Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Edhe nje here mbi dosjet e komunizmit
E shtune, 23.06.2012, 08:39 AM
Edhe nje here mbi dosjet e komunizmit
Nga Reshat Kripa
Këto ditë
ka dalë përsëri në skenën e politikës shqiptare çështja e dosjeve. Shkak për këtë
u bë zgjedhja e Presidentit të Republikës. Çuditërisht, kjo çështje
Personalisht
nuk jam në gjendje të konfirmoj nëse këto akuza kanë ndonjë të vërtetë brenda
vetes së tyre apo jo, pasi nuk kam në duar dokumenta që ta vërtetojnë apo hedhin poshtë një gjë të tillë. Por zhurma e
madhe e bërë rreth tyre më bën edhe mua të dyzuar. Edhe unë filloj të dyshoj për
njerin apo tjerin se paska qenë spiun i ish- Sigurimit të Shtetit, çfardo posti
apo detyre që gëzoka ky person. Në fakt, një gjë e tillë më hidhëron.
Tani le t’i
hymë më thellë kësaj çështje dhe le ta analizojmë. Dihet nga të gjithë që njëra
nga metodat e përdorura nga ish-Sigurimi i Shtetit për të mbajtur me çdo kusht pushtetin
totalitar, ishte rekrutimi i agjentëve që do të viheshin në shërbim të tij. Këta
agjentë i duheshin për t’i vënë njëri kundër tjetrit, babai kundër djalit , vëllai
kundër vëllait, shoku kundër shokut. Spiunllëku ishte bërë mënyrë jetese. Madje
disave ai u ishte kthyer si ushqimi që hanin përditë. Pa të nuk mund të jetonin.
Ata mbajnë në ndërgjegjen e tyre ndëshkimin e padrejtë për sa e sa viktima të tyre.
Kishte
edhe një kategori tjetër nënshkruesish të deklaratës së bashkëpunimit me
organet e Sigurimit të Shtetit. Kësaj kategorie i përkasin ata që, të ndodhur nën
një presion të fortë fizik apo psikologjik, u detyruan të nënshkruajnë. Të mos
harrojmë, metodat e diktaturës ishin nga më të tmerrshmet, që nga torturat e
pakrahasueshme fizike dhe deri tek tentativat për përdhunimin e familjarëve në sy
të tyre.
Një kategori
tjetër e atyre që duhet të mbajnë përgjegjësinë për të ashtuquajturat dosje janë
edhe përfaqësuesit e komiteteve të partisë, organeve të Ministrisë së Brendëshme,
prokurorive dhe gjykatave politike, komisioneve të ngritura qëllimisht për dëbim-internimet
dhe deri tek zbatuesit e thjeshtë të ish-Sigurimit të Shtetit që janë promotorët
e këtij fenomeni.
Unë mendoj
se të tre këtyre kategorive duhet t’iu ndalohet pjesmarrja në organet drejtuese
të shtetit shqiptar. Këtu kam parasysh si shumicën ashtu edhe pakicën. Madje
duhet të jenë vetë ata që nuk duhet të pranojnë çdo lloj oferte që u vjen si
nga e djathta ashtu edhe nga e majta, për poste apo detyra të tjera të larta. Le
të merren me çfarë të duan. Shoqëria kapitaliste ka mundësi të panumërta për të
jetuar. Le të merren
me aktivitet privat
të çdo lloji
dhe të mos
tentojnë të
futen në politikë me qëllim përfitimi. Dikush mund të më thotë se kjo është një
shkelje e të drejtave të njeriut, pasi sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kushdo
ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Keni të drejtë. Hapini dosjet dhe në rast
se masa e gjërë e zgjedhësve i pranon me njollat e së kaluarës mbi shpinë, atëherë
le ta gëzojnë detyrën që u është besuar! Në të kundërt le të heqin dorë!
Kanë kaluar
gati njëzetedy vjet nga përmbysja e sistemit totaliatr dhe ne jemi ende i vetmi
vend i bllokut ish-komunist që nuk kemi të hartuar një ligj të saktë për hapjen
e dosjeve. Edhe disa inisiativa gjysmake të marra deri tani kanë përfunduar në koshin
e plehrave. Kështu ndodhi me ligjin e
lustracionit të miratuar nga Qeveria Demokratike në vitin 1996, ligj që u hodh
poshtë sapo socialistët morën poushtetin. Të njejtin fat pësoi dhe ligji i dytë
i miratuar nga parlamenti shqiptar me votat e demokratëve që u hodh poshtë nga
Gjykata Kushtetuese e përbërë në shumicën e saj nga individë që prekeshin
direkt nga ky ligj. Unë nuk pretendoj se
të dy këto ligje kanë qënë të përsosur. Mendoj se asnjëri prej tyre nuk e
zgjidhte plotësisht problemin e dosjeve. Por, sidoqoftë ishte një hap para në rrugën
e hapjes së tyre përfundimtare.
Kjo
periudhë ka gati tre vjet që ka kaluar dhe nuk shohim ende ndonjë përpjekje nga
ana e shumicës që të përpiqet për të bërë
një ligj mbi lustracionin, pasi vetëm ajo mund të përpilojë një ligj të tillë. Përse?
Unë mendoj se shkaktarët e kësaj pengese janë përfaqësuesit e nostalgjikëve të majtë
të së kaluarës që sot kanë zënë poste drejtuese në hierarkinë e djathtë. Janë edhe
ata, qofshin të djathtë ose të majtë, qofshin ish-të përndjekur politikë ose
jo, që ndërgjegjen tyre e kanë të përlyer me deklaratat e
turpshme që mund të kenë nënshkruar në të kaluiarën dhe tani tremben nga
zbardhja e së vërtetës. Unë mendoj se duhet të gjejnë forca brenda vetes së tyre
për të hedhur poshtë atë të kaluar të hidhur dhe do të shohin se do ta ndjejnë veten
shumë më të lehtësuar dhe ndërgjegjen më të qetë. Ju kujtoj se brejtja e ndërgjegjes
është sëmundja më e rëndë që mund të zërë një idivid.
Le të hapen
pra dosjet! Le të hapen dhe të publikohen të gjitha dosjet e sistemit totalitar.
Është e drejta e qytetarëve të mësojnë mbi gjithçka që ka lidhje me ata që do të
zgjedhin në të ardhmen. Zgjedhjet e reja janë në prag. Le të hapen dosjet për të
mos lejuar që vendet në parlamentin shqiptar dhe administratën shtetërore të zihen
nga ish- bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit. Kështu do të kemi një Parlament
të pastër, një Qeveri të pastër, një drejtësi të pastër, një shtet të pastër. Në
rast se sot flitet për një shtet të korruptuar, kjo vjen edhe si rezultat se në
të bëjnë pjesë edhe të korruptuarit me dosje që sjellin frymën korruptive të sistemit
që i degradoi deri në atë gjendje.
Dua të theksoj
gjithashtu edhe një çështje tjetër mjaft
të rëndësishme. Në rast se miratohet një ligj i tillë, kush do të jenë zbatuesit
e tij? Këtë pyetje e bëj pasi kam frikë se ndoshta kjo do të bjerë në duart e mëkatarëve,
siç ka ndodhur edhe herë të tjera në raste analoge. Mos një ligj i tillë do të përdoret
nga njëra apo tjetra palë për të bërë presione politike mbi individë të ndryshëm?
A do të jetë një proces i ndershëm dhe i hapur? Do të presim dhe do të shohim.
Së fundi
dua t’i drejtohem Kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror apo drejtuesve të
institucioneve të tjera që kanë në duar dosjet e së kaluarës, ju lutem, hapini
dhe bëjini publike dosjet e mia që kushdo të mësojë se si kam vepruar unë në kohën
e diktaturës. Dosjen time që kam pasur pranë Arshivës së Ministrisë së Brendëshme
tashmë unë e kam marrë. Është dosja me numër 8445. Kushdo mund të lexojë. Ka
autorizimin tim. Tani kërkoj edhe hapjen dhe publikimin edhe të dosjeve të tjera.
Ftoj të gjithë qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë.