Speciale » Basha
Sabile Basha: Isuf Gilani - Mbi të gjitha Shqipëria Etnike
E shtune, 28.10.2023, 06:05 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
ISUF
SYLEJMAN KIKI- GILANI- MBI TË GJITHA SHQIPËRIA ETNIKE
(1918-
e pushkatuan më 1945)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Atdhetari
Isuf Gilani, kishte lindur në Gjilan më 1918. Babai i tij ishte Sylejmani
ndërsa nënë e kishte Hazbijen nga Gjilani. Nëna e tij ishte një grua e fisme
nga qyteti e cila me plotë dashuri por në skamje i rriti fëmijët e saj. Familja
e nënës ishte e madhe dhe bujare. Familja e Isufit në atë kohë ishte e varfër,
por skajshmërisht ishte e ndershme dhe fëmijët e vet i edukoi në frymën e
atdhetarisë. Në kohën kur u mobilizua Isufi nga forcat partizane ishte në
moshën 24 vjeçare dhe ishte i fejuar me vajzën e quajtur Halime Mustafën nga
Livoqi. Pas pushkatimit të Isufit, e fejuara e tij u martua me vëllain e tij,
me të cilin pati katër djem: Enverin, Ridvanin, Rafetin dhe Isufin , që
trashëgoi emrin e xhaxhait të vet.
Në
fund të dhjetorit të vitit 1944, në anën e Gjilanit bëhet mobilizimi i
popullatës. Kësaj thirrjeje iu përgjigjën një numër bukur i madh i të rinjve,
në mesin e të cilëve ishte edhe Isuf Gjilani. Në kohën kur u bë mobilizimi, në
Kosovë parandihej një rrezik i madh nga arrestimet, vrasjet dhe pushkatimet
nëpër shtëpi, por ekzistonte edhe një arsye tjetër pse të rinjtë u paraqitën
për mobilizim, se vetëm të mobilizuar ata do të marrin armët e nevojshme, për
tu mbrojtur dhe shpëtuar nga hordhitë barbare.
Pra, për ti ikur një tragjedie që eventualisht mund të vinte, ata
paraqiten në Gjilan për tu mobilizuar. Nga pjesa e këtyre të paraqiturve, që
numëronin 4-5 mijë vullnetar nga të cilët plotësohet Brigada e Shtatë dhe disa
brigada të tjera. Nga këta vullnetarë formohet edhe Batalioni i Rinisë së Gjilanit
prej 450 personash. Ky batalion niset për Prishtinë, ku vendoset në kazermat e
Prishtinës. Aty bëhet zgjedhja e kuadrit komandues. Komandant i këtij batalioni
caktohet Isuf Gilani, kurse komisar Raif Halimi nga fshati Cërrnicë. Sipas
urdhrit të Shtabit Operativ të Kosovës e Metohisë, ky batalion duhej ti
bashkohej Brigadës së Parë të Kosovës, komandant i së cilës ishte Zyfer Musiqi.
