E diele, 28.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Hilmi Zariqi, patrioti i patrembur i Drenicës

E merkure, 30.08.2023, 08:20 PM


T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:

HILMI ILIAZ ZARIQI- PATRIOTI I PATREMBUR I DRENICËS (1914-1952)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Atdhetari Hilmi Zariqi ishte i lindur më 1914 në fshatin Baicë, Rrethi i Drenicës. Ishte i biri i Ilazit dhe i nënës Xhemile. U rrit dhe u edukua në një familje me tradita atdhetare. Nga prindërit mësoi se mbi të gjitha të duhet atdheu dhe liria. Ishte i pa shkolluar. I martuar dhe kishte tre fëmijë. Merrej me tregti dhe kishte një gjendje të mirë materiale. Nga organet e sigurimit të ish-Jugosllavisë, për herë të parë  u arrestua në fshatin Tërstenik, më 3 nëntor 1946, dhe për mbajtjen e burgut u dërgua në burgun e Prishtinës. Familja e Ilmi Zariqit njihej si një familje patriotike, nga se historikisht dihej se babë e gjysh iu kishin vrarë duke e mbrojtur vendin e tyre nga okupuesit. Gjyshi i Hilmi Zariqit ishte vrarë në Kopaonik duke luftuar kundër serbëve që ia kishin mësyrë Kosovës, ndërsa babai Ilazi ishte vrarë në Merdar, po ashtu në mbrojtje të kufijve shqiptar.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe zhgënjimit të thellë të një numri të madh të luftëtarëve shqiptar në Kosovë të cilët kishin luftuar për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, dhe pas shuarjes me gjak të kryengritjes së këtyre luftëtarëve dhe duke mos u pajtuar me ripushtimin e tokave shqiptare në ish-Jugosllavi, që më parë, patriotët intelektualë e luftëtarë shqiptarë i hynë punës për formimin e organizatave ilegale politiko-ushtarake, të cilat do të marrin përsipër barrën e rëndë, çështjen shqiptare, të mbetur nën Jugosllavi.

Hilmi Zariqin që nga viti 1942-1944, e gjejmë në radhët e LNÇ-së, ai duke u rreshtuar këtu, kishte menduar se kështu do të realizonte ëndrrën shekullore për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Por pas Kuvendit të Prizrenit më 8-10 korrik 1945, u shuan shpresat për një realitet të tillë. Pas lufte djali i ri nga Baica, u propozua të marr postin e kryetarit të Këshillit Popullor të Rrethit të Drenicës. Si kryetar i KPRR, që ishte, kishte mundësi që ilegales shqiptare ti ofrojë ndihmë të llojllojshme. Andaj patrioti i madh Hilmi Zariqi akuzohej se: si kryetar i këshillit të rrethit në Skenderaj ishte angazhuar që sa ishte kryetar i këshillit, kishte mbajtur mbajture lidhjen dhe iu kishte ofrua ndihmë patriotëve në male në rrethin e tij e më gjerë, dhe gjatë një kohe me 6-7 shtator 1945 kishte marr pjesë në mbledhje me grupet ilegale dhe me prijësit e tyre më të njohur të asaj ane, si me Mulla Ilazin dhe të tjerët.

Bashkëpunimit dhe veprimtarisë patriotike të Hilmiut i bien në gjurmë organet e ndjekjes të Jugosllavisë dhe filluan ta përcjellin atë në çdo hap. Më 10 prill 1946, me disa luftëtar e arrestojnë, por më vonë arrin që të ikë nga burgu me Muhamet Meqën, Iliaz Qingun, Bardhec Tahirin nga Klina e Ulët, Kadri Qelin nga Gjakova dhe me një Ramadanin nga Vushtrria e disa shokë të tjerë. Prej këtij momenti e deri sa arrestohet përsëri tërë veprimtarin e vet patriotike e bëri në male, duke bashkëpunuar, e bashkëvepruar me prof. Ymer Berishën, prof. Gjon Serreqin, Ajet Gërgurin e shumë personalitete të njohur të ilegales shqiptare dhe kështu ka arritur të jetë njëri ndër udhëheqësit e organizatës Nr. 2, në krye të së cilës organizatë kanë qenë Ajet Gërguri dhe Gjon Serreqi. S’bashku me ta e ka mbajtur lidhjen me Komitetin Qendror të Shkupit, dhe merr pjesë në prurjen e të gjitha vendimeve të kësaj organizate, duke veçuar Ajetin dhe Gjonin ku ka qenë njëri prej njerëzve me ndikim të madh në organizatën Nr. 2.

