Speciale » Basha
Sabile Basha: Sefedin Ahmeti, djaloshi që sakrifikoi jetën që Kosova një ditë të jetë e Lirë
E merkure, 27.09.2023, 08:00 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
SEFEDIN
AHMETI “Plumbi”, DJALOSHI QË SAKRIFIKOI JETËN QË KOSOVA NJË DITË TË JETË E LIRË
(1927-
u vetvra më 9 shkurt më 1946)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Sefedin
Ahmeti "Plumbi", u lind me 20 qershuer 1927, në Prizren. Baba kishte
Ahmet Ahmetin. Babai i Sefedinit ishte njeri me autoritet në qytetin e
Prizrenit me rrethin. Ai ishte me profesion Hafëz dhe arsimin në gjuhën shqipe
e kishte prioritet mbi prioritetete. Nëna e Sefedinit quhej Hyrmuzë, një grua
dhe një nën e devotshme e cila i edukoi fëmijët në frymën patriotike. Sefedini
kishte edhe dy vëllezër dhe një motër, për të cilët u kujdes më vonë, pasi se
babai i tij ishte vrarë në kushte të panjohura. Kur i vdiç babai Sefedini
kishte vetëm 16 vjet, po në këtë kohë nga babai kishte mësua dhe kishte kry
shkollën fillore në Pritren për të vazhdua gjimnazin po ashtu në këtë qytet. Po
shpejt ai vet hjeki dorë ngase nuk e duronte dot mësimin në gjuhën serbe. Në
kohën kur u arrestua nga OZN-a, Sefedini kryente punën e saraçit. U arrestua në
moshën 18 vjeçare. Jetonte me gjyshen, nënën, me dy vëllezërit dhe motrën. Të gjithë fëmijët
ishin më të vegjël se ai, andaj ai ishte i cili duhej të kujdeset për ta. I
pamartuar. I padënuar. Fliste turqisht, shqip dhe serbisht. Gjatë kohës së
okupimit kishte punuar në punëtorinë e vetë për tri vite. Pas ardhjes së
UNÇ-së, ai ishte mobilizuar si saraç. Në organizatën e NDSH-es, ishte
anëtarësua me ndihmën e Ali Rizës, Nijazi Alishanit, Sali Zhurit, Xhafer
Ismailit, Rasim Imerit etj. Në veprimtarin ilegale pseudonimin e kishte
“Plumbi”.
Në
takimin e parë që është mbajtur tek përroi i Leonit, ishin caktuar detyrat për
punët në organizatë. Po, në këtë ditë ishte formuar Komitetit i ONDSH-së në
Prizren. Anëtarët e Komitetit ishin zgjedhur: 1. Xhemil Fluku, kryetar dhe
mbajtës i lidhjeve. Sefedin Ahmeti, ishte zgjedhur sekretar, Ija Shehu ishte
caktuar për propagandë, Abdullah Hamza për të siguruar drithin. Sylejman Mallta
,instruktor për të gjitha punët. Me angazhimin e Sefedin Ahmetit dhe Sylejman
Malltës, për një muaj ishin siguruar 2 000 kg drithë, rreth 40-50 kg kripë,
rreth 20-30 palë opinga, rreth 12 kg duhan. Ndihma kishin dhënë edhe Hysen
Shandaqi, 50 napolona, Kadri Topalli i kishte dhënë një lëkur dhe 5 kg kripë,
Naxhi Ali Hoxha, kishte dorëzuar
Sylejman Malltës 2 000 dinarë. Sylejman
Telaku i kishte dhënë 50 napolona., Hasan Hamza, kishte dhënë 2 000 dinarë dhe
80 napolona, Gjuliana Mateja kishte dhënë disa kilogram kripë korrierit
Kamberit. Pas konferencës në Leon, pas dy dite kishte ardhur Ali Riza me
korrierin Kamberin në Prizren, në shtëpinë e Sefedin Ahmetit, aty Sefedini
kishte takua: Ali Rizën, Abdullah Hajrullahun, Kamberin nga Bruti, Sylejman
Malltën dhe të tjerët që nuk i njohte. Në këtë mbledhje kishte folur Ali Riza,
duke vu theksin në kërkesat e tyre si: sigurimi i gjërave të cilat atyre iu
mungonin dhe kishin nevojë si ushqim, veshmbathje dhe për organizimin e
njerëzve për lëvizjen. Këtë detyrë e kishte marrë mbi veti Sylejman Mallta.
Në
këtë mbledhje, Ali Riza kishte thënë se ne duhet të mundohemi që t’i ndihmojmë
ata, që të vejë kontakte me Muharrem Bajraktarin, dhe nëpërmes tij do të marrim
ndihma nga anglezët. Dhe së bashku me njerëzit e Muharrem Bajraktarit dhe me
anglezët dhe me njerëzit që do i organizojmë ne, shumë më lehtë do të udhëhiqet
lufta kundër partizanëve. Kjo punë kishte zgjatur dy-tri javë. Pas kësaj ishte
mbajtur konferenca në shtëpinë e Abdullah Hamzës, aty ishin njerëzit më të
mençur dhe më të shkolluarit me qëllim që të formohet një komitet i ri dhe më i
mirë. Pas kësaj Sefedini e kishte hetuar
se po e përcjellin dhe kishte ikur për në mal me intendent Bajramin nga Kukësi.
Si sekretar i Komitetit të Rrethit të Prizrenit ai kishte qenë shumë aktiv në
kryerjen e detyrave në organizatë. Kishte shkuar shumë shpesh në mal dhe nga
atje kishte sjellë direktivat dhe kishte siguruar radio. Kishte blerë drithë me
të hollat të cilat i kishte marrë nga Ali Riza, dhe i kishte dërgua nëpërmes
korrierëve për njerëzit në mal.
Në
të shumtën e herëve Sefedini me shokë për njerëzit në male kishte bartur
armatim të ndryshëm. Dy revole i kishte dërgua
Luqije Bashota. Përveç grumbullimit të ndihmave, ishte dashur të bënte
edhe propagandën në popull dhe të agjitonte për ilegalen, dhe të propagandonin
se si në mal ka shumë njerëz, që janë të pakënaqur dhe po luftonin për lirinë e popullit
shqiptar dhe se duhet i tërë populli të përkrahet dhe të organizohet. Ndërsa
mbledhja e dytë ishte mbajtur gjithashtu te Përroi i Leonit me 16 qershor 1945.
Të pranishëm ishin: Xhemil Fluku, Abdullah Hamza, Sylejman Mallta, Ija
Sheh Hasani, një mustaqokë nga Gjakova,
Zeçir Ahmeti dhe Sefedini kishin ardhur me Abdullah Hajrullahun. Në mbledhje
kishte diskutuar Nijazi Alishani duke
thënë se ata i kishin ndarë detyrat në mes veti. Njaziu ka qenë bajraktar, Riza
Alija ka komandua, Sali Zhuri ka qenë sekretar i Shtabit. Sefedin Ahmeti kishte
marrë pjesë aktive me grupin e Ali Rizës,për të përgadit projektimin e planit
për atentate kundra personave që ndodheshin në pushtet.
Antarët
e OZN-së i kishin rënë në gjurmë aktivitetit të grupeve të NDSH-së në Prizren e
rrethin. Ata përcilleshin në çdo kohë dhe në çdo hap. Andaj, nuk ishte e
rastësishme edhe zbulimi i tyre. Veprimtaria e organizatës u zbulua dhe një
grup i madhë prej 34 anëtarëve, u zbuluan dhe u arrestuan.
Atdhetari,
Sefedin Ahmeti pasi se ishte arrestua, hetuesit e marrin në pyetje më 27 korrik 1945; kishte një ballafaqim me
Abdullah Hajrullahun; një ballafaqim me Kadri Ramadan Topallin. Hetuesin e dytë
e pati me 24 gusht 1945, dhe hetuesin e tretë e pati më 27 gusht 1945. Hetuesin
e kishte udhëhequr Gjuro Jakovleviqi. Sefedinin e ri edhe pse e rrahën, e fyenë, e malltretuan, ai
nuk foli, qëndroi ashtu siç i kishte hije djaloshit trim të Prizrenit.
Sipas
Gjyqit Popullor Krahinor për Kosovë e Metohi, që kishte organizua procesin
gjyqësor nga 20 -27 shtator 1945, me aktgjykimin Gj.nr. 17/45, iu shqiptua
dënimi me vdekje- pushkatim: Halim Spahiut, Tahir Dedës, Rifat Krasniqit,
Sefedin Ahmetit, Rexhep Avdullah Kabashit dhe Kajtaz Ramadanit, dhe dënimin e
humbjes së përhershme të të gjitha të drejtave
politike e qytetare dhe me konfiskimin e tërë pasurisë së tyre. Por, për ti ekzekutuar, i
ekzekutoi vetëm pesë të dënuarit, me 5 shkurtit 1946, në Prishtinë. Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të
mëngjesit, pa praninë e publikut në vendin e quajtur “Kiseli bunar”, ngase Sefedini
ndodhej në arrati.
Sefedin
Ahmeti veç që ishte trim, ishte edhe shumë i menqur dhe i zhdërvjelltë para
hetuesve dhe në jetë. Sipas një shkrimi të studiuesit Prof. Dr. Parim Kosovës
thuhej se “Sefedin Ahmetin dhe Xhemil Flukun një ditë i dërgojnë në ndërtesën
tjetër (të OZN-es Qendrore për Kosovë në Prizren), në hetuesi, por në dhoma të
veçanta. Sefedin Ahmeti duke e shfrytëzuar pakujdesin e rojës kishte kërcyer
prej dritares dhe arrin të ikë nga lokalet e OZN-es.” Në kohën kur kishte ikur
ai, ishte 9 gusht 1945. Pas ikjes Sefedini fillon një jetë prej ilegali duke u
strehuar në vende të ndryshme, si tek shokët e shumtë edhe tek miqtë e idealit.
Pushteti ishte në ethe. Tek popullata e Prizrenit shtoi dhunën vetëm e vetëm që
të tregonin se ku fshihej patrioti Sefedin Ahmeti. Qëndrimi në shtëpitë e
shokëve për Sefedinin ishte me plotë rreziqe, andaj ai deshi që të strehohej në
shtëpinë e vet. Me ndihmën e shokëve ndërtuan një bunker me hyrje nën banjë.
Veç nënës e familjarëve të ngushtë dhe disa shokëve të pakt, askush nuk dinte
për vendndodhjen e tij. OZN-a kishte
informata se Sefedini duhet të jetë në shtëpinë e vet dhe me 9 shkurt 1946,
forca të mëdha policore rrethuan shtëpinë, kontrolluan çdo skutë të saj, më
kot. Oznashët fillojnë të gjuajnë me rafalë në shtëpi dhe në një moment bie për
tokë nëna e Sefedinit, e plagosur nga plumbat e policëve. Duke e parë këtë
katrahurë se çfarë po ndodhë në shtëpi dhe duke i parë vëllezërit e motrën të
tmerruar, ai vendos të dal nga bunkeri. Posa del në oborrin e shtëpisë hedhë
tri bomba, dhe me automatikun në dorë pasi vranë dy pjesëtar të policisë, ai
vret edhe veten, kështu me këtë mënyrë ai ruajti edhe lagjen që të mos digjet e
tëra. Po atë ditë, forcat jugosllave e marrin dhe në fshehtësi të madhe a
varrosin. Por fal veprimtarëve të çështjes kombëtare, duke e kërcënuar
varrmihësin e zbulojnë se ku është varrosur Sefedin Ahmeti.
Ndërsa
nëna, zonja Hyrmuze pas katër dite ndërroi jetë nga plagët e marra nga
okupuesit e Kosovës.