Speciale » Basha
Sabile Basha: Kajtaz Ramadani (1890-1946)
E enjte, 03.08.2023, 08:00 PM
Ti kujtojmë atdhetarët tanë:
KAJTAZ
RAMADANI “Leka”, (1890-u pushkatua më
1946)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Kajtaz
Ramadani, ishte i lindur në Kijevë, rrethi i Rahovecit, më 1890, nga babai
Ramadani. Në kohën kur u arrestua kishte 55 vjeç. Merrej me bujqësi. Ishte i
martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ishte i pa dënuar ndonjëherë, me gjendje
ekonomike të mirë, shërbimin ushtarak e kishte të kryer. Gjatë veprimtarisë së
tij patriotike duhet theksuar se ishte kryetar i Komitetit të NDSH-së për
Rahovec, i cili ishte formua në fillim të majit 1945. Ka bashkpunuar ngusht me:
Rifat Krasniqin, Kajtaz Ramadanin, Ahmet Durgutin, Kadri Minushin, Sheh
Muhedinin dhe Vahid Mustafan. Pas themelimit të komitetit, ata kanë mbajtur
edhe mbledhjen e parë në Teqe. Për mbledhjen e parë e kishte njoftua Ahmet
Dërguti nga Rahoveci. Nikoqir i saj ishte Sheh Mujedini i cili kishte organizua
darkë për të ftuarit. Në këtë takim merrnin pjesë: Kadri Minushin nga
Rahoveci-Domanek, Rifat Krasniqin, Sheh Mujedinin, Ahmet Dërgutin. Ndërsa
mbledhja e dytë që ishte mbajtur diku para marsit 1945. Në këtë mbledhje Ahmet
Dërguti kishte marrë për detyrë nga Rifat Krasniqi të jetë në lidhje me
Gjakovën. Ndërsa Kajtaz Ramadani kishte marr për obligim që të vej kontakte me
Drenicën, ku pas tri dite udhëton për Drenicë. Pas tri dite për Drenicë kishte
shkua edhe Kajtaz Ramadani për të vu kontakte. Nga atje ishte kthye pas katër
dite dhe menjëherë ishte takua me
Ahmetin, i cili e informon se gjithçka është në rregull dhe nuk ka kurrë far
rreziku për veprimtari. Pas tetë ditëve përsëri i kishte thirr Ahmet Dërguti ku
ishin takua në odën e Halil Veselit, tregtar nga Rahoveci. Në këtë takim kishin
ardhur edhe Rifat Krasniqi dhe një person tjetër i ri, i gjatë, me flokë të
gjata, nga Mamusha, Halil Veseli, Smajl Gashi-Hoxha nga Rahoveci, Ahmet Dërguti, Kadri Minushi nga Domaneku,
dhe vëllai i Mulla Veselit. Merrte pjesë edhe Sheh Mujedini nga Rahoveci.
Mbledhjen e kishte udhëhequr Rifat Krasniqi. Në Konferencë ishte folur se duhet
të formojmë komitetet nacional demokratike shqiptare. Ishte propozuar që Kajtaz
Ramadani të jetë kryetar, Rifatin për sekretar, për arkëtar Ahmet Dërgutin,
ndërsa të tjerët të dalin në terren dhe të mbajnë konferenca, dhe po qe se
munden me formua komitete nëpër fshatra. Për punën dhe lidhjen me Drenicën
ishte caktua Kadri Minushi. Po, në mbledhje Kajtaz Ramadani kishte marr qëndrim
që s bashku me Kadri Minushin të formojnë komitete e NDSH në gjashtë komuna: në
komunën e Ostrozubit, Banjëskës, Crnilugut, Kijevës, Dollcit dhe Bratotimës. Në
këtë mbledhje kishin marrë edhe pseudonimet. Kajtaz Ramadanit kishte marrë
pseudonimin ”Leka”. Direktivat i kishte dhënë Rifat Krasniqi dhe Ahmet Dërguti.
