| E diele, 26.11.2023, 08:56 PM |
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
SALIH
SADIKU- JATAKU MË BESNIK I MULLA IDRIZIT NË HISTORINË SHQIPTARE- “ PA U DERDHË GJAKU IM DERI NË PIKËN E
FUNDIT, NUK KA PËR TU DERDHUR GJAKU I MULLA IDRIZIT”
(1892-
e vranë më 21 nëntor 1949)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Historia
shqiptare njehë shumë njerëz trima dhe atdhetar të mëdhenjtë. Njeh shumë njerëz
të besës dhe shumë njerëz të fjalës. Por ajo që zuri vend në historinë e
Kosovës, pa dyshim se është trimi dhe atdhetari i madh Salih Sadiku, i cili me
një përkushtim, me një devotshmëri dhe me një vetëflijim ruajti dhe mbajti në
shtëpinë e tij hiq më pak se pesë vite atdhetarin e madh Mulla Idrizin, duke e
fshehur në sarkofagun epik që e njohu bota. Jataku trim i Mulla Idrizit, Salih
Sadiku, u lind në fshatin Gjurishec të Kamenicës, më 1892. Babai i tij Salim
Sadiku ishte një atdhetar e luftëtar i pashoqë i kësaj ane. Nëna e tij Zarife
Sadiku ishte një grua e fisme dhe tipike malësore, trime e madhe e cila për të
mbrojtur Mulla Idrizin e Gjilanit, bëri gjithçka pa iu trembur qerpiku i syrit.
Familja e tij ishte mesatarisht e kamur dhe gjatë tërë jetës u mor me bujqësi.
Ai ishte rritur me respektin e besës deri në skajshmëri. Besa çmohej dhe ruhej
në këtë familje brez pas brezi. Andaj, ata familjarisht kishin dhënë besën se
do të ruanin, të strehonin dhe nuk do të lejonin që kurrë dikush në shtëpinë e
tyre ti bëj keq patriotit të madh të Anamoravës- Mulla Idriz Gjilanit.
Siç
dihej, pas sulmit në Gjilan, që u bë pa pëlqimin e Mulla Idrizit, ai strehohet
në fshatin Tugjec, e pastaj te familja patriotike Sadiku në Gjyrishec. Aty
qëndroi pesë vjet me popullin dhe në kontakt të përhershëm me Lëvizjen e
Rezistencës. Pas strehimit të Mulla Idrizit, në popull doli fjala se Hoxha
kishte kalua kufirin dhe ishte vendosur në Turqi. Ndërsa e vërteta ishte ndryshe.
UDB-eja jugosllave, edhe pse kishte aso informatash, prapë se prapë dyshonte se
Mulla Idrizi kishte ikur jashtë shtetit. Në shtëpinë e hoxhës në mënyrë të
rregullt vinin letrat nga Turqia. Udbashët pas këtyre letrave, filluan të
hulumtonin edhe më dendur në familje dhe tek rrethi i ngushtë e i gjerë i
hoxhës.
Tek
anëtarët e lëvizjes ilegale edhe më tej vërehej se punët ishin të koordinuara
mirë. Organizoheshin aksione, herë pas here edhe revolta tek qytetaret.
Njerëzit arrestoheshin , merreshin në hetuesi, malltretoheshin por nuk ndodhte
që ndonjëri të fliste për hoxhën. Për hoxhën që ndodhej në anën e Gollakut,
dinin vetëm pak njerëz. E ata ishin njerëzit më besnik të tij.
Më
1 korrik 1949, në Gjilan u formua ONDSH-ja, e cila punonte me programin e ONDSH-ës
të viteve 1945-1947, e që kishte për qëllim çlirimin dhe bashkimin e tokave
shqiptare në Shqipërinë Etnike. Sipas të dhënave dhe dëshmive të pjesëmarrësve
thuhej se mbledhja e parë-konstituive u mbajt natën në një arë të mbjellë me
duhan, pran çezmës së Stanishorit dhe Gllamës së Gjilanit. Thuhej se në këtë
mbledhje merrnin pjesë mbi njëzetë persona, të cilët edhe u anëtarësuan në
organizatën e re. Në këtë tubim merrnin pjesë njerëz gati nga e gjithë rrethina
e Gjilanit si: nga Gjilani, Makreshi, Bresalci, Kravarica, Karaçeva, e vende të
tjera.
