Speciale » Basha
Sabile Basha: Veprimtaria e Forcave Nacionaliste e Demokratike në Kosovë (1945-1948)
E diele, 05.06.2022, 06:54 PM
VEPRIMTARIA E FORCAVE NACIONALISTE E DEMOKRATIKE NË KOSOVË (1945-1948)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Pas
Marrëveshjes së Mukjes, (1943)[1],
ndaj Ballit Kombëtar, si forcë politike kombëtare zhvillohet një fushat
komprometuese, duke e akuzuar drejtpërdrejt si bashkëpunëtore të fashizmit, dhe
pas kësaj lindi nevoja që krerët e saj
të mblidhen dhe me ndihmën e misionarëve diplomatik të shërbimeve informative
angleze, në nëntor të vitit 1943, në Gjakovë iniciohet formimi i ONDSH-së[2]. Dihej se Kosovës gjatë luftës iu premtua se
pas përfundimit të LDB, ajo do të bashkohej me Shqipërinë, por ndodhi mashtrimi
më i madh që i kishin bërë jugosllavët shqiptarëve dhe dihej se më 8-10 korrik,
1945, u mbajt Kuvendi i Prizrenit ku edhe zyrtarisht Kosova u okupua nga Serbia
dhe Jugosllavia.
Pas konferencës, forcat atdhetare-
nacionaliste shqiptare ngelën të
pakënaqura, andaj organizuan dhe ri aktivizuan organizatat atdhetare dhe më
vonë do të shohim se numri i tyre ishte i madh. Ne Kosove vepronte organizata
LNDSH-së, që ishte vazhdimësi e ONDSH të EjupBinakut e HalimSpahisë, Besa Kombëtare e
ProfImerBerishes[3],
Organizata NR. 2[4], e
Ajet Gergurit etj.
Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH)
Një ndër këto organizata që bëri bujë pa dyshim ishte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare ( LNDSH) në Kosovë, Maqedoni dhe në vise të tjera shqiptare në Ish- Jugosllavi[5]. Veprimet dhe ndjenjat patriotike të shqiptarëve, dashuria për atdheun, shfaqja transparente e dëshirës dhe aspiratat shekullore për bashkimin kombëtar, jo vetëm që nuk u përfillën, por u konsideruan si “shqiptaro mëdha” dhe që çonin ujë në mullirin e armikut. Nën presionin e fuqishëm politik të qarqeve serbe e jugosllave, çështja e Kosovës u tentua të mbyllej në mënyrë të panatyrshme dhe të humbas karakterin e saj si një problem i mprehtë kombëtar e politik[6].
Andaj, edhe pasi përfundoi Lufta e Dytë
Botërore, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare e vazhdoi veprimtarinë e vet.
Në fillim të vitit 1945 formohen komitete të shumta ilegale të ONDSH-së dhe
organizata të tjera atdhetare patriotike shqiptare. Themelues të këtyre
organizatave ishin : Prof. Ymer Berisha, ideolog i lëvizjes për ruajtjen e
tërësisë etnike shqiptare, pastaj profesorët e Gjimnazit “Sami Frashëri” në
Prishtinë:LuanGashi, Hajdar Maloku- Pllaneja, Gjon Serreqi, Adem Gllavica,
Limon Staneci, Ibrahim Lutfiu, Ukë Sadiku,
EjupBinaku, Ajet Gërguri[7]
e shumë të tjerë. Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare ishte një përmbledhje
e të gjitha organizatave politike e patriotike të djathta shqiptare që
veprimtarinë e vet e zhvillonin në frymën e luftës për çlirim kombëtar dhe
bashkimin e të gjitha krahinave shqiptare në një shtet[8].
LNDSH ishte një lëvizje që me programin e vet, por edhe me karakterin e saj
veprues ishte lëvizje demokratike, por edhe nacionaliste[9]
-Rrjeti organizativ
ONDSH-së si organizate patriotike
ilegale udhëhiqej nga intelektual e patriot të shquar të kohës, të cilët
rëndësi të madhe i kushtonin organizimit sa më efikas e sa më të suksesshëm.
Duke u mbështetur në këto parime ishte parapa, që Komiteti Qendrorë të jetë
organi më i lartë i organizatës, ndërsa në terren të vepronin komitetet e
rretheve, të rajoneve, të komunave dhe komitetet lokale nëpër fshatra. Në të
vërtet komitete lokale dhe komitetet rajonale kishin statusin e organizmave
bazë, për shkak se, komitetet me status më të ulët nuk kishin obligim të
kryenin ndonjë detyrë me rëndësi shumë të madhe[10].
Fal angazhimit dhe punës së palodhur të këtyre komiteteve në teren u formuan
shumë komitete si : në Prishtinë, në Prizren, në Gjilan dhe në qytete të tjera.
-Komiteti Qendror i ONDSH-së në Prizren
Komitete e para të organizatës së NDSH-së u formuan; në rrethin e Prizrenit dhe të rrethit të Rahovecit, aty nga fillimi i vitit 1945. Për çështje organizative, lindi nevoja, që veprimtaria e ONDSH-es të zgjerohej dhe Komiteti Qendror i organizatës të ndahej në pjesë. Njëri të veprojë në Shkup dhe tjetri në Prizren. Komiteti i Prizrenit u formua me urdhrin e Ali Rizës, ndërsa ai në Rahovec, iniciator ishte Prof. Imer Berisha[11]. Fillimisht këto dy komitetet vepruan të pavarura nga njëra tjetra, por udhëzime merrnin nga organizata simotër në Shqipëri. Kah gjysma e vitit 1945 u zbuluan gati të gjitha komitetet e rretheve të NDSH-së së bashku me KQ të Prizrenit. Ndonëse një pjesë e madhe e tyre u arrestuan, një pjesë tjetër u likuiduan, një pjesë doli maleve, veprimtaria e NDSH-es nuk u ndërpre, por përkundrazi ONDSH u organizua dhe u konsolidua edhe më mirë për të formuar komitetet të reja në tërë territoret shqiptare jashtë shtetit amë.
-Komitetet e ONDSH-së të rretheve, të rajoneve, të komunave
dhe të fshatrave
Sikurse Komiteti Qendror i i Prizrenit,
po ashtu edhe KQ i Shkupit e kishin planin operativ të punës në terren. Me
direktivën e këtij Komiteti Gjon Serreqi formoi në Gjimnazin e Prishtinës,
komitetin e parë të Rinisë Shkollore prej 11 anëtarëve që e përbënin:
JosipLazëri, IsmailSylejmani, Ali Bajrami, JusufIsmaili, KadriMustafa,
GalipBadivuku, XhahidGafurri, ShefkiQitaku, HamdiMustafa, ArifNazifi dhe
RrahmanLatifi[12].
Ky grup dallohej me aktivitetin e dendur që kryente kundër pushtetit jugosllav.
Me direktivën e Ajet Gërgurit, Hamdi
Berisha dhe Gjon Serreqi formojnë në Prishtinë Komitetin e rrethit prej pesë
anëtarësh, në krye me Metë Rexhepin[13].
Në rrethin e Graçanicës, Ajet Gërguri
dhe Gjon Serreqiformojn komitetet komunale në :Fushë Kosovë, Komoran,
DevetJugoviq, Obiliq, Golesh, Batushë dhe Sedllar[14].
Në Podujevë formohet komiteti i rrethit
në krye me Ramë Muharremin. Me ndihmën e këtij komiteti u formuan komiteti
komunal në Koliç prej 11 anëtarëve[15].
Komitetin në rrethin e Kaçanikut e
formoi Rexhep Bunjaku[16].
Në Ferizaj, organizimi filloi me
formimin e komitetit rinor, ku Gjon Serreqi, në shtëpinë e SmailDamisë mbante
takimet.
Në Gjilan, komitetin e rrethit e formoi
Hamdi Berisha. Komiteti bashkë me Hamdiun numëronte nëntë anëtar.[17]
Në Kamenicë u formua komiteti prej
nëntë anëtarëve, me ndihmën e të cilëve u formua edhe komiteti komunal në
Shipashnicë, me kryetar KadriMisinin. Një kohë të gjatë në këto anë kishte
veprua edhe Gjon Serreqi, me ç ’rast kishte krijua një rrjet të madh anëtarësh
në mesin e të cilëve ishte edhe IsmetDërmaku, QemalKallaba, ShaqirKeçmezi, Isa
Dujaka[18]etj
-Komiteti Qendror i LNDSH-së në Shkup
Grupi nismëtar për themelimin e ONDSH
në Shkup ishte i përbërë nga Azem
Marana, HasanBilalli, Mahmut Dumani, HysniQemalEjupi, QemalQazimi, Nebi Veli
Jonuzi dhe Nuredin Ibrahimi, pas tri takimeve që mbajtën në shtëpinë e Veli Jonuzit, në muajin janar të vitit 1945
formojnë “Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare”[19]
Komiteti Qendror i NDSH-së në Shkup u
formua në prill të vitit 1945 dhe veprimtarin e vet e zhvilloi edhe në Kosovë e
Maqedoni[20]. Ky
Komitet pati jetë veprimi më të gjatë se KQ i Prizrenit, përkatësisht deri më
1946, kur edhe u zbulua veprimtaria e tij. Gjatë tërë kohës komiteti i Shkupit
ishte shumë aktiv ngase mbante lidhje edhe me përfaqësuesit e huaj në Shkup si
me përfaqësuesit anglez, amerikan, francez, turk[21]
etj. Rol më rëndësi në punën e KQ të Shkupit luajti Gjon Serreqi[22].Ndonëse
në fillim kryetar u caktua QemalSkenderi, punën e KQ të NDSH-së në Shkup e
udhëheqi Gjon Serreqi, anëtar nga Kosova. Në këtë komitet ishin caktuar
HysniRudi dhe HalimOrana. Gjithashtu aktivitet të dendur zhvillonte edhe Hamdi
Berisha i cili ishte i caktuar edhe si instruktor i KQ të NDSH-së për Kosovë.
-Kongreset e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare
Nga anëtarët e LNDSH-es u mbajtën
gjithsejtë tri kongrese, dhe siç dihej
dy kongrese më herët i kishte mbajtur Organizata “Komiteti Nacional Demokratike
(KND), që fillimisht e kishin quajtur “Irredenta”[23]
gjatë viteve 1944-1945, ku pas përfundimit të luftës e ndërroi edhe emrin në
Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare. Në kohën kur veproi dhe mbajti
kongreset LNDSH[24], rrethanat
ishin të tilla sa këto kongrese u mbajtën brenda një viti, kur edhe bëhet
zbulimi i veprimtarisë të anëtarëve të ONDSH-së.
-Kongresi I (III) i LNDSH-së
Kongresin I (III), u mbajt në Kopilaçë,
më 15-16 gusht 1945[25]. Në
të u ftuan të merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e të gjitha komiteteve të
NDSH-së që vepronin në atë kohë por në këtë tubim nuk kishin marrë pjesë të
gjithë të ftuarit, sepse ishte shumë
vështirë për të udhëtuar, se në çdo pjesë të vendit qarkullonin dhe survejonin
bashkëpunëtorët e UDB-es, dhe, ekzistonte frika që të zbulohen e të arrestohen
anëtarët. Mosardhja e tyre kishte ndikua që të mos zgjidhet KQ i LNDSH-së[26]. Po
ashtu, u vendos që kongresi i ardhshëm të mbahet me 1 qershor 1946.
Gjatë punës dy ditore të kongresit,
pjesëmarrësit morën vendime të
rëndësishme si: Emërtimi i “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare” u shndërrua në: “Lëvizja për Lirimin e Tokave
Shqiptare” – ( LpLTSH ), ngase emri i “Ballit Kombëtar” ishte kompromentuar në
sytë e aleatëve, si organizatë profashiste gjatë LDB dhe kjo së paku për nga
botëkuptimet e anglo-amerikanëve. Komiteti Qendror i LNDSH-së në Shkup u caktua
si 0rgani politik më i lartë i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare (LpLTSH)
dhe lidhje e vetme e Lëvizjes... me Komitetet shqiptare ne Greqi dhe ne Itali ; Guerila shqiptare, ballistët, etj, të
quhen : Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare – (UPDSH); Komandant Suprem i
UPDSH-së u emërua HysenTërpeza, kurse Komandantë te Batalioneve: Hasan Kabashi
- Vitia, BajrushXhakli, Rexhep Okllapi, Shaban Haliti dhe Din Hoxha-Kaçaniku.
Kongresi emëroi “Shtabin e Luftës”, në Shtabin e Luftës të UPDSH-së ishin edhe
Adem Gllacica, i ngarkuar për propagandë, si dhe Ibrahim Kelmendi dhe Luan
Gashi; Ibrahim Kelmendi do të delegohet për propagandë ne viset e Shkupit dhe
Tetovës ; Luan Gashi ne viset e Suharekës e Prizrenit ; Në Kongresin e
Kopilaçës ishte i pranishëm edhe i deleguari i posaçëm i Mulla Idriz Gjilanit,
pikërisht SalihSadikGjyrishefci[27],
ilegal për vet kongresistët; Kongresi gjithashtu aprovoi platformën për
një Thirrje që Shtabi Suprem i UPDSH-së së Kosovës duhej t’ia lëshonte
popullit”[28].
-Kongresi II (IV) i LNDSH-së
Kongresi i II (IV) i
LNDSH-së u mbajt me 1 qershor, në qytetin e Shkupit. Situata politike
kur u mbajt kongresi i dytë ishte edhe më e rëndë se ndërkohë u zbuluan dhe u
arrestuan anëtarët e KQ të NDSH-së në Prizren, dhe njëherë kjo, edhe ishte
shkaku që kushtëzoi që të merren masa paraprake, ngase në Kosovë ishte
instaluar pushteti administrativo-ushtarak dhe çdo veprim ilegal ishte i
vështirësuar, kjo ndikoi që, në çështjen e organizimit të merren masa urgjente.
Sipas disa të dhënave me të cilat disponohet, në kongres morën pjesë vetëm 12
delegatë[29],
sepse situata politike ishte shumë e rëndë dhe e tendosur. Çdo veprim apo
lëvizje përcillej me dyshim nga organet e pushtetit. Megjithatë të pranishmit
morën qëndrim që kongresi t’i zhvillojë punimet, sepse në të ardhmen askush nuk
do të mund të prognozonte për përmirësimin e situatës politike në vend.
Nga ky kongres doli një udhëheqësi e re
e NDSH-së. Kryetar u zgjodh patrioti dhe veprimtari i dalluar HalimOrana nga
Gjilani, QemajlSkenderi u zgjodh zëvendës-kryetar dhe AzemMorana, sekretar i
organizatës, ndërsa anëtarë të KQ të NDSH-së u propozuan dhe u zgjodhën Hamdi
Berisha, Mehmet Bushi, HysenRudi, Januz Balla, Mahmut Dumani, HasanBilalli,
Haki Efendi Sermaxhaj, Osman Cani dhe Mitat Tershana. Kongresin e kishte përshëndetur
edhe Luan Gashi. Që kastile kishte ardhur nga Perugji i Italisë dhe në atë kohë
ishte sekretar i Komitetit të Ballit Kombëtar.[30] Kongresi gjatë punës që zhvilloi, miratoi një
serë dokumentesh që më vonë patën një rëndësi të madhe historike. Delegatet me
aklamacion miratuan “Skemën e organizimit” dhe “Programin e Lëvizjes për
Lirimin e Tokave Shqiptare”[31]. Në
kongres vlen të përmendim se mirënjohje e veçantë për punën dhe hartimin e
dokumenteve iu shpreh HalimOranës, sepse pa angazhimin e tij puna e kongresit
do të ishte më e zbehtë dhe jo në nivelin e duhur[32].
Dokumentin e parë, që e miratoi kongresi
ishte “Skema organizative”, që në të vërtetë në të përfshihej struktura
organizative e organizatës si në terren, po ashtu edhe në vetë komitetet e
tyre. Në çdo qytet dhe në çdo fshat propozohej nga një skemë identike për
formimin e komiteteve të vendit, për lirimin e tokave shqiptare. Koordinimi i
të gjitha punëve ndërmjet komiteteve
duhej të bëhej përmes “Komitetit Epruer”[33].
Ndërsa, Komiteti Epror të jetë i varur nga Komiteti Qendror i NDSH-së. Dhe çdo
komitet, pa marrë parasysh se është i qytetit, fshatit, rajonit apo i komunës,
duhet të ketë strukturën organizative ose udhëheqësin e vet, e cila përbëhet
nga kryetari, sekretari, anëtari i parë, anëtari i dytë dhe anëtarë të tjerë të
kryesisë, që do të caktohen sipas nevojës. Kryesia, respektivisht anëtarët e
saj i ndajnë detyrat dhe obligimet ndërmjet veti, që caktohen sipas nevojës dhe
zotësisë së anëtarëve. Punën e organizimit dhe përgjegjësin për të e mban
kryetari. Ai , ndër të tjera organizon dhe zbaton urdhëratë e Komitetit Epror.
Sekretari në bashkëpunim me dy anëtarët, kryejnë shërbimet e propagandave të
lajmeve dhe si detyrë kryesore kanë të
bëjnë ndërlidhjen ndërmjet shërbimit politik dhe atij ekonomik. Sipas “Skemës
organizative” llogaritej se shërbimi më i ndjeshëm dhe më i nevojshëm ishte
shërbimi politik i komitetit, dhe anëtarët e këtij shërbimi ishin të
obligueshëm që t’i kushtonin rëndësi të posaçme.
Nga “Skema e organizimit” propozohej, që çdo komitet në kuadrin e vet të formonte një trup, i cili do të vepronte nën emrin “SIP” që do të thoshte Sigurim Politik. Sigurimi Politik kishte për detyrë mbledhjen e informatave për personat e ndryshëm dhe të hetonte sigurimin e mirëvajtjes së veprimtarisë së komiteteve.
-Kongresi III (V) i ONDSH-së
Situata e krijuar si brenda ashtu edhe
jashtë kufijve ndikoi që organizata e NDSH-së të mbante tri kongrese partiake
brenda një viti. Kongresi V, u thirr të mbahet më 25 korrik 1946 në malet e
Lipovicës (Blinaj) në Drenicë, por për të humbur gjurmë nga organet e sigurimit
jugosllav lajmërohet se do të mbahet në Kozmaç[34].
Kjo taktikë nga ana e udhëheqësve të
ONDSH-së u tregua e suksesshme, sepse kongresi u mbajt pa u zbuluar nga organet e ndjekjes. Në
kongres merrnin pjesë mbi 250 delegat ndaj edhe ishte më masivi në historinë e
NDSH-së. Gjatë zhvillimeve të punimeve
do të vijnë në kundërthënie dy rryma politike, të cilat artikulonin mënyrat
specifike të luftës. Rryma e parë përfaqësohej nga Osman Bunjaku, i cili
konsideronte se atdhetar është ai luftëtar që nuk e lëshon Kosovën, dhe këtu
zhvillon luftën; ndërsa rrymën e dytë e përfaqësonte Ajet gurguri i cili
konsideronte se në vitet e pasluftës nuk kishte kushte për të zhvilluar luftën
në atdhe, prandaj duhet përgatitur për luftë nga jashtë dhe më përkrahjen e
forcave demokratike në mënyrë të organizuar të kthehen në atdhe për të vazhduar
rezistencën aktive[35].
Bërthamën
e forcave nacionaliste për formimin e Ushtrisë Demokratike Shqiptare e gjejmë
diku në nëntor 1944. Pas formimit të Komitetit Suprem të Kosovës të Adem
Gllavicës më 1 dhjetor 1944[36],
lindi ideja që në çdo pjesë të Kosovës, aty ku jetojnë shqiptarët të formohen
organizatat ilegale si dhe grupet më të vogla të ilegales shqiptare. Në vazhdën
e këtij aktiviteti të lëvizjeve atdhetare, u formuan shumë organizata
patriotike shqiptare, me një distancë kohore të caktuar, e, që
manifestoheshin sidomos pas vitit 1944
dhe në fillim të vitit 1945
-Programi politik i ONDSH-SË
Duhet përmendet se, edhe pas përfundimit të LDB, organizatat ilegale të cilat filluan të vepronin në Kosovë karakterizohen me programet e tyre që kryesisht kishin mbështetje në kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Organizata e cila bëri bujë dhe emër me veprimtarin e saj patriotike gjatë viteve 1945 e deri më 1956 ishte LNDSH-në[37], e cila veprimtarin e saj e shtrinte në Kosovë dhe në pjesën Lindore të Maqedonisë, duke u përcaktuar për luftë të armatosur kundër robërisë së re jugosllave dhe formimit të një shteti shqiptar me territoret e veta. Kishte një politik nacionale e demokratike pro-perëndimore, dhe kryesisht udhëhiqej nga patriot dhe intelektual të shquar si Ymer Berisha,Halim Spahiu,Selman Riza, Gjon Serreqi[38] e shumë të tjerë. Programi i saj ishte i përbërë prej pesë pikave të cilat kryekëput përputheshin me pikat e LSHP.
Teksti i Programi i LNDSH
1. Liri dhe pavarësi të plotë me të
drejtë vetëqeverimi në bazë të vullnetit të popullit të ç’faqun lirisht.
2. Nën tokat shqiptare kuptohet krejt
vendet ku banojnë shqiptaret në 60% pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe
nga kush asht i pushtuem.
3. Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor
kundër asnjë populli fqinj as kundër partije politike, vetem insiston në mënyrë
kulturave dhe me armë do të përpiqet mi arrijtë idealet shekullore të kombit
Shqiptar qi të jetë i lirë dhe vetesundues në shtet të vet me kufij etnik.
4. Mbasi të vendosen kufijt etnik, pa
marr parasysh tjerat kushte të kufijve si janë ato: strategjike, ekonomike,
politike etj, në mënyrë miqësore do te shkëmbehet popullata e pakicave
nacionale, tue i tërheq Shqiptaret qi do te mbetinjasht kufijve në vend të
aryneqi do ti shpërngulin tue u organizue për regjim me të vërtet demokratik
dhe për relacione miqësore me popujt fqi Ballkanik
5. Në kohë paqe Lëvizja nuk do të
pushojë por do te vazhdojë si shërbim roje të drejtave të popullit Shqiptar, si
t’atyne të jashtme, nderkombtaretue u organizue për regjim me të vërtet
demokratik dhe për relacione miqësore me popujt fqi Ballkanik.
“Shema organizative” e Lëvizjes për Lirimin e Tokave
Shqiptare
1. Në çdo vend (qytet e katund)
formohet “Komiteti i vendit për lirimin e tokave shqiptare”
2. Për koordinim pune në mes të këtyre
komiteteve të vendit janë “Komitetet Epruer”
3. Komiteti Epruermvaret nga Komiteti
Qendror. Të parët janë në lidhje me komitetin Epruer e këta me Komitetin
Qendror.
4. Çdo komitet formohet nga : Kryetari,
Sekretari, Anëtari i parë, Anëtari i Dytë, dhe përgjegjës të ndryshëm sipas
nevojës.
5. Këta i ndajnë detyrat dhe
përgjegjësin si mbas nevojës e zotësisë. Drejtimin e përgjithshëm e mban
kryetari, administron dhe zbaton urdhrat e Komiteteve Epruer.
6. Sekretari bashkë me dy anëtarët
kanë: Shërbimin e propagandave të lajmeve, edhe si detyrë kryesore,
ndërlidhjen, ashtu edhe shërbimin ekonomik dhe politik.
7. Shërbimi politik i takon kujdesia e
posaçme. Për këtë çdo komitet formon një trup nën emrin “SIP” (Sigurimi politik).
SIP-i e ka për detyrë mbledhjen e informative mbi personat e ndryshëm dhe heton
sigurimin e mirëvajtjes së veprimtarisë së komiteteve.
8. Komitetet e vendit veprojnë në
marrëveshje në mes të anëtarëve.
9. Komitetet Eprore kanë po këta
persona; për nga shkaku se do të kenë më shumë punë, anëtarët do t’i ndajnë
detyrat dhe në rast nevoje të formojnë seksione me referentë dhe përgjegjës”[39]
-Struktura
organizative
Duke u mbështetur mbi këtë parim ishte
paraparë që Komiteti Qendror të jetë organi më i lartë i organizatës, ndërsa në
terren të vepronin komitetet e rretheve, të rajoneve, të komunave dhe komitetet lokale nëpër fshatra. Komitete
lokale e rajonale kishin statusin e organizmave baze ngase kryenin punë sikur
që ishin grumbullimi i ndihmave materiale, ushqime, veshmbathje, shpërndanin
afishe, përhapnin të vërtetën për NDSH, propagandonin domosdoshmërinë e
bashkimit kombëtar, formonin komitete të reja në terren, ku përfshinin të
rinjtë shqiptar, por gjithashtu ishte si obligim që sa më shumë të angazhoheshin
edhe gratë. Komitetet e para të ONDSH u formuan në Prizren dhe në Rahovec aty
kah fillimi i vitit 1945. Por shpejt lindi nevoja, për shkaqe të sigurisë që KQ
i ONDSH të ndahet në dy pjesë. Kështu ndodhi një pjesë e KQ kaloi në Shkup dhe një pjesë e KQ ngeli në
Prizren.
Komiteti i Prizrenit u formua me
urdhrin e Ali Rizës, kapiten dhe në Rahovec u formua me iniciativën e Prof.
Imer Berishës. Por shpejt këto dy organizata u bashkuan dhe formuan KQ të cilën
e udhëhoqi HalimSpahija. Në mesin e shumë punëve që kryente ONDSH, ajo u
angazhua që çdo anëtarë i organizatës të ketë pseudonim, ishte e obligueshme që
çdo komitet të bënte evidencimin e anëtarëve të vrarë 3. Të regjistronte emrat
e serbëve që torturonin dhe malltretonin, likuidonin shqiptarët 4. Të
regjistroheshin të gjithë shqiptarët që spiunonin apo bashkëpunonin me
okupatorin por detyra më parësore ishte që anëtarët e NDSH të mos hezitonin që
të punësoheshin në organet e shtetit të ri ngase në këtë mënyrë ata vinin më
lehtë deri tek informata dhe qëllimet e pushtetit[40].
Komitetin e rrethit në Prishtinë e formoi Tahir Deda, një qytetar i pasur i cili tërë pasurin e la në shërbim të atdheut por kryetar i saj u zgjodh SylejmanAliu[41], profesor.
Ndërsa procedura e pranimit ne radhët e
NDSH ishte shumë rigoroze, ngase për të pranuar një anëtar të ri duhej të
gjendej një propozues dhe të flet për biografin e tij atdhetare, pastaj nga të
pranishmit kërkohej që të hulumtojnë për të dhe të verifikojnë të dhënat. Kur
të gjitha të dhënat përputheshin në mes të propozuesit dhe të anuarve që kishin
hulumtuar për biografin e tij kandidati pranohej në radhët e NDSH. Anëtarit të
ri i caktohej pseudonimi dhe në një mbledhje thirreshin disa anëtar nga KQ, dhe
personi i pranuar e jepte betimin.
-Teksti i Betimit
Betimi jepej para flamurit, revoles dhe
fillimisht ishte edhe kurani, por më vonë me ardhjen e Gjon Serreqit në radhët
e NDSH-së ndryshon teksti i betimit. Betimi në fillim kishte këtë tekst : “
Betohem në Kuran, në Flamurin Kombëtar dhe në armë, se do të punoi, me
besnikëri e vetësakrificë me çmimin e jetës, për kombin shqiptarë dhe për
çlirimin e bashkimin e tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike”, ndërsa teksti i
dytë i betimit që e kishte modifikua Gjon Sereqi ishte më i shkurt dhe kishte
këtë përmbajtje: “Betohem në Flamur, në fis e në revole se do të mbetem besnik
i organizatës NDSH”[42], në
tekst revolja simbolizonte se poqese dikush tradhton organizatën ai do të
vritej. Betimi kryesisht bëhej në këmbë, dhe ceremonia e pranimit përfundonte
dhe mbledhja kryhej me parullën:
”Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”[43].
Pas pranimit personi që pranohej ishte i barabartë me të gjithë të tjerët dhe
ndaj organizatës merrte obligimet dhe përgjegjësit që i takonin.
-Mbështetja nga shtetet demokratike
Pas përfundimit të LDB, pushteti jugosllav ishte i vetëdijshëm se populli shqiptar dhe forcat nacionaliste në Kosovë dhe gjithandej ku jetonin shqiptaret ishte i pakënaqura me riokupimin dhe aneksimin e Kosovës Serbisë, andaj OZNA dhe organet tjera të ndjekjes ishin angazhua që ti zbulonin anëtarët e organizatave ilegale dhe ti asgjësonin e likuidonin kudo që ndodheshin ato. Andaj, atdhetaret e njohur siç ishte Muharrem Bajraktari e MithatFrashëri që ndodheshin në Greqi e Itali u angazhuan dhe bënë apel tek krerët e forcave nacionaliste që të përgatiten dhe të largohen nga Kosova për Greqi[44], që nga atje të përgatiten më mirë dhe me ndihmën e forcave aleate dhe properëndimore të ndërmarrin aksione për vendosjen e rendit të ri në Shqipëri e Jugosllavi. Po përkrahje kishin bile në bazë të dokumentacionit, del se kishin përkrahje morale nga përfaqësitë angleze, turke, franceze dhe të SHBA-ve, po ashtu përkrahje kishin edhe nga mërgata shqiptare që vepronte në Bari të Italisë dhe në vendet tjera të Evropës e botës.
-Themeluesit kryesor të ONDSH-së dhe profili i tyre politik
Themeluesit e kësaj organizate ishin
kryesisht intelektual, dhe patriot të shquar të kohës. Ishin njerëz të cilët
kishin përfunduar fakultete në vendet perëndimore si në Francë, Itali, Gjermani
etj. Ishin elita shqiptare, njerëz të pasur që shumë nga ata kishin shkrirë
tërë pasurin për çështjen kombëtare. Dhe duhet përmendur se themeluesit kryesor
të saj ishin: Prof. Ymer Berisha që llogaritej se ishte edhe vet koka e
ilegales, pastaj ishin profesorët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë si :
Luan Gashi, Hajdar Maloku-Pllaneja, Gjon Sereqi, agronomi Adem Gllavica, gjykatësi Limon
Staneci, që të dy ishin kryeshefa të rretheve, njëri ishte nga Ferizaj e tjetri
nga Gjilani, gjykatësi Ibrahim Lutfiu,
Ukë Sadiku, kryeshef i qarkut në Mitrovicë, EjupBinaku, kryeshef i rrethit në
Rahovec, me profesion mësues, Ajet Gërguri, teknik i bujqësisë dhe shumë e
shumë të tjerë që nga kjo që thamë le me kuptua se udhëheqësit e ilegales ishin
njerëz të ngritur dhe me atdhedashuri të madhe. Por duhet cekur se ONDSH-ja në
radhët e veta kishte edhe kapitenë në Ushtrinë
Jugosllave si: Ibrahim BanushSedllari, EjupBinaku, HysniRudi si dhe
oficer e nënoficer të tjerë.
Organizata ilegale e ONDSH-së, ishte
organizata më e madhe pas LDB. Ajo gjatë
vitit 1945-1947, në radhët e veta kishte 30.000 mijë anëtar kurse në PKJ në Kosovë kishte vetëm 8.800 anëtar e prej
tyre shqiptar ishin vetëm 6.000 veta[45].
Dhe nga kjo del përfundimi se sa ishte populli shqiptar me pushtetin dhe partin
komuniste.
Organizata ilegale patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” në
Kosovë (1945)
Një
ndër këto organizata që zhvilloi veprimtari të dendur, që la gjurmë, e bëri
jehon por që e tërë veprimtaria e saj ishte
afatshkurtër, ishte organizata politike-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” e
udhëhequr nga patrioti dhe atdhetari i shquar profesor Ymer Berisha[46].
-Kuvendi i parë i Organizatës patriotike “Besa Kombëtare”
Organizata patriotike “Besa Kombëtare” u formua me 28 nëntor 1944, ne fshatin Abria e Epërme të komunës së Skenderajt, ne ndërtesën e Shkollës fillore te këtij fshati.ProfesorYmer Berisha, me shumë patriot dhe me shumë nxënës të Shkollës Normale-Gjimnazit “Sami Frashëri” kishin ardhur nga Prishtina, për të organizuar dhe mbajtur: Kuvendin e parë të organizatës “Besa Kombëtare”
Ky Kuvend u mbajt si rrjedhojë e parapërgatitjeve të
bëra qysh ne Mbledhjen konstituive
të 12 shtatorit 1943-ës, të mbajtur në
Pejë. Në Kuvendin e
Drenicës, morën pjesë shumë delegatë të “Besës Kombëtare” si dhe mysafirë e te ftuar, ne radhët e te
cilëve dalloheshin : kolonel
Sylejman Shkoza, tribuni Shaban Polluzha, BislimBajgora, UkshinKovaçica,
AhmetSelaci, Adem Voca, HaradinVidishiqi, Mulla MustafëFazliu, Sherif Tërstena,
AzizZhilivoda, LahëLuboveci, IsmailMurtezLushta, Miftar Bajraktari,
MehmetGradica, NduePërlleshi, Qazim Bajraktari i Astrazupit, ZefGjidoda me
çeten e tij luftarake, MarijeShllaku, heroina shkodrane, e cila edhe e mbajti
Procesvërbalin e këtij Kuvendi si dhe mbajti një fjalim, MehmetGradica, Ukë
Sadiku me Çetën e tij i siguroi rojet për mbajtjen e këtij Kuvendi pa pengesa.
Aty ishin edhe SadikLutani, Rexhep Gjeli, SadikZeneli, HamitEmini – “Doktorri”,
AlushSmajli – “Qerrataja”, Feriz Boja, Mulla IlijazBroja[47]
e shumë të tjerë e sidomos përfaqësuesit e Drenicës së Epërme. Ne Kuvend u
ftuan edhe mysafirë të tjerë, kështu që numri i pjesëmarrësve ne këtë Kuvend
arriti ne 243 veta. Ne Kuvend u vendos qe te punohej për shkëputjen e Kosovës
dhe viseve të tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia; te sabotohej
çarmatimi i popullit shqiptar nga pushtuesit e rinj, e që do të bashkohej me
Ushtrinë e ardhshme kombëtare shqiptare. Këtu, në këtë Kuvend u zgjodh edhe
Kryesia e Organizatës “Besa Kombëtare”, me kryetar prof. ImerBerishen, sekretar
IsmailYmer Thaçi nga Zakuti i Podujeves, si dhe u aprovua një program i qartë
kombëtar dhe u caktuan kahet e organizimit për shtrirjen organizative te saj,
sidomos ne radhët e rinisë kosovare[48]
Shkuarja
e prof. Ymer Berishës nga Prishtina në Drenicë, kishte për qëllim zhvillimin e
aktivitetit politik e ushtarak në ato fshatra, por edhe aktivizimin e lidhjeve
të vjetra të luftës së përbashkët të Drenicës dhe anës se Rrafshit të
Dukagjinit, por edhe të Mitrovicës, Vushtrrisë, Shalës së Bajgorës dhe Llapi[49]. Ndërsa në Prishtinë kishte vënë lidhje edhe me Adem Gllavicën, ngaqë ai
ishte kryetar komiteti. Prof. Ymer Berisha në Prishtinë bëri përgatitjen e
nevojshme: siguroi armatim të nevojshëm dhe njerëz që do të shkonin në Drenicë.
Organizata ilegale-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare”, ishte e formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste. Dhe qëllimi suprem i saj ishte bashkimi i tokave shqiptare.[50] Por, deri në mars të vitit 1945 shumë pak ose fare pak zhvilloi ndonjë aktivitet në teren, ndërsa në pjesën e dytë të vitit 1945 zhvillon një aktivitet të dendur[51], dhe luajti një rol të rëndësishëm në ilegalen shqiptare.
Në këto rrethana të okupimit, në Kosovë
dhe në të gjitha territoret shqiptare këndej kufirit, zbatohej një diktaturë e
egër ushtarake e udhëhequr nga grupet e komandove çetnikë si dhe komunistëve
sllav. Sidomos, terrori e gjenocidi ndaj popullatës së pafajshme shqiptare
erdhi e u shtua pas vrasjes së MilladinPopoviqit ( 13 mars 1945), i cili ishte
një alibi i mirë që OZNA haptas justifikoi terrorin dhe likuidimin e
intelektualëve shqiptar. Prijësit e Mbrojtjes Kombëtare dhe të njësiteve
vullnetare të Frontit Nacional Shqiptar, të cilët i kishin shpëtuar ndjekjes,
bënin përpjekje të vazhdueshme në grumbullimin dhe në konsolidimin
politiko-ushtarak të forcave shqiptare për formimin e Ushtrisë Demokratike
Popullore Shqiptare. Nëpër mes kësaj patriotët synonin të bënin lidhjen e të
gjitha forcave antikomuniste, që më vonë do të shndërrohen në një ushtri me
karakter gjithëkombëtar shqiptar.
Prof. Imer Berisha, edhe pse në kushte
tejet të vështira, zhvillonte një aktivitet të dendur në çdo pëllëmbë të
Dukagjinit dhe në Kosovë në tersi. Ai punonte me ngulm e vendosmëri që të bënte
lidhjen e të gjithë krerëve të rezistencës si në Kosovë po ashtu edhe në
Shqipëri. Këtij qëllimi ia arriti me kontaktimin e Pashkë Bibë Mirakajt, i cili
ishte njëri ndër udhëheqësit më me ndikim në lëvizjen e rezistencës që
zhvillohej në Shqipërinë Veriore[52].
Të njëjtat qëllime dhe dëshira për një unitet sa më të madh të lëvizjes, i
ushqente dhe i përkrahte edhe Pashkë Bibë Mirakaj, që ishte vëllai i Kolë Bibë
Mirakajt, i cili ishte ministër gjatë kohës së Italisë, dhe ndodhej në mërgim
në Itali. Që të dy, edhe prof. Imer Berisha e edhe Pashkë Bibë Mirakaj ishin të
vetëdijshëm se pa një unitet të përbashkët të të gjithë ilegales shqiptare nuk
do të ketë Shqipëri Etnike. Në mars të vitit 1945, Pashkë Bibaj i dërgon një
letër profesorit, me të cilën kërkon të takohet me të. Korrieri duke e dërguar
letrën në rrugë e sipër bie në pritë, dy prej tyre vriten, por megjithatë letra
bie në duart e profesorit. Takimi ndërmjet tyre realizohet, por me shumë vonesë
ngase që pritej[53]
dhe çdo vonesë në takim ishte shumë e dëmshme për lëvizjen.
Pas takimit që pati prof. Imer Berisha
me Pashkë Bibën, më 20 korrik të vitit 1945, në fshatin Vogovë, afër Gjakovës,
aktiviteti që u zhvillua më vonë nga anëtarët e lëvizjes ishte i pa mohueshëm.
Pas kthimit nga takimi profesori u takua me mikun dhe shokun e idealit, Ukë
Sadikun, që llogaritej se ishte njeriu më me ndikim në ilegalen kosovare. Po në
këtë takim u morën vesh që ata të dy të përfaqësojnë grupet ilegale në tubimin,
që u caktua të mbahet në shtator në vendin Mirëditë, në veri të Shqipërisë. Po
aty u mor qëndrimi që të formojnë organizatën politike, respektivisht të
riorganizojnë punën në organizatën ilegale-politike të NDSH-es. Pas kësaj
mbledhjeje u dërguan korrierët, në çdo grup ilegal që t’i dërgojnë
përfaqësuesit në takimin që do të mbahet në Dobërdol[54].
-Kuvendi i Dobërdolit
Në këto rrethana të krijuara, momenti
historik shtroi nevojën e domosdoshme për mbajtjen e një Kuvendi të ilegales
shqiptare, ku do të bëhej bashkimi i të gjitha këtyre grupeve-lëvizjeve, me një
qendër udhëheqëse ushtarako-politike për veprime kombëtare-bashkimin e trojeve
shqiptare. Nga një takim paraprak i njësive udhëheqëse u caktua vendi- fshati
Dobërdol, dhe data e mbajtjes 4-5 gusht 1945.
Sipas vlerësimeve që vinin nga tereni, situata për mbajtjen e Kuvendit të Dobërdolit ishte e volitshme. Në bisedë me Ukë Sadikun, prof. Imer Berisha takimin ndërmjet krerëve të ilegales e kishte caktuar për muajin gusht të vitit 1945, në fshatin Dobërdol, në malet e MartinPjetrit. Më 24 gusht filloi tubimi i madh i ilegales. Në të merrnin pjesë 19 grupe me përcjellësit e tyre, ndër të cilët edhe përfaqësuesit prej Roxhaje dhe Pazarit të Ri gjithsejtë 158 veta[55].
Aty u takuan udhëheqësit siç ishin :
Ukë Sadiku, DemëAliPozhari, NduePërlleshi, Zef Gjin Doda, ZeqëSokoli,Qazim
Bajraktari, Shaban Sadik- Rama, SadikLutani, AlushSmajli, Ferat Kotorri , Adem
Shala, NjaziAlishani, Zhukë Haxhia, Islam Tabaku, Rexhë Xhela, Mulla Ilazi,
BikoDresheviq[56] (
i cili me vete kishte sjell edhe katër të arratisur nga Sanxhaku ), dhe shumë
të tjerë.
Përfaqësuesit nga rrethi i Vushtrrisë,
Podujevës, Mitrovicës, nuk merrnin pjesë për hir të situatës së vështirë, por
profesori ata i kishte njoftuar me kohë për detyrat dhe organizimin e punës së
tubimit. Përfaqësuesit nga Ferizaj, Gjilani,e Kaçaniku për arsyen objektive nuk
kishin prezantuar në takim[57].
Kuvendi i Dobërdolit kishte zgjatur dy ditë. Gjatë tërë punës së kuvendit, në
kodër mbi Llugë afër Dardhës së Madhe siç e quanin vendasit, u vendos flamuri
me shqiponjën dykrenore dhjetë metra i gjatë, që e ruante roja e nderit
AlushSmajli i Llazicës.
Në mënyrë solemne Kuvendin e hapi Ukë Sadiku. Ai i përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi prof. Imer Berishën si iniciator ideor të lëvizjes dhe krijues i organizatës “Besa Kombëtare”, dhe pikërisht për situatën politike foli vetë profesori. Ai tha para të pranishmëve se “Situata politike është shumë e rëndë dhe me ndihmën e aleatëve priten ndryshime të mëdha, por theksoi se , ne duhet të jemi të gatshëm që në momentin e duhur të marrim pushtetin”. U kërkua që edhe në terren të bëjmë mobilizimin e duhur të masave, dhe të jenë të gatshëm për aksione konkrete. Kuvendi i Dobërdoli zgjati dy ditë, procesmbajtëse e këtij tubimi kaq të madh e kaq të rëndësishëm ishte MarieShllaku, shkodrane[58]. Gjatë tërë kohës tubimi ishte i siguruar shumë mirë, sepse e ruanin luftëtarë të spikatur, njëherë edhe tërë fshati bënte roje, por dalloheshin SmajlHajdari, HalilSadria, ZefPërlleshi, MartinPjetri dhe luftëtar të tjerë të Ukë Sadikut dhe NduePërlleshit[59]. Kuvendi pasi zgjodhi udhëheqësit ushtarak, mori vendim që të sulmohen njësitë e “UNÇ” në Drenicë dhe në minierën e Trepçës, ku ishin inkorporuar forcat çetnike pas rehabilitimit të tyre. Kjo luftë ishte një goditje e rëndë për armikun. Në këtë kuvend u mor edhe qëndrimi që të formohet organizata politiko-ushtarake, patriotike ilegale “Besa Kombëtare”, e cila do të udhëhiqet nga kryesia e përbërë prej 12 vetave. Supozohet se në Drenicë ishte hera e dytë që formohej kjo organizatë, por me pak ndryshime, ngase atëherë quhej organizata e rinisë “Besa Kombëtare”[60], dhe ishte e zyrtarizuar, si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri.
Kuvendi
zgjodhi Ukë Sadikun udhëheqës të
sektorit ushtarak, ndërsa prof. Ymer Berisha u caktua udhëheqës i sektorit
politik[61].
Të dy këta ishin anëtarë të rrethit të ngushtë të Shtabit Udhëheqës të
organizatës.
Ishte hera e parë që në radhët e
grupeve ilegale patriotike u emëruan komisarët. Kjo ishte edhe një garanci se
grupet do të aktivizohen dhe do të veprojnë edhe më tepër në teren sipas
direktivave të udhëheqësish qendrore. Përveç këtyre në kuvend u zgjodhën edhe
udhëheqësit e sektorëve sipas parimit territorial, duke mos lënë pa emëruar
edhe aty, pos udhëheqësve ushtarak edhe udhëheqësit politikë. Meqenëse Kosova
dhe Dukagjini u ndan në 12 sektorë dhe u
emëruan 12 komandantë dhe po aq komisarë politikë për të pasur autoritet edhe
më të madh në fushën ushtarako-politike dhe për të qenë më afër popullit, ky
grup u quajt “12 këshilltarët”[62].
Pas kryerjes së kuvendit, grupet u larguan njëra pas tjetrës, pa pasur as më të
voglin problem. Të gjithë delegatët u shpërndan me përshtypjet më të mira,
posaçërisht ndjenin një simpati dhe një besim të madh ndaj profesor Ymer
Berishës.
Për pjesëmarrjen në Kuvendin e
Dobërdolit, për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjen e lëvizjes për çlirimin
kombëtar dhe për një Shqipëri etnike, udhëheqësit e këtij kuvendi si dhe shumë veprimtar të kësaj ane u dënuan
me burg shumëvjeçar. Iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë, u maltretuan familjet
dhe bënë akte genocidale ndaj tyre. Represion shtazarakë përjetoi sidomos
familja e DanPjetrit, në pronën e të cilit u mbajt Kuvendi. Po në këtë familje
ishte e strehuar 6 muaj edhe MarieShllaku.
-Organizimi i organizatës
Organizata politike-patriotike “Besa
Kombëtare” gjatë veprimtarisë së vet arriti të ketë një strukturë organizative,
që i përshtatej kushteve dhe rrethanave në të cilat vepronte. Përveç Shtabit
Udhëheqës që ishte i përbërë prej 12 vetash, në kuadrin e saj në mënyrë aktive
vepronin edhe katër grupe:
1. Roja
besnike, që ishte një grup pranë Shtabit që kishte për detyrë ruajtjen dhe
sigurimin e Shtabit të Organizatës me një besnikëri fanatike[63].
2. Urdhërdhënësit,
ata vepronin në kuadrin e shtabit dhe merreshin kryesisht me sjelljen dhe
përcjelljen e porosive, kryesisht vepronin për shtabin[64].
3.
Atentatorët, ishin grup në të cilën përfshiheshin personat specialë që
ishin caktuar nga vetë shtabi për të kryer ndonjë atentat në njerëz të caktuar
të pushtetit apo në ndonjë tradhtar të popullit që shtabi e shihte si të
nevojshëm për likuidim[65].
4. Dora pastruese ose dorë-vrasësit, që kishin për detyrë të bëjnë likuidimin e personave, kryesisht tradhtarëve, në mesin e të cilëve ishin bashkëpunëtorët e OZN-es. Ata përcillnin tradhtarët dhe personat që bashkëpunonin me okupuesin, i dorëzonin në shtab dhe sipas vendimit të shtabit i likuidonin.[66] Qëndrimi ishte që këto grupe të vepronin edhe në shtabet e sektorëve, që ishin të përfshirë në 16 rrethe. Për rrethin e Prizrenit udhëheqës politik u caktua NjaziAlishani, ndërsa udhëheqës ushtarak u caktua Ali Riza, kapiten; Në Gjakovë u caktua Mehmet Agë Rashkoci, udhëheqës ushtarak- DemëAliPozhari; Në Rahovec u caktuan AlushIsmaili dhe Qazim Bajraktari; Në Pejë u caktuan Zef Gjin Doda dhe NduePërlleshi; Në Rugovë u caktuan Islam Tabaku dhe Zhukë Haxhia: në Istog Azem Shala dhe FerizBojaj; Në Drenicë u caktua Mulla Ilazi dhe SadikLutani; Në Suharekë u caktuan SaliRama dhe Mehmet Sherifi; Për Sanxhak u caktuan SadikRadovci dhe BikDreshoviqi; Për Prishtinë u caktuan IsmailGorani dhe Luan gashi; Për Mitrovicë, Vushtrri, dhe Podujevë u caktuan AhmetSelaci ndërsa për Ferizaj, Gjilan dhe Kaçanik u caktua Adem Gllavica.[67]
Sipas të dhënave vërehet se gjashtë rrethet
e fundit, në kuvend ku u bë përcaktimi i përfaqësuesve, rrethi i Mitrovicës,
Vushtrrisë, Podujevës, Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut nuk i kishin delegatët
e vet, andaj caktimi i përfaqësuesve të tyre u bë nga rrethet tjera që ishin
prezent.
Vlen të cekët se puna që bëhej për këtë
organizatë dhe në këtë organizatë ishte tepër konspirative dhe çdo veprim ishte
i matur. Për tërë punën që bëhej në terren organet e OZN-es nuk kishin njohuri,
ndonëse vijimisht gjurmonin grupe të shumta dhe kishin një numër të madh
spiunësh në terren, që i kishin angazhuar për zbulimin e tyre. Edhe pse në disa
shkrime thuhej se në grupin e Ukë Sadikut, UDB-eja kishte njeriun e vet, ai
disi ishte filtruar në grup, por prapëseprapë
personi spiun nuk kishte guxim ti lajmohej qendrës. Kemi të dhëna se
edhe pasi se ishte kryer tubimi, OZNA kishte mbledhur informatat për grupet
ilegale, kahet e shkuarjes së tyre, njerëzit më aktiv etj.
Më 9 shtator 1945, organet e
OZN-es në bashkëpunim me ushtrinë
sulmojnë pjesën më kryesore të organizatës, në fshatin Jashanicë, prej nga
sulmi bartet në Siçevë dhe në Drenicë. Në këto përleshje u vranë 28 ilegal, në
mesin e tyre humbi jetën edhe vëllai i patriotit të njohur- Ukë Sadikut, Shaban
Sadiku, dhe Adem Shala. U plagosën 4 veta nga grupi, ndërsa nga Brigada e
Bokelit u vranë 14 veta[68].
Kuvendi i Mirëditës ishte caktuar që të mbahet në shtator, por për shkak të sulmeve që i bënë organet e OZN-es dhe brigadat e UNÇ_së, ata qenë të detyruar që takimi i Mirditës të mbahet pa prezencën e kosovarëve. Pas takimit të Mirëditës , prof. Imer Berisha mori letër nga Muharrem Bajraktari, ku njoftohej për punën e Kuvendit dhe nga ai kërkonte që së bashku me Ukë Sadikun të takohen në Shqipëri për detajizime të punëve e detyrave që dolën nga aty. Kryetari i organizatës “Besa Kombëtare”, prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku në përcjellje të 12 luftëtarëve u nisën për në Shqipëri në takim me Muharrem Bajraktarin. Me ta shkuan edhe Qazim Bajraktari, Mehmet Aga, DemëAlia dhe NduePërlleshi. Megjithatë takimi nuk u bë[69] për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël për vendin e takimit.
-Komitetet e “Besës Kombëtare” në terren
Qëllimi i organizatës ilegale
patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” ishte që të formojnë sa më shumë
komitetet të reja në terrenin e Kosovës dhe të Sanxhakut. Sipas instruksioneve
të prof. Ymer Berishës, MarselVuçaj , administrator i këshillit popullor të
Pejës, u angazhua që në këtë qytet të formojë Komitetin e rrethit të “Besës
Kombëtare”, në të cilën ai- MarselVuçaj u zgjodh kryetar, ndërsa për anëtarë u
zgjodhën : prof. Isa Çavolli, MuhametVokshi, ViktorGashi, JusufHaxhia e Jak
Krasniqi, që të gjithë nxënës të shkollës së mesme, HamzaBegolli mësues dhe
FranjoÇiflaku. Po në këtë qytet u formua
edhe komiteti i rinisë i “Besës Kombëtare”, që e përbënin dy mësues,
SkenderRizaj dhe Engjëll Berisha dhe nxënësit e gjimnazit si :Osman Basha,
Shefqet Kelmendi, KamberPajaziti, dhe Ramiz Kelmendi[70].
Komiteti i rrethit të Pejës së bashku
me, Komitetin e Rinisë së Pejës zhvillonin një bashkëpunim të ndërsjellë, dhe
çdo aktivitet që zhvillohej, bëhej në mënyrë të koordinuar. Detyrat, që kishin
prioritet, ishte ajo që sa më shumë të rinj të përfshihen në radhët e
organizatës. Lirisht mund të thuhet se kjo ishte edhe një detyrë e përgjithshme
që vlente për tërë organizatën. Të vinin sa më tepër kontakte me masat e gjëra,
dhe sa më shumë ti brumosnin me ndjenjën patriotike ndaj atdheut, dhe të
nxisnin urrejtjen ndaj okupatorit.
Me këto dy komitete lidhje të ngushta
kishte edhe KolëParubi[71],
ku më vonë me kontaktet e shpeshta që kishte me Bernard Llupin dhe me
MarselVuçajn nxorën përfundimin se ishte më se e nevojshme të formonin
Komitetin e Ri Qendror, dhe pas një kohe, e tërë kjo u bë realitet. Përveç tre
të lartpërmendurve në komitetin e ri Qendror u caktua edhe HajdarPlaneja-
Maloku[72],
i cili u caktua për kryetar të komitetit, për anëtar u caktua Enver Sudi,
maturant nga Prishtina dhe Gjergj Bahtiri mësues nga Shkodra. Si detyrë tjetër
me prioritet e Komitetit të Ri Qendror ishte fillimi i menjëhershëm i përgatitjeve
për luftë të armatosur kundër okupuesit, dhe të punohet sa më shumë në
drejtimin e bashkimit të trojeve shqiptare. Për tërë këtë edhe komiteti kishte
për qëllim formimin e komiteteve të reja në terren, si ato të rretheve po ashtu
edhe ato komunale. U mor qëndrimi që sa më shpejt të aktivizohen sektorët si ai
i financave, i propagandës dhe i agjitacionit. Të bëhet grumbullimi i armëve si
dhe materiali sanitar. U kërkua që shërbimi i informimit të jetë shumë më
aktiv.
Në nismë Komiteti Qendror ishte shumë
aktiv, por me largimin e HajdarPlanejës[73],
aktiviteti u pakësua. Anëtarët e tjerë filluan të bëhen më të kujdesshëm,
meqenëse ata ishin vazhdimisht të përcjellë nga organet e OZN-es, andaj një
aktivitet i pakësuar ishte i natyrshëm dhe një kujdes më i madh ishte më se i
nevojshëm. Edhe pse në krahasim me aktivitetin e mëhershëm të Komitetit të Ri
Qendror vërehej ngecja. Komiteti i ri aktivitetin e vet e orientoi në formimin
e komiteteve të reja të rretheve dhe të
komiteteve komunale, që ishte njëra ndër detyrat parësore të saj. Në ndërkohë u
formuan komitetet e rretheve në Gjakovë, në Prizren, në Istog, në Drenicë. Në
Pejë ishte i formuar komiteti më herët. Komitetet e komunave u formuan në Kievë të Rahovecit, në Has të Prizrenit,
në Ponoshec, në rrethin e Gjakovës, në Polac, në Glanasellë në rrethin e
Drenicës, në Klinën e Poshtme dhe të Epërme dhe në Runik[74].
Të gjitha komitetet kryenin detyrat që
iu kishte caktuar Komiteti Qendror. Por, një aktivitet më të dendur e
zhvillonte komiteti i rrethit të Gjakovës. Ky rreth me punën e vet formoi edhe
dy komitete rajonale. Kryetar i komitetit të rrethit të Gjakovës ishte drejtori
i shkollës Sylejman Lleshi, anëtarë ishin: ZefMekaj, profesor nga Shkodra,
Skender Curri dhe MavrushNura profesor nga Gjakova, DulaHilmiu e Murteza
Kryeziu mësues, Nusret Zeka nga Shqipëria. Gati shumica e anëtarëve të këtij
komiteti më parë i takonin partisë së juristëve të Sylejman Rizës nga Gjakova[75].
Me një unitet të madh të gjithë këta anëtarë ia dolën të zhvillojnë një
aktivitet dhe të kryejnë punë shumë të frytshme në organizimin e organizatës.
Në komitetin e rrethit të Drenicës dhe
të Skenderajt, shfaqej një dukuri, e cila duhet të ceket, se në të dy
komitetet, udhëheqësja e tyre ishte e angazhuar në organet e pushtetit të ri
jugosllav, por në organizatën patriotike ilegale shqiptare “Besa Kombëtare”, që
të gjithë ishin aktivist të dalluar. Kryetari i komitetit të rrethit HilmiZariqi, në të njëjtën kohë ishte edhe
kryetar i Këshillit Popullor Krahinor dhe deputet i Kuvendit Popullor të
Serbisë, përndryshe me profesion ishte tregtar i suksesshëm. Anëtarë të
komitetit ishin edhe Ilaz Cungu, sekretar i komitetit të rrethit të PKJ-së,
HysenThaqi, shef i sektorit për punë të brendshme të këshillit popullor të
rrethit. Avdullah Rexhepi nga Vërbovci, nëpunës dhe Ibrahim Spahiu nxënës me
gjimnaz të mbaruar nga fshati Broçne[76].
Duke pasur parasysh përbërjen e
anëtarëve të komitetit të rrethit të organizatës “Besa Kombëtare”, në rrethin e
Drenicës, në të njëjtën kohë ishin edhe anëtarë të PKJ-së, dhe në
funksione të ndryshme të pushtetit. Ata
në këtë mënyrë luajtën një rol të madh
dhe patën një ndikim të pamohueshëm me plot sakrifica, ata ndikuan që
QazimSabiti, që ishte nëpunës i organeve të OZN-ës në Skenderaj, që të
lajmërojë organizatën për çdo aktivitet të mundshëm të organeve të pushtetit.
Falë aktivitetit të QazimSabitit, të gjithë anëtarët e organizatës ilegale
zhvillonin aktivitet pa fijen e drojës se do të zbulohen nga UDB-ashët. Ata
lëviznin të lirë në terren, takoheshin ndërmjet veti në pikë të ditës. Me
informata që sillte nga OZN-a, sektorit për informim i mundësoi që të depërtojë
në sekretet më të thella të OZN-es. Në këtë mënyrë u zbuluan të gjithë
bashkëpunëtorët e UDB-es. Bëhej me kohë njoftimi i pritave të shumta, që i
venin organet e pushtetit si dhe bëhej me kohë njoftimi i çdo lëvizjeje që
bënin njësitet ushtarake në terren. QazimSabiti me punën dhe aktivitetin e vet
të dendur që bëri për organizatën ilegale ndikoi që organizata të ketë një jetë
më të gjatë në rrethin e Drenicës. Bile, falë syçeltsisë së Qazimit shpëtoi nga
zënia e sigurt nga organet e OZN-ës Muharrem Bajraktari[77].
Aso kohe Koloneli Muharrem Bajraktari, vepronte e jetonte në Shqipërinë
Veriore, në rrethin e Lumës. Organet e Sigurimit i kishin rënë në gjurmë, dhe
plani u përpunua deri në detaje për zënien e tij. Në grupin e nxënies ishte
caktuar edhe QazimSabiti, ndonëse ishte caktuar edhe një grup tjetër për të
shkuar në takim me te. Qazimi s’iu atdhetar që ishte, çdo gjë po përcillte me
kujdes, dhe çdo gjë zbuloi me kohë. Informata e Qazimit në momentin e
pikërishem ishte më e shpejt se veprimi i UDB-ashëve. Ata në rrugë e sipër për
në takim me Muharrem Bajraktarin, u sulmuan nga forcat patriotike, dhe Muharrem
Bajraktari i shpëtoi zënies së sigurt nga UDB-eja.
Komitetet përveç formimit të tyre në
Dukagjin, e në Drenicë, ato u formuan edhe në Kosovë. Në Prishtinë vepronte
komiteti i rrethit, por pas një pune të frytshme, ata u zbuluan dhe u
likuiduan.
-Bashkëpunimi i OPISH “Besa Kombëtare” dhe ONDSH-së
Qëllimet e gjithë ilegales së
organizuar shqiptare ishin dhe mbetën
uniteti në organizim dhe në veprim, mirëpo rrethanat politike impononin një
aktivitet të veçantë të grupeve. Për hir se mundësia e bashkëveprimit ishte e
pamundshme, edhe pse qëllimi suprem i të gjitha organizatave ishte bashkimi i
të gjitha trojeve shqiptare, për të krijuar një Shqipëri Etnike. Ose siç do të
thoshte VasfiSamimi se: “Çdo njeri duhet
ta dijë se ne nuk duam as një Shqipëri të vogël as një Shqipëri të Madhe, por
duam vetëm e vetëm një Shqipëri të vërtetë...”[78]
Qëllimi i tërë ilegales ishte që masat e gjera popullore të përfshihen në
organizatën ilegale. Krejt e natyrshme ishte që një patriot apo një aktivist i
zakonshëm të jetë anëtar edhe i organizatës “Besa Kombëtare”, por në të njëjtën
kohë të jetë edhe anëtarë i Organizatës
“Nacional Demokratike Shqiptare” apo i ndonjë tjetre. Gjatë hulumtimeve kam
hasur në shumë të dhëna që anëtari i një organizate kryen një aksion në një
organizatë tjetër që plotësisht përkrah programin e saj, megjithëse as
programet e këtyre dy organizatave nuk ndryshojnë shumë ndërmjet veti. Andaj
hasim edhe në vështirësi se si të bëhet klasifikimi i tyre. Në dokumentet, që i
ekspozon UDB-eja për organizatën e Pejës thuhej se ai grup i takon “Besës Kombëtare”,
ndërsa në disa materiale e shkrime individuale hasim se ky grup i takon
organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare”. Mund të ndodhë, se dëshmitë, që
bëhen nga të arrestuarit, për ta ruajtur njëri-tjetrin, dëshmojnë, edhe atë
gjëja se ata nuk janë anëtarë të së njëjtës organizatë. Në bazë të të
dhënave që kemi, mund të konkludojmë se
dallime përçarëse nuk kishte ndërmjet tyre. Programet e të gjitha organizatave
ilegale ishin vetëm një, pra programi kombëtar pa ngjyrime ideologjike.
Llogaritet se si personalitet në vete që paraqitet në vitet 1943-1946, me
program dhe platformë për mbrojtjen e kufijve etnik dhe iniciator për formimin
e organizatave ilegale ishte profesori atdhetar dhe strategu i lëvizjes Ymer
Berisha. Ishte shok e mik i ngushtë i Kolë Bibë Mirakajt.[79]
Me urdhrin e tij, prof. Imer Berisha
erdhi në Kosovë si profesor i Gjimnazit “Sami Frashëri”. Qëllimi ishte që të
përhapë sa më shumë idetë atdhetare për bashkimin e tokave shqiptare. Qëllimi i
tërë kësaj ishte siç thoshte profesori, nëpër mes organizatave po bëhet
masivizimi më i madh i shqiptarëve në frontet e rezistencës. “ONDSH-ja” ka qenë
organizatë e formuar në prapavijë, ku edhe zhvillonte aktivitetin e saj. “Besa
Kombëtare” kryesisht mbështetej në grupet e ilegales, dhe me ta bashkëpunonte ngushtë, edhe pse edhe kjo veprimtarinë e vet
e mbështeste në formimin e komiteteve në prapavijë. Hasim , edhe këtë, ndërmjet
këtyre dy organizatave që anëtarët e tyre të mbajnë mbledhje të përbashkëta,
zgjidheshin në vende udhëheqëse në të dy organizatat. Rasti i Kongresit të
Pestë të NDSH-es, ku si udhëheqës i saj u zgjodh prof. Imer Berisha. Organizata
“Besa Kombëtare”, vepronte kryesisht në territoret e Dukagjinit dhe përfshinte
një pjesë të Kosovës. ONDSH-ja përfshinte një territor sa më të gjerë të
Kosovës e të Maqedonisë Perëndimore. Thënë me një fjalë dallimi ndërmjet këtyre dy organizatave nuk ka
ekzistuar, veç se në emërtime të ndryshme. Andaj nuk ka qenë fare me rëndësi se
cilës organizatë i ke takuar, veçse ku ke vepruar dhe se sa ke vepruar.
-Organizata e të rinjve të Pejës dhe revista “Drita e
lirisë”
Të rinjtë që aderonin në grupin e të
rinjve të Pejës, të inspiruar nga
shpirti demokratik i moshës rinore dhe që ishin shumë larg nga realiteti
komunist, kishin krijuar urrejtje ndaj armikut, pasi që ishin të zhgënjyer me
premtimet e dhëna gjatë luftës. Ata ishin të dëshpëruar me pushtetin e
instaluar okupues në Kosovë. I tërë ky angazhim, e tërë kjo veprimtari, grupit
të të rinjve që vepronin ilegalisht në gjimnazin e Pejës u dukej pak. Ata ishin
të pakënaqur prandaj kërkonin rrugë e mundësi të reja për të bërë më shumë për
popullin e tyre. Kështu do të lindë nevoja që organizata të ketë edhe shtypin e
vet, me anë tët të cilit do të shprehnin idetë, qëllimet dhe orientimet e tyre
e të vetë organizatës ilegale, duke synuar realizimin sa më të shpejtë të
aspiratave kombëtare. U vendos që për një informim sa më të drejtë të popullit,
të fillojnë nxjerrjen e një reviste e cila në fillim do të dilte dy herë në
muaj e më vonë ndoshta edhe më shpesh. Organi i këtij grupi do të quhej “DRITA
E LIRISË”. Anëtarët e grupit u pajtuan njëzëri për këtë emërtim dhe redaktor të
revistës caktuan gjimnazistin SkenderRizaj, ndërsa anëtarë të redaksisë
ViktorGashin, Ramiz Kelmendin, Shefqet Kelmendin, Engjëll Berishën, Osman
Bashën dhe KamberPajazitin[80].
Pas marrjes së këtij vendimi anëtarët e redaksisë fillimisht mblidhnin punimet,
bashkërisht i përpunonin ato, ndërsa redaktori që ishte caktuar nga shokët i
merrte ato, i lexonte, i analizonte, i radhiste dhe pasi e kryente punën redaktoriale
materialet e kompletuara për numrin e revistës i jepeshin ViktorGashit[81].
Në kohën kur u botua revista luajti
rolin e një megafoni në errësirën e heshtjes, në mënyrën më të drejtë zbulonte
të gjitha padrejtësitë që i ishin bërë dhe i bëheshin popullit shqiptar në
trojet e veta. Sa më shumë që organizohej lëvizja ilegale, aq më e nevojshme
ishte të forcohej informimi dhe propaganda. Roli i shtypit dhe i informimit
anti jugosllav, në rend të pare, ishte demaskimi i ideologjisë dhe i
propagandës komuniste që po zhvillohej nëpërmjet gazetave e revistave të shumta
që botoheshin në serbisht e në shqip anekënd vendit.
Gazeta “Drita e lirisë”, organ i një fryme djelmoshash shqiptarë, për kushtet e asaj kohe në pikëpamje teknike gazeta ishte e shtypur mirë, shtypej në letër të formatit A – 4, e kjo do të thotë se anëtarët e grupit angazhoheshin shumë që ana teknike të ishte e kapshme për lexuesin.
-Dënimet drakonike dhe metodat torturuese ndaj të burgosurve
politik
Pas zbulimeve të shumta që u bënë ndaj
anëtarëve të organizatave ilegale në Kosovë e në viset tjera të banuara me
shqiptarët në Jugosllavi, pasonin proceset e gjata gjyqësore dhe dënimet fort
të mëdha e drakonike që u shqiptonin anëtarëve të tyre. Ndërsa për dhunën e
torturat që u përdorën ndaj tyre në lokalet e hetuesisë, do të jetë një histori
e veçantë.
Fillimi i vitit 1946, në Kosovë fillon me një valë të paparë ndjekjesh e arrestimesh. Fillojnë reprezaljet që do të mbetën kujtimi më i hidhur në histori. Kosova jetonte natën e Shën Bartollomeut pas së cilës do të pasojnë shumë procese gjyqësore historike, dëshmi e dhembshme e kohës nën robërinë Jugosllave[82].
Qershori i vitit 1946, mezi që kishte
ecur një vit i “Çlirimit” nga fashizmi. Në Prizrenin legjendar përgatitej
kontingjenti prej 27 vetave për të dalë në bankën e të akuzuarve dhe në emër të popullit, në të ashtuquajturin
“gjyqin e popullit” të marrin dënimin. Në këtë proces u dënuan: At
BernardLlupit, KolëParubit, Gjergj Martinit, MarieShllakut me vdekje (pushkatim
)[83],
ndërsa të tjerëve iu shqiptuan dënime të larta burgu.
Me 24 nëntor, në qytetin e Prizrenit,
herët në mëngjes u pushkatuan katër martirët e kombit: MarieShllaku, At Bernard
Llupi, KolëParubi dhe Gjergj Martini. Procesi gjyqësor i 27 vetave ose “Procesi
i At BernardLlupit” nuk ishte as i pari e as i fundit për shqiptarët e Kosovës.
Sikurse edhe në proceset e më parme kundër shqiptarëve dominonte mosha e re,
dhe të gjithë ishin intelektualë, me shkolla të mesme dhe fakultete të mbaruara, kryesisht në perëndim.
[1]Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të
bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu
përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Marrëveshja themeloi një Komitet
të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së
rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua
nga Ymer Dishnica, një
anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të
Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa
Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me
Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër. Më në fund u arrit një
kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të
saj në fund të luftës. Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia
Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të
Shqipërisë SvetozarVukmanoviç-Tempo ushtronte
ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin
e tyre, Enver Hoxha. Si
pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të
Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
[2]QerimLita,
“Referat për komitetet nacional demokratike
shqiptare”,
Prishtinë 2009, 5
[3]Prof. Ymer (Shaban) Berisha (1912-1946), u
lind në fshatin Gjurgjevik i Madh. Pasi
kreu Shkollën Normale në Elbasan,
arsimin e lart, në degën histori-gjeografi dhe kursin ushtarak në Romë,
shërbeu arsimtar në fshatrat e Krujës, Tropojës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës,
Beratit, dhe të Shkodrës, ndërsa n? vitet 1941-1944, në normalen ”Sami Frashri”
te Prishtinës. Nga
nëntori i vitit 1944 doli në ilegalitet, formoi organizatën ”Besa kombëtare” dhe u
shqua si ideolog i qëndresës s? armatosur për mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin
e trojeve shqiptare. U vra me 11 korrikt? vitit
1946, në Hereçt? Gjakovës, në
përpjekje me forcat e t? ashtuquajturës Mbrojtje Popullore dhe t? milicisë.
[4]Organizatën nr. 2, e formoi Ajet
Gërguri në prill të vitit 1945. Prej janarit të vitit
1946, quhet edhe me një emër të ri “Shtabi i Zonës II-të LPLTSH”. Gjatë tërë
veprimtarisë së saj ishte e lidhur
ngushtë me organizatën patriotike “Besa kombëtare”. Anëtarët e kësaj
organizate ishin njerëz të shquar të lëvizjes shqiptare si në fushën politike,
ashtu edhe në atë luftarake. Për këtë arsye , kjo organizatë mori për detyrë
përgatitjen e Kongresit të Lipovicës të LNDSH-së, të mbajtur me 25 korrik 1946 në
malet e Lipovicës.
[5]MuhametPirraku,
Mulla Idriz Gjilani, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951,
Prishtinë 1995, 324
[6]LefterNasi,
Mbi statusin Politiko-Juridik të Kosovës
pas Luftës së Dytë Botërore ( 1944-1946), “Çështja e Kosovës një problem
historic dhe actual”, Tiranë 1996, 222.
[7]DautBislimi,Formacionet politiko-ushtarake
në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, 228
[8]MehmetGërguri, Ajet Gërguri dhe Lëvizja Nacional
Demokratike Shqiptare, Prishtinë, 2007, 37
[9]Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore,
Prishtinë, 1997, 315
[10]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike... vepër e
cituar, 28
[11]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike... vepër e
cituar, 29
[12]IsmetDërmaku, Gjon Serreqi dhe BDSH-ja (dokumente
arkivore), Prishtinë 1996, 213
[13]ASHAK, Gjykat e Qarkut-Prishtinë,
d. Aktgjykimi i Ajet Gërgurit P.nr. 66/47
[14]Po aty,
[15]ASHAK, Gjykata e Qarkut-
Prishtinë, d: Aktgjykimi P.nr. 178/45; Jusuf Osmani, Organizata NDSH-së e mësuesve të Llapit,
Podujevë, 2008,
[16]ASHAK, Fondi: Gjykata e Zonës
Ushtarake- Prishtinë, d: Aktgjykimi Gj.
Nr. 22/47
[17]Arkivi i Gjykatës së Qarkut-
Gjilan, dosja: Aktgjykimi i Hamdi
Berishës me shok, P.nr. 18/47
[18]Gazeta “Borba”, 28-29 janar 1947, Raport nga gjykimi i anëtarëve të ONDSH-së
[19]QerimLita, Rrethanat politike e ushtarake në trevat verilindore shqiptare, nëntor
1944- nëntor 1945, Prishtinë 2016, 228 (Konferenca shkencore “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe
Lufta e Drenicës 1944/45), 30 tetor 2015)
[20]QerimLita,
“Referat
për Komitetet Nacional Demokratike Shqiptare”, Prishtinë
2009, 71
[21]SabileKeçmezi-
Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947,
Prishtinë 1998, f. 79; AhmetQeriqi, Kongresi i Lipovicës- ngjarje e
rëndësishme e rezistencës popullore, Bujku
14 janar 1996
[22]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike... vepër e
cituar, 34
[23]SabileKeçmezi-Basha, Procesi Gjyqësor i Prizrenit (Dokumente),
Prishtinë 2018, 20
[24]Po aty, Procesi gjyqësor...,222
[25]DautBislimi,
Formacionet politiko- ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, 227-230; BranisllavBozhoviq,
MiloradVaviq, Surovavremena na Kosovu i
Metohiju, Beograd 1991, 549, AVII, nj, k. 61, 12/1 – 45, 46
[26]Besim Kajtazi,
Gjurmëve të Komitetit Nacional Demokratik
Shqiptar, revista “Ora”, 1991 ( vazhdimi i tretë), Prishtinë
[27]MuhametPirraku,
Mulla Idriz Gjilani, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951,
Prishtinë 1995, 323
[28]MuhametPirraku, Mulla Idriz...
vepër e cituar, 324
[29]MuhametPirraku,
Mulla Idrizi ... vepër e cituar, 325
[30]LuboPopoviq,
Dosja 50-1-00002.
[31]SabileKeçmezi-Basha,
Lëvizaj ilegale patriotike shqiptare në
Kosovë 1945-1947, Prishtinë,1998, 89
[32]Po aty,
SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja patriotike...vepër
e cituar
[33]ASHAK, Dokumente 1945-1947, Dokumente, Rekapitullimi
i UDB-espas vitit 1947. MuhametPirraku,Ripushtimi jugosllav i Kosovës
1945, Prishtinë 1992, 160
[34]Po aty,
[35]SabileKeçmezi-basha, Lëvizja ilegale..., vepër e cituar, 78
[36]DautBislimi,Formacionet
politiko-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997. 228
[37]SabileKeçmezi-Basha,
Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Prishtinë , 2013,
158
[38]Gjon
Serreçi ka qenë njëri ndër intelektualët dhe personalitetet më të shquara dhe
më me ndikim të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës. Gjoni,
ishte i biri i Gjergj Serreçit. Lindi në Ferizaj më 11 shkurt të vitit 1920.
Mësimet e para i mori në vendlindje. Duke qenë se shquhet për zell dhe talent
të veçantë, babai, Gjergji, e regjistron në Seminarin peshkopal në Prizren, por
megjithatë Gjoni përfundon gjimnazin më 193940 Po në këtë vit ai vazhdon
studimet në Universitetin e Zagrebit- Fakulteti Filozofik. Pas një viti
qëndrimi, kthehet në Kosovë, ku edhe e gjen kapitullimi i Jugosllavisë. Në
prill të vitit 1941, këtë herë niset për Itali, në qytetin e Pizës vazhdon
studimet në të njëjtin fakultet si në Zagreb, por pas gjashtë muajve largohet
përsëri për të shkua në qytetin e Firencës. Më 1943 përsëri kthehet në Kosovë
dhe emërohej kryetar i komunës në Babush, Rrethi i Nerodimes. Më 1944
arrestohet nga policia gjermane SS. Së parie depërtojnë në Kampin e Prishtinës
“K-16”. Aty qëndron deri në janar 1945. Në qershor 1945 kthehet në Ferizaj. Po
në këtë vit fillon të punojë si profesor i Gjimnazit “Sami Frashri” në Prishtinë, dhe qëndron deri
më më 27 prill 1946, nga këtu kalon në ilegalitet. Gjon Serreqi u arrestua më
24 shkurt aty diku kah ora 21 e natës, më 1947. Atë e arrestuan, dy oficer të
OZN-së: AleksaVuçiniq dhe DragutinPapoviq me katër
policë serbë përcjellës të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para se të
aktivizonte bombat e dorës. Në procesin gjyqësor të mbajtur me 22-27 prill
1947, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nr. 6647, Gjon Serreqis’bashku me Ukë
Sadikun, Ajet Gërgurin e Osman Bunjakun dënohen me vdekje-pushkatim. Edhe pse
iu ankuan Gjyqit Suprem të Serbisë, ajo e refuzoi atë me vendimin KZH 989, më 3
korrik 1947. Po ashtu edhe Presidiumi i Kuvendit të Serbisë me vendimin Rez.nr.
3202 të datës 13 gusht 1947.
[39]Dokumentet të cilat u miratuan në Kongresin e IV të
ONDSH-së, i cili u mbajt me 1 qershor të vitit 946 në Shkup: “Shema
Organizative” dhe “Programin” e “Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare” e
kishte hartua patrioti i Gjilanit, HalimOrana,
[40]SabileKeçmezi-Basha,
Lëvizja patriotike… vepër e cituar; Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit
në Kaçanik,
Prishtinë 1997; RagipMegjuani: “A kanë qenë udhëheqësit e vjetër shqiptarë të
Kosovës të viteve 1945-1989 më kombëtar”
[41]Ethem
Çeku, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, 23;
Masakrat e klikës Tito në Kosovë,Metohi dhe Dibër të Madhe, Tiranë , 1952,
[42]MuhametPirraku,
vepër e cituar… , 324-326
[43]GojkoMedenica,
Nata e frorit (Aksioni për zënien e
komandantit të bandave balliste për Kosovë e Metohi, Ukë Sadikun), Rilindja 25
shkurt 1965; Hasan Shala,Izet Hoti, Besa
e gurit, Prishtinë 1996, 60-70
[44]Letra e
MithatFrashërit, Muharrem Bajraktarit;
ReginaldHibert, Fitorja e hidhur, Tiranë
1993, 374-379
[45]Këshilli
Popullor i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, 1943-1953, Prishtinë 1954,
46-48.
[46]Prof.
Imer Berisha u lind më 13
maj 1912 n? fshat Gjurgjevik të Madh, në Prekorubë të Rrafshit të Dukagjinit, i biri i
Shaban Berishës dhe Fazës së Jetish Tafilit prej Turiçefcit të Drenicës. Pasi i ati kishte vrarë kryetarin
e komunës së Zllakuqanit,
DenRibaçin, detyrohet të kalojë në territorin e shtetit shqiptar së bashku me
familjen, kur Imeri ishte ende 7 vjeç. Në fillim vendosen në Krumë dhe më pas në Fushë Krujë ku
Ymeri ndoqi shkollën fillore dhe më pas Normalen e Elbasanit më 1932. Më tej me bursë
të shtetit shqiptar ndoqi shkollën e lartë në Itali, ku u diplomua për Histori
e Gjeografi në fakultetin e shkencave natyrore të universitetit të Firences më 1936. Më tej u regjistrua
në Akademinë Ushtarake të Romës, prej ku doli me gradën major këmbësorie. Përcillet se shkoi edhe në
Sorbonë për të studjuar filologji, por nuk dihet sa ndenjti. Me pushtimin
italian të Shqipërisë, u kthye dhe punoi si arsimtar në fshatrat e Fushë
Krujës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës, Beratit. Në të gjitha këto lokalitete ai
formoi koleksione muzeale, grumbulloi lëndë arkeologjike, mblodhi dhe botoi
lëndë folklorike në revistën "Visaret e Kombit”. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania Naziste dhe
hyrjes së administratës shqiptare në Tokat e Lirueme, m? 1941 u
hap normalja ”Sami Frashri” në Prishtinë. Aty Berisha dha gjuhë e
letërsi shqipe dhe histori. Më 12 shtator 1943 themeloi organizatën politike e
ushtarake "Besa Kombëtare" me mëtimin për bashkimin e të gjitha
trojeve shqiptare. Nga nëntori i vitit 1944 doli në ilegalitet, formoi
organizatën ”Besa kombëtare” dhe u shqua si ideolog i qëndresës s? armatosur
për mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Pas tërheqjes
graduale gjermane, Berisha punon për mbajtjen e kuvendeve ku të koordinoheshin
veprimet për luftimin e rrezikut komunist. Pas një aktiviteti në fshatrat
e Gjakovës, me 10 korrik të vitit 1946 në malet e Hereçit të Gjakovës, i rrethuar nga forcat e të
ashtuquajturës “Mbrojtja popullore dhe e milicisë jugosllave”, u vra në udhëtim
e sipër për në Kongresin V të ONDSH-së, që mbahej në Lipovicë.
Së bashku me përcjelljen bëjnë rezistencë, për të dalë nga rrethimi. Por prof.
Ymer Berisha vritet me 8 patriotë, dhe 12 të tjerë plagosën rëndë. Së bashku me
ta vritet edhe mësuesi Fehmi Kura.
[47]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq,
Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991, 539
[48]LjubomirShotra,
Neprijatelskadellatnostorganizacije Besa Kombëtare na Kosovu i Metohiji, Beograd 1990, 9-10
[49]RadoshinRajoviq, Autonomia e Kosovës, Rilindja 1987, 341
[50]Po aty,
[51]SabileKeçmezi- Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në
Kosovë 1945-1947, Prishtinë 1998, 115
[52]LjubomirShotra, Neprijatelskadelatnost ... vepër e cituar,
11
[53]LjubomirShotra, Neprijatelskadelatnost ... vepër e cituar,
12-13
[54]ASHAK, Gjykata e Qarkut të
Prishtinës, Aktgjykimi i Ukë Sadikut, Nr. 66/47
[55]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq,
Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991, 539
[56]Në
Kuvendin e Dobërdolit,
u zgjodhën udhëheqësit e sektorëve sipas
parimit territorial. Duke mos lënë anash as udhëheqjen ushtarake e politike të
sektorëve. Pasi se Kosova në këtë Kuvend u nda në 12
sektorë, andaj ishte krejt e natyrshme
të caktohen 12 komandantë dhe po
aq komisarë politikë. Ky grup i përbërë prej 12 komandantëve e komisarëve
politikë u quajt “Dymbëdhjetë Këshilltarët” apo “Këshilli i të
dymbëdhjetave “
[57]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq,
Surovavremena... vepër e cituar, 540
[58]Ramiz Kelmendi, ViktorGashi, Shqipëria e MarijeShllakut ( Katër martirë
shkodran), Pejë 1993, 77
[59]Ramiz Kelmendi, ViktorGashi, Shqipëria e MarieShllakut, vepër e
cituar, 9.
[60]GojkoMedenica, Nata e frorit ( Aksioni për zënien e
komandantit të bandave balliste për Kosovë e Metohi, Ukë Sadikut), Rilindja
25 shkurt 1965.
[61]Hasan Shala, Izet Hoti, Besa e gurit, Prishtinë 1996, 60-70.
[62]ASHAK, Gjykata e Qarkut të
Prishtinës, Aktgjykimi i Ajet Gërgurit, Nr. 66/47
[63]SabileKeçmezi-Basha, Formimi dhe veprimtaria e organizatës ilegale patriotike shqiptare
“Besa Kombëtare”,, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, 4, Prizren –Klinë,
2006, 44
[64]ASHAK, Gjykata e
Qarkut-Prishtinë, Aktgjykimi i Ali Rizës, Nr. 66/47
[65]ASHAK, Gjykata e
Qarkut-Prishtinl, Aktgjykimi i Gjon Serreqit, nr. 66/47
[66]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq,
Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd
1991, 539.
[67]SabileKeçmezi-Basha, Formimi dhe veprimtaria e Organizatës
ilegale patriotike shqiptare “Besa kombëtare”, gazeta “Epoka e re”, 17-25
tetor 2016
[68]ASHAK, Gjykata e Qarkut-
Prishtinë, D. Aktgjykimi i Ukë Sadikut,
P.nr. 66/47
[69]Gazeta “Rilindja, 27 shkurt 1965.
[70]Arkivi i Gjykatës së Qarkut-
Prizren, d. Aktgjykimi i At BernardLlupit dhe shokëve, P.nr. 21/46
[71]SinanHasani, Kosova, të vërtetat e mashtrimet, Prishtinë 1986, 139
[72]RajkoVidaçiq,Obraqun sa ballistima 1944-1945, Beograd 1990, 65-66.
[73]HajdarPllanejaLindi në Prizren, në vitin 1910 qysh si i ri ik
nga vendlindja ( Planejë, Gjonaj, Has), shkon në Shqipëri. Atje mbaron shkollën
e mesme dhe me bursën e Shtetit Shqiptar, studion dhe e mbaron Akademinë
Ushtarake në Itali. Pasi shërbeu një kohë si oficer në Shqipëri, në vitin 1941
u kthye në Kosovë dhe shërbeu si ushtarak- toger në Gostivar, kapiten në
Gjakovë dhe njëkohësisht bashkëpunoi
edhe me forcat antifashiste. Më 1944, iu bashkëngjitë lëvizjes ilegale
shqiptare, ku më 1946 u likuidua nga okupatori sllav.
[74]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në
Kosovë (1945-1947), Prishtinë 1998, 98
[75]ArhivVojnogInstituta, Beograd, I.
nj. K. 61, 23- 27.
[76]Po aty, 12/ 1b -34b- 37
[77]Islam Dobra, “Prof. Imer Berisha (Kryetar i Lëvizjes
Nacional Demokratike dhe Komandant i Ushtrisë Popullore për Kosovë dhe Maqedoni
Perëndimore), Prishtinë, 2002, 77
[78]VasfiSamimiVisoka, Nëna Kosovë, Tiranë 1995, 39.
[79]Kolë Bibë Mirakaj (Iballe, 5 dhjetor 1899 - NY, 17 maj 1968) ka qenë arsimtar, pjesë e parisë së Pukës, nëpunës dhe
bashkëpunëtor i administratës së krijuar pas pushtimit
italian. Qe krijues i milicisë fashiste, ministër e sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, ministër i
Brendshëm në qeverinë Bushati më
1943, pas dëbimit të fashistëve iku nga Shqipëria qe emigrant politik nga
1944-1968.
[80]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja Ilegale Patriotike Shqiptare në
Kosovë 1945-1947, gazeta “Rilindja” , Tiranë, Fejton 20 prill-30 maj 1999
[81]SabileKeçmezi-Basha, Revista “Drita e Lirisë” dhe kontributi i
saj në ilegalen shqiptare, revista “Kosova”, nr. 26, Prishtinë 2005.
[82]SabileKeçmezi-Basha, Trajtimi i të burgosurve politik shqiptarë
në burgjet jugosllave, Gazeta “Epoka
e Re”, Prishtinë, fejton, 1-2 dhjetor 2009
[83]Arkivi i Gjykatës së Qarkut-
Prizren, Procesi gjyqësor i
MarijeShllakut, Aktgjykimi P.nr. 21/46;
Shpresa Leka (ViktorgGshi), Një brez i
veçantë, Prishtinë, 2003, 15