Kajtazi kishte marrë përsipër që të lidhet me Drenicën, me Mulla Ilazin nga
fshati Brojë, komuna e Obiliqit(Turiqevcit). Kadri Minushi ishte takua me Ukë
Sadikun në fshatrat Crnivëhr, Turjak dhe Bubalj. Me Hasan Kryeziun ishte takuar para njëzetë e
pesë dite në fshatin Bubanjë. Në Rahovec ishte mbajtur edhe një mbledhje, por
në të nuk kishte mundur të merrte pjesë Kajtaz Ramadani. Por gjatë
veprimtarisë, Kajtazi kishte marr për detyrë që të formoj komitetet në komunat
dhe atë në gjashtë sosh me Kadri Minushin. Ai i kishte marrë tri komuna dhe
atë: Kijevë, Dollc, dhe Bratotim. Komitetet i kishte formua me kohë në këtë
përbërje: çdo komunë i kishte pasur nga tre anëtarë, e ata është dashur që t’i
gjejnë edhe nga tre anëtarë. Kajtazi i kishte angazhuar këta persona: Në
komunën e Bratotimës:1. Hysen Isufi, nga fshati Llabuqevë, 2. Xhemë Sadrija,
nga fshati Ponorc (kryetar i SNOO), 3. Rexhep Ahmeti, nga fshati Polluzhë,
ish-kryetar i Këshillit Popullor. Në Komunën e Dollcit: 1. Sahit Dina, nga
fshati Sferk, ish-këshilltar i fshatit, 2. Avdyl Syla, nga fshati Përqevë, 3.
Azem Miftar Dema, nga fshati Grebenik. Në komunën e Kijevës: 1. Bardhec
Preka-Doda, nga Dobërdoli,2. Maliq Qaja, nga fshati Llozicë, 3. Fazli Salihu,
nga fshati Plloqicë. Detyrë e dytë ka qenë të marrte lidhjen me Drenicën, të
cilën e ka krye menjëherë. Lidhjen me Drenicën e kishte pasur me Fejzë Runikun,
nga fshati Runik, komuna e Runikut, rrethi i Drenicës. Ata ishin takuar në
fshatin Çabiq. Kajtaz Ramadani kishte
porositur që të vejnë kontakte, të përgatis njerëzit kur të jetë koha. Iu
kishte dërguar letëra. Letërkëmbimi në mes anëtarëve në organizatë kishte
funksionuar kësisoj: Rifat Krasniqi i
jepte letrat Kajtazit, ai ia përcillte Fazli Aliut nga Plloqica, ai ia jepte
Bajram Jasharit, ky ishte qendra dhe shpërndante letrat majtas e djathtas, në
Runik dhe në Ornogo Bërdo (komuna e Istogut). Për këtë anë posta ka shkua
kësisoj, nga Ornogo Brdo ka shkua kështu: Fazli Alija letrën ia ka përcjellë
Hajdin Sahitit, ky ia epte Zeqir Lutanit, ky pastaj ia ka dhënë Mulla Ilazit.
Nga ky posta ka shkua tek Bardh Jusufi në Ornogo Brdo. Gjithsejtë për Runik dhe
Ornogo Brdo kishin dërgua vetëm një letër. Pas disa muaj veprimi ilegal
zbulohet edhe veprimtaria e Kajtaz Ramadanit, arrestohet dhe dërgohet në burgun
hetues në Prizren. Gjatë hetuesisë Kajtaz Ramadani u morë në pyetje tri herë
duke filluar më 2, 3 dhe 3 korrik 1945. Prokuroria Publike e Kosovës e Metohisë
ngriti aktpadi kundër të arrestuarve, me numër K. Nr. 99/45, ndërsa Gjyqi
Popullor Krahinor i Kosovës e Metohisë organizoi procesin gjyqësor që kishte
fillua me 20 shtator 1945, dhe sipas aktgjykimit Gj. Nr. 17/45, Kajtaz
Ramadanit i shqiptohet dënimin me vdekje –pushkatim. Në procesverbalin e 5 shkurtit
1946, Dënimin me vdekje e ekzekutoi
Seksioni i Punëve të Brendshme i Këshillit të Rrethit në Prishtinë nëpërmes
organeve të policisë popullore. Në ekzekutim merrnin pjesë: Shefi i Seksionit i
Punëve të Brendshme, i Këshillit Popullor të Rrethit në Prishtinë - Dragolub
Miriq; anëtari i Këshillit Popullor Krahinor të Kosmetit - Ismet Shaqiri;
zëvendësi i Prokurorit Publik për Kosmet - Radoje P. Vukqeviç; mjeku i Rrethit
për Prishtinë - dr. Vasilije Jovanoviq. Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë)
të mëngjesit, pa praninë e publikut, në vendin e quajtur “Kiseli bunar”.