Speciale » Basha
Sabile Basha: Smail Dragusha - Bashkimi Kombëtar duhet të bëhet me hir e me pahir
E shtune, 07.10.2023, 08:59 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
SMAIL
DRAGUSHA-BASHKIMI KOMBËTAR DUHET TË BËHET ME HIR O ME PAHIR
(1922-
e mbytën me bajoneta në fund gusht, 1947)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Atdhetari
i madh, Smail Dragusha u lindi më 1922, në fshatin Rufc i Vjetër, në afërsi të
Lypjanit. Ai kishte lindur në një familje atdhetarësh dhe me tradita
patriotike. Qysh në fëmijëri ndjeu peshën e rëndë të robërisë dhe si i ri ishte
betua se do e luftoi okupuesin deri sa ta shpor nga tokat shqiptare. Ishte i
martuar me Fetije Kelmendin e cila po ashtu ishte e lindur për tu bërë
heroin. Pas vitit 1944 mbeti në arrati
dhe vazhdoi luftën kundër pushtuesve serbo-jugosllavë. Ishte epror në Shtabin e
Ajet Gërgurit. Ishte pjesëmarrës aktiv në të gjitha tubimet dhe kuvendet që
organizonte Organizata NO- 2 e Ajet Gërgurit. Ishte pjesëmarrës në Kongresin e
Lypovicës, ku përkrahu pikëpamjen e Ajet Gërgurit që luftëtarët e qëndresës
duhet t? braktisnin Kosovën. Smail Dragusha, ishte Komisar i Batalionit të
UNDSH-së për Sitnicë, i cili në krye të 120 luftëtarëve kishte bërë
përpjekje për të depërtuar në Greqi me 8
gusht të vitit 1946. Si pjesëtar i grupit të Gjon Serreqit, bashkë me t? shoqen
Fetije Kelmendi-Dragusha u shqua në përleshjen e këtij grupi me repartet e
ushtrisë, në gusht të vitit 1946, në Bilushë, afër Hoçës së Qytetit, mbi
Prizren.
Kongresi i
II (IV) i ONDSH-së u mbajt me 1 qershor 1946, në qytetin e Shkupit.
Situata politike kur u mbajt kongresi i dytë ishte edhe më e rëndë se ndërkohë
u zbuluan dhe u arrestuan anëtarët e KQ të NDSH-së në Prizren, dhe njëherë kjo,
edhe ishte shkaku që kushtëzoi që të merren masa paraprake, ngase në Kosovë
ishte instaluar pushteti administrativo-ushtarak dhe çdo veprim ilegal ishte i
vështirësuar, kjo ndikoi që, në çështjen e organizimit të merren masa urgjente.
Sipas disa të dhënave me të cilat disponohet, në kongres morën pjesë vetëm 12
delegatë, sepse situata politike ishte shumë e rëndë dhe e tendosur. Çdo veprim
apo lëvizje përcillej me dyshim nga organet e pushtetit. Megjithatë të
pranishmit morën qëndrim që kongresi t’i zhvillojë punimet, sepse në të ardhmen
askush nuk do të mund të prognozonte për përmirësimin e situatës politike në
vend.
Nga
ky kongres doli një udhëheqësi e re e NDSH-së. Kryetar u zgjodh patrioti dhe
veprimtari i dalluar Halim Orana nga Gjilani, Qemajl Skenderi u zgjodh
zëvendës-kryetar dhe Azem Morana, sekretar i organizatës, ndërsa anëtarë të KQ
të NDSH-së u propozuan dhe u zgjodhën Hamdi Berisha, Mehmet Bushi, Hysen Rudi,
Januz Balla, Mahmut Dumani, Hasan Bilalli, Haki Efendi Sermaxhaj, Osman Cani
dhe Mitat Tershana. Kongresin e kishte përshëndetur edhe Luan Gashi. Që kastile
kishte ardhur nga Perugji i Italisë dhe në atë kohë ishte sekretar i Komitetit
të Ballit Kombëtar. Kongresi gjatë punës që zhvilloi, miratoi një
serë dokumentesh që më vonë patën një rëndësi të madhe historike. Delegatet me
aklamacion miratuan “Skemën e organizimit” dhe “Programin e Lëvizjes për
Lirimin e Tokave Shqiptare”. Në kongres vlen të përmendim se mirënjohje e
veçantë për punën dhe hartimin e dokumenteve iu shpreh Halim Oranës, sepse pa
angazhimin e tij puna e kongresit do të ishte më e zbehtë dhe jo në nivelin e
duhur.
Dokumentin
e parë, që e miratoi kongresi ishte “Skema organizative”, që në të vërtetë në
të përfshihej struktura organizative e organizatës si në terren, po ashtu edhe
në vetë komitetet e tyre. Në çdo qytet dhe në çdo fshat propozohej nga një
skemë identike për formimin e komiteteve të vendit, për lirimin e tokave
shqiptare. Koordinimi i të gjitha punëve ndërmjet komiteteve duhej
të bëhej përmes “Komitetit Epruer”. Ndërsa, Komiteti Epror të jetë i varur nga
Komiteti Qendror i NDSH-së. Dhe çdo komitet, pa marrë parasysh se është i
qytetit, fshatit, rajonit apo i komunës, duhet të ketë strukturën organizative
ose udhëheqësin e vet, e cila përbëhet nga kryetari, sekretari, anëtari i parë,
anëtari i dytë dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, që do të caktohen sipas nevojës.
Kryesia, respektivisht anëtarët e saj i ndajnë detyrat dhe obligimet ndërmjet
veti, që caktohen sipas nevojës dhe zotësisë së anëtarëve. Punën e organizimit
dhe përgjegjësin për të e mban kryetari. Ai , ndër të tjera organizon dhe
zbaton urdhëratë e Komitetit Epror. Sekretari në bashkëpunim me dy anëtarët,
kryejnë shërbimet e propagandave të lajmeve dhe si detyrë
kryesore kanë të bëjnë ndërlidhjen ndërmjet shërbimit politik dhe
atij ekonomik. Sipas “Skemës organizative” llogaritej se shërbimi më i ndjeshëm
dhe më i nevojshëm ishte shërbimi politik i komitetit, dhe anëtarët e këtij
shërbimi ishin të obligueshëm që t’i kushtonin rëndësi të posaçme.
Nga
“Skema e organizimit” propozohej, që çdo komitet në kuadrin e vet të formonte
një trup, i cili do të vepronte nën emrin “SIP” që do të thoshte Sigurim
Politik. Sigurimi Politik kishte për detyrë mbledhjen e informatave për
personat e ndryshëm dhe të hetonte sigurimin e mirëvajtjes së veprimtarisë së
komiteteve. Komitetet e vendeve, veprimtarin e tyre e zhvillonin sipas
marrëveshjes ndërmjet anëtarëve të tyre. Sipas skemës del se , Komitetet Eprure
kanë të njëjtën strukturë organizative, si komitetet në nivele të ndryshme,
përveç që këto për arsye se kanë më tepër punë, anëtarët e tyre do ti ndajnë
detyrat dhe në rast nevoje të formojnë seksione me referent dhe përgjegjësi.
Ndërsa puna në terren, sipas një pjesëmarrësi dhe anëtari të NDSH-es- Smajl
Sllamniku(Baca Smajl ka veprua në Komitetin e Prishtinës), thotë se ne vepronim
në formën e tresheve dhe mbanim lidhje të drejtpërdrejta me Rrahman Gërgurin
dhe Dan Berishën. Kjo treshe, mbante lidhje të drejtpërdrejta me ata, që
luftonin në male, si me Ajet Gërgurin, Smajl Dragushën, Azis Zhilivodën, Azem
Bellaçevcin, Gjon Serreqin, Isuf Visokën dhe shumë luftëtar të tjerë. Atyre iu
dërgonin letra e informata verbale dhe prej andej merrnin lajme e rekomandime
të reja.
Ndërsa
procedura e pranimit ne radhët e NDSH ishte shumë rigoroze, ngase për të
pranuar një anëtar të ri duhej të gjendej një propozues dhe të flet për biografin
e tij atdhetare, pastaj nga të pranishmit kërkohej që të hulumtojnë për të dhe
të verifikojnë të dhënat. Kur të gjitha të dhënat përputheshin në mes të
propozuesit dhe të anuarve që kishin hulumtua për biografin e tij kandidati
pranohej në radhët e NDSH. Anëtarit të ri i caktohej pseudonimi dhe në një
mbledhje thirreshin disa anëtar nga KQ, dhe personi i pranuar e jepte betimin.
Betimi
jepej para flamurit, revoles dhe fillimisht ishte edhe kurani, por më vonë me
ardhjen e Gjon Serreqit në radhët e NDSH-së ndryshon teksti i betimit. Betimi
në fillim kishte këtë tekst : “ Betohem në Kuran, në Flamurin Kombëtar dhe në
armë, se do të punoi, me besnikëri e vete sakrificë me çmimin e jetës, për
kombin shqiptarë dhe për çlirimin e bashkimin e tokave shqiptare në Shqipërinë
Etnike”, ndërsa teksti i dytë i betimit që e kishte modifikua Gjon Sereqi ishte
më i shkurt dhe kishte këtë përmbajtje: “Betohem në Flamur, në fis e në revole
se do të mbetem besnik i organizatës NDSH”, në tekst revolja simbolizonte se, po
qese dikush tradhton organizatën, ai do të vritej. Betimi kryesisht bëhej në
këmbë, dhe ceremonia e pranimit përfundonte dhe mbledhja kryhej
me parullën: ”Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Pas
pranimit personi që pranohej ishte i barabartë me të gjithë të tjerët dhe ndaj
organizatës merrte obligimet dhe përgjegjësit që i takonin.
