Speciale » Basha
Sabile Basha: Organizimi i rezistencës në Kosovë dhe Lufta e Qelisë në Siqevë (13 shtator 1945)
E merkure, 19.09.2012, 06:17 PM
Organizimi i rezistencës në Kosovë dhe Lufta e Qelisë në Siqevë (13 shtator 1945)
Nga Dr. Sabile
Keçmezi- Basha
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945, dhe pas
ngritjes së kufirit ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështja e
Kosovës dhe e trojeve tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të
mbeten të pazgjidhura. Në Kuvendin e Prizrenit, (8-10 korrik 1945), Kosova edhe
zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ
më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator 1945, çështja e Kosovës do të
konsiderohej çështje e mbyllur. Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë
vendime, dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të
popullit shumicë, ato, jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të
vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën kërkesa e vendime armiqësore, kurse njerëzit,
që i përpiluan apo i përkrahën ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të
tillë u ndoqën dhe u persekutuan.
Aneksimi i Kosovës në Serbin Federale shënon manovrimin
më dinak sllavo-komunist, dhe fillimin e një tragjedie të re për shqiptarët
këndej kufirit. Shqiptarët e Kosovës edhe për kundër sakrificave të mëdha që
bënë në luftën antifashiste, nuk përfituan nga rasti në përmbushjen e ëndrrës së tyre të çlirimit kombëtar. Ata,
pas legalizimit të ri-okupimit në Kuvendin e Prizrenit, u detyruan të
ndiqnin një politikë më ndryshe, dhe më të pranuar në kohë e hapësirë.
Duke e parë tradhtinë e madhe që ndodhi në Kuvendin e Prizrenit, forcat atdhetare
shqiptare u detyruan që të kërkonin përkrahjen, mbështetjen dhe
bashkëpunimin e forcave demokratike në
vendet perëndimore. Atdhetarët shqiptarë duke e parë se tokat shqiptare po rrëshqitnin
në prehrin sllav, filluan organizimet për t’iu kundërvënë qëllimeve gllabëruese
të tyre.
Veç dihej se, Pushteti i Administrimit Ushtarake në
Kosovë u vendos (8 shkurt 1945), në kohën
kur organet më të larta të PKJ-së dhe të LANÇ-së, vendosën që Kosova, si njësi autonome, t’i aneksohej
Republikës së Serbisë. Kjo koincidencë, nuk ishte e rastit, ajo ishte e lidhur
ngushtë me detyrat që i kishin vënë organet më të larta jugosllave si:
1. Administrimi ushtarak synonte t’u mohonte
shqiptarëve arritjet dhe të drejtat që kishin realizuar gjatë luftës,
2. T’u impononte zgjedhjet që ishin projektuar për ta në
rregullimin federativ të Jugosllavisë së pasluftës.
3. Ai kishte për detyrë të pengonte me çdo mjet shpërthimin
e pakënaqësisë tek shqiptarët, e cila mund të çonte edhe në një
kryengritje të përgjithshme popullore,
4. Të thyente revoltën e popullsisë shqiptare që kishin
filluar në anë të ndryshme të Kosovës.
5. Në rast nevoje, të pengonin ndërhyrjen e Ushtrisë
Shqiptare, që do ti vije në ndihmë Kosovës, dhe
6. Administrimi Ushtarak, justifikohej me pretekstin se
gjoja ishte vendosur për luftimin e forcave “kundërrevolucionare “ shqiptare në
Kosovë.
Dhe, duke
ecur gjurmëve të nacionalismëz shqiptar, mbledhja e Bujanit, përcaktoi si synim
madhor bashkimin e trojeve shqiptare. Këto vendime që u morën në këtë mbledhje,
nuk ishin shfaqje e ndonjë nacionalizmi ekstrem. Edhe pse më vonë nuk u
përfillën vendimet e saja. Nuk u mor parasysh e drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptarë për luftën e sakrificën
që bënë. Periudha e mëvonshme provoi se ky copëtim, ishte burim kryesor i
pakënaqësive që ndodhën në popullin shqiptare.
Në këtë
periudhë, dhe nën këtë trysni të vazhdueshme,
lindën dhe vepruan forcat atdhetare, që në mënyrë të organizuar, nëpër
mes të organizatave ilegale, artikuluan qëllimet e kërkesat e veta supreme të
cilat ishin: Çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me shtetin amë- Shqipërinë.
Në këto momente kritike të historisë, atdhetarët shqiptarë
ende zotëronin një potencial njerëzor si në aspektin politik, ekonomik dhe në
atë ushtarak, i cili pas padrejtësive të shumta
po vihej në veprim për ta ndryshuar situatën.
Pas formimit të Komitetit Suprem të Kosovës të Adem
Gllavicës më 1 dhjetor 1944, lindi ideja që në Kosovë, dhe në të gjitha trojet
shqiptare në Jugosllavi të formohen organizatat dhe grupet më të vogla të rezistencës
shqiptare. Në këto vite, nga populli i okupuar formohen organizatat më të
fuqishme nacionaliste siç ishin: “LNDSH”, me ne krye Hajdar Plenejën, “Besa
Kombëtare” (me prof. Ymer Berishën), “Organizata nr.
Gjatë kësaj kohe, u shtrua nevoja e ngutshme
dhe, e domosdoshme që krerët e lëvizjes
të vepronin në ilegalitet të thellë. Kjo do të thoshte që duhej të bëhej
një organizim tjetër, të cilën e impononte rrjedha e ngjarjeve, nga ai i
mëparshmi. Gjatë kësaj periudhe, u formuan, vepruan dhe njëherë u zbuluan shumë
patriot të shquar. Shumë veta u pushkatuan dhe shumë të tjerë u dënuan me shumë
vite burgu. Kështu me 15-16 gusht të
vitit 1945, Adem Gllavica si komandant i Shtabit Suprem të Kosovës mori qëndrim
që t’i ftojë krerët e rezistencës shqiptare, dhe përfaqësuesit e të gjitha organizatave të NDSH-së. Tubimi u mbajt në Kopilaçë, me
15-16 gusht, vend ndërmjet Moravës së Epërme e Karadakut të Shkupit. Në këtë
takim kishin ardhur krerët kryesor të forcave nacionaliste si: Hysen Terpeza,
Adem Gllavica, Ibrahim Haki- Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan
Kabashi, Dinë Hoxha, Qazim Llugaxhiu, Sylë Hotla etj. Po ashtu në këtë tubim
merrnin pjesë edhe shumë anëtar të LNDSH-së si: Qemal Ali Skenderi, Mexhid Haki
–Zyberi, Xhemail Bllaca etj, që përfaqësonin KQ të NDSH-së në Shkup.
Në këto rrethana momenti historike shtroi nevojën e
domosdoshme për mbajtjen e një Kuvendi të ilegales shqiptare, ku do të bëhej
bashkimi i të gjitha grupeve ilegale, me një qendër udhëheqëse
ushtarako-politike për veprime kombëtare-bashkimin e trojeve shqiptare. Nga një
takim paraprak i njësive udhëheqëse ishte caktua vendi (fshati Dobërdol) dhe data
e mbajtjes (muaji gusht).
Prof. Ymer Berisha në bisedë me Ukë Sadikun, situatën
politike në atë anë e vlerësuan si të mirë. Andaj sipas Branisllav Bozhoviqit, të
shkruar në librin “Surova vremena na Kosovu Metohiju”, Beograd
Ishte hera e parë që në radhët e grupeve ilegale
patriotike u emëruan komisarët. Kjo ishte garanci se grupet do të veprojnë:
unanimisht si mbas direktivave të udhëheqjes qendrore. Përveç këtyre në kuvend
u zgjodhën edhe udhëheqësit e sektorëve sipas parimit territorial, duke mos
lënë pa emëruar edhe aty, pos udhëheqësve ushtarakë edhe udhëheqësit politik. Meqenëse
Kosova e Dukagjini u ndan në 12 sektorë dhe u emëruan 12 komandantë dhe po aq
komisarë politik për të pasur autoritet edhe më të madh në fushën
ushtarako-politike dhe për të qenë më afër popullit, ky grup u quajt “12
këshilltarët”
Pas përfundimit të punës së kuvendit, grupet ishin largua
njëra pas tjetrës, pa pasur as më të voglin problem. Të gjithë delegatët e kuvendit
ishin shpërndarë me përshtypjet më të mira duke pasur posaçërisht një admirim
dhe një simpati të madhe ndaj prof. Ymer Berishës dhe Ukë Sadikut.
Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit, për strehimin
e pjesëmarrësve dhe për përkrahjen e lëvizjes për çlirim kombëtar dhe për një
Shqipëri Etnike, udhëheqësit e këtij Kuvendi si dhe shumë veprimtarë të kësaj
ane, më vonë u dënuan me burg shumëvjeçar, iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë,
u malltretuan familjet dhe u bënë akte gjenocidale ndaj tyre. Represion
shtazarak përjetoi sidomos familja e Dan Pjetrit, në tokën e të cilit ishte
mbajt Kuvendi. Në këtë familje 6 muaj ishte strehua edhe heroina shkodrane-
Marie Shllaku.
Pas përfundimit të kuvendit delegatët ishin shpërndarë në
drejtime të ndryshme. OZNA, me ndihmën e disa personave kishte grumbullua të
dhënat për grupet ilegale, kahet e shkuarjes së tyre, për njerëzit më aktiv
etj. Më 9 shtator 1945, organet e OZN-ës në bashkëpunim me ushtrinë jugosllave
sulmojnë pjesën më vitale të organizatës, në fshatin Jashanicë, prej nga sulmi
bartet në Siçevë dhe në Drenicë.
Lufta e Qelisë kishte ndodhur me 12 shtator 1945, në mes
të luftëtarëve të Çetës së Ukë Sadikut, të cilëve iu printe i vëllai Shaban
Sadiku dhe Brigadës III Bokele të Kotorrit nga Mali i Zi. Sipas një dëshmitari
që i kishte shpëtuar kësaj masakre sllavo-çetnike, Ali Metës[1],
ai thekson se: Luftimet zgjatën tërë ditën deri në orën 21 të mbrëmjes kur
filloi të binte një rrebesh shiu, i cili e pamundësoi vazhdimin e luftimeve.
Aty atë ditë, nga çeta e Ukë Sadikut u vranë 32 luftëtar, të cilët i printe
baci Shaban, ndërsa për partizanët të vrarë dhe të plagosur nuk kemi njohuri.
Dëshmitarët e mëvonshëm thonë se edhe nga ta janë vrarë afro 200 e më dhjeta të
tjerë janë plagosur...”. Sipas Jetish Kadishanit, i cili e ka hulumtuar terrenin
për të vrarët e Qelisë, ai arrin që të identifikojë 21 shqiptarë të vrarë si:
1. Mujë Ahmeti, 2. Isuf Bajrami, 3. Smajl Hajdari, 4. Sadik Lutani, 5. Fetë
Ukella, 6. Hasan Miftar Abazi, 7. Adem Zenun Shala-Çitaku, 8. Rexhep
Ismaili-Kapterr Rexhepi, 9. Tafil Murati, 10. Met Dini, 11. Ramë Murati, 12.
Selim Sokoli, 13. Pjetër Tomë Berisha, 14. Zefë Sokoli, 15. Mark Sokoli, 16.
Bajram Coli, 17. Xhemë Hoti, 18. Musli Hoti, 19. Isa Hoti, 20. Brahim Rogani,
21. Halit Rogani. Ndërsa 11 të tjerëve nuk iu dihen emrat dhe veç këtyre kishte
shumë të plagosur që i mbijetuan luftës së Qelisë. Duhet përmendur se kësaj
masakre i shpëtoi edhe Marie Shllaku, për tu ekzekutuar më vonë, me 24 nëntor 1946,
në Prizrenin e bukur.