Sipas
dokumenteve thuhej se kryetar i organizatës u zgjodh Ramadan Bejta, nënkryetar
u zgjodh Agush Mehmeti dhe sekretar u zgjodh Ibush Mehmeti. Po në këtë mbledhje
u formuan disa grupe për organizim të punës në teren. Për grupin e
Gjilanit përgjegjës u caktua Ramdan
Bejta, për grupin e Bresalcit u caktua Agush Mehmeti, ndërsa për Makresh (i
cili u nda në dy grupe) u caktuan Ramiz Osmani dhe Imami Musli Osmani.
Edhe
pse e re në formim, organizata për një kohë të shkurtër u konsolidua dhe gjatë
mbledhjeve të shpeshta që mbante morën për detyrë që të kryenin shumë
aktivitete e aksione në terren. Mirëpo, veprimtaria e saj vije në shprehje
sidomos pas kontaktit që vuri anëtari i kësaj organizate- Ramadan Bejta me patriotin
e shquar të kësaj ane- Hasan Remnikun. Nga kjo del edhe aksioni i parë që
ndërmorën veprimtarët e organizatës. Vlen të përmendet rasti i parë i një
aksioni, që bëri bujë të jashtëzakonshme në Anamoravë siç ishte prerja e pesë
shtyllave telefonike në linjën Gjilan- Bujanoc, në Brezë të Shilloves, me 21
tetor 1949. Ishte një hap i madh që morën anëtarët e ilegales, vetëm pas katër
muaj formimi.
Mirëpo,
me kaq nuk përfundon veprimtaria e tyre. Të nesërmen, më 22 tetor 1949, nga
atdhetari Agush Mehmeti e që ishte në bashkëpunim me Hasan Remnikun, u vra
sekretari i Këshillit Popullor të Vendit, Petar Markoviqi. Organizata, pas
këtij suksesi që pati në terren, mori edhe shumë nisma të tjera që okupuesit
t’i shkaktoj dëme edhe më të mëdha.
Edhe
pse kishin marrë shumë nisma, pas një muaji, anëtarët e OZN-së, iu bien në
gjurmë dhe pas shumë përndjekjeve ata arrestohen më 12, 14 dhe 16 nëntor 1949.
Arrestohen shumica e tyre si nga Gjilani, Makreshi, Bresalci etj. Procesi
gjyqësor u organizua në Gjykatën e Qarkut në Gjilan prej 7-11 prillit të vitit
1950.
Gjatë
marrjes në hetuesi të anëtarëve të burgosur të kësaj organizate, ndodhë edhe
një e papritur, dikush nga të burgosurit e përmend edhe emrin e Mulla Idrizit,
dhe mu nga këtu fillon të zhvillohet edhe ngjarja dramatike lidhur me jatakët e
Mulla Idrizit. Pas kësaj alarmohen punëtorët e UDB-es, dhe fillojnë përcjelljet
e njerëzve të caktua në të cilën
dyshohet se kanë lidhja me ilegalen.
Po
ndërkohë, në Kamenicë duke i shtrënguar fshatarët, tek-tuk pëshpëritej nga
njerëzit që merreshin në hetuesi dhe lindin dyshimet se Mulla Idrizi është i
strehuar diku në fshatrat e Gollakut. Dihej se që në vitin 1945, se njerëzit e
Mulla Idrizi kishin kërkua strehim në fshatin Tugjec dhe kjo tani ishte e lehtë
se në fshatrat e Kamenicës ndodhej Mulla
Idrizi. Pas shtimit të presionit nga organet e UDB-es, një fshatar, shpreh
dyshimin se Mulla Idrizi mund të jetë i strehuar në familjen e Salih Sadikut
ngase hoxha ishte shok e mik me të. Pas kësaj urdhërohej që personi në fjalë të
merrej në pyetje dhe të hulumtohet informata.
Në
atë kohë në Kamenicë shef i UDB-es ishte kapiten Musa Efendija nga Gjakova. Ai
e lajmëron Naçellnikun e UDB-es së Kosovës Dimitrije Kolkoviqin- Dishën, i cili
e urdhëron që menjëherë të ndermirën masat ndaj denoncuesit dhe të bisedohej më
hollësisht me të. Në ndërkohë ai e kishte lajmëruar edhe shefin e UDB-es të
Qarkut të Gjilanit Dragutin Papoviqin, dhe ky pas kësaj kishte urdhëruar
oficerin e UDB-es së Gjilanit, Bllagoje Stefanoviqin për të fillua menjëherë
hulumtimet. UDB-eja e Rrethit të Kamenicës ishte nën varësinë e UDB-es së
Qarkut të Gjilanit. Nga e tërë kjo që u tha më sipër, del se Musa Efendia në
postin e shefit të UDB-es në Kamenicë, ishte formalisht ngase çdo gjë vendosnin
udbashët serb që vinin nga Gjilani dhe nga Prishtina.
Më
së miri këtë, se nuk i kishte duart e lira Musa Efendia, e dëshmon e dhëna,se
pa dijen e tij ishin caktuar njerëzit për të fillua hulumtimet për rastin e
Mulla Idrizit. Më 21 nëntor 1949, shtëpia e jatakut të Mulla Idrizit që nga
orët e para të mëngjesit rrethohej dhe ishte nën vëzhgim. Për të fillua
aksionin diku në mëngjes, kah ora nëntë. Plani ishte përgatitur nga
operativistët e UDB-es. Sigurisht me një mashtrim dhe tradhti të madhe duke
arrestuar Salih Sadikun, trimin e pashoqë të kësaj ane. Udbashët Salihun e
thirrin gjëja se po iu nevojitej për t’iu tregua se kah është rruga për Gëmicë
(fshat malor në komunën e Kamenicës). Dhe ai pe hezituar niset me ta. Plani
ishte përgatitur aq mirë, sa Salihu u arrestua pa zhurmë dhe pa bujë.
Familjaret nuk dinin gjë për këtë, por edhe kalimtaret e rastit që e kishin
takua, nuk kishin hetua, se Salih Sadiku ishte i arrestuar. Salihu, në momentin
e arrestimit, gjithçka mendonte por nuk i shkonte në mendje se ishte i
arrestuar se ishte jatak i Mulla Idrizit. Qëndrimi i hoxhës në familjen e tij
ishte bërë aq normale sa as nuk mendonin se ishte me ndonjë “rrezik” qëndrimi i
tij në familje.
Sipas Sahit Zatriqit, sekretar i SPB-s së Kosovës, më 1949, thotë se “Musa Efendiu duhej të arrestonte Salih S. Sadikun. Ai duhej të ishte përgjegjës për organizimin e grupit i cili do e arrestonte Salihun.” Këtë të dhënë e vërteton edhe vet Musa Efendija duke thënë se “Jatakun (Salih Sadikun), e morëm herët në mëngjes. Gjatë kthimit, unë kam ecur përpara, vetëm. Ndërsa prapa meje kanë ardhur Murati (Shavelli) dhe Bllagoja (Stefanoviqi) me jatakun përpara vetes. Në një vend jataku ka tentuar të ikte. Ata u përpoqën për ta kapur dhe për ta ndalur, por nuk ia dolën, ndaj, me alltia e plagosën në trup. U ktheva dhe i shava me nënë, pse e vranë. ...” pas kësaj të plagosurin e kanë vendosur në një karrocë me qe. Ashtu të plagosur dhe duke i rrjedh gjaku, ai i gjallë ishte deri në Kamenicë. Në Kamenicë me xhipin e Sahit Zatriqit e nisin për Gjilan. Më vonë, gjatë rrugës kishte vdekur”, ky edhe është varianti i udbashëve.
Hoxha
i fshatit që e kishte përgaditur Salihun për varrim, dhe dëshmitarë të tjerë e
thonë të kundërtën. Në trupin e Salihut kishte shenja të dhunës. Në disa vende
në trupin e tij, në pjesën e majtë dhe të djathtë të shpinës vërehen shenja të
thikës. Ndërsa dy plagë të plumbit tej përtej e kishin shpua gjoksin e
malësorit. Mendohej se gjatë rrugës, udbashët duke e parë se Salihu po luftonte
me jetën. Ata, në ato momente, pa pikë ndjeshmërie, fillojnë torturat
shtazarake ndaj tij, ngase ata duan vetëm të zbulojnë se ku fshihej Mulla
Idrizi. Por, që nga dita kur ishte strehua Mulla Idrizi tek Salihu, ai e kishte
dhënë besën para Nënëloke Zarifës, vëllezërve dhe vet Hoxhës, duke iu thënë se
“ Pa u derdhë gjaku im deri në pikën e fundit, nuk ka për tu derdhur gjaku i
Mulla Idrizit” dhe dihej se besa për malësorin Salih Gjyrishecin ishte e
shenjët, dhe me vetëflijimin e tij e vërtetoi këtë.
