E enjte, 03.10.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Veprimtaria atdhetare e Prof. Kolë Parubit

E diele, 24.09.2023, 08:00 PM


T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:

VEPRIMTARIA ATDHETARE E PROF. KOLË PARUBI

(1906- u pushkatua më 24 nëntor 1946)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Profesori-Atdhetar, Kolë Parubi, u lind në fshatin Dajç të Bregut të lumit Buna, më 22 nëntor 1906. Ai kishte të kryer studimet e larta fetare për prift katolik dhe ishte shugurua si i tillë. Mirëpo, Kolë Parubi në ndërkohë dashurohet në Zinën, me të cilën shpejt u martua, dhe me të, patën një vajzë, të cilën e kishin pakësuar Nineta. Rrethi shoqëror në Shkodër nuk e priti mirë këtë martesë, andaj, ai vendos që të largohet nga aty dhe kaloi në Kosovë për të punua si profesor në gjimnazin e Prizrenit. Në ndërkohë punon në vende të ndryshme të Kosovës. Në fund punësohet si profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Dihej se gjimnazi i Prishtinës ishte qerthe e madhe e patriotizmit shqiptarë. Puna në gjimnaz i sjell Kolë Parubit shumë njohje të reja me patriotë të shumtë shqiptarë. Aty punonin prof. Ymer Berisha, prof. Gjon Serreqi, nxënësit Hamdi Berisha, Galip Badivuku, Hamdi Mustafa, Xhahit Gafurri, Shefki Qitaku Ilias Neziri e shumë të tjerë. Ai, posa u njohtua me ta, krijoi miqësi me Prof. Ymer Berishën, prof. Gjon Serreqin e shumë atdhetar të tjerë. Me ndihmën e prof. Ymer Berishës iu bashkua radhëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, ku më herët kishin aderua Gjergj Martini, Marie Shllaku, at Bernard Llupi, Hajdar Pllaneja, Enver Sudi  e shumë të tjerë.

Kolë Parubi në organizatën e LNDSH-së ishte caktua në sektorin e propagandës  që kishte për detyrë përhapjen dhe masivizimin e LNDSH-së në tërë Kosovën. Prof. Parubi ishte i interesuar që në radhët e lëvizjes të ketë sa më shumë të rinj dhe të reja. Për të arritur këtë qëllim, Kolë Parubi, kishte vu kontakte me të riun nga Prizreni, Marsel Vuçaj dhe me shumë të rinj të tjerë, dhe me direktivat e at Bernard Llupit, bënin çmos që ta krijonin Komitetin Qendror të Rinisë Nacional Demokratike Shqiptare me seli në Prizren apo në Pejë.

Për bashkimin e tokave shqiptare duke sakrifikua çdo gjë, kontribut t? madh kishin dhënë: At? Bernard Llupi (7 shkurt 1886), Kol? Parubi (5 dhjetor 1906), profesori Gjergj Martini (29 gusht 1917), Gjergj Bahtiri i cili shërbente si mësues n? Gjakov? dhe shum? shkodranë t? tjer? q? i shërbenin atdheut e Kosovës, duke e pasur çdo her? si q?llim suprem bashkimin e tokave shqiptare. Kontribut t? çmuar n? Lëvizjen Ilegale në Kosovë dha edhe Zef Mekaj, profesor nga Shkodra, q? t?r? aktivit?n e vet politik e p?rq?ndroi n? Gjakov?.