Për të gjitha këto që ndodhnin në Kosovë ishin të
njoftuar Mithat Frashëri dhe Muharrem Bajraktari. Ishte krejt e natyrshme, që
në fillim të shtatorit 1945, nga këta të
vijë një kërkesë për kalimin e forcave të rezistencës për në Greqi. Për këtë
ekziston edhe një e dhënë tjetër e cila dëshmon se Ukë Sadiku me luftëtarët e
vet më të ngushtë, po në këtë kohë kishte pas një takim me Muharrem Bajraktarin,
ku shtruar kishte biseduar për largimin e tyre nga Kosova. Kuptohet, këtë planë
nuk e kishte pranua Ukë Sadiku, por ishte pajtuar se lidhur me të do të merren
mendimet edhe të krerëve të tjerë në Kuvendin e Mirditës, të 10-11 shtatorit
1945. Ndaj kësaj kërkese, reaguan shumë
personalitete të nacionalizmës, por ndaj saj reagoi edhe KQ i NDSH-së në Shkup.
Krerët e ilegales dhe të lëvizjes së rezistencës
shqiptare, pas kërkesës së Muharrem Bajraktarit dhe Mithat Frashërit, para
vetës kishin dy alternativa:
Alternativa e
parë ishte : të rrinë në Kosovë, të zhvillojnë një lloj lufte,
që do të ndryshonte nga ajo që ishte zhvilluar deri më atëherë, e që pas
situatës së nderë, që ishte krijuar në vend, mund të pasonte me viktima të
mëdha, si në luftëtar po ashtu edhe në popullatën shqiptare, ngase në mënyrë
intensive filloi të bëhej ndjekja dhe
arrestimi i jatakëve të ilegalëve dhe i të gjithë atyre, që
strehonin dhe ndihmonin luftëtarët e
lirisë.
Alternativa e
dytë ishte: që për krerët e lëvizjes ishte edhe më e afërt dhe më e
pranueshme, largimi jashtë vendit si një shans e mirë, për të shpëtuar
luftëtarët dhe, për të kursyer popullatën nga maltretimet e OZNA-së dhe të
UDB-es. Ishte vendos, të përkrahet alternativa e dytë, mërgimi i luftëtarëve
jashtë atdheut, që më vonë të hynin në shërbim të planeve globale anglo-amerikane për destabilizimin
dhe për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi. Ndërsa,
çështja e çlirimit dhe e bashkimit të tokave shqiptare të aneksuara jugosllave
do të vijë si pasojë e ndryshimeve të sistemit të dy vendeve fqinje, të
Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Edhe pse shumë grupe (Batalioni i Parë dhe i Dytë i
UPDSH-së) e kishin lëshuar Kosovën, konsolidimi i ri u bë shumë shpejt dhe, në
Kosovë vepronin më tepër se 55 grupe ilegale si dhe organizatat patriotike-
politike.
Më vonë, pasuan burgosjet, arrestimet dhe operacionet e
vazhdueshme të reparteve jugosllave për gjëja “spastrimin e vendit nga
mbeturinat e reaksionit” siç i quanin ata forcat nacionaliste.
Ish- Jugosllavia dhe Serbia, mendonin se vetëm me pranga,
me burgje, e me dhunë do të arrinin të
mbanin një popull të tërë të robëruar dhe në kolonizim të përjetshëm. Ata
pandehnin se me arrestime e me dënime drakonike
e me burgime do ta gjunjëzojnë një popull të tërë. Do ta detyrojë atë që të
heqë dorë nga aspiratat e tyre shekullore, për bashkim kombëtar.
Megjithatë, qëllimet dhe aspiratat e forcave nacionaliste
vazhduan të jetojnë ndër shqiptarët si vazhdimësi e lëvizjes së përgjithshme
qytetëruese properëndimore, e qëndresës për çlirim të përgjithshëm kombëtar, të
mbështetur në traditat e çmueshme të lëvizjes çlirimtare, themelet e së cilës u
vunë që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ( 1878 ), për të vazhduar edhe gjatë
periudhës së Luftërave Ballkanike, gjatë Luftës së Parë Botërore e deri pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e në vazhdimësi deri më vitin 1999.
Ky edhe ishte
qëllimi suprem i gjithë forcave nacionaliste shqiptare. E këtë amanet të
përcjellë brez pas brezi e gjeneratë pas gjenerate, ia doli ta kurorëzoi me
sukses bija më e devotshme e këtij populli, e dalë nga gjiri i saj i përflakur
– Ushtria Çlirimtare e Kosovës.