizit që nga orët e para të mëngjesit rrethohej dhe ishte nën vëzhgim. Për të fillua aksionin diku në mëngjes, kah ora nëntë. Plani ishte përgatitur nga operativistët e UDB-es. Sigurisht me një mashtrim dhe tradhti të madhe duke arrestuar Salih Sadikun, trimin e pashoqë të kësaj ane. Udbashët Salihun e thirrin gjëja se po iu nevojitej për t’iu tregua se kah është rruga për Gëmicë (fshat malor në komunën e Kamenicës). Dhe ai pe hezituar niset me ta. Plani ishte përgatitur aq mirë, sa Salihu u arrestua pa zhurmë dhe pa bujë. Familjaret nuk dinin gjë për këtë, por edhe kalimtaret e rastit që e kishin takua, nuk kishin hetua, se Salih Sadiku ishte i arrestuar. Salihu, në momentin e arrestimit, gjithçka mendonte por nuk i shkonte në mendje se ishte i arrestuar se ishte jatak i Mulla Idrizit. Qëndrimi i hoxhës në familjen e tij ishte bërë aq normale sa as nuk mendonin se ishte me ndonjë “rrezik” qëndrimi i tij në familje.

Sipas Sahit Zatriqit, sekretar i SPB-s së Kosovës, më 1949, thotë se “Musa Efendiu duhej të arrestonte Salih S. Sadikun. Ai duhej të ishte përgjegjës për organizimin e grupit i cili do e arrestonte Salihun.” Këtë të dhënë e vërteton edhe vet Musa Efendija duke thënë se “Jatakun (Salih Sadikun), e morëm herët në mëngjes. Gjatë kthimit, unë kam ecur përpara, vetëm.  Ndërsa prapa meje kanë ardhur Murati (Shavelli) dhe Bllagoja (Stefanoviqi) me jatakun përpara vetes. Në një vend jataku ka tentuar të ikte. Ata u përpoqën për ta kapur dhe për ta ndalur, por nuk ia dolën, ndaj, me alltia e plagosën në trup. U ktheva dhe i shava me nënë, pse e vranë. ...” pas kësaj të plagosurin e kanë vendosur në një karrocë me qe. Ashtu të plagosur dhe duke i rrjedh gjaku, ai i gjallë ishte deri në Kamenicë. Në Kamenicë me xhipin e Sahit Zatriqit e nisin për Gjilan. Më vonë, gjatë rrugës kishte vdekur”, ky edhe është varianti i udbashëve.

Hoxha i fshatit që e kishte përgaditur Salihun për varrim, dhe dëshmitarë të tjerë e thonë të kundërtën. Në trupin e Salihut kishte shenja të dhunës. Në disa vende në trupin e tij, në pjesën e majtë dhe të djathtë të shpinës vërehen shenja të thikës. Ndërsa dy plagë të plumbit tej përtej e kishin shpua gjoksin e malësorit. Mendohej se gjatë rrugës, udbashët duke e parë se Salihu po luftonte me jetën. Ata, në ato momente, pa pikë ndjeshmërie, fillojnë torturat shtazarake ndaj tij, ngase ata duan vetëm të zbulojnë se ku fshihej Mulla Idrizi. Por, që nga dita kur ishte strehua Mulla Idrizi tek Salihu, ai e kishte dhënë besën para Nënëloke Zarifës, vëllezërve dhe vet Hoxhës, duke iu thënë se “ Pa u derdhë gjaku im deri në pikën e fundit, nuk ka për tu derdhur gjaku i Mulla Idrizit” dhe dihej se besa për malësorin Salih Gjyrishecin ishte e shenjët, dhe me vetëflijimin e tij e vërtetoi këtë.

Pas vrasjes së Salih Sadikut, më 21 nëntor 1949, udbashët ndërmorën masa urgjente, që të mbyllin të gjitha rrugët që të qonin në fshatin Gjyrishec. Qëllimi dihej, ata nuk donin që familja e Sadikajve (gjashtë vëllezërit, gratë, nipat, mbesat e mbi të gjitha Nënëlokja) mos të kenë informata për likuidimin e Salihut. Kështu që operacioni për zënien e Mulla Idrizit të jetë i befasishëm. Udbashët ia arritën qëllimit. Më 21 nëntor 1949, forca të mëdha policësh i rrethojnë shtëpitë e vëllezërve Sadiku. Nënëlokja nuk kishte kurrfarë dijenie se djalin Salihun ia kishin vrarë falangat udbeske.

Pas shumë kontrolleve që bëjnë në shtëpitë e Gjyrishecit, njëri nga udbashët, zëvendësi i Pajazit Brovinës, një Milkoviqi, derisa po bënte roje kishte zbulua një dritëz në terrin e natës që vinte nga një reflektim në një bilur. Dhe, në mëngjesin e ditës së nesërme, kur policia raportonte se Mulla Idrizi nuk është në këto shtëpi, atij udbashi i kujtohet dritëza e natës dhe urdhëron që të shembet muri i ahurit dhe grazhdi , por më kot. Ai kërkon që të shembet edhe një mur tjetër që i duket i dyshimtë se nuk ishte në proporcion me shtëpinë nga pjesa e jashtme. Dhe ndodhi ajo që askush nuk e pritëte. U zbulua  sarkofagu i famshëm, me dimensionet 80 X 397 X 220 cm.

