Mendime
Pirro Prifti: 20 vjetori i Ringjalljes së Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë
E premte, 22.06.2012, 06:19 PM
20
vjetori i Ringjalljes së Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë
Nga Pirro Prifti
20 vite më
parë, një Përfaqësi e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5-8
qershor 1992), për herë të parë pas persekutimit të egër dhe të paparë të shtetit
më ateist në Botë të drejtuar në PPSH, dhe
i kërkoi zgjedhjen një KrYepshkopi për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vetë përfaqësia e Kishës Ortodokse Autoqefale
të Shqipërisë I a kishte vënë syrin Eksarkut
Anastas Mitropolitin e Andruzes me titull Profesor Doktor Anastasios
Janullaos.
Eksarku
ishtë dërguar me detyrë të inspektonte
gjëndjen e komunitetit ortodoks dhe Kishat Ortodokse të Shqipërisë dhe problemet e rënda të mbetura pas shkatërrimit dhe rrënimit të të
gjitha religjioneve në Shqipëri pas vitit 1967 e deri në fitoren e demokracisë.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përjetoi shkatërrimin më të madh të paparë
ndonjëherë ndoshta që nga sundimi ottoman.
Kishin
mbetur vetëm 22 prifërinj dhe ata pa shkollën përkatëse.
Këtë Inisiativë
për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike me një sërë
veprimesh vendimtare. Në janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë
i Patriarkanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, episkopin e
Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe
vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark
patriarkal (të dërguar të Patriarkanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për
t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Eksarku (i dërguari) i
Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991. Gjatë udhëtimit të tij në vend
konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme.
Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte
krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për
riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patriarkanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme
Klerikolaike 1-2 gusht 1991, me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga
të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit
komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë
dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë.
Sinodi i
Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës, me iniciativën e Patrikut Ekumenik
Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,
zgjodhi më 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepiskop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë
mitropolitin e Andrusës, Anastasin, dhe mitropolit të Korçës arkimandritin
Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të
Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto episkopata
tashmë u ringritën në rang mitropolie.
Që nga
ajo kohë e deri më sot Krypëshkopi i Tiranës Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ka
fituar një respekt të madh dhe të jashtzakonshëm jo vetëm në Shqipëri por dhe në
të gjithë botën mbarë, duke u bërë gjithashtu dhe udhëheqës spiritual i njohur
i Kishës sonë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
(http://en.ëikipedia.org/ëiki/Kisha_Orthodhokse_Autoqefale_e_Shqip%C3%ABris%C3%AB).
Ringjallja
e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
ndodhi pas 24 vitesh atiezëm dhe persekutim
të plotë të klerit ortodoks dhe shkatërrimit të Kishave ortodokse.
Nën
drejtimin e Krypeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Prof.Dr. Anastasios Janullatos Kisha
shqiptare u ringrit edhe një herë nga themelet.
Ringjallja erdhi si me porosi të Zotit, dhe ishte fat për
Komunitetin Ortodoks të Shqipërisë sepse:
- Dërgoi
këtë njeri të nderuar të fesë dhe shumë erudit
plot titujt të shumtësi Professor Emeritus i Universitetit të Athinës, Antëtar
Honorifik i Akademisë së Athinës, President i Komitetit Qëndror të Këshillit
Botëror të Kishave, President Nderi i Konferencës Botërore Religioze për Paqe,
dhe plot tituj shkencore dhe të merituar nga shume Universitete nga e gjithë bota
si nga Universiteti i Moskës, Universiteti Boston, Universiteti i Qipros,
Universiteti Thesalonikut, Kretës, Patras, Universiteti i Krajovës, dhe
kandidat i çmimit Nobël për Paqen (viti 2000), e shumë të tjera që s`mund ti
vendosim dot këtu në këtë shkrim të shkurtër;
- Dërgoi
një autor të 18 librave kerkimoro-shkencore
dhe religjioze dhe i shume shkrimeve te ndryshme të cilat i shtojnë edhe më shkëlqimin
eruditit Prof.Dr. Anastasios Kanulatos;
-Dërgoi këtë
person me cilësi të veçanta humanitare i
cili ringriti nga themelet kishën ortodokse të Shqipërisë si dhe shpirtin fetar
kristian të komunitetit ortodoks në Shqipëri,
nëpërmjet përkujdsjeve të tij të veçanta morale dhe materiale për cdo komunitet
ortodoks të cdo qyteti të Shqipërisë, si dhe me inisjativën e tij personale
ndihmoi pakrahasimisht dhe me shumë modesti rrefugjatët kosovarë gjatë vitit 1999-2000
, duke ngritur kampe e duke dhënë kontribute financiare e ushqimore për
popullin vëlla kosovar me fe myslimane duke konfirmuar edhe njëherë shpirtin e
tij të madh tolerant e human.
- Dërgoi
këtë njeri me cilësi të rralla internacionaliste dhe aspak nacionalist ( ashtu si kanë dëshirë
të përflasin dashakeqët), i cili është konfirmuar
disa herë qoftë nga puna e tij e shkëlqyer
religjioze jashtë Greqisë në ringjalljen e K -ishës Ortodokse gjatë misionit të
tij në Kenia, Uganda, Tanzani në vitet 1981-1991
si Kryepeshkop (Locum Tenens), duke stabilizuar 150 kisha ortodokse në ato
vende dhe duke diplomuar 62 priftërinj afrikanë dhe 42 priftërinj katekistë. Ka
marrë plot cmime dhe dekorata si: Cmimi i të drejtave të Njeriut Athenagoras 2001në
Neë York, çmimi `Prohumanitate` nga Institucioni Europian Kultutor Freiburg 2001,
është nderuar me Kryqin e Shënjtë të Apostullit dhe Evangjelistit Mark nga
Patriarkana e Aleksandrisë 1985 dhe Kryqi i Shën Katerina i Malit Sinai 1986
Egjypt, Kryqi i Shën Cirilit dhe Metodit të Kishës Ortodokse të Cekosllovakisë 1986, por cmime e medalje, nga Rusia, Ukraina,
sigurisht nga Athina, Qipro, etj. Por Kontributi i tij i Jashzakonshëm është ringjallja
e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Krypeshkopi Anastasios Janullatos, ky
njeri shumë religjioz e pa të meta
ringjalli fenë dhe kishën
ortodokse praktikisht të vdekur e të varrosur nga Komunizmi ateist. Nëpërmjet këtij Kryepeshkopi kurajoz gjatë gjithë këtyre 20 viteve në drejtim,
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mori pamjen e saj të plotë si asnjë herë
tjetër me një komunietet ortodoks të fuqishëm, të bindur, e të devotshëm ndaj
Zotit dhe ndaj shtetarëve. Njerëzit nëpërmjet Kryepeshkopit Anastasios
Janullatos rimorën, lajmin e mirë, ri-fituan shpresën e humbur gjatë rregjimit komunist, shumë rigjetën
Zotin, dhe fitorja më e madhë është afrimi dhe interesimi i rinisë shqiptare për
fenë ortodokse dhe Zotin.
Nën
drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos u rindërtuan, u ndërtuan dhe u
rikonstruktuanderi më sot: 150 kisha të reja, rikonstruktuar 160 egzistuese, u
ndërtuan dhe uriparuan 60 manastire, janë realizuar 450 projekte, për cerdhe,
kopshte, shkolla, qëndra rinore, qëndra shëndetësore, qëndra diagnostikuese dhe
mjekuese shëndetësore, qëndra
trajnuese, shtëpi e qëndra rehabilituese
e pushuese, qëndra për nevojtarët për ngrënie ushqimi. Janë punësuar më qindra
e mijra punonjës, Universiteti Logos dhe Shkolla Frymë Dasgurie të cilat janë shkolla
të larta nga më cilësoret në Shqipëri qoftë për nga pajisjet dhe pedagogët ,
qoftë për nga ideomi i këtyre shkollave të larta si shkolla `non profit`, në të
cilat studjojnë studentë nga të gjitha religjionet.
Por
perlat më të bukura për mendimin tim janë; Manastiri-Kisha e Shën VIashit Durrës,
Manastiri-Kisha Zvërnec, dhe vecanërisht Katedralja e re ` Ngjallja e Krishtit`
, më e madhe dhe e mrekullueshme në qëndër të Tiranës e cila do të inaugurohet
në këtë datë përkujtimore e domethënëse 24
qershor 2012.
Veprimtaria
e jashtazakonshmë në rindërtimin dhe ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale
të Shqipërisë e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos të lë me gopjë hapur duke menduar se po të ishte
ndonjë shqiptar nuk do të mund të bënte kaq sa bëri ky person i jashtzakonshëm
qoftë për Komunitetin ortodoks të Shsqipërisë
qoftë për largimin e izolacionit të këtij
komuniteti kaq të vuajtur që nga krijimi
i shtetit shqiptar por dhe më parë, ashtu edhe në njohjen dhe në ndihmesën që i ka dhënë Kryepeshkopi nëpërshpejtimin e
integrimit të Shqipërisë në BE.
Historikisht
pas formimit të shtetit shqiptar, nëse Themeluesi i Kishës Autoqefale Ortodokse
të Shqipërisë ishte i madhi Fan Stilian
Noli, nëse Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mori njohjen si kisha më e re ortodokse me 17
shtator 1922 (e pamiratuar nga
Patriarkana), dhe autoqefalinë nga
Patrikana e Konstandinopojës më 1937, nëse
vazhdoi të jetojë deri më 1967 nëpërmjet drejtimit nga Peshkopët e tjerë:
Visarion Xhuvani (1929-1937 i pa miratuar nga Patriarkana), Kristofor Kissi (1937-1949),
dhe Paisi Vodica (1949-1967 i pa miratuar nga Patriarkana por dhe thellësisht një përzgjedhje politike), ardhja
e Fortlumturisë së tij Kryepeshkopit të Shqipërisë Anstasios Janullatos, ringjalli të vdekurin – Kishën Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Së fundmi, Komuniteti Ortodoks i Shqipërisë gjatë jetës së shtetit shqiptar ka patur nderin të ketë aktualisht dy baballarë të shkëlqyer: Fan Stilian Noli që e bëri Krishtin të flasë shqip, dhe Kryepeshkopin Ansastasios Janullatos, i cili e ringjalli Krishtin e vrarë e të varrosur nga Komunistët dhe mrekulloi komunitetin ortodoks të Shqipërisë duke i a vënë dinjitetin në vend, duke e integruar me botën, dhe me magjinë e tij shpëtuese e shëruese, largoi dhe davariti të ligën e të keqen duke deklaruar edhe njeherë se e vetmja shprese dhe dashuri në këtë botë është adhurimi i Zotit Krisht dhe plotësimi i porosive të tij.