Mendime
Pirro Prifti: Lidhja e Prizrenit - Lidhja që zgjoi shqiptarizmin por copëtoi territoret shqiptare
E marte, 12.06.2012, 06:27 PM
Lidhja e Prizrenit – Lidhja që zgjoi shqiptarizmin por copëtoi
territoret shqiptare
Nga Pirro Prifti
Kaluan 134 vjet kur në Prizren u mbajt për herë të parë Lidhja e
shqiptarëve nga të gjitha trojet e
okupuara nga turqit, megjithaë për popullatat jo shqiptare ballkanike shqiptarët
nuk shiheshin si popullatë e pushtuar por si popullatë që së bashku më boshnjakët
shiheshin si bashkëpushtues.
Sipas historisë Abdyl Frashëri- një nga figurat kryesore të asaj kohë që mbrojti
shqiptarizmin krijoi dhe organizoi që në
muajin maj 1878, një Komitet në Stamboll në të cilin muarën pjese Pashko Vasa,
Jani Vreto,
Ymer Prizreni,
Zija Prishtina, Sami Frashëri,
Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri, Ali Ibra etj.
Ky komitet lëshoi një Proklamatë që në Maj 1878 nga Stambolli pra 3 javë
para fillimit të Lidhjes së Prizrenit më
10 qershor në të cilën Proklamata përfundonte: “Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë,
Malin e Zi dhe Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë
asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbajmë me këmbëngulje çdo
gjë që është jona. T’u lihet pra shqiptarëve toka shqiptare!” Shqetësimi që
pushtoi shqiptarët për fatin e atdheut, u shpreh me një lumë protestash, që
shpërthyen gjatë muajve prill e maj 1878 nga të katër anët e vendit kundër Traktatit
të Shën-Stefanit.
Pavarësisht nga interpretimet, Shtëpia në të cilën u mblodhën në
Prizren nën drejtimin e një kryetari honorifik që ishte dhe delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra (Qoku),
me 10 qershor vazhduan punimet.
Me 18 qershor 1878 fillimisht
47 bejlerët kryesorë firmosën Kahraname-në
(në një kohë kur Kongresi i Berlinit filloi punimet me 13 qershor
1878); megjithatë ajo Kahrarname-ja e famshme ishte ne fakt tërësisht
antishqiptare dhe totalisht në favor të Sulltanit dhe Perandorisë Turke të
mundur e të dërrmuar dhe nënëshkroi armëpushim në janar 1878 kurse në 3 Marsit
1878 u firmos traktati i Shën Stefanit. Me këtë traktat, Turqisë i u hoq përfundimisht Ballkani.
Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin: një peticion për
çështjen shqiptare, dërguar Kongresit të Berlinit, një peticion, dërguar Portës
së Lartë, Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa). Të
dyja peticionet u miratuan më 15 qershor 1878. Ato u pajisën me nënshkrimet e
disa mijëra përfaqësuesve të popullsisë shqiptare në të gjitha krahinat e
Shqipërisë. Me anën e tyre kërkohej nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria
turke që të mos i jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë tokë nga atdheu i
tyre. Edhe në këto dokumente të Kuvendit të Lidhjes shprehej vendosmëria e
përfaqësuesve shqiptarë për të luftuar deri te njeriu i fundit për të
kundërshtuar çdo vendim që do të cenonte tërësinë territoriale të atdheut. Veç
kësaj, në peticionin që iu dërgua Portës së Lartë, parashtrohej edhe kërkesa
për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare në një vilajet të vetëm shqiptar
ose, siç thuhet në peticion, në një “vilajet të bashkuar” (Tevhidi vilajet) me
një “kuvend të bashkuar” në krye dhe me administratë, buxhet e ushtri të
veçantë, pra të pajisur me autonomi administrative e kulturore. Por ky program
i autonomisë (krijimi i vilajetit të bashkuar me autonomi administrative) nuk u
përfshi në të dy dokumentet e tjera që u miratuan nga Kuvendi, më 17 qershor
1878, në Kararnamenë dhe në Talimatin.
Traktati i Shën Stefanit në fakt i futi drithërimat klasës
drejtuese shqiptare dhe boshnjake të konvertuar tashmë në myslimanë dhe i nxiti
liderët e tyre të organizojnë mbrojtjen e tokave në të cilën ata banonin.
Interesant është fakti që në fillim nuk kishte asnjë katolik në
mes Komitetit Shqiptar të Stambollit (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Prizren_League).
Që nga Neni 1 i
Kahraname-se thuhej se qëllimi ishte ....të ruheshin integriteti territorial i
perandorisë turke në Ballkan, Sulltanin dhe ligjin e Shariah-ut.... , kurse
neni 6 i saj theksonte ..luftën e armatosur për të mbrojtur këto territore, dhe
mos lejimin e Bullgarisë që të marrë territoret, dhe nëse Serbia dhe Mali i Zi
nuk i lëshon territoret myslimanë atëhere do të dërgohen akinxhinjtë
(bashibozukët) për tua marrë...`
Por në Kahrarname nuk u tha asgjë as për shkollat shqipe, as për
bashkimin e popullit shqiptar në një vilajet dhe autonominë e shqiptarëve (
ashtu si e propozoi Pashko Vasa).