Komiteti
Qendror i NDSH-së, pas Kongresit të IV të NDSH-es, të mbajtur në Shkup kishte
këmbim informatash të rregullta me Organizatën No-2. Po në këtë kohë i dërgon
një Proklamatë, ku jepeshin udhëzimet për mënyrën e informimit të komiteteve
komunale dhe të rretheve dhe me këtë proklamatë i bëhej thirrje popullit
shqiptar që të inkuadrohej në organizatën e NDSH-së. Sipas disa të dhënave del
se Komiteti kryesor ishte ai, që vepronte në Greqi nën udhëheqjen e Adem
Gllavicës, ndërsa organizata No-2, me kryetar Ajet Gërgurin, i cili mbante
lidhje direkte me KQ të NDSH-es në Shkup, e cila njëherë, ishte organ që ua
transmetonte organizatave të NDSH-së në Kosovë, Maqedoni direktivat e Komitetit
kryesor, që ndodhej në Greqi. Organizata No-2, përveç detyrave që u përmendën më lartë kishte edhe shërbimet
e caktuara që hynin në programin e organizatës. Në organizatën No-2, vepronte
këshilli për çështje informative- ushtarake, e që udhëhiqej nga Smail Dragusha.
Këshilla këto që më vonë u plotësuan me anëtar të rinj. Duhet përmendur se me
rastin e mbajtjes së Kongresit të V në Lipovicë, spiuni i cili ishte në kongres Rexhep Carabregu, u
zbulua fal këtij këshilli dhe Smajl Dragushës, dhe po ky këshill e dënoi dhe e
ekzekutoi spiunin. Ndërsa tërë puna që u organizua lidhur me kongresin u
zhvillua dhe u mbajt nën patronatin e Organizatë No-2. Duhet përmendur
kontributin e jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e punëve të kongresit, në të cilën
rol të rëndësishëm kishin luajtur atdhetari Smajl Dragusha s’bashku me gruan e
tij, trimen Fetije Dragusha.
Siç
dihej Organizata No-2, u formua në prill të vitit 1945. Por, prej janarit të
vitit 1946 ajo u quajt edhe Shtabi i Zonës II të LPP TSH. Gjatë tërë
veprimtarisë së vet ishte e lidhur ngushtë me organizatat “Besa Kombëtare”.
Anëtarët e kësaj organizate ishin njerëz të shquar të rezistencës shqiptare si
në fushën politike ashtu edhe në atë ushtarake. Mu kjo ndikoi që të marri
përsipër organizimin dhe mbajtjen e kongresit V të Lëvizjes Popullore për
Lirimin e Tokave Shqiptare. Pasi që kongresi kishte përfunduar punimet, nga të
pranishmit u vendos që menjëherë të nisin përgatitjet për shkuarjen e
formacionit ushtarak të Kosovës në Shqipëri, duke pasur kujdes që të mos
shkaktohen incidente me forcat jugosllave, ndaj bëjnë përgatitje të mëdha për
largimin e tyre që të dalin jashtë vendit.
Gjatë
zhvillimeve të punimeve do të vijnë në kundërthënie dy rryma politike, të cilat
artikulonin mënyrat specifike të luftës. Rryma e parë përfaqësohej nga Osman
Bunjaku, i cili konsideronte se atdhetar është ai luftëtar që nuk e lëshon
Kosovën, dhe këtu zhvillon luftën; ndërsa rrymën e dytë e përfaqësonte Ajet
Gërguri i cili konsideronte se në vitet e pasluftës nuk kishte kushte për të
zhvilluar luftën në atdhe, prandaj duhet përgatitur për luftë nga jashtë dhe më
përkrahjen e forcave demokratike në mënyrë të organizuar të kthehen në atdhe
për të vazhduar rezistencën aktive.
Ismail
Dragusha ishte komisar dhe bashkë me gruan i takonin grupit të Ajet Gërgurit
dhe Gjon Serreqit. Rrugëtimin e luftëtarëve, UDB-eja i përcillte hap pas hapi
dhe kishte njohuri të mjaftueshme se kah do të shkonin luftëtaret. Më 1946, në
muajin gusht, forcat e mëdha jugosllave i zunë pritën. Në Bilushë, afër Hoqës
së qytetit të Prizrenit, bënë rezistencë duke luftuar me forcat jugosllave.
Pas
kësaj, grupet e rezistencës shpartallohen dhe Ismail Dragusha bashkë me gruan
Fetije, gjatë vitit 1946/47 strehohen në Krojmir në shtëpinë e Xhemë Islamit.
Aty, te kjo familje kishin besim dhe ndjeheshin të sigurt. Ata ishin informua
se UDB-eja i përcillte, andaj ishin të detyruar që të ndërronin kohë pas kohe
vendstrehimin e tyre. Në fund, ishin strehuar në një plevicë të lagjes Tërpeza,
të Ribarit të Madh. Familjen atdhetare tre anëtarësh e zënë në gjumë: Udbashët-
bisha, gjatë muajit gusht, 1947, i
theren me thika e bajoneta Smail e Fetije Dragushën dhe fëmijën e tyre
që nuk kishte më shumë se gjashtë muaj. Ata në natën e zezë-futë, i mbytën në
mënyrën më mizore duke i varrosur në një vend afër fshatit “Te lisat”, në dalje
të Ribarit të Madh, duke iu humbur çdo gjurmë heronjve të kombit.