Speciale » Basha
Sabile Basha: Ëndërr e rëndë
E merkure, 21.06.2023, 07:45 PM
Sabile Keçmezi- Basha
ËNDËRR
E RËNDË
Uh,
bre.
Çfarë
ëndërr e rëndë, kjo
Kurrë
nuk mund të besoja
Se
një ditë,
Bash
me mua
Mortja
do hedhë valle
Më
thanë
Të
gjitha rrugët u mbyllën
Dynjaja
pësoi kataklizëm
Lulëkuqet
më qanin në gishta
Unë,
Edhe
më tej
Haja
thonjtë e gurtë
Në
kohen beronjë
Më
thanë
Je
e murrët sonte
Dyllë
fare
Po
unë ... Nesër ...
Do
dali nga ëndrra, thashë
Hijen
time do e marr përdore
Me
baulen e kujtimeve në shpinë
Do
pushoi në Formulën e pagëzimit
Me
tri të panjohura
Më
thanë
Ke
diagnozën
Që
nuk bënë të thuhet
Qesha
me marrëzitë e orakullit
Më
thanë
Të
ka eklipsua dielli
Mbase...
Ikë,
nga kjo ëndërr, më thanë
Marrëzira
flasin edhe hijet
Kur
ormisin fatin e tjetërkujt
Ora
nuk po ndalet, më thanë
Mesnata
po ofron
Edhe
stinët e fundit
Janë
arratisur
Pa
çka ...
që
nuk ndalet ora
Unë
Edhe
më tej
Çapitem
për tej gjumit