Isuf
Ibrahimi-Kiki, i njohur si Isuf Gilani para se të zgjidhej komandant i
Batalionit të Rinisë, e më vonë edhe i Batalionit të Katërt në Brigadën e Parë
Sulmuese të Kosovës, ai kishte gradën e rreshterit në Ushtrinë e Shqipërisë
Etnike. Pas tri-katër ditësh, batalioni vazhdoi rrugën për Drenas (Gllogovc)
për t’iu bashkangjitur Brigadës së Parë Sulmuese të Kosovës. Pas një pushimi të
shkurtër, brigada vazhdon rrugëtimin për në Istog, ku qëndron një kohë më të
gjatë. Në ndërkohë fillon Lufta e Drenicës. Sipas direktivave të Milladin
Popoviqit, batalioni duhet të kthehet nga Burimi (Istogu) në Drenicë, për të
luftuar kundër forcave shqiptare të udhëhequra nga Shaban Polluzha, i cili veç
ishte kthyer nga Podujeva dhe ishte nisur për në Drenicë. Shtabi i Brigadës së
Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të
plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave, mirëpo pas
dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet
ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij. Vërtet, nga
ditët e para të formimit, Brigada e Shaban Polluzhës shfaqi indinjatën dhe
revoltën ndaj vrasjeve pa gjyq të perso¬naliteteve shqiptare në Drenicë dhe në
Kosovë. Brigadat parti¬zane të Ju¬gos¬llavisë dhe të Shqipërisë, që morën për
detyrë të “spas¬tronin te¬rre¬nin nga bandat fashiste” u treguan antishqiptare
dhe të tërbuara ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Këto mjaftonin, që
komandantët dhe ushtarët e njësisë së Shaban Palluzhës të reagonin ashtu edhe
siç vepruan. Së këndejmi, nga mesi i janarit 1945, Brigada e Sha¬ban
Pallu¬zhës, shpalli mosbindjen ndaj urdhëresave të Shtabit Kryesor të UNÇ të
Kosovës-Metohisë dhe nga Podujeva u kthyen, më 24 janar 1945, për në Drenicë,
duke bërë rezistencën kundër ripushtimin komunist jugosllav të Kosovës.
Në
një mënyrë, duhet thënë se, Batalioni i Gjilanit ishte i mashtruar, ata menduan
se po shkonin për në Drenicë, për të luftuar fashizmin. Kur e kuptojnë se
prapaskena e kësaj lufte është një kurthe vëllavrasëse, udhëheqësi i batalionit
Isuf Ibrahimi- Gilani dhe komisari Raif Halimi ndërruan kahen. Ata e dorëzuan
një skuadër, të cilën e qitën në anën e kundërt për të lajmëruar se të gjithë
janë shqiptarë dhe të mos vriten vëllai me vëlla. Kështu që të dy palët bënë
një rezistencë formale, gjuanin në ajër pa vrasje.
Pas
këtij dorëzimi të ushtarëve që në fillim të sulmeve, Vuk Popoviqin e hidhëroi
shumë, andaj menjëherë kërkoi llogari nga Raif Halimi se si është e mundur që
sapo filloi lufta të dorëzohet një skuadër. Raif Halimi e Isuf Kika edhe pse të
rinj në moshë me kohë i kishin bërë
përgatitjet. Ata i sulmuan eprorët e tyre, duke u arsyetuar se ushtarëve iu
mungonte armatimi, andaj dhe nuk kishin rrugë tjetër pos dorëzimit. Në këtë
mënyrë Vuk Popoviqi u bindë se, fundja kjo edhe ishte e vërtet, pas kësaj
ngjarjeje batalioni arrin të furnizohej me armatim dhe u shpërndanë në tri
fshatra të Drenicës: në Klinë të Epërme - Kompania e Parë, në Prekaz - Kompania
e Dytë (aty ishte Shtabi i Batalionit) dhe në Klinë të Ndërmjetme - Kompania e
Tretë.
Më
31 janar 1945, fillojnë përgatitjet. Raif Halimi bisedon me bashkëluftëtarët më
të ngushtë të batalionit, të cilët ishin edhe bashkëvendësit e tij si: Shaban
Dervishin, Mulla Abdyl Bllacën e Nezir Hoxhën për të bërë likuidimin e Shtabit
të Batalionit të Katërt të Brigadës së Parë të Kosovës në Prekaz të Drenicës,
në shtëpinë e Ali Kodrës. Isuf Ibrahimi informohet më vonë për këtë, por idenë
e përkrahu menjëherë, vetëm që kërkoi që të bëhen përgatitjet maksimale, ngase
plani assesi nuk bënë të dështoi. Ali Kodra edhe pse e dinte se ky veprim do të
kishte pasoja të rënda për familjen e tij, ai dha pëlqimin që likuidimi i
shtabit të bëhej në shtëpinë e tij, vetëm e vetëm që të ndalojë dhuna e paparë
në ato anë. Sipas direktivave të Raif Halimit dhe Isuf Ibrahimit u bënë
përgatitjet dhe shkuan në aksion. Në
aksion morën pjesë edhe vendasit, si: Sefer Vesel Shabani, Hashim Lushtakun,
Bislim Tahiri dhe Rashit Istogu. Nga ana e luftëtarëve të Batalionit të Rinisë
morën pjesë: Mulla Avdyli Hyseni, Xhafer Lladova, Tahir Devaja, Hajrush Ramjani
nën komandën e Shaban Dervishit.
