Speciale » Basha
Sabile Basha: Gjon Serreçi - 'Të gjitha dhe gjithçka vetëm për nanën Shqipni'
E merkure, 16.08.2023, 08:00 PM
TI KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
GJON
SERREÇI “KFETRA”: “TË GJITHA DHE GJITHÇKA VETËM PËR NANËN SHQIPNI”
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Gjon
Serreçi ka qenë njëri ndër intelektualët dhe personalitetet më të shquara dhe
më me ndikim të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës. Gjoni,
ishte i biri i Gjergj Serreçit. Lindi në Ferizaj më 11 shkurt të vitit 1920.
Nëna e Gjergjit quhej Ankica, e gjinisë
Kurti, nga Prizreni. Mësimet e para i mori në vendlindje. Duke qenë se
shquhet për zell dhe talent të veçantë, babai, Gjergji, e regjistron në
Seminarin peshkopal në Prizren, por megjithatë Gjoni përfundon gjimnazin më
1939\40 Po në këtë vit ai vazhdon studimet në Universitetin e Zagrebit-
Fakulteti Filozofik. Pas një viti qëndrimi, kthehet në Kosovë, ku edhe e gjen
kapitullimi i Jugosllavisë. Në prill të vitit 1941, këtë herë niset për Itali,
në qytetin e Pizës vazhdon studimet në të njëjtin fakultet si në Zagreb, por
pas gjashtë muajve largohet përsëri për të shkua në qytetin e Firencës. Më 1943
përsëri kthehet në Kosovë dhe emërohej kryetar i komunës në Babush, Rrethi i
Nerodimes. Më 1944 arrestohet nga policia gjermane SS. Së parie deportojn në
Kampin e Prishtinës “K-16”. Aty qëndron deri në janar 1945. Në qershor 1945 kthehet
në Ferizaj. Po në këtë vit fillon të punojë si profesor i Gjimnazit “Sami Frashri” në Prishtinë, dhe qëndron deri
më më 27 prill 1946, nga këtu kalon në ilegalitet.
Profesori
i ri, Gjon Serreqi, posa kthehej në Kosovë i vëren të gjitha padrejtësitë e
mëdha që iu ishin bërë shqiptarëve dhe Kosovës, andaj me ndihmën e profesor
Sylejman Drinit angazhohej në lëvizjen ilegale shqiptare. Gjoni ishte iniciator
për formimin e Komitetit të Rinisë Shkollore
i NDSH-së, në të cilën u angazhua një numër i madh nxënësish dhe i
profesorëve. Kontribut të çmuar në këtë organizatë dhanë si: Hamdi Berisha,
Lazër Josipi, Hamdi Mustafa, Shefki Çitaku e shumë të tjerë. Sa ishte profesor
Gjoni në gjimnaz, komiteti i rinisë shkollore zhvilloi një aktivitet të dendur
dhe një veprimtari të bujshme patriotike. Gjatë punës së vet, Gjon Serreqi
mbante lidhje direkt me KQ të NDSH-së në Shkup dhe me anëtarët e komitetit , si
me Azem Moranën dhe Hasan Bilallin. Sipas direktivave të tyre Gjon Serreqi
braktisë detyrën e profesorit dhe më 27 prill 1946 kalon në ilegalitet duke iu
bashkangjitur grupit të Ajet Gërgurit. Gjatë punës në male, Gjoni ishte
sekretar politik i organizatës No.2. të NDSH-së, ndërsa kryetar ishte Ajet
Gërguri.
Sa
ishte në male Gjoni e kishte pseudonimin “Kfetra”, ai ishte angazhuar në
masivizimin dhe formimin e komiteteve në terren. U angazhua posaçërisht në
përhapjen e propagandës kundër rendit shtetëror. Më 25 korrik 1946 mbahet
kongresi V i NDSH-së në Blinaj (Lipovicë). Profesor Gjoni ishte bartësi kryesor
i tërë organizimit. Së bashku me Ajet Gërgurin dhe Hilmi Zariqin përgatitën e
përpiluan programin dhe udhëhoqën punën
e kongresit. Referatin kryesor e mbajti Gjon Serreqi. Pas përfundimit të
kongresit, Gjon Serreqi kalon në terrenet e Nerodimes, të Kamenicës e të
Preshevës. Gjatë tërë kohës sa qëndroi
në këto vende ai nuk qëndroi duarkryq, me të madhe u angazhua në formimin e
komiteteve të organizatës.
Nuk
mund të thuhej se Gjon Serreqi kishte ngelur i vetëm në malet e Desivojcës, por
kishte ngelur ngase tërë bashkëluftëtarët ishin arrestua. Dhe një gjë e tillë
pritej ngase e thotë edhe Sinan Hasani në librin tij “Kosova, të vërtetat dhe
mashtrimet” se në pjesën e dytë të viti 1945, nuk kishte organizatë apo grup që
nuk dinte OZNA dhe që nuk i kishte në mesin e tyre bashkëpunëtorët e vet. Gjon
Serreqi e Osman Abazi përcilleshin këmba-këmbës që nga Prizreni dhe vetëm
pritej momenti i volitshëm për tu arrestua. Gjatë këtij rrugëtimi Gjon Serreqi
disa herë ishte shumë afër për tu zbulua. Në bunkerin e Shipashnicës e shpëtoi
popullata besnike e kësaj ana, polici Isa Dujaka që ishte në shërbimin e tij.
Në malet e Desivojcës e pranuan dhe e ruajtën fshataret. Rrethi që kishte
krijua UDB-eja me bashkëpunëtorët e vet po mbyllej andaj edhe u arrestua. Por
mos të harrojmë rrethanat dhe kushtet në të cilat veproi Gjon Serreqi, dhe çfarë situate politike
mbretëronte në vitin 1947, por assesi
nuk mund të thuhej se u braktisë nga bashkëluftëtarët. Gjon Serreqi u arrestua
më 24 shkurt aty diku kah ora 21 e natës, më 1947. Atë e arrestuan, dy oficer
të OZN-së: Aleksa Vuçiniq dhe Dragutin Papoviq me katër policë serbë përcjellës
të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para se të aktivizonte bombat e dorës.
Sipas
shumë të dhënave arkivore, thuhej se në mes të natës së 24-25 shkurtit 1947, në
afërsi të fshatit Desivojcë arrestohet Gjon Serreq, aty diku kah ora 21 e
natës. Ate e arrestuan, dy oficer të OZN-së: Aleksa Vuçiniq dhe Dragutin
Papoviq me katër policë serbë, përcjellës të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para
se të aktivizonte bombat e dorës.
Në
procesin gjyqësor të mbajtur me 22-27 prill 1947, në Gjykatën e Qarkut në
Prishtinë, nr. 66\47, Gjon Serreqi s’bashku me Ukë Sadikun, Ajet Gërgurin e
Osman Bunjakun dënohen me vdekje-pushkatim. Edhe pse iu ankuan Gjyqit Suprem të
Serbisë, ajo e refuzoi atë me vendimin KZH 989, më 3 korrik 1947. Po ashtu edhe
Presidiumi i Kuvendit të Serbisë me vendimin Rez.nr. 3202 të datës 13 gusht
1947.
Gjon
Serreçi shpallet fajtor dhe dënohet me vdekje, pushkatim. Organet e RSFJ-së,
Gjon Serreçin e pushkatuan, më 31 gusht të vitit 1947, në orën tre pas
mesnatës, në vendin e quajtur Strelishte, te “Vorret e hebrenjve” në Tauk-Bahqe
të Prishtinës. Po atë natë, në të njëjtin vend pushkatohen edhe Osman Bunjaku,
Ukë Sadiku, Ajet Gërguri. Të katërtit varrosen në një varr të përbashkët.
Pas
gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vendimin për
pushkatim e kanë vërtetuar: udhëheqësit
e Shërbimit të Seksionit të Punëve të Brendshme:
Hashim
Mustafa,
Gligorie
Sharanoviq,
Sadri
Doçi dhe
Vaso
Jovanoviq.
Udhëheqës
i Seksionit Mazllum Nimani, kapiten dhe Prokurori publik për Kosovë e Metohi, Ali
Shukriu.
Gjon
Serreqi ishte një atdhetar dhe një idealist i pa përmirësueshëm . Ai zakonisht
nisej nga motoja e jetës “TË GJITHA DHE
GJITHÇKA VETËM PËR NANËN SHQIPNI”. Dhe çka është e vërteta ai jetoi shkurt por
atë segment jete e jetoi intensivisht duke i falur çdo gjë atdheut dhe për
atdheun duke mos kursyer as jetën.