Duke e parë se Mulla Idrizi u zbulua, Rrahim Sadiku, vëllai i Salihut, iu drejtohet udbashëve, duke iu thënë “Kini kujdes se këtu e kam Mulla Idrizin, ka bomba dhe mundet t’iu vrasë...!”. Ata, të frikësuar të gjithë largohen dhe fshihen kush ku mundet. Ndërsa Rrahimi , vëllai i Salihut, hynë tek hoxha dhe e lutë “Mulla Idriz, pushkë e barot ke boll, kalle, pash zotin e mos u dorëzo! Mos të dhimben robët e as shtëpia e ime”. Hoxha i mençur,  e lutë Rrahimin që mos të shqetësohet aq  shumë, ngase jetës nuk i dihet. Edhe pse të njëjtën lutje ia kishte bë edhe Nënëlokja Zarife,  e cila e kishte lutur që të mos dorëzohej, ai me një qetësi prej profeti përgatitet ngadalë, e bënë lutjen e fundit dhe iu dorëzua në besë Musa Efendisë. Ai i premtoi se sa do jetë në dorën e tij, ai do të jetë i sigurt. Por për më tej nuk jap llogari, se nuk varet prej tij. Besa e Musa Efendisë vlente vetëm deri në Kamenicë, e pastaj Mulla Idrizi kaloi në duart e të tjerëve. Një ditë, pas shumë kërkimesh, zbulohet dhe arrestohet në natën e 22-23 nëntorit 1949. Lajmi për arrestimin e Mulla Idrizit u përhap me shpejtësi. Gjatë kohës së kaluar në hetuesi, Mulla Idrizi përjetoi torturat më të tmerrshme, por s`u dorëzua.

Udbashët në shpejtësi kishin përgatitur çdo gjë. Derisa Mulla Idrizi delte nga fshati i lidhur, në anën tjetër, në shtëpi kishte arritur kufoma e birit të Sadikve, Salih Sadiku. Familja e Salih Sadikut e tmerruar tej mase për zbulimin e Hoxhës, i përjetoi rëndë ngjarjet e trishta.  Si gjithmonë, Nënëlokja ishte ajo që e mposhti frikën dhe që ndezi shpresën në zemrat e familjarëve duke iu dhënë kurajë se armiku asnjëherë nuk do mundet me ia dal me shqiptarët si Mulla Idrizi.

Më 23 nëntor 1949, me nderimet më të larta fetare e atdhetare e varrosin Sali Sadikun, trimin e madh i cili me vet sakrificë, vendosmëri e trimëri, e përmbushi, plotësisht betimin para Mulla Idrizit, vëllezërve dhe Nënëlokes.



(Vota: 81 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Hazir Gjaka - Ideali ynë gjithmonë ka qenë Qëndresa dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë Sabile Basha: Ukshin Kovaçica - Gjithmonë në mbrojtje të lirisë Sabile Basha: Intelektuali e atdhetari Jahja Fusha (1919-1944) Sabile Basha: Mehmet Bushi, matjani që luftoi për Shqipërinë Etnike Sabile Basha: Ahmet Selaci - Një jetë e tërë për Shqipërinë Etnike Sabile Basha: Kolonel Fuad Dibra – Kosovë e Shqipëri jemi Një Sabile Basha: Mulla Haki Sermaxhaj - Vetëm duke e luftuar okupuesin do të jeni të vleshëm për kombin dhe veten Sabile Basha: Bislim Bajgora - Shaljani që iu përkushtua mbrojtjes, çlirimit dhe Bashkimit Kombëtar Sabile Basha: Xhemë Hasa-Gostivari - Bini burra, djem të ri, për Bashkimin me Shqipni Sabile Basha: Musa Shehzade - Legjendë Trimërie Sabile Basha: Ethem Ferati-Prekazi – Rroftë Kosova, Rroftë Shqipëria Sabile Basha: Isuf Gilani - Mbi të gjitha Shqipëria Etnike Sabile Basha: Muharrem Fejza - Nuk njoh luftë për çështje ideologjike, përveç luftës për Shqipëri Etnike Sabile Basha: Sylë Hotla - Do të luftoj për Bashkimin e Tokave Shqiptare deri sa të më marrë plumbi Sabile Basha: Kolonel Sylejman Vuçitërna dhe 'gjyqi special' i Tiranës Sabile Basha: Hamdi Gashi - Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria Sabile Basha: Mulla Iljaz Spahiu - Broja - 'Pa atdhe nuk ka fe' Sabile Basha: Azem Jashanica - Muhaxhiri që u flijua për Shqipërinë Etnike Sabile Basha: Kolonel Qazim Komoni - Gjithmonë kam qenë i gatshëm të jap jetën për Kombin Sabile Basha: Kurban

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora