Speciale » Basha
Sabile Basha: Josif Bageri dhe karakteri kombëtar i gazetës “Shqypeja e Shqypenis” 87
E merkure, 03.06.2020, 04:42 PM
JOSIF BAGERI DHE KARAKTERI KOMBËTAR I GAZETËS "SHQYPEJA E SHQYPENIS” 87
Nga Prof.
Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Njëra ndër gazetat me shkrime më demokratike
të kohës së Rilindjes sonë Kombëtare padyshim se ishte gazeta “Shqypeja e Shqypenisë”, e cila ishte botuar
në Sofje të Bullgarisë. Gazeta në
fjalë kishte filluar të botohej që nga 18 maji i vitit 1909 e deri më 2 prill 1911. Fillimisht kishte filluar të botohej në
çdo dy javë, por me kalimin e kohës kishte dal më rrallë. Ajo doli në 40 numra
dhe për kryeredaktor e kishte atdhetarin, poetin dhe patriotin shqiptarë Josif
Bagerin.88F[1]
Populli shqiptare edhe pse ishte katandisur
cep më cep në koloni të ndryshme mërgimtarësh, megjithatë me krenari mund të
themi se edhe pse e shpërndarë gjithandej, ajo ishte aktive dhe kudo që ndodhej
angazhohej të sensibilizoj dhe të organizojë luftën për çlirim kombëtar. Andaj,
nuk ishte rastësi botimi i kësaj gazete në Sofje, ngase, edhe
më parë mërgimtarët tanë kishin formua dhe botua gazeta të ndryshme që temë
trajtimi kishin gjendjen aktuale në trojet shqiptare dhe dhunën e terrorin që
aplikohej ndaj popullsisë së pafajshme.
Dihej se Josif
Bageri ishte një
patriot i madh që me kohë e kishte ndjerë robërinë dhe padrejtësitë e shumta që
i bëheshin popullit të tij nga fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha botërore. Andaj për
të njoftuar dhe sensibilizuar shqiptaret kudo që ndodheshin kishte marr
iniciativën që të botonte gazetën e njohur me emrin “Shqypeja e Shqypenisë”, e
cila në vitin e parë doli në 24 numra dhe në vitin e dytë në gjithsejtë 16
numra.
Qysh në fillimet e botimit të numrave të
saja, gazeta kishte tërhequr vëmendjen e patriotëve të shumtë që ndodheshin në
Bullgari dhe vendet për
rreth. Lirshëm mund të themi se në shkrimet e saja dallohej fryma atdhetare e
shkrimeve të gazetës dhe angazhimi i shumtë i penave më të njohura të kohës.
Duhet përmendur se gazeta si moto të saj
kishte “Un jam shpeza e furrikut, Epnim dormën ma rrezikut. Mjaft në
t’errëtn’vorfuni... quhu trima, zoqt e mi”.
Në një mënyrë apo tjetër me një gjuhë të
mprehtë autori i këtyre rreshtave apelonte tek bashkatdhetarët e tij se tani
kur jemi në rrezik ( e dihej se më 1909-1912, në Ballkan bëhej formimi i
shteteve të reja), autori me një mënyrë e hetonte se vendi dhe bashkëkombësit e
tij ndodheshin në rrezik andaj, edhe kërkonte bashkimin dhe unitetin e popullit
shqiptar, se, mjaft thoshte ai, kemi jetuar në errësirë dhe në varfëri.
Josif Bageri nuk ndalet me
kaq, ai analizon rrjedhat historike dhe, gazeta e tij më tepër shërbente si një
altoparlant i kohës së vet, për të dëftuar se sa i pafajshëm kishte me qenë
mosangazhimi i shqiptarëve për çlirimin e tokave shqiptare.
Fillimisht, qysh në numrin e parë të saj Josif Bageri botoi
Programin e gazetës, duke shtruar si çështje
kryesore shndritjen e kombit shqiptar, ngritjen e kulturës, qytetërimin
dhe madhështinë kombëtare. Në të thuhej edhe kjo se gazeta me shkrimet e saja
do të mbrojë të drejtat e kombit të vet, tujë i kundërshtuar atynejnjërsvet të
cilët kishin dashme na ndalue dhe pengue
për kombtarnismin dhe dredhjen e kombit shqyptar në çdo përparim e lulëzim.89F[2]
Ndërsa, në numrin dy të gazetës, që u botua
me 14 qershor, 1909, në shkrimin “Si lypet një komb me mruejt vendin?”. Autori
i shkrimit na ofron shumë të dhëna që na dëshmojnë për gjendjen e mjeruar e të
robëruar të shqiptarëve në tokat e veta. Në vazhdim thotë se “Kjo gjendje e
shëmet rënkon nden retë e zeza të territ, se u mbush kupa e idhnimit, në të
cilën fort mirë u kuptua, se ka helm. Ma i madhi shkak është mos dituria e cila
ka ardhur duke mos pas mësonjëtore kombëtare, me gjuhën e vet. Bashkimi dhe
çlirimi kombëtar, thotë autori, është kryesorja e Lëvizjes Kombëtare. Në mes
tjerash theks të veçantë autori i ven ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe
shkollimit të masave të gjëra në gjuhën shqipe. Në shkrimet e veta që i hasim
nga pena e Josif Bagerit, vend të
rëndësishëm zë edhe lufta kundër përçarjes së popullit shqiptar dhe kërkon me
këmbëngulje që të intensifikohet lufta dhe bashkëpunimi i shqiptarëve në mes
veti kudo që ndodhën ata. Ngase i dëshpëruar me organizimin e dobët të mërgatës
shqiptare, Ai akuzon se në vend që të gjithë shqiptarët të kenë një program të
përbashkët, ndodhë e kundërta tek ne. Në gazetë trajtoheshin tema të
shumëllojshme, por shkrimet e Josif
Bagerit në përgjithësi kishin karakter kombëtar dhe demantonin në shkrime
të shumta se shqiptaret kudo që jetojnë, nuk i ndan feja që kanë ata. Akuzon se
fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha për qëllime të tyre shfrytëzonin faktorin besim
fetar duke u munduar që sa më shumë të përçajnë popullatën. Ai hapur kritikon
Italinë e Austrinë të cilët nuk bëjnë asgjë vetëm se duan të futen në tokat
shqiptare duke shfrytëzuar e ndarë popullin në katolik, mysliman e të
krishterë.
Në gazetën “Shqypeja e Shqypenis” herë pas
here botoheshin edhe shkrime të marra nga gazetat tjera. Vlen të përmendet
shkrimi që ishte huazuar nga gazeta “Debarski glas”, e cila reagon ashpër për
propagandën që bëhej për idenë e madhe greke, e cila përhapej me anën e
shkollave dhe në vende ku nuk kishte grekë, si në Tetovë90F[3] e vende tjera.
Veç kësaj, gazeta reagonte edhe ndaj propagandës
borgjeze serbe, e cila nëpër mes të kishës përhapte ndikimin e vet edhe në
rajone të banuara me shqiptar e maqedonas, si bie fjala në Dibër e rrethin,
duke futur përçarjet në mes tyre.
Në artikullin “Kombi shqiptar dhe ndryshimi i
Turkisë”, ajo paralajmëronte rrezikun që i kanosej popullit shqiptar nga
shtetet fqinje. Në shkrim autori ven ne pah se si qeveritë ballkanike po
përgatiten për copëtimin e Perandorisë Osmane - pjesën Evropiane.
Dëshira e tyre, është që të zihen shqiptaret me shtetin osman dhe këta pastaj
ta pushtojnë vendin (tokat shqiptare) pa asnjë kundërshtim.91F[4]
Më vitin 1910, më 30 mars, në gazetën
“Shqypeja e Shqypenis” kur populli shqiptar bënte përgatitjen për të mbrojtur
Kaçanikun dhe tokat tjera shqiptare, nga gazeta gjermane “Neue Freie Presse” ishte huazuar artikulli i Albert Gjikës me titull
“Revolucioni shqiptar”. Ku thuhej se “Shqiptarët pa dallim feje luftojnë për
liri dhe jo kundër taksave, respektivisht rivendosjen e ish Sulltan Hamidit.
Xhonturqit i nxitnin shqiptarët në luftë nga se u ven shkrimin arab, gjë që
cenon dinjitetin dhe të drejtat kombëtare shqiptare.
“Shqypeja e Shqypenis”, veç që i kushtonte
rëndësi ngjarjeve në Shqipëri dhe raporteve shqiptare me Greqinë, Serbin e shtetet
tjera fqinje, ajo rëndësi të veçantë i kushtoi kryengritjes shqiptare në Kosovë më 1910. Në
një artikull thuhet se 70.000 veta janë ngritur kundër Turqisë, kundër 50
bylyqeve-ordive të Shefket Durgut
Pashës”92F[5]. Ndërsa në artikullin me titull “Një letër prej një shkupjani”,
gjerësisht flitet për luftën e Kaçanikut ku thuhej se
në ditën e pashkëve u sollën katër vagonë
ushtarë të plagosur në Shkup, kurse 5 vagonë
u dërguan në Mitrovicë, tërë këta nga
lufta e Kaçanikut. Më vonë vazhdon autori se në Caralevë komandojnë
ushtrinë shqiptare Isa Boletini, Idris Seferi, Idriz Guri, Fetah Sherifi, Shaban
Sylejmani, Hasan Laka etj. Shefket Durgut Pasha dogji 15
fshatra dhe vrau fëmijë e gra. Nga ana tjetër thuhej se po aty nga ushtria turke kaluan në anën e
kryengritësve rreth 100-150 veta. Kryengritësve shqiptarë iu erdhi ndihma nga
Luma, Gjakova të cilat ishin të çliruara. Po ashtu Josif Bageri njofton opinionin
e gjere se po në këtë kohë u mbajt një mbledhje e madhe nga e cila doli edhe
një memorandum i rëndësishëm, i cili kishte këto pika: 1. As një pëllëmbë toke
nuk e lëshojmë pa e derdhur pikën e fundit të gjakut. 2. Autonomia shqiptare
nën sovranitetin e Sulltanit; 3. Amnesti për të gjithë të burgosurit politikë;
4. Të dërgohet nga Stambolli një Komision nga deputetet shqiptar për t’a çmuar
dëmin që e bëri ushtria turke dhe kërkohet dëmshpërblimi.
Nën ndikimin e shkrimit të gazetës “Shqypeja
e Shqypenisë”, që e bënte për luftën që zhvillohej në Kosovë, me këtë rast
kishte reaguar edhe Kolonia shqiptare e Sofjes, e cila me 24
tetor 1910 organizoi miting protestues. Mitingu, siç do të shkruaj në numrin 10
të vitit 1910, Shqypeja e Shqypenis, u mbajt në sallën e birrarisë nën
drejtimin e Josif Bagerit, KostaJaniTrebickës etj. Pas
mbajtjes së protestës u nxor një rezolutë
me nëntë pika, në të cilën u
cekën gati të gjitha çështjet kontestuese në mes Portës dhe popullit shqiptarë.
1. Protestojmë shumë lart kundër masave fillimtare të marrura prej Qeverisë Otomane,
e cila me një sistem të ri do me e shua
fare prej faqes se dheut kombin shqiptare...
2. Apelojmë ke njeridashësit e Evropës dhe Amerikës që të mos
lejojnë Turkin të shkelin dhe të humbin kombin shqiptar, pot ë na epet liria me
mesue në gjuhën amtare dhe të drejtat tjera që na mundësojnë përparimin dhe
qyterimin.
3. Te lejohet mësimi dhe aplikimi i alfabetit
të stërgjyshve tan, domi liri, domi liri
shtypi dhe domi për me na njoh komtarimin ton si komb i veçant me emnin
shqiptar e jo turk.
4. Të lëshohen gjithë ata të burgosun
shqiptar për çështjen e politikës.
5. Rrefejm, se mos u befte barazimi në
Shqipëri, shqiptarët
janë gati të hidhen dhe në zjarr për lirin dhe për shndritjen e vet.
6. Grishim gjithë atdhetaret tanë shqiptar,
të bashkohen me ne dhe të protestojnë kundër barbarizmit aziatik.
7. Grishim deputetet shqiptar të lëshojnë
parlamentin e Turkisë për shenj protesti, për të ligat e shumta që u bën Turkia
zgjedhësve shqiptarë.
8. Lusim tonë shtypin e Evropës dhe të
Amerikës t’i gjejn vend kësaj rezolute dhe ta botojnë, për me
leçit dhe per me u vërtetua popujt e qytetnuem se Turkia po e dërmon fort shumë
thellë varrin e popullit shqiptar.93F[6]
Memorandumin e kishte nënshkrua edhe mërgata
e ShBA-ve në emër të 30.000 vetave.
Po ashtu, me 31 janar 1911, gazeta kishte
botua në faqet e veta edhe një Memorandum të kryengritësve shqiptar me titull:
“Kërkimet e shqypetarëve”, në të cilën thuhej se “Shkaku që shqiptarët dalin në
male dhe çojnë krye kundër robërisë është pozita e padurueshme nën sundimin
turk. Për të vazhduar më tej se “Ne nuk kemi dal nëpër male si kusar për me vra
e për me ç’vesh njerëzit, as për me rrëmbye
pasurin e tyre, përkundrazi qëllimi i ynë është dhe do të jetë që t’i
rrëfejmë botës së qytetëruar se nuk jemi të kënaqur nga qeveria konstitucionale
e Perandorisë Otomane, kundra së cilës protestojmë, tujë i thye kujdesën ton
njerëzisë së shndritur evropiane se do të luftojmë njer atëherë, njer sa të na
mbushën dëshira e jonë”94F[7]
Kërkesat e kryengritësve shqiptar kryesisht
ishin të karakterit politik por nuk ngelnin anash edhe ato të karakterit
ekonomik. Këto kërkesa që i kishte botua gazeta “Shqypeja e Shqypenis”, u morën
dhe u botuan në shumë gazeta evropiane, në një mënyrë me botimin e tyre në
gazeta të ndryshme të botës u sensibilizua gjendja e vështir e shqiptarëve dhe
u bë e çart se shqiptarët nuk kërkonin as më shumë e as më pak se fqinjët e
tyre.
Për realizimin e këtyre kërkesave në dimër të
vitit 1910/11, u bënë përgatitjet e duhura . Në fillim të vitit 1911, në
Bukuresht shkoi Luigj
Gurakuqi, ku vuri
kontakte me shoqërinë “Bashkimi” nga e
cila kërkoi ndihmë. Në Bullgari kishte udhëtua
Nikollë Ivanaj dhe Themistokli Germenja, të cilët e
kishin njoftua Koloninë e Sofjes me programin më të ri si edhe për përgatitjet
që bëheshin në Shqipëri dhe në Kosovë për
kryengritje të re, që duhej të fillonte
në pranverë të vitit 1911.
Veç kësaj, në faqet e gazetës u botua edhe një kushtrim drejtuar vëllezërve
të Shqipërisë së Jugut, që edhe ata të vijnë në ndihmë vëllezërve gegë, nën
flamur të shenjt për lirinë. Në vazhdim duke e shpallur kryengritjen si luftë
totale, thuhet: Sot nuk është koha për shkolla. Vëllezën shqiptar, s’ka se kush
me na dhanë lirinë për me u shndrit me
gjuhën amtare. Sot s’mundet ndryshej, përveç se lypet të fitojmë lirinë e
vërtet kombëtare, aq ma tepër kur asht momenti95F[8], përfundon gazeta.
Krejt në fund duhet thënë se gazeta “Shqypeja
e Shqypenis” dhe atdhetari Josif Bageri gjatë tërë
periudhës sa veproi dhe botoi gazetën dalloheshin për nga përmbajtja e
artikujve dhe në tersi shkrimet që
botoheshin në të, kryesisht kishin karakter dhe përmbajtje kombëtare, militante
dhe këmbëngulëse. Gjatë gjithë kohës që u botua gazeta pati rol të rëndësishëm
si në anti-agjitacion, kundër-propagandë dhe në informimin e drejt të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare e cila tek popullata
përçoi frymën liridashëse duke e mobilizuar atë për Luftë kundër
pushtuesve.
[1]Simpoziumi shkencor: Josif
Bageri, jeta dhe vepra “, Tetovë, 25-26 qershor, 2011
[2]Shqypeja e Shqypenis, Sofje, nr. 1.
18 maj 1909
[3]Shqyoeja e Shqypenisë, nr. 6,
viti II, 1 shtator 1911
[4]Shqypeja e Shqypenis, viti II,
nr. 2, 1910.
[5]Shqypeja e Shqypenis, nr. 22 1
maj 1910.
[6]Shqypenia e Shqypenis, nr. 10,
30 tetor 1910.
[7]Shqypeja e Shqypenis, nr. 12,
viti II, 1911.
[8]Thirrja
mbi vëlleznit e Shqypenis së Jugut.. Shqypeja e Shqypenisë, nr. 12, viti II.