Speciale » Basha
Sabile Basha: Osman Bunjaku - Patrioti i pa kompromise për Kosovën e Lirë
E premte, 15.09.2023, 08:55 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
OSMAN
BUNJAKU - PATRIOTI I PA KOMPROMISE PËR KOSOVËN E LIRË
(1909-
u pushkatua më 31 gusht 1947)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Patrioti
Osman Bunjaku u lind më 1909 në fshatin Samadregj, rrethi i Vushtrrisë nga
babai Mustafa dhe nëna Gjylije. Ka qenë i martuar, baba i dy fëmijëve. Që nga
tetori i vitit 1942 e deri në nëntor të vitit 1944, me një ndërprerje të vogël,
ishte komandant i Stacionit të Xhandarmërisë në Vushtrri e Podujevë, në cilësi
të kapterit dhe, si i tillë, mori pjesë në mbrojtjen e fshatarëve nga brigadat e partizanëve që ia kishin mësy
Mitrovicës, Vushtrrisë dhe pjesëve tjera të vendit.
Viti
1945, vlen të cekët se tek popullata e Kosovës do të kujtohet si viti më i
përgjakshëm në historinë e Kosovës, sepse do të pushkatohen mijëra veta, shumë
të tjerë do të zhdukën pa gjurmë, me mija veta do të futën në burgje dhe do të
vendosën në kampe, qindra e mijëra të tjerë do të marinë botën në sy ( si në
Turqi, Greqi e vende të tjera), e shumë të tjerë do të vriten jashtë Kosovës .
Të gjitha këto do të bëhen nën maskën e njëfarë “Vëllazërim-bashkimit” iluzor.
Osman
Bunjaku kishte gradën e nëntogerit dhe, ishte këmbëngulës në qëndrimet e veta,
që popullata jo shqiptare të mos sulmohet, dhe ishte kundër vrasjeve të
civilëve, por për ata që bashkëpunonin me partizanët dhe merrnin pjesë në LNÇ-
ishte i pa kompromise. Ishte kundër plaçkitjeve dhe hajnisë dhe ndaj atyre që
kryenin këto vepra merrte masa drastike.
Gjatë
tetorit e nëntorit të vitit 1944, në cilësi të togerit, mori pjesë dhe komandoi
me sektorin e Llapashticës, ku u bë rezistenca e fundit ndaj depërtimit të
UNÇJ-së dhe të ushtrisë bullgare. Meqë gjatë luftimeve ndodhi lëvizja e
frontit, ai, në cilësi të komandantit të sektorit, urdhëroi që fshataret të
mbrohen ose të vazhdojnë rrugëtimin me ta.
Në
luftën e Drenicës, në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit të vitit 1945,
bashkë me Shaban Polluzhën dhe me të tjerë, mori pjesë aktive dhe filloi
luftimet në prapavijë të frontit-në Trepçë dhe në Drenicë, në mënyrën që të
mbrojë fshatrat e asaj ane.
Pas
luftës në Drenicë, e deri më 10 mars 1947, Osman Bunjaku s bashku me disa shokë
arratiset për në mal. Formoi grupin e vet i cili numëronte mbi 20 veta, dhe
gjatë dy viteve të kaluara maleve, bëri shumë luftëra kundër njësive të
Mbrojtjes Popullore, në të cilat u vranë shumë luftëtar dhe nënoficerë të
ushtrisë jugosllave. Veç kësaj në territorin e këtij grupi, pati shumë prita
dhe sulme kundër tyre nga forcat e ndjekjes jugosllave, me ç’rast pati shumë të
vrarë, si nga grupi po ashtu edhe nga përfaqësuesit policisë jugosllave.
Më
25 korrik të vitit 1946, në malin e Lipovicës mori pjesë, si udhëheqës i
grupit, në Kongresin e Pestë të NDSH-së. Ishte aktiv në konsultimet që u bënë
në grupin e ngushtë të këtij kongresi. Po në këtë kongres u zgjodhën
komandantët dhe Osman Bunjaku u emërua
komandant i rrethit të Vushtrrisë.
Më
11 gusht të vitit 1946, mori pjesë dhe dha një kontribut të çmuar në takimin e
krerëve të ilegales shqiptare që u mbajt në Shalë të rrethit të Vushtrrisë. Në
të cilën morën pjesë edhe : Ahmet Selacin, Jusuf e Faik Boletinin, dhe të
tjerë. Ishte i aktivizuar në Formacionin e “Divizionit të Ibrit” dhe në formimin
e personelit komandues të këtij divizioni, me ç’ras ai zgjidhet komandant i
Grupit të Dytë, që përfshinte Rrethin e Vushtrrisë. Gjithashtu u mor qëndrimi
që të gjitha grupet nga territori i Drenicës, Vushtrrisë, Podujevës dhe
Mitrovicës të jenë në kuadër të një njësie e cila do të quhet divizioni i parë
i Ibrit dhe komandant i këtij divizioni do të jetë Ahmet Selaci. Pastaj ky
Divizion është ndarë në batalione, kështu që çdo rreth do ta ketë nga një
batalion dhe komandant i batalionit të Mitrovicës do të emrohej Faik Boletini;
i Vushtrrisë Osman Bunjaku; i Llapit, u emërua Ukë Mavriqi; i Drenicës, Hilmi
Zariqi, ndërsa komandiri i qetës nuk u caktua, ngeli për më vonë. Jusuf
Boletini u emërua zëvendës i Ahmet Selacit, ndërsa Ali Riza nga Zhabari, epror
i informimit të divizionit.
Atdhetari
Osman Bunjaku ishte luftëtar i pa kompromise dhe ishte betua se këmbë e
okupuesit nuk do shkelte në tokat shqiptare. Okupuesi duke e ditur trimërinë
dhe mprehtësinë prej luftëtari u angazhua që ta arrestonte atë dhe ta dënonte
rëndë. Andaj pas arrestimit, në burgun e Prishtinës, e rrahën dhe e malltretuan
keq, i shpikën dëshmitarë dhe e akuzuan
duke e quajtur me emra fyese si “kriminel” e “bandit”. Po , poqese quhen
kriminel njerëzit që mbrojnë vendin e vet dhe luftojnë për lirin e popullit të
vet, andaj Osman Bunjaku ishte një luftëtar i përmasave të veçanta liridashëse.
Me
10 mars 1947, Osman Bunjaku zbulohet nga organet e ndjekjes jugosllave dhe
arrestohet nga punëtorët e UDB-es. Pas një hetuesie të gjatë në organet famëkeqe
të UDB-esa, del para gjyqit, dhe me 22-27 prill të vitit 1947, në procesin
gjyqësor të Prishtinës dënohet me vdekje-pushkatim. Procesi gjyqësor fund e
krye ishte shpifje. Me gjithë pretendimet e hetuesve dhe gjykatësit, Osman
Bunjaku asnjëherë nuk kishte propaganduar dhe nuk ishte angazhuar për thellimin
e urrejtjes ndërnacionale, ndërsa udhëheqësit e rezistencës kombëtare
antikomuniste shqiptare nuk ishin tradhtarë e as agjentë të okupatorit. Shumica
e tyre i takonin rrymës irredentiste, mjaft të tjerë kishin marrë pjesë në LNÇ
qoftë të Jugosllavisë apo të Shqipërisë, duke marrë pjesë në luftë me ta ose
kishin ndihmuar atë dhe, duke shpresuar se përmes saj, do të realizonin
aspiratën për çlirimin dhe për ribashkimin gjithëkombëtar.
Dënimin
me vdekje e kryen seksioni i punëve të brendshme S.P.B. përmes organeve të
policisë popullore. Të pranishëm në ekzekutim ishin: 1. Shefi i Seksionit të
Punëve të Brendshme pranë K.P.Q. H. M.; 2. Zyrtari i Seksionit të Punëve të
Brendshme pranë KAKM, majori Glisho Sharanoviq, si përfaqësues i MPB të R.P. të
Serbisë; 3. Zëvendës prokurori publik për Kosovë S.D.; 4. Mjeku i rrethit Dr.
Savo Jovanoviq. Ekzekutimin e kreu një brigadë e policisë popullore nën
komandën nga njëri nga udhëheqësit e ulët të tyre me krisma nga pushkët
njëkohësisht ndaj të gjithë të dënuarve, pasi që para kësaj janë sjellë në
gropën e hapur të përbashkët.
Ekzekutohet
me 31 gusht 1947, në ora 3 të mëngjesit në Taukbahçe në Prishtinë, me shokët e
idealit: Gjon Serreqin, Ukë Sadikun e Ajet Gërgurin.