Speciale » Basha
Sabile Basha: Programet serbe antishqiptare
E merkure, 25.12.2013, 09:11 PM
PROGRAMET E ELABORATET SERBE ANTISHQIPTARE
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Që nga
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), në botën shqiptare ekzistonte një
program kombëtar i ruajtjes së tërësisë së atdheut, dhe i bashkimit kombëtar,
mbi bazën e të cilit ishin hartuar gjithë programet e Lëvizjes Kombëtare në
vijim, kërkesa këto që vazhduan të prezantohen edhe në programet e lëvizjes
ilegale, në vitet e mëvonshme.
LSHP
kishte tri pikësynime kryesore: Shkundjen e zgjedhës osmane, pavarësinë
kombëtare dhe bashkimin e të gjitha trojeve etnike brenda një shteti”[1].
Andaj, nga kjo del se ky qëllim programor mbeti i pa ndryshuar në thelb edhe në
programin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943), por edhe më vonë, pas mbarimit të LDB.
Pikësynimi i parë mbeti po ashtu zgjedha nga okupuesi, por kësaj radhe nga
okupimi sllavë. Gjithashtu, pavarësia kombëtare dhe bashkimi i të gjitha
trojeve shqiptare ishin thelbësore për lëvizjen ilegale. Sepse, e tërë kjo
buronte nga e drejta legjitime dhe e natyrshme për të qenë të bashkuar dhe të
barabartë me popujt tjerë. Nuk gjendet në Evropën e sotme ndonjë komb tjetër, i
cili të jetë cunguar aq rëndë dhe që t’i jetë bërë një padrejtësi aq e madhe sa
ajo që pësuan shqiptarët në fillim të këtij shekulli[2].
Sllavët
e jugut, të ardhur nga veriu i Karpateve, që nga dita kur u dukën në portat e
Perandorisë bizantine nuk bënë asgjë tjetër veçse, u përpoqën me të gjitha
mjetet e mënyrat për të zgjeruar hapësirën e tyre në kurriz të popujve të tjerë
autoktonë evropianë e ballkanikë. Sllavët e invaduar në këto treva synim të
përhershëm kishin spastrimin etnik dhe sllavizmin e trojeve arbërore –
shqiptare nga banorët e saj të lashtë iliro-shqiptarë. Ata, përveç shfrytëzimit
ekonomik, përdornin të gjitha mjetet mizore si vrasjet, terrorin, shpërnguljen
e një numri sa më të madh shqiptarësh nga atdheu i vet dhe shkombëtarizimin e
atyre që mbeteshin deri në asimilimin e plotë, si dhe në anën tjetër
kolonizimin e atyre trojeve me elementin serbo-sllavë. Trysnia asimiluese
arriti kulmin në kohën e sundimit të car Stefan Dushanit[3].
Serbët
u bënë fqinjë me shqiptarët shumë shekuj më herët, atëherë kur erdhën e u
vendosën poshtë Danubit dhe, si një metastazë vazhduan të zdirgjeshin poshtë e
më poshtë nga jugu, duke i tkurrur vazhdimisht tokat shqiptare, duke i
shfarosur, duke i përzënë ose duke i asimiluar shqiptarët, metoda këto të
njohura të pushtuesve të djeshëm e të sotëm serbosllavë[4]. Por, duhet cekur se çdo
dhunë e terror që aplikohej ndaj shqiptarëve ishte i legjitimuar dhe i shkruar
në programet e tyre antishqiptare. Politika serbe antishqiptare dëshmohet nëpër
mes të 32 programeve[5] të shkruara që gjenden në
arkiva të ndryshme të ish-Jugosllavisë e të Serbisë.
Edhe
pse shumë programe e elaborate serbe kundër shqiptarëve e Shqipërisë ishin
shkrua në kohët më të hershme të periudhave historike, megjithatë aplikimi i
tyre vije në shprehje edhe pas Luftës së Dytë Botërore në shtetin e “Ri”
socialist duke bërë gjenocid dhe krime të papara. Programet antishqiptare jo
vetëm që u aplikuan në mënyrat më perfide, bile urrejtja shkoi edhe më larg sa
që në to u përfshi edhe Akademia e shkencave e Arteve Serbe, duke shkrua dhe
specifikua si dhe në çfarë mënyre duhet të eliminohen shqiptarët nga trojet e
tyre. Për copëtimin, uzurpimin, shpërnguljen, eliminimin e shqiptarëve nga ana
e intelektualëve të njohur serb është shkrua shumë , por edhe tani shkruhet më
të madhe. Por, pas përfundimit të LDB-së, me aneksimin e Kosovës Serbisë,
programet serbe në mënyrë institucionale u futen në sistem dhe tërësisht u
legalizuan. Më vonë, çdo gjë që u punua dhe katrahurat që përjetoi populli
shqiptar në Jugosllavi ishin prodhim i programeve antishqiptare. Në vazhdim do
të përmendja vetëm disa nga ato:
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë – Ilia Garashanin-i (1812-1874) figurë kryesore e regjimit
konstitucional, u bë strumbullar i pikëpamjeve të zgjerimit të Serbisë.
Pothuajse është i saktë edhe konstatimi se Garashanini i ka përcaktuar bazat e politikës serbo-madhe të
bashkimit[6]
“Naçertanija”
e i Ilia Garashaninit[7]-
Programi i parë politik i Serbisë së Madhe është Naçertania (Projekti) i Ilia Garashaninit i vitit 1844[8]. Ilia Garashanini,
ministër i Brendshëm i Principatës së Serbisë, nga 1844-1852, i ka dorëzuar
Aleksandër Karagjorgjeviqit një tekst kapital që ka kaluar tashmë si pronësi e
brezave të ardhshëm politikë dhe shtetëror serbë. Ky dokument, i redaktuar më
1844, ka qëndruar për një kohë të gjatë si konfidencial, pasi duket se ka qenë
botuar për herë të parë në Beograd më 1906. Ky nuk ka humbur asgjë nga interesi
i tij i dikurshëm po ta gjykojmë sipas ngjarjeve që kanë sot për kuadër
ish-Jugosllavinë, të cilat kanë rrënuar dhe gjakosur Kroacinë, e pastaj Bosnjën
e Hercegovinën dhe Kosovën.
Programi “Për një Serbi të Madhe Homogjene”, me autor
Stefan Moljeviqin, (1887-1967), që ka qenë avokat dhe president i Klubit
Kulturor Serb në Banjallukë dhe njëherësh anëtar i Partisë Indipendente Marr nga libri: Prof.dr. Hakif Bajrami,
ANTIMEMORANDUM, Prishtinë, 2004
Demokratike të Svetozar Pribiqeviqit, para se të strehohej në vitin 1941[9], në Malin e Zi. Projekti
politik i Moljeviqit mban datën 20 qershor 1941 dhe flet për prishje kufijsh,
rregullime sociale të ardhshme që do ndiqet nga Serbia e zmadhuar në kuadër të
Jugosllavisë, sapo të mbaronte Lufta e Dytë Botërore[10]. Në Projekt kërkohej që
Serbia t’i marri të gjitha territoret të
fituara gjatë Luftës Ballkanike bile në Serbin e Madhe duhet të përfshiheshin
edhe territoret e Shqipërisë Veriore e mos të flasim për Kosovën vetëm se duhet
të spastrohet nga elementi shqiptar[11] me metoda të ndryshme.
Elaborati i Ivan Vukotiqi[12] - elaboratin e kishte paraqitur me 30 janar 1939[13], në të cilin theksonte:
“Aneksimi i Shqipërisë Veriore dhe Shqipërisë së Mesme nga Jugosllavia është me
interes vital për popullin tonë. Me këtë do të realizoheshin aspiratat tona të natyrshme si dhe plotësimi
i kërkesave tona shekullore. Me vetë
pozitën e sajë gjeostrategjike, Shqipëria është pengesë për zhvillimin ekonomik të Jugosllavisë. Prandaj , okupimi
dhe aneksimi i Shqipërisë Veriore nga
Jugosllavia do të zhduki iredenten shqiptare tejet të rrezikshme për viset tona
jugore. Elementi luftarak shqiptarë në territorin tonë do të shtypej duke u
ndrydhur nga lindja dhe perëndimi, ashtu që fare lehtë do të asimilohej.
Gjithsesi, linja Strugë-Librazhdë-Elbasan-Durrës do të kënaqte plotësisht
kërkesat tona.
Konventa
Jugosllavo-Turke e vitit 1938[14] për dëbimin me forcë të
shqiptarëve në Anadolli, ishte po ashtu një projekt, në vazhdën e projekteve
antishqiptare. Në vargun e dokumenteve antishqiptare bën pjesë edhe “Marrëveshja xhentëlmene”[15]
për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, nënshkruar në Split të Kroacisë më
1953 nga Mareshali Tito (për të cilin mjaft shqiptarë të Kosovës kanë edhe sot
nostalgji) e përfaqësuesi turk Fuad Kyprili. Kjo marrëveshje ishte ripërtëritje
e Konventës së vitit 1938[16].
Elaborati i Ivo Andriqit[17]- Ivo Andriqi (1892-1975) një serb nga Bosnja, i cili përveç si
shkrimtar (madje edhe fitues i Çmimit Nobël për letërsi në vitin 1961), është i
njohur edhe si diplomat i rryer, me një përvojë shërbimi njëzetvjeçar në diplomaci, në kohën e Mbretërisë
Serbo-Kroato-Sllovene[18]. Sipas Hajro Hajrës, i
cili është një njohës i mirë i veprës së Ivo Andriqit, që gjithashtu më 1990,në
revistën letrare fjala, e ka botuar të përkthyer për herë të parë “Elaboratin”
e tij, në dy faqe të saj. Në mes tjerash ai thotë: “Në vitet 1937-1939, Andriqi
ishte emëruar zëvendësministër i punëve të jashtme në qeverinë mbretërore të
Milan Stojadinoviqit dhe gjatë asaj kohe kishte kryer detyra shumë të ndjeshme
e me përgjegjësi. Në janar 1939, pas një vizite që ministri i punëve të jashtme
të Italisë Galeaco Çano kishte bërë në Beograd dhe kishte pasur takim me kreun
e qeverisë mbretërore Stojadinoviq (ku temë bisedimesh kishte qenë edhe çështja
shqiptare), ky i fundit e kishte angazhuar Andriqin që të hartonte një
përkujtesë zyrtare (Aide Memoire) lidhur me çështjen shqiptare, për nevoja të
brendshme të qeverisë së punëve të jashtme. Andriqi e kishte kryer me zell të
madh detyrën që i ishte dhënë dhe Aide Memoire kishte qenë gati më 30 janar
1939”[19].
Elaborati i Ivo Andriqit, i cili u hartua me 1 janar 1939, në të
cilën ky akademik, zgjidhjen definitive të çështjes së Kosovës e sheh duke e
ndarë Shqipërinë në dy pjesë: njërën pjesë duhej ta pushtonte Italia, kurse
pjesën tjetër, sipas Andriqit, duhej ta pushtonte Jugosllavia.
Elaborati i tij përbëhej
nga 12 faqe të shtypura në makinë shkrimi, në të cilën paraqet strategjinë
albanofobe të Mbretërisë së Jugosllavisë SKS për ndarjen dhe zhdukjen e Shtetit
Shqiptar nga faqja e dheut. Kërkesat të cilat paraqiten në Elaborat janë: Kërkojmë
korrigjimin e kufirit me Shqipërinë në të mirë të Jugosllavisë, ashtu që lugina
e Drinit bashkë me Shkodrën t’i takojë Jugosllavisë, pasi përbëjn një tërësi
gjeografike dhe ekonomike për Malin e Zi dhe visit kufitar me Serbinë. Si për
Serbinë e Mesme ashtu dhe për Malin e Zilugina e Drinit paraqet rrugën vitale
dhe më të shkurtër për në Adriatik. Hekurudha transballkanike Danub- Adriatik
duhet të kaloi luginës së Drinit. Prandaj, maksimumi që ne kërkojm është kufiri
jugosllav që duhet të shkojë luginës së lumenjve Mat dhe Dri, që do të na
ofrojë një siguri strategjike për Malin e Zi dhe Kosovën. Njëheri, duhet të sigurojmë
rrafshin e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës, duke aneksuar Pogradecin dhe
fshatrat sllave midis Prespës dhe Korqës... Me aneksimin e Shqipërisë Veriore e
Jugore me Adriatikun. Njëheri me copëtimin(ndarjen) e Shqipërisë do të zhdukej
ndjenja e qendrës tërheqëse për pakicën kombëtare shqiptare në Kosovë, e cila
në kushte të reja, do të asimilohej më lehtë. Me këtë eventualisht do të rritej
numri i shqiptarëve edhe për 200.000-300.000 shqiptarë në një situatë të re,
por shumica prej tyre janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me
shqiptarët mysliman asnjëherë nuk kanë
qenë të mira. Po ashtu, çështja e shpërnguljes së shqiptarëve mysliman për në
Turqi që do të realizohej në kushte të reja nuk mund të pengohej me çfarëdo
aksionesh.
Programi “Iselavanje arnauta”
(për shpërnguljen e shqiptarëve)[20]- U
hartua më 1937 nga Vasa Çubriloviqi, përbën një nga kulmet e ideologjisë së
“Spastrimit etnik”. Aty gjenden të gjitha këshillat dhe recetat e artit dhe
mënyrës së serbizimit, duke propozuar një arsenal të tërë të shtypjes dhe të
përzënies, një kombinim teknikash dhe masash me imazh intolerance kombëtare të
ngritur në mision të shenjët e të përkushtuar nga shteti serb. Tani më është
veç e ditur se që nga viti 1937, në programin e tij të famshëm, bënte plane për
të vënë në veprim kundër shqiptarëve ca metoda që ndryshonin pak, krejt pak nga
ato që kishte zbatuar Hitleri kundër çifutëve dhe nga Stalini kundër
nacionaliteteve të pabindura të BRSS.
Prememorja e Çubriloviqit, është emblematikja e politikës së
serbizimit të dhunshëm, të parashikuar nga disa qarqe të Beogradit, lufta e
hapur e të cilit më 1991 dhe terrori që erdhi pas, përbëjnë shprehjen e tij më
të përkryer. Format më shtypëse dhe më diskriminuese, ato më të pamëshirshmet,
dhe më të prapambeturat janë vënë të tëra në repertuar të tij dhe janë
sistemuar mirë e mirë në politikën e Serbisë. Mos të harrojmë edhe këtë se ky
program fashizoid jo që nuk është kritikua asnjëherë nga politika e Beogradit,
por këtë njeri të sjellshëm të metodave naziste dhe komuniste e kanë zgjedhur
në postin më të lart kulturor serb në Akademinë e Shkencave e Arteve. Ky ishte
akoma anëtarë i saj, kur disa akademikë përpunuan Memorandumin e vitit 1986.
Elaborati i Dytë i Vasa
Çubrilloviqit[21]- nuk u ndal vetëm me Memorandumin e vitit 1937, ai me një pasion
të veçantë shkroi edhe një Memorandum në vitin 1944 po ashtu që ishte kryekëput
kundër shqiptarëve dhe disa minoriteteve tjera në ish-Jugosllavi. Me këtë
shkrim që e kishte shkruan në prag të përfundimit të Luftës Dytë Botërore, duke
iu ofruar drejtuesve të qeverisë së koalicionit që drejtonte Tito, njohurit e
tij prej eksperti në spastrimin etnik dhe idetë e veta mbi problemet e
minoriteteve. Propozimet e tij sado që ishin si më pak më radikale, nuk ishin
më pak të dhunshme dhe shfarosëse për shqiptarët.
Propozimet e Çubriloviqit kishin pikëmbështetje idetë e
Naçertanies së Garashaninit dhe “opsionet lindore” të Nikolla Pashiqit, që
nënkuptonin daljen e Serbisë në Detin Egje nga Selaniku dhe sigurimin e
Ngushticës së Otrantos nga Shqipëria e Veriut
Në
vazhdën e shumë programeve antishqiptare serbe pa dyshim se zë vend edhe “Libri i Kaltër”, i botuar më 1977 në
Beograd, i përgatitur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Më këtë
libër argumentohej shkatërrimi i gjithë të drejtave që Kosova dhe shqiptarët
kishin fituar nga Kushtetua e tre viteve më parë. Abrogimi i të drejtës së
njësisë konstituive dhe i gjithë kompetencave (të kufizuara, krahasuar me
njësitë e tjera të federatës), që buronin nga kjo e drejtë, ishte filozofia dhe
synimi i Librit të kaltër.
Memorandumi i Akademisë Serbe[22]- Më 1986 Akademia serbe ,
e cila gjithmonë ishte në shërbim të politikës hegjemoniste e
nacionalshoveniste serbe, hartoi Memorandumin mbi pozitën politike, ekonomike
dhe kushtetuese të Serbisë në ish-Federatën jugosllave. Memorandumi qe botuar in extenso, në fillim
nga revista “Nashe teme”, e Zagrebit, 1989, dhe pak më vonë, në qershor 1989,
nga revista e Beogradit “Duga”. Emrat e autorëve nuk janë botuar kurrë. Por
sipas medieve thuhej se shkrimtari Antonije Isakoviqi kishte kryesuar punimet e
këtij grupi prej njëzet akademikësh autor të “tekstit të pambaruar”, dhe se
frymëzuesit dhe redaktorët e tij kishin qenë filozofi Mihaillo Makoviq,
historiani Vasilije Krestiq, gjuhëtar Pavle Iviq, mjek ushtarak Gojko Nikoliq
si dhe në mënyrë indirekte, por të rëndësishme, shkrimtari Dobrica Qosiq. Sido
që të jetë ky tekst ka përbërë pikënisjen e një koalicioni
:parti-akademi-ushtri-shkrimtarë dhe kisha. Në këtë Memorandum nuk lihet anash
as Kosova, në të cilën përshkruhet nga një urrejtje dhe me falsifikime të së
kaluarës e të tashmes së shqiptarëve.
Si
pasojë e këtyre programeve raciste serbe janë shkatërruar shumë familje
shqiptare dhe pronat e tyre. Të gjitha këto projekte të gatuara në kuzhinat
politike serbe, të tipit të Çubrilloviqit ose Millosheviqit kanë pasur synime
të pastra raciste, meqë ngjashëm si Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore
kishin për qëllim zhdukjen masive të shqiptarëve, duke pretenduar në mitin se
Kosova është djep i Serbisë e jo tokë shqiptare dhe zemra e hapësirës kombëtare
siç pretendojmë ne shqiptarët.
Këto
plane, projekte e memorandume antishqiptare nuk janë as të parat, as të vetmet
që janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen kundër shqiptarëve. Synimet albanofobe
të Serbisë po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ajo edhe sot,
tenton të sundojë pjesë të Kosovës, kurse në trojet etnike shqiptare që kanë
mbetur brenda kufijve të saj politikë, haptas shpreh urrejtjen dhe terrorin me
të njëjtin intensitet.
Programin jugosllav të masave dhe aktiviteteve
për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazezëve nga KSA e Kosovës,
kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e të gjithë atyre që
dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, të vitit 1990;
Beogradi gjatë viteve 1991 – 1999, ka hartuar
edhe tri programe antishqiptare që kishin për qëllim, largimin e popullsisë
shqiptare dhe vendosjen e serbëve–serbizimin e Kosovës. Projektet ishin;
Projekti “Gërshërët”, i cili
kishte objektiv infiltrimin dhe kontrollimin e jetës dhe të skenës politike të
Kosovës. Projekti “Kafshimi i miut”,
i cili kishte objektiv, infiltrimin dhe shkatërrimin e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, dhe Projekti “Patkoi”[23],
Operacioni famëkeq serb “Patkoi”që bënte të kuptohet se për çfarë qëllimi ishte
dedikuar. Qëllimi ishte që 1.000.000 shqiptarë të dëbohen jashtë Kosovës; deri
në 500.000 të vriten dhe të likuidohen, 500.000 të tjerë të mbesin në Kosovë[24], por t’i nënshtrohen
Serbisë dhe se ky numër nuk do të paraqiste kurrë më problem për Serbinë[25].
Lufta e fundit në Kosovë, e vitit 1998-1999,
ngjarjet që ndodhen brenda kësaj kohe, si: dalja publike e UÇK-së më 28 nëntor
1997, masakrat e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5-7 mars 1998, por edhe
mbi shumë familje të tjera në Kosovë, masakra e Reçakut, bombardimet 77-ditësh
të NATo-s e deri te fitorja e UÇK-së dhe NATO-s, kundër caqeve të forcave
paramilitare dhe çetnike serbe, në qershor të vitit 1999, po shënonin një etapë
të re për popullin e Kosovës.
Me gjithë këtë, Serbia prapë nuk u ndal së vepruari
kundër popullit shqiptar të Kosovës. Më 2003, Sinodi i Shenjët i
Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Serbe nxori memorandumin me titull: “Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë”,
Beograd, 2003, f. 215, redaktuar nga peshkopi Anastasije Jevtiq. Ndërkaq, më
2004 Dobrica Qosiq ua propozoi politikanëve serbë ndarjen e Kosovës[26].
Këto plane, projekte e memorandume antishqiptare nuk janë as të parat, as të vetmet që janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen kundër shqiptarëve. Synimet albanofobe të Serbisë po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ajo edhe sot, tenton të sundojë pjesë të Kosovës, kurse në trojet etnike shqiptare që kanë mbetur brenda kufijve të saj politikë, haptas shpreh urrejtjen dhe terrorin me të njëjtin intensitet.
[1] Zekeria Cana, Porosit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për çështjen kombëtare, në Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në histori, Prishtinë 2008, f.317.
[2] Kristaq Prifti, Konsiderata etnike dhe historike rreth çështjes së bashkimit kombëtar të shqiptarëve, (Çështja e Kosovës- një problem historike dhe aktual), Tiranë 1996, 233.
[3] Prof. dr. Jusuf Osmani, SHQIPTARËT E KOSOVËS NË LUFTË SHEKULLORE KUNDËR PUSHTETIT SERB, Kumtese e paraqitur ne Konferencën qe organizoi Akademia e Shkencave me rastin e 28 Nentorit 2012 ne NY. gazetadielli.com, Dec 13, 2012
[4] Hajro Hajra, Projekti për zhdukjen e shqiptarëve i nobelistit Andriq,
xa.yimg.com/
[5] Prof.dr. Hakif Bajrami, ANTIMEMORANDUM, Prishtinë 2004, 207
[6] Xhelal Zejneli, Naçertania e Garashaninit – kjo murtajë e zezë e Ballkanit, tetovaobserver.blogspot.com
[7] Mirko Gërmek, Marc Gjidara dhe Neven Shimac, Spastrimet etnike, Dokumente historike mbi një ideologji serbe, Tiranë, 2002, 61
[8] Hajro Hajra, punim i cituar
[9] Safet Hasani: Planet serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, www.gazetakritika.net, Sep 26, 2013
[10] Prof. Savash VELIU, Projekti për spastrimin etnik shqiptar, prishtinapress.info, 15 Mars, 2013
[11] Jusuf Osmani, Shqiptarët e Kosovës në luftë shekullore kundër pushtetit serb, December 13th, 2012
[12] Nuri Bashota, Halim Spahia, Personalitet i ndritur i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar, Prishtinë, 2012, 309
[13] Hajro Hajra, www.albaniapress.com
[14] AJ.S. 67. F. 1/17.
[15] Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Prishtinë, 1997, f. 61
[16] Hajro Hajra, punim i cituar.
[17] Elaborat Dr-a Ivo Andrica o Albaniji, Suvremena Povijes, br. 5, 1978, f. 97
[18] Hajro Hajra: Projekti për zhdukjen e shqiptarëve i nobelistit Andriq, Portali http://www.zemrashqiptare.net, 04.06.2009,
[19] Po aty.
[20] Mirko Gërmek, Marc Gjidara dhe Neven Shimac, Spastrimet etnike… vep e cituar, f. 156
[21] Po aty, f. 232
[22] Po aty, f. 237
[23]Safet HASANI http://www.gazetakritika.net , 26/09/2013
[24] Vrasjet dhe masakrimet në Kosovë – Shprehje e politikës gjenocidale serbomadhe, Kushtrim Hyseni, KMDLNJ, Buletini, nr.13, tetor – dhjetor 1999, fq. 110.
[25] Kumtese e paraqitur nga Jusuf Osmani, ne Konferencen qe organizoi Akademia e Shkencave me rastin e 28 Nëntorit 2012 ne NY. Ne gazetën Diellin e kishte sjell Bajram Doka.
[26] Nuredin Ahmeti, Nga “Naçertania” deri te Pavarësia e Kosovës, Gazeta “Drita”, Australi, 2012; orientalizmi.wordpress.com 08/05/2012,