Gjatë kësaj periudhe deri sa ishte i arratisur në mal, për ti bërë presion patriotit të madh Hilmi Zariqit, UDB-eja ia arreston tërë familjen duke i malltretuar e torturuar si: nënën Xhemile, gruan Feride, motrën Sabrije, djemtë Rexhepin e Hakifin si dhe vajzën Xheven. Duhet përmendur se edhe pas likuidimit të Hilmi Zariqit, familjen e tij nuk u lanë të qetë, duke i shkaktuar dhembje e vuajtje të papara, gati të pa përballueshme, duke i privuar nga të drejtat elementare e njerëzore, duke e dërguar në internim.

Hilmi Zariqi si luftëtar dhe me eksperiencë të gjatë atdhetare e ilegale mori pjesë në hartimin e Programit të Kongresit të Pestë të NDSH-së. Ai u angazhua për përgatitjen dhe hartimin e programit të Kongresit të V-të, të KQ të LNDSH, s bashku me atdhetarin Ajet Gërgurin që do të mbahet në malin Blinaj. Në këshillimin e posaçëm të udhëheqësve që ishte mbajtur në këtë kongres, nga aty disa komandant të zgjedhur janë lidhur me grupet ilegale, në të cilën mori pjesë edhe Hilmi Zariqi, dhe në këtë këshillim ai është propozuar dhe zgjedhur për komandant për rrethin e Drenicës.

Gjithashtu mori pjesë në mbledhjen e ilegales shqiptare, që u mbajt në Shalë, në Rrethin e Vushtrrisë, ku morën pjesë Ahmet Selaci, Osman Bunjaku,  Jusuf e Faik Boletini, Ali Riza, Ukshin Kovaçica etj. Në këtë tubim të madh u vendos që të formohet “Divizioni i Ibrit”, i cili përfshinte rrethet e Mitrovicës, të Drenicës, të Llapit, të Pazarit të Ri dhe të Vushtrrisë. Si dhe ka marr pjesë në caktimin e udhëheqsisë komanduese të divizionit të grupeve dhe batalioneve ku në atë rast është zgjedh komandant i grupit të V-të për rrethin e Drenicës.

Duhet përmendur gjithashtu aktivitetin e Zariqit, sidomos që ai është angazhuar me të madhe në formimin e komiteteve të komunave e fshatrave në anën e Drenicës. Ka formua komitetet në fshatin Qikatovë, me kryetar Murat Nika, zëvendës i tij është zgjedhur Nezir Haziri, ndërsa sekretar ishte zgjedhur Milazim Krajmirovca. Po ashtu me Ajet Gërgurin ka formuar edhe komitetin në Gllanasellë, në komunën e Polacit e vende të tjera. Komitetet e fshatrave luanin një rol të madh për rezistencën e grupeve ilegale që vepronin në male. Ato komitete kishin për detyrë që të ndihmojnë të arratisurit në male me veshmbathje, ushqim, këpucë. Veç kësaj, ndihmonin në informimin e drejtë të popullit për luftën e drejtë që bënin atdhetaret në male dhe gjithashtu njoftonin edhe ilegalen për lëvizjet e forcave jugosllave dhe kah drejtoheshin ato.

Pas një aktiviteti të dendur patriotik, Hilmi Zariqi përsëri arrestohet me 3 nëntor të vitit 1946. Në hetuesi e rrahën dhe e malltretuan shumë. Në pyetje e morën nëntë herë. Duke filluar që nga data 4, 5 , 6, 7, 11 nëntor; me 1 dhjetor 1946; me 10, 17 shkurt; 3 mars 1947. Në pyetje e morën udbashët si:Gjuro Joksimoviq, Qedimir Mijovi dhe Dushan Popoviq.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë me numër P.66/47, s bashku me Ukë Sadikun, Gjon Serreqin, Ajet Gërgurin dhe Osman Bunjakun dënohet me pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë në Prishtinë e Baicë. Më vonë Gjyqi Suprem i Serbisë dënimin e tij e shndërron në 20 vite burg të rëndë. Duhet theksuar se e tërë kjo lojë me faljen e dënimit me pushkatim ishte farsë nga gjykata e Serbisë, ngase Hilmi Zariqi vritet tinëzisht,  në burgun e Mitrovicës së Sremit, gjëja se kishte tentuar të ikte nga burgu më 1952.



(Vota: 133 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora