Speciale » Basha
Sabile Basha: Kontribut për Mesjetën Shqiptare
E hene, 13.01.2014, 10:29 PM
KONTRIBUT SHKENCOR PER MESJETEN SHQIPTARE
MA. Teuta Shala-Peli, Kontribute per historine, botoi MASHT, Prishtine, 2013, 313.
Nga Prof. dr. Sabile Kecmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com
MA Teuta Shala- Peli, eshte nje autire shume e re per nga mosha por eshte hulumtuese e frytshme ne fushen e shkences, sidomos ne hulumtimet e mesjetes. Kryesisht merret me periudhen e permendur dhe ky liber qe e sjell para lexuesve ka te beje kryesish me problemet e mesjetes, por jo vetem aq. Libri “Kontribute për historinë”, është një kontribut shkencor në të cilin janë gërshetuar probleme, ngjarje dhe personalitet të rendësishme të periudhës mesjetare dhe të asaj bashkëkohore. Gërshetimi i këtyre dy periudhave në këtë përmbledhje nuk është i rastësishëm, por as edhe i pa vend. E tërë kjo koincidon me punën e saj prej një dekade në Institutin e Historisë në Prishtinë, prandaj autorja e librit Teuta Shala- Peli e ka pa te udhes që punën e saj dhjetë vjeçare në këtë institucion shkencor ta kurorëzoi me kete botim shkencor.
Kryesisht ne liber autorja ka prezantuar punimet me te cilat eshte paraqitur në Kongrese, Simpoziume e Sesione Shkencore, të mbajtura në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vende te tjera.
Teuta Shala-Peli me nji fanatizem ka grumbulluar dokumente, fakte e duke perdorur literaturen relevante te problemeve qe trajton, ajo e ka pa si te nevojshme qe librin “Kontribute për historinë”, ta ndaj ne në tre kapituj. Në kapitullin e parë “Kontribute për historinë e mesjetës”, janë përfshirë dymbëdhjet punime që për objekt studimi kanë historinë e Mesjetës. Renditja e punimeve në këtë kapitull e ka bere në bazë të kronologjisë së ngjarjeve duke filluar nga problemet me të hershme deri tek ato më të vonshme. Në fokus të këtij kapitulli kryesisht janë disa nga problemet që i karakterizuan qytetet bregdetare shqiptare gjatë mesjetës e në veçanit raportet me Republikën e Venedikut.
Në
kapitullin e parë kujdes i veçantë i është kushtuar edhe kontributit të
albanologut kroat
Ne kapitullin e dytë “Personalitete dhe ngjarje që e karakterizuan shek. XX-XXI”, përfshin punimet të cilat për objekt studimi kanë problemet nga periudha bashkohore. Meqenë se ky kapitull përmbanë ngjarje dhe figura të rendësishme të historisë sonë përkatësisht të periudhës bashkëkohore, ajo me nje objektivitet prezanton ato por vazhdimisht duke e pasur si kriter radhitjen e tyre ne baze të vitit kur edhe janë prezantuar ne Kongrese, Simpoziume e Sesione Shkencore, ngase për nga vlera dhe rëndësia ishte me e vështir që të bënte radhitjen e tyre. Ne kete pjese te librit autorja me nje kujdes te veqnt prezanton e tarjton jeten e vepren e personaliteteve te ndryshme ne periudha te ndryshme historike si: Kontributi i Ahmet Jusajt dhe bashkëvendësve të tij në mbrojtje të identitetit kombëtar (1944-1963); Demë Ali Pozhari figurë e shquar e historisë kombëtare; Maji, muaj i dhembjes për Qyshkun; Biografi të disa të burgosurve në Kullën e Sheremetit; Ramë Binaku figurë e ndritur e Lëvizjes Çlirimtare; Azem Morana- figurë e ndritur e Lëvizjes Kombëtare; Protestat dhe demonstratat e shqiptarëve në Kosovë 1989-1992; Demonstratat e vitit 1981 në Pejë; Kontributi i Salih Ramës në Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës; Historiografia shqiptare për familjen Begolli; Roli i qytetit të Ferizajt në ngjarjet e vitit 1908 e shume personalitete te tjera.
Ndërsa ne kapitullin e tretë “Recensione-Vështrime”, autorja na prezanton recensione e vështrime te librave qe ne vete gërsheton periudhën mesjetare më atë bashkëkohore, dhe anasjelltas, sepse trajtojnë probleme nga të dyja periudhat, duke filluar nga; Shotë Galica – Heroinë e Kombit; Aroma e Arbërisë mesjetare; Trajtim i veçantë shkencor i emigrimit dhe integrimit të popullsisë shqiptare në Venedik; Vepra e cila i rezistoi kohë ” Zeta dhe dinastia e Balshajve”-Giuseppe Gelcich; Qytetet dhe kështjellat e Shqipërinë në veprën e dijetarit dhe albanologut Milan Shuflaj; Një vepër unikale për Beratin dhe Vlorën; Një vepër monumentale mbi shekujt osman në hapësirën shqiptare; Voskopoja përballë shkëlqimit dhe rënies- dy pamjet e një shekulli; Përshkrim i realitetit të hidhur; Atdhetarizma e mërgatës shqiptare e përfshirë në tri libra shkencore; Libër i ri me dëshmi historike-politike.
Libri “Kontribute për historinë”, është i pasuruar edhe me aparaturë shkencore ngase përmban Përfundimin, Rezymenë në gjuhën angleze, Treguesin e Emrave, Burimet si ato të pa botuara ashtu edhe ato të botuara, si dhe dhe një literaturë të përzgjedhur.