Speciale » Basha
Sabile Basha: Mefail Mehmeti - Ne nuk mundëm ta bënim Shqipërinë Etnike, por bijtë tanë patjetër një ditë do e bëjnë
E premte, 22.12.2023, 09:41 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
MEFAIL
MEHMETI OSE MEFAILI I VOGËL - “NE NUK MUNDEM TA BËNIM SHQIPËRINË ETNIKE, POR
BIJTË TANË PATJETËR NJË DITË DO E BËJNË”
(-e
likuiduan më 6 shkurt 1946)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Mefail
Mehmeti apo siç njihej në popull Mefaili i Vogël, kishte lindur në fshatin
Zajaz dhe vinte nga një familje atdhetarësh, që gjeneratë pas gjenerate e
kishin luftuar armikun në këto troje. Mefaili i vogël, nuk kishte përfunduar
ndonjë shkollë, ngase shkolla nuk kishte në gjuhën shqipe, ndërsa për shkollën
në gjuhën e armikut, babai nuk e kishte dërgua. Por, të lexonte e të shkruante
kishte mësuar në mënyrë autodidakte. Qysh si fëmijë binte në sy për sjellje të
urtë dhe fisnike. Ishte shok e mik i ngushtë i Mafailit të Madh. Edhe Mefaili i
Vogël, gati-gati kishte të njëjtin rrugëtim me shokun e tij Mefailin e Madh.
Vinin nga i njëjti fshat, kishin të njëjtat peripeci, të njëjtat vuajtje,
kishin të njëjtin armik dhe kishin përjetuar të njëjtin fat kombëtar. Në rini
të hershme kishin par me sytë e tyre ushtrimin e dhunës e të terrorit mbi
bashkëfshataret e tyre. Andaj, ishte krejt e arsyeshme e normale të kishin dhe
të njëjtën urrejtje për okupuesin dhe dashurin e paskajshme për Shqipërinë
Etnike. Të dy Mefailat ishin miq të pandashëm, andaj nga shoqërimi i tyre i
pandashëm dhe duke mos i dalluar se cili ishte Mefail Shehu, e cili ishte
Mefail Mehmeti, ashtu spontanisht fshataret filluan ti thërrisnin me nofkat
Mefaili i Madh që ishte Mefail Shehu dhe Mefaili i Vogël që ishte Mefail
Mehmeti. Nofkat u vunë nga arsyeja se njëri ishte më i gjatë e tjetri ishte më
i shkurtër. Por, në ndërkohë, në shoqërinë e tyre hynë edhe një Mefail Selimi,
që më vonë ishte edhe roja e Mefailit të Vogël, atë fshataret e quanin me
nofkën Mefaili i Ri, ngase në këtë kohë i kishte vetëm 19 vjet.
Mefail
Mehmeti, pasi se mori pjesë në çdo luftë e betejë ku kishte marr pjesë Mefaili
i Madh, ai kishte trashëguar nga ai, strategjitë luftarake dhe kishin lidhë
besën se do të luftonin për çlirimin e vendit deri sa të jenë gjallë. Pasi
përfundon të Luftës së Dytë Botërore,
ata edhe më tej luftonin, ata edhe më tej nuk dorëzoheshin. Siç dihej, pas një
sulmit të një brigade shqiptare, ata kërkojnë nga Mefailët dhe vullnetaret që
të dorëzohen, duke iu kujtuar se çdo gjë ka marr fund, lufta e Dytë Botërore ka
përfunduar, andaj kthehuni në shtëpit tuaja, na do të jemi dorëzan dhe do
garantojm për jetët tuaja dhe për popullin shqiptarë. Mefailet nuk iu besojn
aspak këtyre fjalëve, megjithate vendosin që të largohen nga qyteti duke u
strehuar në male të Kërçovës. Zakonisht Mefailet ishin edhe strateg të mëdhenj
të luftës, dhe organizatorë të mirë të saj. Prandaj, për të qenë më të qet dhe
më të sigurt, gjatë dimrit kur strehoheshin në male, nuk rrinin të gjithë
luftëtaret në një vend, por ndaheshin në grupe të vogla nga 8-10 veta, në rast
rreziku të mos sulmoheshin që të gjithë dhe të kishin mundësi të lëviznin për
ti ndihmuar njëri tjetrit. Kështu kishin vendosur edhe gjatë dimërit 1944/45.
Të
dy Mefailët ishin betuar që mos të largohen nga vendi. Do të qëndronin deri në
fund, që të mbronin fshataret dhe tokat e tyre. Por pas sulmit që e patën në
Ahishtë dhe në të cilën u likuidua Mefaili i Madh, komandën e grupit e mori që
ta udhëheq Mefaili i Vogël. Rënia e komandantit të Çetës- Mefail Shehut, grupi
e përjetoi rëndë. Ajo ishte një humbje e madhe për luftëtarët e sidomos për
Mefailin e Vogël. Pas tërë kësaj nuk kishte mbetur rrugë tjetër vetëm se edhe
më tej duhet vazhduar rezistencën. Mefaili i Vogël për roje të veten kishte
Mefailin e Ri (Mefail Selimin), i cili vinte nga fshati Kollare dhe ishte trim
dhe i besës. Andaj edhe me këtë kishte vazhdua miqësia sikurse me Mefailin e
Madh.
Jeta
në male ishte e vështirë dhe me plot rreziqe. Se, pas vrasjes së Mafailit të
Madh, disa nga luftëtaret kishin kaluar kufirin dhe kishin kërkua strehim në
vende të ndryshme perëndimore si në Greqi e pastaj për të vazhduar për Itali e
SHBA, pasta disa nga ata u vendosen në Turqi- Stamboll, e shumë nga ata
përfunduan në Greqi.
Shërbimi
Sekret jugosllav dhe ushtria jugosllave, kishin informata se në cilat pjesë të
Kërçovës lëvizte grupi i vullnetarëve në krye me Mefailin e Vogël. Ata i
përcillnin herë fshehur e herë hapur, duke i sulmuar kohë pas kohe në prita të
ndryshme, por për luftë frontale nuk kishin guxim. Ushtaraket jugosllav, vet e
kishin përhapur se Mefailin e Vogël nuk e zë plumbi. Ushtaret ishin të
frikësuar dhe iu iknin sulmeve direkët me vullnetaret. Fshatarët në fshehtësi
iu ndihmonin vullnetarëve me ushqime, veshmbathje dhe me municion. Ata i kishte
kap frika për jetët e luftëtarëve dhe druheshin për jetët e tyre. Çdo sulm që
planifikonte armiku iu dështonte, andaj ata morën masa më të rrepta për
përgatitjen e një sulmi përfundimtar. OZN-a, në anë tjetër bënte përgatitjet më
perfide për ta asgjësuar grupin. Pasi se nuk kishte mundësi për ti
asgjësuar ballë për ballë, si gjithmonë
që din e bëjnë sllavët, vunë në lëvizje metodën e tradhtisë. Dihej se me
njerëzit e komprometuar dhe servilë, të manipulosh me ta ishte më së lehti,
andaj oznashët e gjejnë një shqipfolës, i cili pa hezituar, kishte shkua në
komandën ushtarake jugosllave, dhe jep informacione të sakta se ku fshihej Mafaili i Vogël me shokë. Pas kësaj
informate, jepet urdhri tek njësitet ushtarake jugosllave që të përgatiten në
mënyrën më të mirë për të rrethuar vendin në të cilën ndodheshin luftëtarët
vullnetar. Sipas informatës së dhënë, ata ndodheshin në malet mbi fshatin
Kollarë. Mefaili i Vogël e dinte se ishin të përcjellë nga organet e OZN-es,
mund të largoheshin, por ky i kishte dhënë besën Mafailit të Madh se do e
vazhdon rrugën e tij dhe kurrë për së gjalli nuk do ta lëshon vendin. Andaj
vendosën të qëndronin dhe të luftonin me tërë forcat e tyre. Me 16 nëntor 1945,
në Kërçovë futen forcat partizane dhe shpallin “Çlirimin “ e Kërçovës, andaj
ishte e ditur për rrugën e okupimit të trojeve shqiptare.
Për
zënien e grupit të Mefailit të Vogël akuzohen disa bashkëfshatar të tij të
shitur, të cilët duke e ditur se një fshatar nga Zajazi me emrin Nefrus Lika
për çdo ditë në mes të dimrit të madh me
një kalë me sajë, shkonte në mal kinse të marrë dru, dhe sa herë që shkonte
çonte bukë te shpella, që të furnizonte me ushqim Mefailin e Vogël me shokët që
e shoqëronin në shpellë. Thuhet se, fshatari ishte shumë i kujdesshëm përderisa
e kryente këtë punë atdhetare, duke pas kujdes të shtuar që të mos hetohet nga
policia e vendosur në fshatin Zajaz. Një ditë, atë dikush e përcjell dhe
spiunon tek organet e ndjekjes. Një mëngjes e rrethojnë shtëpinë e Nefrus
Likës, e arrestojnë dhe e dërgojnë në zyrën e policisë në Zajaz. Atë aty e
rrahin në mënyrën më shtazarake duke i kërkuar që të tregojë se ku strehohet
Mefaili i Vogël. Ndaj tij përdoret forca dhe tortura, por ai qëndron deri në
fund duke përsëritur se “Nuk e di dhe nuk kam lidhje me këtë”. Pas këtij
arrestimi, fshatarin e lirojnë, duke e bindur atë, se gabimisht e kishin
arrestua dhe po i besonin. Fshatari
besnik edhe më tej vazhdon rrugëtimin e tij nga fshati në bunker dhe
anasjelltas. Po edhe fshatari, këtë rrugëtim e bënte me qëllim për të bindur
oznashet se ai merrej vetëm me punët e veta, duke sjell dru në shtëpi dhe duke
bërë zik-zake të shumta për të humbur gjurmët për tek bunkeri ku ishin strehuar
luftëtarët.
Oznashet
e kuptuan hilen e fshatarit dhe kështu filluan të luanin lojën e tij duke lënë
përshtypjen se nuk po e përcillnin. Plot një javë e kishin përcjellë fshehtas
fshatarin deri sa në fund e kuptuan se ku ishin strehuar vullnetarët. Me 6
shkurt 1946, ushtria dhe policia jugosllave rrethojnë shpellën, dhe dërgojnë
një ish luftëtar të tij që të bind Mefailin e Vogël me shokë, që të dorëzohen
dhe duke i treguar se shpëtim nuk ka nga këtu, ngase është i rrethuar nga të
gjitha anët. Me të kuptuar se është i rrethuar, dhe duke dyshuar me të drejt se
tek fshatari që kërkonte dorëzimin, nxjerr revolen dhe e vranë në vend. Del nga shpella, me numrin e paktë të
shokëve, por që të gjithë ishin betuar se nuk dorëzohen të gjallë, në dorë të
armikut. Ata fillojnë luftën edhe pse ishin të pakt në numër, me një ushtrinë
të armatosur mirë dhe që e kishte rrethua me mur të hekurt.
Ishte
muaji shkurt 1946, në Zall të Vogël, në vendin e quajtur “Gjeksinat”,
fillimisht duke luftuar, plumbi i armikut Mefailit të Vogël i plagos dy
duart, dhe më ishte e pamundur që të
mbante mitralozin që e kishte të pandarë prej vetes. Mefaili duke e parë veten
se më nuk mundë të luftonte, kërkoi nga shokët që ta vrisnin, por ata nuk
pranuan një gjë të tillë. Duke e parë situatën e krijuar një ushtar jugosllav e
qëllon me një breshëri plumbash trimin e Zajazit. Në këtë mënyrë pushoi së
rrahuri zemra e madhe e Mefailit të Vogël, i cili luftoi me pushkë në dorë për
Shqipërinë Etnike.
Të
nesërmen ushtria jugosllave e tërhoqi zvarrë trupin e pajetë të Mefailit nga
Kollari deri në Kërçovë. Në këtë qytet, në mes të sheshit, ushtria jugosllave
do ta mbajnë për pesë ditë të ekspozuar, dhe shumë qytetar i detyronin të
dilnin në shesh dhe ta fyejnë e ta gjuajnë me gurë birin e tyre. Por, shumica e
qytetarëve shqiptar edhe pse ishin të kërcënuar, ata në mënyrë dinjitoze
përshëndeteshin me trimin duke i dhënë lamtumirën e fundit ashtu siç i kishte
hije Mefailit të Vogël.
Sipas
burimeve thuhej se ishte 6 shkurti i vitit 1946, kur u likuidua Mefaili i
Vogël. Ai mbylli sytë me një shpresë e me një ëndërr të pa realizuar që
vazhdimisht shpresonte se një ditë porosiste
ai se “Ne nuk mundem ta bënim Shqipërinë Etnike, por bijtë dhe bijat tona
patjetër se do e bëjnë”.
Nga
ky momenti, disa nga bashkëluftëtarët e tyre u arrestuan dhe kaluan shumë vite
në kazamatet jugosllave. Disa u strehuan ndër familje të njohura shqiptare, që
ishin të njohura për trimëri e besë si në fshatrat e Kërçovës, po ashtu edhe të
Pollogut, gjithandej ku jetonin shqiptarët. Duke u strehuar tek jatakët e tyre,
ata pritnin një kohë më të volitshme për të dal jashtë vendit që një ditë të
kthehen kur të pjekën kushtet për të vazhduar luftën aty ku e kishin lënë. Pas
likuidimit të Mefailit me shokë, në mënyrë të organizuar 14 veta kalojnë
kufirin për Greqi, nga aty disa shkojnë në
Turqi e disa në Amerikën e largët. Ndërsa bashkëluftëtari i tyre, miku e
shoku më besnik, Mefaili i Ri (Mefail Selimi), pati fatin që ti shpëtojë këtij
sulmi barbar, edhe ai duke e parë se egzistimi në male ishte i pamundur, ai
qëndroi në disa vende ku e strehonin jatakët besnik deri në pranverën e vitit
1946. Në pranverë i shoqëruar nga: Shahi
Rushani, Neshyt Kasa, Kurtish Hajroja, Mazllam Selimi, Selim Selimi, Zenel
Selimi, Garip Emini, Ramazan Hajvazi, Ramazan Abidini, Xhaferr Neli, Xhemail
Shehu, Ramazan Dalipi dhe Fazli Braja ia mësyjnë kufirit grek. Shumica e tyre u
vendosën në Turqi dhe Amerikë, ndërsa vetëm Ramazan Abidini shkoi në Brazilin e
largët. Pas rënies së Mefailave, supozimi i tyre u vërtetua, Zajazi me rrethin
përjeton natën e Shën Bartolomeut, duke lënë pas shumë varreza masive dhe
fshatin gati plotësisht të shkatërruar.