Plani
u diskutua mirë e mirë. Sefer Vesel Shabani nga Mikushnica e Drenicës dhe
Shaban Dervishi nga Cernica e Gjilanit i treguan Isuf Ibrahimit për ujdinë e
arritur. Sefer Shabani mori përsipër që të angazhonte disa të rinj trima.
Seferi vuri kontakt me Hashim Lushtakun që iu përgjigj kërkesës së Seferit, të
cilin e kishte njeri shumë të besueshëm. Hashim Lushtaku e angazhoi Bislim
Tahirin dhe Rashit Istogun. Ky i fundit ishte për vizitë te Bislim Tahiri dhe,
kur i kuptoi qëllimet e aksionit kundër shtabit partizan-çetnik më vetë dëshirë
iu bashkua grupit. Ata kishin marr qëndrim që të gjithë të jenë aty kur të
bëhet sulmi në Shtab. Mjerisht , ngase ishte dimër, e ftohët i madh, komisari i
batalionit Raif Halimi dhe komandanti Isuf Kika, që ishin të angazhuar ta
vëzhgonin gjendjen në kompanitë e ndara
nëpër fshatrat e Drenicës, për shkak të kushteve tejet të vështira atmosferike
dhe terrenit të papërshtatshëm nuk ia dolën që pikërisht në momentin e caktuar
të kohës së sulmit të arrinin. Mirëpo trimat e lirisë, kishin marr përsipër ta
kryenin sulmin në Shtab edhe pa prezencën e tyre. Sulmi u ndërmor tamam në
kohën e caktuar dhe përfundoi me sukses
të plotë, duke i vrarë që nga zëvendëskomandanti i shtabit partizan që ishte
Vuka Papoviq, Stanisllav Shutakoviq, Sllavko Jashoviq, Branka Kadoviq, Shaban
Spahija dhe Milica Vllahoviq.
Po
atë natë, gjatë sulmit të shtabit ranë dëshmor Tahir Devaja dhe Hajrush Ramjani
në Kullën e Sheshivar Ali Kodrës, në Prekazin e Poshtëm.
Pasi
përfundoi aksioni, të gjithë anëtarët e batalionin i bashkohen aradhes së
Shaban Polluzhës dhe do ti mbeten besnik deri në fund. Në ditën kur në kulla të
Tërstenikut, plagosen Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, Isuf Gilani me Rexhep
Gjelin dhe Rrahim Lutën do ta bartin Mehmetin për ta quar në Gllanasellë, por ai
do të vdesë gjatë rrugës dhe trupin e tij do ta varrosin fshehtas në një
vresht, duke humbur të gjitha shenjat e varrit, në mënyrë që kufoma të mos
bjerë në duart e ushtrisë dhe të OZN-së jugosllave. Isuf Gilani pastaj do të
dali në ilegalitet dhe do të kapet nga OZN-a. Do të sillet në Gllanasellë për
të tregua se ku ishte varros Mehmet Gradica, por meqë ai nuk ishte terren që e
njihte, nuk do ti “kujtohet” se ku e kishin varrosur Mehmet Gradicën. Kur më
vonë arrestohet edhe Bajram Luta, do ti bashkojnë dhe sërish do ti sjellin në
Gllanasellë, ku do të zbulohet kufoma e Mehmet Gradicës.
Por
pas këtij sulmi, forcat partizane u shtuan në numër, andaj edhe ishte e
pamundur për ndonjë rezistencë më të madhe. Sulmet partizane ishin të ashpra
dhe pas kësaj ndodhi shpartallimi i forcave të Shaban Polluzhës. Raif Halimi së
bashku me kushëririn e tij Nezir Hoxhën largohen nga Drenica. Ata bunkerizohen
në Gadish të Gjilanit. Me ushqim furnizohen për çdo natë nga familja Ajvazi
(Saqipi e Mustafa). Pas një muaji të qëndrimit në bunker, nga një pakujdesi e
vogël, zbulohen dhe rrethohen nga Brigada e Tetë Maqedonase dhe zihen rob. Prej
aty i çojnë në Radivojc e më pastaj në burgun e Vitisë. I fusin të dy në një
dhomë. Plani ishte përgatitur që të dy ti helmonin pa zhurmë. Në dhomën tjetër
e kishin ndezur një stufë, kurse qynkat i kishin futur në dhomën e tyre. Dhoma
ngadalë fillon të mbushet me tym. Ata të dy posa e vërejnë se çfarë po ndodhë,
tentojnë të dalin nga dhoma por më kot, atëherë
gjejnë vrimën e çelësit të derës dhe me rend marrin frymë gjerë në
mëngjes. Vdekja e tyre kishte qenë e sigurt, kështu kishin mendua çetnikët, por
falë asaj vrime të derës, i ikin më së keqes dhe shpëtojnë. Fytyrat e tyre u
bënë futë të zeza, por kishin shpëtuar nga më e keqja. Pas këtij dështimi për
ti likuiduar trimat, ata marrin një tjetër aksion, këta të dy i ndajnë duke i quar në drejtime
të ndryshme. Nezir Hoxhën e quan në burgun e Gjilanit, pastaj në Ferizaj,
Prishtinë, e në fund në Mitrovicë për ta likuiduar. Aty përpiqen t’i helmojnë
të burgosurit përmes të ushqimit, por përsëri dështojnë.
Ndërsa
, edhe sot nuk dihet se si dhe kur e arrestojnë komandantin e Batalionit
Kosovar të Rinisë- Isuf Kikën-Gilanin duke e mbyllur në një burg të panjohur
deri sa e sjellin në gjykim. Pas një muaji qëndrimi nëpër burgje të ndryshme të
Kosovës, më në fund i bëjnë bashkë shokët e idealit. Në burgun e Prishtinës i
sjellin Isuf Gilanin, Raif Cërrnicën, Xhefer Lladoven, Shaban Dervishin dhe
Mulla Hysen Bllacen. Trimat kur u takuan dhe u panë se ishin gjallë, ishin të
gëzuar tej mase.
Gjykata
Ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm në Prishtinë, më 25 prill 1945 i nxori para
gjyqit, gjyq i thënçin, ua lexoi aktakuzën dhe iu shpalli aktgjykimin. Me
pushkatim i dënoi: Isuf Ibrahim Kikin-Gilanin, Shaban Dervishin, Xhafer
Lladoven dhe Mulla Abdyl Hysen Bllacën. Raif Ramiz Cërrnica fillimisht u dënua
me pushkatim, por pasi se nuk i kishte 18 vjet, dënimi iu ulë në 20 vjet burg
të rëndë.
Për
ekzekutim të dënimit i dërguan në burgun e Pejës-në Kullën e Sheremetit se
burgu aty ishte më i sigurte nga të gjitha burgjet e Kosovës, ngase forca të
mëdha çetnike serbe e mbanin të rrethuar. Trimat e patrembur u pushkatuan diku
në fillim të muajit maj, por, nuk dihet data e sakët e pushkatimit. Sipas të
dënuarit Raif Halimit- Cërrnicës, të dënuarit me pushkatim: Isuf Gilani, Shaban
Dervishi Xhafer Lladova e Mulla Hysen Bllaca në pranverën e vitit 1945 do të
pushkatohen, siç u pushkatuan edhe shumë patriot shqiptar me gjyq e pa gjyq. U
pushkatuan në parkun e sotëm të Pejës me rafalë pushkësh. Po aty edhe i hodhën
në një gropë të përbashkët.
Të
tillë ishin dhe do të mbesin heronj në kujtesën e popullit, dhe amaneti i tyre
ishte dhe mbeti të luftonin deri në fund për atdheun e bashkuar në një Shqipëri
etnike.