Veneta Çallpani: Kush e ka radhën nesër?!
Kam frikë të ndez televizorin, madje edhe kur ndërroj stacionet më dridhet dora kur kalojnë kanalet e lajmeve. Nga çasti në çast pres të dëgjoj ndonjë lajm tjetër për vrasjen e ndonjë gruaje, vajze apo foshnje... Shpeshherë e lumtur kam menduar me vete "Sa mirë që kam lindur dhe po jetoj këtë kohë, po jetoj në Demokraci. Tani që gruaja nuk është më e dhunuar, nuk është më e detyruar të qëndrojë vetëm në shtëpi e të jetë thjesht një shërbëtore e burrit dhe familjes" Do doja të vazhdoja përsëri të mendoja ...
























