Speciale » Basha
Sabile Basha: Garat e kuizit thellojnë dhe zgjerojnë njohuritë shkencore
E marte, 10.05.2022, 06:54 PM
Te nderuar të pranishëm.
Sot, po promovojmë një libër
publicistiko-popullarizaus, por edhe shkencor, që ka te bëjë, me një tematikë të rrallë dhe
interesante. Fjala është për organizimin e kuizit të diturisë nga lënda e
gjeografisë të autorit prof. Safet Rexhepit, të profesorit të gjeografisë që kontribuoj, me shume se dyzet vite në
ligjërimin e lëndës së gjeografisë ne dy qendrat e shkollave të mesme: në
Dradanë (ish-Kamenicë) dhe ne qendrën regjionale në Gjilan. Tani po sa i
pensionuar.
Këtë publikim e kam titulluar
GARAT
E KUIZIT, JO VETEM QE, GJALLËROJNË DHE POPULLARIZOJNË POR EDHE THELLOJNE DHE
ZGJEROJNË NJOHURIT SHKENCORE
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Interesimi,
entuziazmi, dhe,dashuria ndaj lëndës së gjeografisë, profesorit të gjeografisë
Safet Rexhepit, sikur nuk i mjaftonte vetëm interpretimi dhe shpjegimi në
ligjëratat e rregullta dhe obligative me nxënës, por, ai gjeti edhe një formë
tjetër atraktive, duke i hyrë zgjerimit dhe thëllimit të kësaj dashurie ndaj
kësaj lënde, përmes, organizimit të garave të kuizeve të diturisë nga kjo
lëndë, i cili përmes garimit, përpiqej të nxis,në thellimin dhe zgjerimin e njohurive përmes
organizimit të kuizeve, në orët plotësuese, në kohën e lirë, me të vetmin
qëllim, që të shtoj dashurinë te nxënësit, jo vetëm në njohjen e proçese
natyrore dhe shoqërore, por edhe proçeseve të transformimit dhe mënyrës
bashkëkohore të shfrytëzimit të këtyre resurseve.
Shkenca
e gjeografisë, është ndër disiplinat më të vjetra dhe më të hershme. Ajo
,fillet e saja, i kishte qysh nga atëherë, kur njeriu kishte shfaq interesime
për njohën e ambientit të rrethinës së tij jetësore, ku ai jetonte dhe vepronte
e, që ato njohuri, të atëhershme, modeste të madhësisë së botes, shtriheshin,
aq sa ishte largësia e pamjes së syrit të njeriut në horizont, (deri atje
ku puqej sipërfaqja e tokës me qiellin ),dhe vazhdon, duke i përcjellë të
arriturat deri te transformimi bashkëkohor, të dukurive dhe fenomeneve natyrore
e shoqërore, që ishin dhe mbeten, njohuri plotësues dhe joshëse, që kanë
ndikim, në thellimin e njohurive nga kjo fushë interesante dhe
multidiciplinare. Nëpër mes organizimit të këtyre garave në kuize, autori i
librit, prof. Safet Rexhepi, nxiste nxënësit, që të thellojnë njohurit, të popullarizoj dhe të
shtoj interesimin për njohurit e reja, për disiplinat e saja si: Gjeologjia,
Astronomia, Klimatologjia , hidrografia ,hartaografia, Popullsia, Ekonomia,
Politika, Turizmi, etj, të gjitha këto, duke i përcjellë nëpër mes garave të
kuizit.
Posa
fillova të lexoj dorëshkrimin, Profesori Safet, më ktheu mbrapa në kohë, kur
për herë të parë, kishte filluar të aplikoj garat e kuizit nga lënda e
gjeografisë, në të cilat, më kishte ftuar disa herë në juri profesionale për
vlerësim, kur garuesve ju dhuroja libra, që
kishin të bënin jo vetëm më këtë fushë, por edhe të Anamoravës, që
kishim shkrua me bashkëshorten prof. Dr.
Sabile Basha, nga fusha historiko/politike, demografike hitorike, edhe
krijimtari letrare, por edhe te autoreve
të fushave tjera :si p.sh. të akademik Rexhep Çosja, Mark Krasniqi etj.