Pas
vrasjes së Salih Sadikut, më 21 nëntor 1949, udbashët ndërmorën masa urgjente,
që të mbyllin të gjitha rrugët që të qonin në fshatin Gjyrishec. Qëllimi dihej,
ata nuk donin që familja e Sadikajve (gjashtë vëllezërit, gratë, nipat, mbesat
e mbi të gjitha Nënëlokja) mos të kenë informata për likuidimin e Salihut.
Kështu që operacioni për zënien e Mulla Idrizit të jetë i befasishëm. Udbashët
ia arritën qëllimit. Më 21 nëntor 1949, forca të mëdha policësh i rrethojnë
shtëpitë e vëllezërve Sadiku. Nënëlokja nuk kishte kurrfarë dijenie se djalin
Salihun ia kishin vrarë falangat udbeske.
Pas
shumë kontrolleve që bëjnë në shtëpitë e Gjyrishecit, njëri nga udbashët,
zëvendësi i Pajazit Brovinës, një Milkoviqi, derisa po bënte roje kishte zbulua
një dritëz në terrin e natës që vinte nga një reflektim në një bilur. Dhe, në
mëngjesin e ditës së nesërme, kur policia raportonte se Mulla Idrizi nuk është
në këto shtëpi, atij udbashi i kujtohet dritëza e natës dhe urdhëron që të
shembet muri i ahurit dhe grazhdi , por më kot. Ai kërkon që të shembet edhe
një mur tjetër që i duket i dyshimtë se nuk ishte në proporcion me shtëpinë nga
pjesa e jashtme. Dhe ndodhi ajo që askush nuk e pritëte. U zbulua sarkofagu i famshëm, me dimensionet 80 X 397
X 220 cm.
Duke
e parë se Mulla Idrizi u zbulua, Rrahim Sadiku, vëllai i Salihut, iu drejtohet
udbashëve, duke iu thënë “Kini kujdes se këtu e kam Mulla Idrizin, ka bomba dhe
mundet t’iu vrasë...!”. Ata, të frikësuar të gjithë largohen dhe fshihen kush
ku mundet. Ndërsa Rrahimi , vëllai i Salihut, hynë tek hoxha dhe e lutë “Mulla
Idriz, pushkë e barot ke boll, kalle, pash zotin e mos u dorëzo! Mos të dhimben
robët e as shtëpia e ime”. Hoxha i mençur,
e lutë Rrahimin që mos të shqetësohet aq
shumë, ngase jetës nuk i dihet. Edhe pse të njëjtën lutje ia kishte bë
edhe Nënëlokja Zarife, e cila e kishte
lutur që të mos dorëzohej, ai me një qetësi prej profeti përgatitet ngadalë, e
bënë lutjen e fundit dhe iu dorëzua në besë Musa Efendisë. Ai i premtoi se sa
do jetë në dorën e tij, ai do të jetë i sigurt. Por për më tej nuk jap llogari,
se nuk varet prej tij. Besa e Musa Efendisë vlente vetëm deri në Kamenicë, e
pastaj Mulla Idrizi kaloi në duart e të tjerëve. Një ditë, pas shumë kërkimesh,
zbulohet dhe arrestohet në natën e 22-23 nëntorit 1949. Lajmi për arrestimin e
Mulla Idrizit u përhap me shpejtësi. Gjatë kohës së kaluar në hetuesi, Mulla
Idrizi përjetoi torturat më të tmerrshme, por s`u dorëzua.
Udbashët
në shpejtësi kishin përgatitur çdo gjë. Derisa Mulla Idrizi delte nga fshati i
lidhur, në anën tjetër, në shtëpi kishte arritur kufoma e birit të Sadikve,
Salih Sadiku. Familja e Salih Sadikut e tmerruar tej mase për zbulimin e
Hoxhës, i përjetoi rëndë ngjarjet e trishta.
Si gjithmonë, Nënëlokja ishte ajo që e mposhti frikën dhe që ndezi
shpresën në zemrat e familjarëve duke iu dhënë kurajë se armiku asnjëherë nuk
do mundet me ia dal me shqiptarët si Mulla Idrizi.
Më
23 nëntor 1949, me nderimet më të larta fetare e atdhetare e varrosin Sali
Sadikun, trimin e madh i cili me vet sakrificë, vendosmëri e trimëri, e
përmbushi, plotësisht betimin para Mulla Idrizit, vëllezërve dhe Nënëlokes.