Duhet theksuar se sipas aktgjykimit të Gjyqit Popullor për Kosovë e Metohi, në Prizren, sipas aktgjykimit P.nr.21/46, thuhej se “Shtylla më e fortë e këtij komiteti dhe anëtari më aktiv i saj ishte prof. Kolë Parubi, i cili kishte lënë pozitën priftërore, vetëm e vetëm që të angazhohej në realizimin e ëndrrës gjithë shqiptare për një shtet të përbashkët shqiptarë. Ai, qysh më 1939, me qëllime patriotike, kalon kufirin dhe vije në Kosovë, vetëm e vetëm që të bëjë organizimin e ilegales në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Kolë Parubi, me prof. Ymer Berishën njiheshin qysh herët, menjëherë pas okupimit të Jugosllavisë. Ai ishte, njëri ndër miqtë më të mirë të idealit. Atdhetari Kolë Parubi, për të ndihmuar luftëtaret e rezistencës shqiptare, nga Prof. Ymer Berisha, më 1944, në muajin nëntor, kishte marr një sasi armatim (mbi 70 pushkë, 1 mitraloz, 4-5 pushkë- mitraloza, 10 sënduk municion dhe shumë gjëra tjera ushtarake: këpucë, tesha, kazanë ushtarak, të cilat prof.. Ymer Berisha i kishte marr nga gjermanet me rastin e tërheqjes së tyre, të cilat në realitet, Kolë Parubi më vonë i kishte dërgua në mal dhe kur merret parasysh lidhja e tij me at Bernard Llupin, dhe takimet që kishte pas në verën e vitit 1945, dhe kur merrej parasysh i tërë aktiviteti i tij në organizatën ilegale, na del se Kolë Parubi, ishte njëri ndër personalitet e shquara të ilegales, që kishte shumë ndikim në masat e gjëra shqiptare. Gjithashtu dihej se me iniciativën e Kolë Parubit është formua komiteti ilegal në rrethin e Prizrenit, me qëllimin që të përfitonin popullatën dhe të tregonin realitetin për ri okupimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe e Jugosllavisë. Ata punonin fortë dhe shumë, për shembjen e pushtetit në Jugosllavi, me qëllim që populli të jetë i përgatitur për luftë të armatosur kundër ushtrisë jugosllave dhe bandave çetnike serbe që bënin kërdinë në fshatrat e Kosovës.   Edhe dëshmitë e shumta që kishte dhënë në hetuesi, vet Kolë Parubit, vërtetojnë se  me datë 26 ose më 27 dhjetor të vitit 1943 në shtëpinë e Kolë Parubit, ishte mbajtur një mbledhje, të cilën e kishte udhëhequr vet Kolë Parubi, dhe aty ishte diskutua që sa më parë me u formua komiteti ilegal- qendror, ku ishin ndarë edhe detyrat. Kolë Parubi, ishte caktua që të udhëheqëte me sektorin më kryesorë, atë të propagandës. Ndërsa, Hajdar Pllanejës, që ishte një atdhetar i madh i lëvizjes për bashkim kombëtar, i ishte caktuar që të ishte kryetar i organizatës. Për Sektorin e informimit ishte caktua Gjergj Martini, e sektorin e armatimit ia kishin besua Enver Sudit. Për Sektorin sanitar ishte caktuar Marcel Vuçaj. Për tu bë anëtar i organizatës, kryesia e saj kishte caktua edhe kriteret që duhet plotësuar. Paraprakisht personi që donte të bëhej anëtar i saj: duhet të vinte nga një familje e pa njollosur kombëtarishtë; të jetë i pa njollosur; të jetë i besës; të ruaj fshehtësitë e organizatës dhe të shokëve dhe mbi të gjitha të jetë i gatshëm me u flijua për çështjet e atdheut. Bile, në shumë raste Kolë Parubi, shpesh iu shkruante letra anëtarëve të organizatës, nga të cilët kërkonte  dhe i këshillonte se si duhet punuar në terren. Iniciator i formimit të Komitetit të Rrethit  të LNSH-së, në Prizren, ishte prof. Kolë Parubit, që për kryetar kishin zgjedhur Seb Matejen.

Veç Ymer Berishës, ndikim të dukshëm në veprimtarin e Kolë Parubit kishte edhe at Bernard Llupin. Në verën e vitit 1945, s’bashku me atin e nderuar, kishte mbajtur dy mbledhje, në të cilat ishte bisedua për aksionet e tyre kundër forcave jugosllav. Me direktivën e tij, në mbarim të vitit 1945, në Prizren ishte formua Komiteti Qendror i LNDSH-së. Në këtë komitet, merrte pjesë edhe Enver Sudi, që thuhej se ishte njëri nga tre pjesëmarrësit që vranë Milladin Popoviqin.

Duke e parë aktivitetin e ilegales në terren, OZN-a i bie në gjurmë anëtarëve të organizatës dhe fillon arrestimin e tyre duke i mbushur burgjet me të rinj shqiptarë, si në Prizren, njashtu edhe në Pejë. I arrestoi idealistët e vërtet për ribërjen e Shqipërisë Etnike. Pas torturave të shumta në hetuesi, i nxori 27 atdhetar para gjyqit, në mesin e të cilëve ndodheshin At Bernard Llupi, Marie Shllaku, Kolë Parubi, Gjergj Martini dhe shumica e tyre ishin nxënës të gjimnazit dhe profesorët e tyre.

Procesi gjyqësor që zgjoi interesimin e masave t? gjëra shqiptare, pa dyshim se ishte ky proces: “Procesi i At? Bernard Llupit”, siç u quajt ndryshe procesi i At? Brnard Llupit, Kol? Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shum? t? tjer?ve, q? ishin bashkëpunëtoret e ngushtë t? prof. Ymer Berish?s.

Procesi i lartpërmendur filloi me 29 qershor 1946 dhe përfundoi m? 11 korrik, po t? njëjtit vit, që do t? thotë se zgjati gjithsej 13 ditë pa i llogaritur ditët e hetuesisë. Në këtë proces u shqiptuan dënime drakonike: 4 vet u dënuan me pushkatim: Marie Shllaku, At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini, të cilët me 24 nëntor 1946, u ekzekutuan nga eskadroni i vdekjes jugosllave, në Prizrenin e bukur, ndërsa të tjerët u dënuan prej 1- 12 vjet burg.

Procesi gjyqësor i 27 vetave ose “Procesi i At Bernard Llupit” nuk ishte as i pari e as i fundit për shqiptarët e Kosovës. Burimet që disponojmë për këtë qëllim flasin se nga pushtimi i Kosovës më 1913, regjimi shoven serb kurrë nuk ka pushuar ndjekjen sistematike të shqiptarëve. Dënimet dhe proceset gjyqësore politike, as sot e as kurrë, nuk munden të shuajnë idealin e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar.



(Vota: 123 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora