Speciale » Basha
Sabile Basha: Prizreni nuk është si dikur
E enjte, 16.06.2022, 07:40 PM
Sabile Keçmezi-Basha
PRIZRENI
NUK ËSHTË SI DIKUR
Sot,
Duke
ecur rreth Shatravanit
Dikush
më tha
Zonjë,
e shikon
Se
as Prizreni
Nuk
është si dikur
Gur
mbi gur
Kujtimet
vijën nga baladat
Sokakët
janë ngushtuar
Si
hartat e atdheut
Atje
në theqafje
Blerimi
e lumi
Kanë
marr trajtë të Rozafës
Pa
pra lëngon Lumëbardhi
Vetëm
dielli e liria
Si
dikur
Kanë
të njëjtën ngrohtësi
Të
dashur miq
Prizreni
nuk është si dikur
Retë
shkërmoqen nga rrufet
Mesazhet
me tri të panjohura
Vijnë
turrshëm
Nga
Kalaja e Krujës
Tek
Kulla e Ymer Prizrenit
Prizreni
nuk është si dikur
Ekuacion
me tri të panjohura
E
unë,
Edhe
ju,
Në
çdo kohë
Folëm
e flasim ilirisht
Pa
u dridhur qerpiku
Në
kalanë që prore sogjeton
Kohët
beronjë
Megjithatë,
Prizreni
nuk është si dikur
I
ringjallur nga rrebeshet
Në
stinët që shkojnë e vijnë
Duke
u puqur në mes veti
Me
të njëjtin zjarr