Speciale » Basha
Sabile Basha: Terrori shtetëror jugosllav ndaj krijuesve ishte i dhunshëm dhe barbar
E merkure, 19.02.2020, 10:30 PM
Fjalë e mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Kombëtar “Azem Shkreli” në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, më 17 shkurt 2020, në Prishtinë
Nga Prof.
Dr. Sabile Keçmezi-Basha
TERRORI SHTETËROR JUGOSLLAV NDAJ KRIJUESVE ISHTE I DHUNSHËM DHE BARBAR
– Të nderuar familjarë të shkrimtarit Azem Shkreli!
– E nderuar Ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, z. Vlora Dumoshi!
– E nderuar drejtoreshë e Departamentit të Kulturës,
zonja Jehona Shyti
– Të nderuar anëtarë të jurisë!
– Të nderuar miq e kolegë të pranishëm!
Sot vërtet jam shumë e nderuar që më jepet Çmimi
Jetësor “Azem Shkreli”, një çmim që është një më prestigjiozët letrar që jepet
në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ndihem krenare edhe për arsye se këtë çmim
ma jep Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, po ashtu edhe për emrin e
poetit që mban emrin “Azem Shkreli” e që, ndaj veprës së shkrimtarit, kam një
vlerësim të veçantë.
Nis Peterson, poet danez, duke folur për rëndësinë e
poezisë, thotë: “Mëso, se kur mungon fantazia, sundojnë vrazhdësia, egoizmi,
vdekja. Mëso, se pa poezinë njeriu nuk do të ishte i aftë për ndjenja të thella
si: dashuria, patriotizmi, malli ose synimi për një botë të përkryer”.
Andaj, shtrohet pyetja, Azem Shkreli, ishte poet,
shkrimtar, humanist, tregimtar, romancier, dramaturg, apo që të gjitha i kishte
me bollëk?! Duke i njohur shkrimet e njeriut të penës e të shkrimtarisë, jo
vetëm në Kosovë, besoj se vepra e tij do të qëndrojë si pikë referimi për shumë
gjenerata të ardhshme se nën 1: për shkak të prozës së bukur që e karakterizon;
dhe, nën 2: për shkak të poezisë të konceptuar e të menduar, mbi bazën e një
varg simbolesh, metaforash, me të cilat trajton dhe artikulon tema, motive,
ngjarje e aspekte nga historia jonë e dhimbshme. Poezi që këndojnë momente
të trishta. Ankthe të papërshkruara të njerëzve të nënqiellit tonë. Por,
mbi të gjitha, do të jetoj gjatë, për faktin se ajo rrok në mënyrë mjeshtërore
thelbin e fuqisë shpirtërore, qartësinë morale, brishtësinë njerëzore dhe
synimin hyjnor që karakterizonin njerëzit në Kosovë dhe në të gjitha trojet
shqiptare.
Të nderuar të pranishëm,
I kam lexuar shumë herët veprat e shkrimtarit Azem
Shkreli, por në vitet ’80, thënë sinqerisht, iu kam rikthyer edhe një herë,
atëherë kur poezia shqipe filloi të akuzohej dhe të diskriminohej tej mase.
Por, gjithsesi duhet shtuar se poetët dhe historia e poezisë shqipe në ish-Jugosllavi
mund të thuhej se ishte një ndër më tragjiket në Evropë. I ashtuquajturi
“realizëm socialist”, si në asnjë vend tjetër të botës, e kishte shterpëzuar
dhe vrarë gjysmëshekulli të kulturës sonë kombëtare. Kundër krijuesve shqiptarë
ishte ushtruar një dhunë dhe një masakër e programuar dhe e padëgjuar
ndonjëherë.
Dhe, poetët ishin ata, të nderuar të pranishëm, që me
një gjuhë tjetër e shprehen urrejtjen ndaj robërisë dhe dashurinë e madhe ndaj
lirisë. Andaj, sistemi komunist jugosllav i frikësohej tej mase zërit të
poetëve, ndaj kishte vendosur ta përdorte grushtin e hekurt, duke ndërsyer
kundër tyre punëtorët e UDB-së dhe hetuesit e shumtë për t’i ndjekur ata. Në
ish-Jugosllavi nuk dënoheshin vetëm poetët e shkrimtarët, por në të dënoheshin
edhe veprat e tyre, madje… madje përdhoseshin edhe varret, ku preheshin eshtrat
e shkrimtarëve. Terrori shtetëror ishte i dhunshëm, i tmerrshëm dhe rrëqethës.
Vendi ishte kthyer në një Had të vërtetë e të llahtarshëm.
E poeti Azem Shkreli, edhe pse fliste me gjuhën e
Ezopit, çdo gjë ishte e qartë për lexuesin e vëmendshëm, e nëpër këtë rrugë
kishin kaluar shumë penda të ndritura të letërsisë shqipe. Po citoj vetëm 2-3
vargje të poetit nga poezia “Zjarrmia”:
Tash sa kohe
po don të gdhijë
e s’po mundet…
Dhe, përsëri dua të shtoj, se të marrësh një çmim si
ky, nga njerëz që dinë dhe çmojnë veprimtarinë time krijuese, e aq më shumë, në
datëlindjen e 12-të të Pavarësisë së Kosovës, është një nder e krenari, por
edhe një emocion ngazëllimi e obligimi bashkë.
Të nderuar të pranishëm,
Asnjëherë nuk kam punuar për çmime letrare. Kam
shkruar, se e kam ndjerë se duhet të shkruaj. Se njeriu në këtë botë nuk vjen
vetëm për vete, por ka edhe një mision të veçantë, se të shkruash, të botosh,
të lësh diçka mbrapa, do të thotë ta sfidosh veten, rrethin dhe vdekjen.
Andaj, brenda çdo krijuesi, përveç dhuntisë artistike,
ekziston edhe përvuajtja. Shkrimtari duhet ta reformojë veten si njeri, që mund
të sjellë një model i cili do të të merret si sinjal i civilizimit shpirtëror.
Në të gjitha kohët shkrimtarët kanë përjetuar, se të pasurit talent nuk është
gjithçka. Duhet një punë shumë e madhe, shumë sakrifica, shumë vuajtje, shumë
kohë, sa vetëm ai që shkruan mund ta imagjinojë tërë këtë. Edhe mua më ndodh e
njëjta gjë. Sigurisht, për çdo krijues letërsia kërkon sakrifica të
paimagjinueshme. Meditimi i jetës së njeriut nuk është si një film i thjeshtë
të cilit i dihet fundi… por ajo vazhdon… vazhdon… të jetë enigmë e pazbërthyer.
Andaj, më lejoni krejt në fund, sadopak t’i bëj
falënderimet e mia.
Fillimisht falënderoj propozuesit për këtë çmim:
Editorin e shtëpisë botuese “Rozafa”, z. Ramadan Mehmeti nga Prishtina, Klubin
Letrar “Nositi” nga Dardana, z. Nexhat Rexha, të cilët më kanë propozuar
për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” për Vepër Jetësore.
Falënderoj jurinë e cila u përcaktua për mua, duke
vlerësuar punën dhe krijimtarinë time.
Falënderoj ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, zonjën e nderuar Vlora Dumoshi, e cila, bashkë me stafin e saj,
dëshmuan se çmojnë vlerat që janë krijuar dhe krijohen në Kosovë, në të
kaluarën, në kushtet e robërisë e të censurës dhe që vazhdojnë të krijohen edhe
sot në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, falënderoj familjen time, bashkëshortin
Tefikun, fëmijët Artën e Agonin, që më përkrahën në çdo rrugëtim të jetës.
Dhe krejt në fund, uroj kolegët e mi, që gjithashtu
janë fitues të çmimeve për veprat më të mira, nga fusha e poezisë, e prozës, e
kritikës dhe e përkthimit letrar, të botuara gjatë vitit 2019, duke u
dëshiruar në të ardhmen shëndet dhe suksese të reja në vitet që vijnë.
Të gjithë juve, ju uroj Ditën e Pavarësisë dhe ju
falënderoj për vëmendjen!
AddThis Sharing Buttons
Bibliografia e Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha
1.
AUTORE NË VEPRAT SHKENCORE
1. Keçmezi-Basha, Sabile,
Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966” (nga viti 1945 deri te
Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisë, Prishtinë, 1987. 285 f.
2. Keçmezi-Basha, Sabile, Lëvizja
ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948”, Prishtinë 1998, 303f.
3. Keçmezi-Basha, Sabile, Lëvizja
patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, (ribotim) , Shkodër 1999. 136 f.
4. Keçmezi-Basha, Sabile,
Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Prishtinë 2003, 346 f.
5. Keçmezi-Basha, Sabile, Shtypi
ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I ”, Prishtinë, 2009, 570 f.
6. Keçmezi-Basha, Sabile, Të
burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990”, Logos-A, Shkup, Prishtinë,
Tiranë, 2010, 600 f.
7. Keçmezi-Basha, Sabile, Kosova
në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i Lirisë; Përpjekja
Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 303 f.
8. Keçmezi-Basha, Sabile, Kosova
në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa Shqiptare; Krahu i
Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 321 f.
9. Keçmezi-Basha, Sabile,
Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 327 f.
10. Keçmezi-Basha, Sabile,
Ekspozitë “Shtypi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1945-1999), 26 nëntor, 2012.
Kuvendi Komunal-Gjilan,27 f.
11. Keçmezi-Basha, Sabile,
Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare, Shoqata e të Burgosurve politik,
Prishtinë, 2012, 335 f.
12. Keçmezi-Basha, Sabile,
Vlerësime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinë, 2012, 319 f.
13. Keçmezi-Basha, Sabile,
Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë 1945-1968, I. Instituti i Historisë,
Prishtinë, 2013, 403 f.
14. Keçmezi-Basha, Sabile,
Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i
Historisë, Prishtinë, 2013, 428 f.
15. Keçmezi-Basha, Sabile, Kosova
1945-1990, (Vështrim historiko-politik), Instituti i Historisë, Prishtinë,
2016, 577 f.
16. Keçmezi-Basha, Sabile,
Formimi dhe veprimtaria e NDSH-së- Procesi gjyqësor i Prizrenit, 1946,
Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018, 803 f.
17. Keçmezi-Basha, Sabile,
Ngjarjet, dëshmitë dhe identiteti kombëtar, Instituti i Historisë, Prishtinë,
2018, 601 f.
18. Keçmezi-Basha, Sabile,
Ballafaqim me dëshmitë historike, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018, 591
f.
19. Keçmezi-Basha, Sabile,40-Vjet
veprimtari shkencore (Biografia dhe bibliografia),Prishtinë, 2018, 280 f.
20. Keçmezi-Basha, Sabile&
Basha Tefik, Mbresa nga Stambolli dhe Bursa, Prishtinë, 2018, f. 260
2.
2. AUTORE NË VEPRAT LETRARE:
1. Këmisha e Atdheut (poezi),
LSHK, 2013
2. Metaforë iberike (poezi),
LSHK, 2011
3. Kujtesën e ka kapur skleroza
(poezi), LSHK, 2011
4. Nusja e gurtë (poezi),
“Rilindja” 1989
5. Kohë epileptike (poezi), “Jeta
e Re” 1996
6. Dy lule ka mami (poezi),
“Pionieri” 1993
7. Ëndrrat e trishta (poezi),
“Rilindja” 2000
8. Hadi (dramë), SHSHK 2005
9. Nata pa kornizë (roman), LSHK
2008
10. Malli për Itakën (poezi),
LSHK 2008
11. Anatomia Iubirii (poezi),
Bukuresht 2009
12. Kodi i pritjes (poezi), LSHK,
Prishtinë 2010
13. Në klasën e parë (Poezi),
Era, Prishtinë 2016
14. Testament, (Poezi), LSHK,
Prishtinë 2018
15. Beni e qenushi, (Poezi),
LSHK, Prishtinë 2018
16. Çka do pritja pa mua,
(Poezi), LSHK, Prishtinë 2018
17. Anatomy of love, New York,
(anglisht), 2018
18. Die Taufformel Gespende
(Formula e Pagzimit), (gjermanisht), 2019, Bukuresht
2. 3. BASHKAUTORE NË VEPRA
SHKENCORE
1. Bashkëautor, 100 Vjetori i
Shkollës Shqipe të Vashave në Prizren, Keçmezi-Basha, Sabile, Karakteri
kombëtar i shkollës së parë shqipe për vasha, faqe, 45-50, Prishtinë, 1993
2. Instituti i Historisë së
Kosovës- Prishtinë; Instituti për Historinë Bashkëkohore- Beograd; Këshilli për
botimin e monografive-Mitrovicë : Klasa punëtore e Mitrovicës
dhe rrethinës në lëvizjen
Punëtore-Komuniste, Revolucionin socialist dhe ndërtimin socialist ,(Simpozium
i mbajtur në Mitrovicë 19-21 maj 1978), Keçmezi-Basha, Sabile, Gjendja
organizative e PKJ-së në Mitrovicë dhe rrethinë më 1945-1948, f. 577-581.
3. Feja, Kultura dhe Tradita
islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë, më 15,
16 Tetor 1992), Prishtinë 1995, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës,
Redaksia e botimeve historike, Sabile Keçmezi-Basha, Roli i gruas në Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare, 539-542, f.
4. Akademia e Shkencave dhe
Arteve e Kosovës “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj
shqiptarëve nga kriza lindore e këndej (Me vështrim të veqantë mbi burimet
serbe të fakteve); Genocid and acts of genocide of Serbian regime on Albanians
since eastern crisis hitherto (With special observation on Serbian sources of
data), Prishtinë, 1995, Keçmezi-Basha, Sabile, Aktet gjenocidale të UDB-es ndaj
anëtarëve të organizatave ilegale shqiptare në Kosovë pas vitit 1945, (Genocide
acts of UDB against the members of albaniean illegal organizations in Kosova
after 1945, f. 189-195.
5. Dëbimet e shqiptarëve dhe
kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha,
Sabile, Format dhe mënyrat eshtypjes me qëllim të shpërnguljes dhe asimilimit,
59-60 f.
6. Dëbimet e shqiptarëve dhe
kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha,
Sabile, Mbyllja e institucioneve të arsimit, shkencës, kulturës dhe
shëndetësisë, 80-82 f.
7. Dëbimet e shqiptarëve dhe
kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha,
Sabile, Eksodi masiv, pasojv e shtypjes dhe e terrorit serb, 83-86 f.
8. Instituti i Historisë-
Prishtinë, 1998, Isa Boletini dhe koha e tij, Keçmezi-Basha, Sabile, Portreti i
nënës së Isa Boletinit ( The portrait of Isa Boletini’s mother, f. 161-170.
9. Instituti i Historisë , Prishtinë,
2003; Shotë Galica heroinë e kombit, Keçmezi-Basha, Sabile, Fëmiria dhe rinia e
Shotë Galicës, f. 153-161.
10. Instituti i Historisë,
Prishtinë, 2003, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Keçmezi-Basha, Sabile,
Kontributi atdhetar i familjes Seferi në Luftën për çlirim komb]tar, f. 31-41.
11. Universiteti i
Tiranes&Instituti i Historisë-Pavaresia e Shqiperise dhe sfidat e shtetit
shqiptar gjate shek. XX. Tirane, 2007, Keçmezi-Basha, Sabile, Pavarësia e
Shqipërisë, pike referimi për veprimtarinë ilegale ne Kosove (1945-1990),f.
351-364.
12. Instituti i
Historisë-Prishtinë, Ali Hadri, jeta dhe vepra, Keçmezi-Basha, Sabile, Akademik
Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare, f. 183-190, Prishtinë, 2009.
13. Instituti i Historisë,
Prishtinë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Prishtinë, 2011,
Keçmezi-Basha, Sabile, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Programet e Organizatave
ilegale shqiptare në Kosovë (1945-1990), f. 349-361
14. Gjilani me rrethine, Kuvendi
Komunal- Gjilan, 2012, Keçmezi-Basha, Sabile, Format e rezistencës së
popullatës në Komunën e Gjilanit gjatë sistemit komunist (1945-1990) f.
197-248.
15. Qendra e studimeve
Albanologjike, Instituti i Historisë: 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës
Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë, më 26-27 nëntor 2012 Vëllimi II, Botimet
Albanologjike, Tiranë, 2014, Keçmezi-Basha, Sabile, Evoluimi i kërkesave të
Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë për Bashkim Kombëtar, f. 311-319.
16. Instituti i Historisë “Ali
Hadri”- Prishtinë& Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë,
Tiranë; SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (Përmbledhje
studimesh), Keçmezi-Basha,
Sabile, Tema: Karakteri kombëtar i Programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit,
1943, f. 171-191, Prishtinë, 2014.
17. Instituti i studimeve të Historisë
ushtarake, Tiranë, 8 (2014) 2, STUDIME PËR HISTORINË USHTARAKE, Keçmezi-Basha,
Sabile, Shqipëria pikë referimi për forcat nacionaliste në Kosovë 1944-1945, f.
136-163.
18. Instituti i Historisë “Ali
Hadri: Prishtinë& Instituti i Historisë, Tiranë & Instituti i
Trashëgimisë Shpirtërore e kulturore të shqiptarëve- Shkup; ISA BULETINI NË
LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE, Keçmezi-Basha, Sabile, Trajtimi i figurës së Isa
Boletinit në historiografinë shqiptare, f. 37-47, Prishtinë, 2015.
19. Instituti i Historisë “Ali
Hadri”-Prishtinë & Komuna e Skenderajt: Ripushtimi Jugosllav i viseve
shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944/1945), Keçmezi-Basha, Sabile, Kuvendi i
Prizrenit dhe vendimet e tij (8-10 korrik 1945), f. 19-29, Prishtinë, 2016
20. Instituti i Trashëgimisë
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup & Instituti i Historisë “Ali
Hadri” – Prishtinë, 70?vjetori i kongresit II (IV) të NDSH?së në Shkup,
Konferencë shkencore, 1 qershor 2016), Shkup, 70-??????????? ?? II (IV) ???????
?? ??? ?? ??????, (?????? ????????????, 1.6.2016, ??????), 70th ANNIVERSARY OF
CONGRESS II (IV) THE NDSH IN SKOPJE, (Scientific Conference, 1.6.2016,Skopje)-
16 -, Shkup 2017, Keçmezi-Basha, Sabile, Formimi dhe veprimtaria e organizatës
Nacional?Demokratike Shqiptare në Kosovë, f. 11-26.
21. Veprimtaria atdhetare dhe
intelektuale e Adem Demaçit, Keçmezi-Basha, Sabile, Programi i Lëvizjes
Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve; Prishtinë, 2016, 177-190.