Libri,
përmes tematikës dhe pyetjeve të parashtruara, bënë kronologjinë e ngjarjeve
edhe rrjedhave me të dhëna gjeografike, veçmas ato kombëtare. Është një
shembull i mirë, i analizave të thella të ngjarjeve, dhe të dhënave
krahasimtare nder vendet, regjionet dhe kontinentet. Veçmas ndalet, në të
dhënët nga gjeografia e trojeve kombëtare shqiptare. Është një udhërrëfyes i
mrekullueshëm për të vërejtur dhe përcjellë ndryshimet dhe transformimet
gjeografike, që adresohen në segmente shumë të rëndësishme kronologjike dhe
krahasuese, që lehtësojnë mënyrën e të menduarit dhe të përvetësuarit, të
njohurive për proceset dhe fenomenet natyrore dhe shoqërore, duke u ndalë edhe
në analizën e resurseve, nga nivelet lokale, regjionale dhe botërore.
Me
shumë përkujdesje, paraqet kronologjinë e numrit të kuizeve, pjesëmarrësve me
emër dhe mbiemër, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuizit nder vite. Aty janë
prezantuar, vendet, shkollat, profesorët e lëndës së gjeografisë, nxënësit,
klasat dhe fetusit në kuize ndër vite.
Ky
libër, paraqet një raritet, jo vetëm në fushën e gjeografisë, ku pyetjet
gërshetohen jo vetëm nder shtete, por edhe nder
ngjarje, periudha edhe fenomene. Nëpër mes pyetjeve, të parashtrua, që e
bëjnë aq interesant motivimin e nxënësit, jo vetëm për vendin që do e zë në
garat e kuizit por për tematikat shumë interesante, të përzgjedhura nga autori.
Libri
është i të përgatitur me shumë kujdes, si i tillë është i rrallë. Këto gara jo
vetëm që kanë nxitur konkurrencën e
rangimit, por edhe të ,nxënuarit dhe të përvetësimit të njohurive nga
kjo lëndë, respektivisht fushë me shumë
interes .
Kjo
formë e mbajtjes së garave nga gjeografia , dhe këto kuize, ishin dhe mbeten
nxitje dhe motivim për nxënësit e dy shkollave të mesme, në dy qytete të
ndryshme ku punoj dhe veproi autori deri në pensionim (Gjilan e
Dardanë-Kamenicë).
Futja
e frymës garuese, shton interesimin e nxënësve për lëndën, i ep gjallëri duke i
popullarizuar te arritura bashkëkohore të kësaj lënde. Në këtë libër, autori
prezanton rezultatet e kuzit në garat e organizuara pa ndërpre brenda 20
viteve, që nga viti 1988-2018, në të cilat kishin marrë pjesë 350 garues ,duke
u shpërblyer edhe me mirënjohje dhe çmime të ndryshme, në dy shkolla ne qendra
te ndryshme
Këtë
entuziazëm ndaj kësaj lënde, ai e tregoj duke shprehë e interesimin e tij që
nga koha e studimeve, që kishte një interesim të veçan për këtë shkencë duke
arritur rezultatet të konsiderueshme ndër gjeneratat e atyre viteve.
Me
këto aktivitete, ai solli një frymë plotësuese në nxitje, interesim dhe thellim
të njohurive për fenomenet e ndryshme natyrore e shoqërore, si dhe një frymë
konkurruese për nxënien e këtyre njohurive. Për këto thellime ,e njohuri,
obligonte dhe orientonte pjesëmarrësit e kuizeve që të lexojnë publikime të
reja dhe literaturë plotësuese.
Autori,
i këtij publikimi, kishte ushtruar mase 40 vite këtë mision të shenjtë, të
mësimdhënësit të kësaj lënde, dhe në momentin e pensionimit, në bazë kësaj
përvoje të gjatë, ka bërë mirë, që të finalizoj këtë përpjekjeje dyzet vjeçare,
edhe me finalizimin e këtij botimi. Prandaj, edhe e kam sugjerua, që këto të
dhëna, të mos mbetet si materiale, por do të ishte me interes që të botohen si
libër , si një risi dhe një nxitje për
organizime garash të tilla në nivel kombëtar edhe nga lendet tjera.
Prandaj,
për fund, do të ishte mirë që ky publikim si i rrallë, të shërbej si një nxitje dhe model edhe për lëndet tjera, që do
jet një lloj historiku, që rikujton pjesëmarrësit, brezat, shkollat, dhe
sukseset e arritura në periudha të ndryshme kohore, bile, bile edhe kur punonim
nen okupim, ato ngjallin interesimin shtese dhe motivues, me plotë fanatizëm,
për të vazhduar punën, pa marrë parasysh rrethanat kufizuese nga okupuesi, që
kishte largu nga objektet shkollore nxënësit dhe studentet e të gjitha
niveleve.
Prandaj
Prof. Safetit, urime pensionimi, shëndet, mbarësi, si dhe eventualisht edhe
ndonjë publikim tjetër të radhës.
Faleminderit
juve për vëmendjen.