Mendime
Xhafer Leci: Brenda një viti katër provokime!
E hene, 18.06.2012, 07:00 PM
DERI KUR
DO TË MËSOHEMI ME MENDIMIN NDRYSHE
- Mbrenda një viti katër provokime! -
Nga Xhafer LECI
Më provokuan
vetëm pse mendoj, flas dhe shkruaj sipas bindjeve të mia personale.
Provokimet qëllimkëqia nëpër tubime publike janë sjellje të vrazhda, anti-civilizuese e jo njerëzore dhe mbi të gjitha antikombëtare.
1.- Në Heidelberg të Gjermanisë, më 21 maj 2011:
Në përkujtimin
e 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, njëri nga organizatorët kryesor të
këtij përkujtimi më patë thënë: Çdo diskutues ka në disponim 20 minuta, sepse
janë lajmëruar mbi 20 diskutues me referate. E falënderova për informimin. Më erdhi
radha të dalë në foltore edhe unë. Për respektin që kam; përshëndeta Adem Demaçin
, Zeqir Gërvallën dhe të pranishmit tjerë. Nuk lexova më shumë se
Jo, i
thashë, nuk më kaloj koha, kam vetëm një faqe material dhe për këtë më duhën
edhe 5 minuta kohë për ta lexuar.
U përmbajta
dhe pa emocione vazhdova duke e lexuar referatin tim deri në fund.
Pati
diskutues cilët lexuen edhe nga
2.- Në lokalet
e Konsullatës në
Ishte
thirrur një takim me ministrin e Diasporës me disa veprimtarë Isha edhe unë,
edhepse i paftuar. Meqenëse tema ishte e një rëndësie të veçantë, unë, duke i
parë disa nga të ftuarit, mora fjalën dhe fillova nga përvoja e dy fondeve për
Kosovën: Fondi i 3%-shit dhe Fondi "Vendlindja thërret". Qëllimi
ishte për t`ju faktuar se me njerëzit, të cilët jo vetëm nuk kanë kontribuar
fare pak për Kosovën, përkundrazi, ka edhe të dyshuar për keqpërdorime, nuk
mund të pritet asgjë e mirë as tani prej tyre. Pa pritur filluan disa zëra
zhurmaxhinjësh me tone të larta, duke më thanë se jam dalë jashtë teme... Vërtetë
fjala ishte për miratimin e një Draftëligji për Diasporën, por diskutimi im
ishte i drejtë sepse kishte të bënte me keqpërdoruesit e dikurshëm, të cilët
edhe sot dëshirojnë të jenë në krye të organizimeve. Dihën qëllimet e tyre.Një fjalë
e urtë popullore thotë: "
Për shkak
të mos prishjes së atmosferës, pa e përfunduar fjalën ndërpreva diskutimin.
Për habi,
si veprimtar dhe mërgimtar i vjetër që jam, askush nga organizatorët e
konsullatës e as ministrat nuk provuan me asnjë fjalë për ta ndërprë zhurmën!
Posa dolëm
jashtë lokaleve të konsullatës, para ndërtesës po bisedoja me drejtorin për
politikën e mërgatës, i cili më pyeti: -"A jeni pensionuar" ?
"-A
nuk guxon të shkosh në Kosovë?!" Nuk
më habiti shumë kjo pyetje, meqenëse e njoh nga vitet 1980-ta, si përqarës kur
organizonin demonstarta më vëllain e tij në Zvicër. Iu përgjigja: - Vazhdimisht
shkoj në Kosovë, edhe sivjet kam qenë 6 javë.
Para se
ta pyesja drejtorin përse ma bëri këtë pyetje, për mua pak sa provokative, me
aluzionin e qartë se atje të pret SHIK-u, edhepse, të gjithë ata që më njohin e
dinë për kontributin tim kombëtar...Bisedën tonë të pa përfunduar na ndërpreu zëvendëskonsulli,
i cili ju ofrua drejtorit të mërgatës, pa kërkuar fare falje për ndërhyrje në bisedën
tonë, duke i thënë ati: "Hajde, po shkojmë..."!
Gjithë kjo ndodhi përshkak të pyetjes time në lidhje me keqpërdorimin e fondeve.
3.- Në Shtutgart, më 27.11. 2011:
Qe
organizuar promovimi i dy librave, të Nusret Pllana “Terrori i Serbisë pushtuese
mbi shqiptarët” dhe ai i Emin Fazlisë alias Emil Kastriotit, “Hamid Emin Brunçaj
”Doktori”
i maleve të lira të Drenicës Dardane”.
Ishte e
dhimbëshme dhe e pa kuptimtë kur zëvendëskonsulli, me seli në
Të gjithë
neve e dimë veprimtarinë kombëtare të Emin Fazlisë, i cili, prej vitit 1952,
kurrë nuk ka pushuar së vepruari për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Më 1960
Emini është dënuar me 8 vjet burg të rëndë, sëbashku me 4 bashkëveprimtarë të tij
të çështjes tonë kombëtare.
Emini ka
vuajt 6 vjet burg, Tito me rastin e largimit nga pushteti të kiriminelit,
ministrit të brendshëm jugosllav, Aleksandër Rankoviq, amniston shumë të burgosur
politik dhe, me këtë rast përfiton
faljen e 2 viteve dhe lirohët më 1966.
Më kishin
caktuar si referues të flisja për librin e Emin Fazlisë, duke lexuar që në fillim
nisi një zhurmë prej nja
-Kjo le të jetë në ndërgjegjjen e tuaj.
4.- Në Koblenz, më 01.O5.2012:
Lidhja e
Shkrimtarëve e Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën
Integruese Humanitare dhe Kulturore “STUBLLA” organizuan akademi përkujtimore në
30-vjetorin e rënies të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Me këtë rast
u bë edhe promovimi i librit me krijime poetike të krijuesëve të mërgatës "TRINOMI
I LIRISË", i përgaditur nga bashkautorët: Neki Lulaj e Hasan Qyqalla.
Organizatorët
më patën bërë ftesë që edhe unë si pjesëmarrës i demonstratave të viteve 1968-1981,
si veprimtar i vjetër, të referoj për ngjarjet e1981-shit.
Nuk më shkonte
mendja se edhe këtë herë mund të më provokonte ndokush.
Në fillim
të diskutimit tim dikush nga pjesmarrësit më zë të lartë më thotë:
"-Hajde
ngutu ma shpejt se Jusuf Gërvalla shpejt i ka kryer punët".
Për mos ta prishur atmosferën e asaj akademie të shkëlqyer, i thashë: - Mirë e keni. Provova të përmbahëm, jo lehtë, shkrimin e lexova deri në fund, por me emocione. Deri kur më me provokime? Pse thirremi në emër të një patriotizmi të rrejshëm, për bashkimin e popullit dhe trojeve tona, kur në maje të gjuhës kemi helmin?!
Dhe, për fund, porosia ime është që:
Diplomacia shqiptare duhet pa tjetër të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjeve të tyre, krahinore, fetare e politike. Të respektojë njësoj kontributin e dhënë për çështjen kombëtare të sejcilit qytetar. Nëse diplomatët shqiptarë janë vetëm në shërbim të atyre që i përkasin të njejtit subjekt partiak, atëherë “diplomatë” të tillë nuk i duhen venditi dhe popullit tonë të shumëvuajtur.