Speciale » Basha
Sabile Basha: Heroizmi i gruas shqiptare parë nga të huajt
E enjte, 27.02.2020, 10:21 PM
HEROIZMI I GRUAS SHQIPTARE PARË NGA TË HUAJT
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Jeta
e kombeve më së shumti iu ngjan jetës së burimeve, e rolin e burimeve në jetën
e kombeve e luan me një dinjitet të lart edhe gruaja. Gruaja, është burim i të
gjithave: i lindjes, i përtëritjes dhe i qëndresës. Edhe nëna shqiptare, është
pjesë e pa ndashme e këtyre burimeve. Ajo në shikim të parë e brishtë e me plot
fines, por në kohën kur e thërriste zëri i atdheut, ajo ishte trime, e
guximshme dhe gjithnjë stoike në furtunat e kohës. Falë kësaj nëne që diti fort
mirë, që përtej shekujve të ruaj gjakun e të parëve, e që lirisht mundemi ta
quajmë edhe grua qëndrestare.
Çështja
e gruas shqiptare, pa marrë parasysh se në ç’formë shtrohet, përbën një temë
vazhdimisht aktuale në të gjitha kohët dhe në të gjitha shoqëritë, do të jetë e
diskutueshme por, ta analizosh angazhimin dhe përfshirjen e saj në jetën
politike dhe vendimmarrëse në Kosovë parë nga të huajt,
deshëm o s’deshëm ne, nëpërmjet kësaj na del në shesh realiteti ynë nëpër të
cilën kaloi gruaja shqiptare[1]
dhe respekti i madh që pati nga të huajt.
.Puna
dhe veprimtaria e gruas shqiptare është një histori e gjatë, e bujshme dhe një
rrugë plot vështirësi. Roli dhe kontributi i saj në periudha të ndryshme
historike ofron mjaft të dhëna për të cilat ka se çka të shkruhet dhe të
flitet. Është fakti i pamohueshëm se gruaja shqiptare zë një vend të
rëndësishëm në historinë kombëtare të popullit tonë, duke filluar që nga
periudha ilire e këndej.
Veç
autorëve shqiptar që shkruan për gruan shqiptare, për të shkruan edhe shumë
autor të huaj, të cilët kishin arritur në përfundime të gruaja shqiptare është
një nga gratë më trime dhe më besnike në Ballkan, madje ndonjë prej këtyre udhëtarëve shkencëtarë i quante
gratë shqiptare si “femrat ndoshta më të bukur të “Turqisë Perëndimore”[2].
Pra, sipas burimeve historike, qëndresa dhe
sakrifica e gruas shqiptare, si formë e rezistencës se saj, dëshmohet si
vazhdimësi. Nga shumica e femrave shqiptare, të cilat qëndruan dhe vepruan në
rrethana ngufatëse të kohëve të ndryshme dolën heroina të shquara, trimëritë e
të cilave i tejkaluan kufijtë gjinorë dhe kombëtarë.
Kjo
grua gjatë gjithë historisë, me dinjitet e fisnikëri të lart, do të jetë e
zonja që gjithmonë të mbaj lart flamurin e qëndresës dhe të familjes. Fuqia e
gruas siç dihet, është themeli ndërtues i një shoqërie. Sa më e ditur që është
ajo, aq më i sigurt do të jetë ardhmëria e një kombi.
Gruaja
e jonë, epokë pas epoke, luftë pas lufte, marshoi krenare s’bashku me burrin,
djalin, vëllain, prindin ashtu e pa përkulur nëpër shekuj e mijëvjeçar, e erdhi
krenare deri këtu, por e vetëdijshme se edhe më tutje, rrugën duhet vazhduar[3].
Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë të historisë, falë asaj-gruas sonë,
populli i ynë arriti që të shpëtoj nga asimilimi, duke ruajtur në të njëjtën
kohë gjuhën, historinë, traditën, kulturën dhe përkatësinë tonë kombëtare.
Me
gjithë dhunën permanente dhe politikën antishqiptare që ndoqën dhe ndjekin
shovinistet sllav, dhe të tjerët nga lagja e tyre, ata, megjithatë Kosovën nuk e nënshtruan dot,
ama, as ta mposhtin dhe, as ta sllavizojnë.
Ajo
në rrethanat më të përshtatshme historike inkuadrohet në rrjedhat që i
imponoheshin nga vetë faktori kohë. Në një kohë kur në trojet shqiptare
mungonte thuajse tërësisht sistemi edukativo-arsimor i organizuar nga
institucionet shtetërore ose publike, roli edukues i ambientit familjar dhe në
mënyrë të veçantë i nënës dhe i gjyshes për fëmijën ishte vendimtar. Burrat
trima lindin dhe rriten vetëm nga nëna trimëresha, thotë një fjalë e popullit.
Gruaja shqiptare e ka përbuzur kurdoherë frikacakun, ajo e ka përbuzur dhe e ka
mallkuar edhe birin e saj kur plogështohej përpara vdekjes[4].
Duke
shfletuar faqet e historisë, gratë shqiptare i gjejmë pjesëmarrëse aktive në
luftërat e vrullshme të kryetrimit Skënderbe. Gjatë rrethimit të parë të
Krujës, në vitin 1450, kur në Shqipëri erdhi mbarë ushtria otomane me në krye sulltan Muratin II, Skënderbeu urdhëroi të zbrazej plotësisht qyteti nga gratë, fëmijët
dhe pleqtë dhe të mbeteshin vetëm luftëtarët, që duhej të mbronin kështjellën
deri në vdekje. Për këtë ngjarje humanisti i njohur Marin Barleti shkruan: “kur dhembja u ul pakëz e ngopur prej lotëve, nënat
u kthyen nga djemtë e tyre… dhe me fjalë të përsëdytura iu epnin porosi
krenare”, ndërsa kronisti venedikas i asaj periudhe legjendare, A. Sabellico, më 1478 shkruante: “në mes të zjarrit të luftës, kur çdo
gjë shungullonte nga armët e barbarëve, në ato qytete ku Skënderbeu kishte
mbretëruar, grupe vajzash e kishin zakon që në çdo tetë ditë të mblidheshin e
të këndonin lavditë e princit të vdekur, ashtu siç bënin të moçmit për heronjtë
e mëdhenj”[5].
Nga kjo mund të përfundojmë se gruaja shqiptare ishte aktive edhe atëherë kur
nuk dilte në fushën e betejës, por në një mënyrë tjetër e luftonte armikun – me
armën e kurajos që u jepte luftëtarëve. Shekulli XV theksohet si shekull i
kthesave të mëdha për gruan shqiptare, duke pasur parasysh normat morale e
juridike të vendosura gjatë shekujve mesjetarë. Edhe pse jetoi e shkëputur nga
fati i kombit. Si e para edukatore e fëmijëve ruante dhe transmetonte gjuhën,
virtytet e traditat e kombit. Me ndjenja të forta atdhetare, liridashëse shpesh
gjendej në kuvende me burrat dhe thoshte fjalën për problemet e mëdha të
vendit.
Gruan
shqiptare edhe më aktive e gjejmë në shekullin XIX gjatë Rilindjes Kombëtare
Shqiptare. Në këtë periudhë ajo me armë në dorë merr pjesë në luftërat për liri
e pavarësi dhe me këtë dëshmoi se nuk ishte vetëm nënë e bashkëshorte e mirë,
por mbi supet e saja të forta e krenare para armiqve të shumtë njësoj bartte
tempullin e shenjtë dhe të fortë – çështjen e atdheut.
Që
të mos rrijë duarkryq para sulmeve barbare dhe okupuesve të ndryshëm gruan
shqiptare e shtynin në radhë të parë traditat e lashta në luftë për lirinë e
vendit, të kultit për nderin e familjes, të shpirtit të lartë të vetë
sakrificës, virtyte këto të vëna në dukje nga çdo njohës i mirë i traditës së
popullit shqiptar. Ndjenja e sakrificës për gruan shqiptare shpesh gjente
shprehje e sidomos kundër sulmeve të egra otomane. Për gruan tonë rënia në
duart e turqve ishte kulmi i fatkeqësisë dhe i poshtërimit, sepse pasi kishte
humbur djalin, vëllanë, prindin ajo humbte së bashku me të edhe lirinë e
krenarinë[6].
Për t’i shpëtuar kësaj katastrofe, gruaja shqiptare shkeli normat mesjetare, që
e ndalonin të delte në fushën e betejës, rrëmbeu armët dhe së bashku me burrat
u rreshtua në vijën e zjarrit, ballë përballë me armikun.
Duhet
përmendur edhe trimëreshën e detit, Bubulinën, që emri i vërtet i saj ishte Dhaskalina Pinoçe, bijën e arbëreshit Stavrian Pinoçit nga Hidra[7]. Ajo njihej si arvanitasja
më e famshme e historisë shqiptare dhe greke. Kishte lindur me 11 maj 1771, nga
prindërit Skevo (e ëma) dhe Stavri Pinoëi (i jati). Dihej se në moshën 17 vjeçare u
martua me kapitenin arbëresh të marinës së Specës (ishull grek), Dhimitër Janozën i cili u vra gjatë
një beteje. Më pas në moshën 30 vjeçare u martua me kapitenin tjetër arbëresh
Dhimitër Bumbilli i cili gjithashtu u
vra gjatë një beteje në det nga piratët në vitin 1811. Emri i Bubulinës lidhet ngushtë me
kryengritjet antiosmane të viteve 1821-1829[8]. U vra në Speca, me 25
maj 1825 në kryengritjen greke, duke drejtuar anijen “Agamemnon”.
Aty
nga mesi i shekullit XIX një nga njohësit e mirë të Shqipërisë Veriore,
Jasint Hekard (Hyasint Hecquard), shkruante: “Gruaja shqiptare, qoftë myslimane, qoftë e
krishterë, edhe pse është e nënshtruar ndaj burrit, ai këshillohet me të jo
vetëm për punët e familjes, por edhe për çështjet e vendit”. “Gratë shqiptare”,
vazhdon Hekardi, dinë t’i mbajnë lotët e dhembjes edhe kur janë përpara
njerëzve të tyre më të shtrenjtë të shtrirë për dhe, shpeshherë duke mbajtur nëpër
duar kufomat e tyre i kanë shpënë, ato në mes të luftëtarëve për t’i nxitur që
të hakmerren kundër armikut”. Më poshtë vazhdon: “Më kanë treguar nëna që nuk i
kanë pranuar në shtëpi fëmijët e tyre, të cilët kanë lënë nga frika luftën duke
i shpënë ato vetë përsëri në fushën e betejës, ose nuse që janë ndarë nga
burrat e tyre vetëm pse këta janë larguar në një çast nga zjarri i luftës”[9].
Këta shembuj, të pakët i cekëm për të ilustruar trimërinë e tyre të pamohueshme
që treguan për lirinë e vendit.
Gruaja
shqiptare ishte pjesëmarrëse aktive sidomos në kryengritjet e mëdha të viteve
1910-1912, në luftërat për çlirim kombëtar të atdheut. Me qindra gra ndihmuan
kryengritjet me mjete e me strehim, me informata e kurajo. Në ato vite
revolucionare gruaja nuk qëndroi vetëm në prapavijë. Me një guxim të rrallë ajo
kaloi edhe në vijën e zjarrit. Gratë kosovare dolën me armë në dorë në Grykën e
Kaçanikut, ballë për ballë armikut[10].
Shembullin e tyre e ndoqën edhe gratë e Malësisë së Mbi – Shkodrës e të Dibrës[11].
Gratë dolën në luftë anekënd Shqipërisë, aty ku kishte nevojë dhe ku buçiste
lufta. Gazeta “Sabah” që delte në Turqi, shkruante më 16 prill 1911: “Ndërmjet kryengritësve shqiptarë kishte edhe gra. Në luftimet që u bënë
në rrethet e Tuzit kishte edhe gra të veshura me rroba burrash…bile disa nga
këto gra kanë treguar edhe trimërinë e tyre, aq sa të kalojnë në radhët e para
të luftës”[12].
Gruaja shqiptare ka dëshmuar heroizmin e saj të
vërtetë në mbështetjen e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë
gjatë gjithë historisë së tij. Aq më tepër që lufta dhe peripecitë me të cilat
u përballë ajo, ishin shumëdimensionale krahasuar me ato me të cilat përballeshin
burrat. Burrat në aktivitetin dhe punën e tyre, në gruan shqiptare gjetën
partnere të vërteta të cilat i mbështetën ata pa asnjë kusht. Edhe në kohën e rezistencës femra Shqiptare
së fundmi në Kosovë është dalluar për kontributin e saj qoftë në aktivitete politike dhe
shoqërore qoftë drejtpërdrejtë në luftë krah për krah me burrat. Virtytet e
Gruas Shqiptare ishin frymëzim për shumë këndë që vizitonte viset tona. Njëri
ndër ta ishte edhe XhorxhWilliams i cili para më shumë se 100 vitesh konstaton se gruaja tek shqiptarët
trajtohet me respektin më të lartë. Ajo vërtetë punonte në shtëpi, por zinte
një vend të nderuar në shoqëri dhe se jeta e saj fisnikërohej me të qenit nënë.
Është e vërtetë se ajo vlerësonte dhe vlerëson edhe sot shumë lartë të qenit
nënë dhe bashkëshorte. Gjithë jeta e saj ndërtohet në këto dy shtylla kryesore,
por edhe jo rrallëherë ajo ka dëshmuar se që të dyja i sakrifikon për liri, gjë
që e ngritë atë në piedestalin e barazisë me heronjtë[13].
Në
punimin “Krah për krah me burrin në luftën për liri”, autori Ligor Mile, shkruante se një shkencëtar i huaj kishte thënë për gruan
shqiptare se gratë që nxjerrin në dritë burra të pamposhtur dhe trupmëdhenj
dallohen gjithashtu për forcën e organizimit të tyre edhe për thjeshtësinë e
zakoneve të tyre... Ato ndajnë me burrat
punët, udhëtimet dhe rreziqet e tyre”[14].
Ndërsa një udhëtar francezë i mesit të viteve 30 të shekullit të 19-të, pasi u
njohë me popullsinë e trevës së Tomorit, erdhi në përfundim se “Midis luftëtarëve të Tomorit dhe
midis grave të tyre gjendën më shumë se
një model për një Apollon dhe për një Venus”[15]
Gjatë
lëvizjes kryengritëse, që shpërtheu në vitet 1844-1845 në verilindje të
Shqipërisë, në Kosovë dhe në Dibër, dokumentacioni arkivor na dëshmon se në malësitë e lira
“gra dhe fëmijë bënin pjesë në radhët e
luftëtarëve”, “se “gratë qenë të
ngjeshura me armë, të veshura
ushtarakisht” duhet dalluar sidomos gratë në Shqipërinë e Sipërme.
Duhet
cekur se gruaja shqiptare në asnjë periudhë kur ishte vendi në rrezik nuk
qëndroi duarkryq. Shembujt e pjesëmarrjes së gruas në luftërat për liri janë të
shumta, sidomos duhet përmendur luftërat që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej. Ky patriotizëm i njohur i gruas shqiptare, këto
cilësi të rralla morale të saj, morën një përmbajtje të re dhe u shfaqën me
forcë në ato gra e vajza të popullit që ngjeshën armët dhe luftuan krah për
krah me burrat gjatë LDB.
Më
1945, Kosova dhe viset e tjera
shqiptare përreth pa vullnetin e tyre mbetën nën kthetrat e sllavëve. Mu nga
kjo kohë filloi edhe një aktivitet i dendur për ruajtjen e unitetit kombëtar.
Gjatë kësaj periudhe ajo nuk deshi të jetë vetëm vështruese indiferente e
proceseve shoqërore, as si qenie e varur vetëm nga burri e as objekt i mëshirës
së tij e të tjerëve. Me aftësitë që kishte mori pjesë drejtpërdrejt në
orientimin e aksioneve dhe proceseve politike e shoqërore në familje dhe në
shoqëri[16].
Në organizata ilegale shqiptare që synim kryesor kishin çlirimin dhe bashkimin
e trojeve shqiptare në mesin e burrave vepronin edhe gratë, në një mënyrë të
veçantë, ilegalisht. Disa nga to u zbuluan dhe u pushkatuan nga organet
okupuese, e disa vepruan me stoicizëm duke iu ndihmuar ilegalistëve.
Gjatë
periudhës rankoviqiane 1945-1966, shumë intelektuale e nxënëse shqiptare në
Kosovë u maltretuan dhe u
dënuan në procese të shumta politike. Çka bëri që të huajt të shkruajnë me
admirim për trimërinë e gruas shqiptare.
Edhe
pse kishte përfunduar Lufta e Dytë
Botërore, burrat e gratë e Kosovës nuk u kënaqen me gjendjen ekzistuese. Ata gjetën forma e
mënyra që ti kundërvihen okupuesit të “ri”. Gratë shqiptare në Kosovë dhe viset tjera
shqiptare në ish-Jugosllavi, krah për krah me burrat u ndodhën në krye të detyrës duke
organizuar fillimisht grupe e organizata ilegale e më vonë morën pjesë në demonstratat
gjithë popullore të vitit 1968, 1981, 1989, por, me formimin e UÇK-së[17],
dolën edhe në male duke u bërë pjesë e denjë e luftërave për liri.
Në
gazetën ilegale që botohej në ato vite “Kosovarja e re” në mes tjerash autori-ja shkruajnë: ”Historia
shoviniste e serbomëdhenjve, që shpërtheu në formë të papërmbajtur, pas
ngjarjeve të pranverës së vitit 1981, në Kosovë, i bëri aq të verbër sa më nuk qenë në gjendje t’i
kamuflojnë, as sipërfaqësisht qëllimet e tyre të errëta[18]. Populli shqiptar në
ish-Jugosllavi siç dihej nuk gëzonte kurrfarë të drejte, as njerëzore e as
kombëtare. Duke u nisur nga këto padrejtësi populli ishte i detyruar që të
formonte organizata ilegale dhe nga këto doli edhe kërkesa për Republikë, që në
vete sintetizonte çlirimin klasor nga eksploatimi i huaj dhe pavarësinë dhe
barazinë kombëtare në kuadër të RSFJ, me ç’gjë do të eliminohej plaçkitja dhe
shtypja si dhe do të hapej perspektiva e Kosovës.[19]
E
vetmja zgjidhje për të dal nga një situatë robëruese siç ishte Kosova si imperativ i kohës
u paraqit, lufta dhe angazhimi i shqiptarëve për luftën e përbashkët për të dal
nga kthetrat e saja. Andaj, edhe kur çështja
u shtrua në këto baza të shëndosha e më se njerëzore, ishte krejtësisht
normale që edhe të përkrahet nga
opinioni i gjerë, pati të atillë që e përkrahen edhe nga republika e Kroacisë e e Sllovenisë, por ata që dolën hapur kundër kësaj kërkese ishte klika shoviniste e Beogradit, grupe udhëheqësish maqedonë e malazezë, të cilët për të
ruajtur sundimin shtypës e plaçkitës mbi Kosovën përdorën tërë forcën
e armatosur, dhunën brutale dhe me një agresivitet primitiv, që ishte në
kundërshtim të plotë me vet rendin juridikë vendas dhe at ndërkombëtar bënë
përpjekje gjakpirëse që të shuajnë këtë
kërkesë.
Më
1981, po përsëritej historia e cila kishte ndodhur pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, kur
hyri Serbia e parë, ajo që ndodhi kur kushte hyrë Serbia e dytë, pas
Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, ajo që
ndodhi pas Mbledhjes së Versajës kur u krijua
Jugosllavia e krajlëve serb, dhe ajo kur në Kosovë hyri për të tretën
herë, Serbia, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur edhe u bënë masakrat
më të mëdha. Kjo po përsëritej edhe më 1981.[20]
Gruaja
shqiptare zë një vend të veçantë edhe si humaniste. Andaj, për këtë
burrështetasit dhe të huajt e çmuan dhe e himnizuan këtë vlerë. Duhet përmendur
shqiptaren e madhe Nënën Terese e cila me të bëmet e saja prej humanisteje të
përkushtuar u bë target i shumë fjalimeve e shkrimeve ana e kënd globit. Me
këtë rast do përmendja vetëm fjalën ish presidentit të SHBA-ve – BillClinton, kur sapo kishte mbaruar lufta e NATO-s kundër agresorit
gjenocidial të Beogradit, kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e
Nënës Terezë, ndër të tjera i kishte thënë: "Nënë, ndjehem krenar
dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin!
Tashmë populli yt në Kosovë është i lire dhe po
ndërton demokracinë"[21].
Burrat
dhe gratë shqiptare përballuan me stoicizëm promethiane tufanin e egërsuar
shovinist pan-sllav. Me gjithë plagët dhe dëmet e mëdha që i shkaktuan truallit
tonë, ajo përsëri ngadhënjeu mbi egërsinë e armiqve pushtues. I hodhi si të
pavlera planet shkombëtarizuese e sllavizuese të Karagjorgjeviqëve, Pashiqëve, Andriqëve, Rankoviqëve, e mbi të gjitha e mundi babanë e Elaboratit
shkombëtarizues e shfarosës ndaj shqiptarëve- Vasa Çubrilloviqin, kur kjo nënë e detyroi atë që të pranojë haptas, para
vdekjes, një të vërtet se “megjithatë luftën në Kosovë e fitoi nëna
shqiptare”[22].
Edhe
pse ky popull mori plagë e riplagë, Kosova edhe më tutje eci,
ecën dhe do të ecën gjithmonë përpara në rrugën e mundimshme, ama të ndritshme
të lirisë kombëtare. Kjo rrugë e jona, është një ligjësi objektive, të cilën
nuk ka forcë që mund ta ndal, sepse Kosovës ngadalë por sigurt, po i hapën shtigjet e lirisë dhe të
ardhmërisë.
[1]SabileKeçmezi-Basha, Gruaja, shtyllë e rëndësishme në rrjedhat politike, Epoka e Re, 11 janar 2016
[2]Krah për krah me burrin në luftën për liri, Lajmëtari i Lirisë, viti I, nr. 1. Gusht 1980. f, 14.
[3]Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, f. 761
[4]Zejnepe Dibra, Fjalor enciklopedik i Gruas Shqiptare, Shkodër 2009, 24-25
[5]MedihaShuteriqi, Gruaja shqiptare në luftë për çlirim kombëtar, (Simpoziumi për Skënderbeun, 9-12 maj 1968), Prishtinë 1969, f, 405-406; Fatmira Musaj, Gruaja në Shqipëri nëvitet 1912-1939, Tiranë, 2002
[6]SabileKeçmezi-Basha, Gratë shqiptare për çështjen kombëtare, Kosova, nr. 35/36, 2012.
[7]ShkelzenRaça, Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prishtinë
[8]Zenepe Dibra, Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare, Shkodër, 2009, 86.
[9]MedihaShuteriqi, Gruaja shqiptare në luftë për çlirim kombëtar, (Simpoziumi për Skënderbeun, 9-12 maj 1968), Prishtinë 1969, f, 405-406
[10]Gjyltekin Shehu, Disa të dhëna frënge mbi shqiptarët (shek. XIII-XVI)-Francuskipitopisi po albanskimkrajevimaod XIII-XVI veka- Qelquisfrançaisdanslespaysalbanophonesaux XIII-XVI sieclis- nr. 10-11, (1974-1975), Vjetari, 1979, f. 287-295.
[11]Zenepe Dibra,Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare, Shkodër, 2009, 86.
[12]Gazeta “Sabah” 16 prill 1911, Turqi.
[13]SevëmeFetiqi, Gratë janë shtylla të një kombi e jo dekor për standard,gazetaora.com/grate-jane-shtylla-te-nje-kombi-e-jo-dekor-per-standard, 19 Mars, 2014 - 5:01 pm
[14]Ligor Mile, Krah për krah me burrin në luftën për liri , Kosovarja e Re, nr. 1. 1982, f, 2.
[15]Po aty
[16]SabileKeçmezi-Basha, Kosova (Retrospektiva historiko-politike), 1945-1999, (monografi në dorëshkrim)
[17]SabileKeçmezi-Basha,Gruaja shqiptare në shërbim të çështjes kombëtare (fejton 5 vazhdime),”Bujku” 24-28 janar 1996
[18]Partia zbërthen planet rankoviqiste, Kosovarja e Re, nr. 1, 1982, f, 3.
[19]Po aty.
[20]Po aty.
[21]MehmetGëzhilli, Nëna Terese në sytë e botës, Tiranë 2010,ww.gazetakritika.net/literatur/nene/tereza.html; Engjëll Koliqi, www.forumishqiptar.com/threads/39475-Gonxhe-Bojaxhiu-(-Nene-Tereza)
[22]Çubriloviqi, NIN, 12.05.1985; Gazeta “Rilindja”, 15.05.1985; AliHadri, Antishqiptarizmi i Çubrilloviqit, (punim në dorëshkrim), 27.05. 1985, Dosja “AliHadri”, Instituti I Historisë, Prishtinë, f.1-2.