Porta e lartë e përkrahu fillimisht Lidhjen e Prizrenit dhe
Kahrarname-në por ushtroi presion që ata të jenë më shumë Ottomanë se sa
shqiptarë. Lidhja ishte sipas Kahrarname-së një lidhje kryesisht fetare dhe e
bazuar në solidaritetin fetar islam (Komiteti i Myslimanëve të vërtetë).
Megjithatë Abdyl Frashëri pas Kahranamesë insistoi që Lidhja e
Prizrenit të fokusohej kryesisht në autonominë e Shqipërisë dhe në krijimin e
një identiteti shqiptar.
Në fakt u krijuan dy rryma
ajo e radikalëve që përkrahte
identitetin otoman dhe solidaritetin fetar islam, kurse tjetra ajo e
moderuar e kryesuar nga Abdyl Farshëri dhe e përkrahur nga Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Abedin pashë Dinoja, Mahmud pashë Biçaku, Omer pashë Vrioni.
Kështu Abdyl Frashëri organizoi një takim të dytë vetëm me shqiptarët po gjatë kohës së
mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit.
Kongresi i Berlinit injoroi Memorandumin e Lidhjes madje Otto
Bismark deklaroi se kombi shqiptar nuk ekziston por ekziston vetëm si nocion
gjeografik; megjithatë më vonë pasi u takua më disa delegatë shqiptarë që
shkuan për ta takuar – Bismarku deklaroi se ai ishte gabuar duke thënë se Shqipëria
ishte vetëm një `nocion gjeografik` http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lidhja_e_Prizrenit.
Prania e gjithë këtyre bejlerëve
shqiptarë në Lidhjen e Prizrenit
qofshin të bashkuar në grupin konservator qofshin të bashkuar në grupin
moderator tregon se klasa sunduese shqiptare ishte e konvertuar në myslimanë
thjesht për të ruajtur pronat por dhe për të marrë pozitat, ofiqet dhe gradat në këmbim të ndërrimit të fesë për hir
gjithashtu dhe të mbijetesës.
Ky lëshim substancial ndaj pushtuesit turk krijoi pështjellimin e
madh pas humbjes së luftës nga perandoria turka me Rusinë; këtë nuk e kishin
parashikuar klasa sunduese shqiptare e cila sundonte dhe edhe popujt e tjerë të krishterë të Ballkanit
si `dora e fortë` e Sulltanit.
Kjo krijoi paradoksin e 1878:
të nevojës së një shteti dhe identiteti shqiptar jashtë atij turk,
dhe urrejtjes që ishte krijuar ndaj kësaj
klase sunduese shqiptare nga ana e popujve të krishterë të Ballkanit të cilët
nuk kishin besim më tek drejtuesit shqiptarë që tashti kërkonin të mbijetonin përsëri
duke i kthyer krahët dhe duke kthyer timonin e politikës së tyre mbijetuese në
180 gradë.
Nëse popujt e krishterë të
Ballkanit ashtu dhe populli shqiptar
qoftë edhe ai i konvertuar në fenë islame e shikonte me gëzim
shpartallimin e Turqisë duke i krijuar dhe atij shpresa të mëdha që të hiqte
zgjedhën 450 vjecare, klasa drejtuese shqiptare shumica pro-turke po dëshpërohej
dhe vuri kujen për humbjen e Turqisë, dhe kjo shkaktoi miratimin me 60 firma
bejlerësh shqiptare e boshnjakë të
Kahrarname-së, në të cilën nuk flitej as për Shqipëri, as për kryeqytet të
Shqipërisë, as për pavarësi, as për shkolla shqipe, as për reforma.
Atëhere del pyetja: Cfarë i
solli Shqipërisë Lidhja e Prizrenit?
-
Vetëm nxiti shqiptarizmin dhe
konfiguroi identitetin shqiptar të cilin e përkrahu fuqimisht një pjesë e
klasës drejtuese por më tepër
intelektuale myslimane dhe ortodokse, e cila u zhvillua dhe u përsos me anë të
rilindësve shqiptarë që më në fund arriti të krijojë një Shqipëri (të
cunguar) pikërisht për faj të klasës
drejtuese servile shqiptare proturke,
-
Krijoi një mosbesim të thellë
tek fqinjët kristianë ballkanas ( por
sigurisht edhe tek anëtarët e Kongresit të Berlinit) për shkak se po ata bejlerë e pashallarë shqiptarë që i
shërbenin Perandorisë turke deri para
humbjes së luftës dolën papritur si
`anti-turq` por thjesht për të ruajtur privilegjet dhe tokat duke i u
servilosur vendeve perëndimore dhe Rusisë,
-
Automatikisht pa dashje copëtoi
tokat shqiptare të cilat identifikoheshin si toka të Perandorisë turke nga
Rusia, vendet perëndimore dhe fqinjët ballkanas.
-
Abdyl Frashëri si i pari dhe
i vetmi shqiptar që e kuptoi rrezikun u përpoq, dhe pavarësisht se nuk arriti të fuste në Kahrarname problemin shqiptar, ai me
1 nëntor 1878, arriti të përfaqësojë
Toskërinë në Asamblenë e Parë në Dibër
dhe adaptoi një Rezolutë e cila i këkronte zyrtarisht Portës së Lartë
krijimin e një vilajeti të bashkuar të Shqipërisë. Abdyl Frashëri ishte organizatori
kryesor i Takimit të Prevezës në janar 1879
takim i cili do të parandalonte dhënien e Camërisë –Greqisë; megjithatë
Abdyl Frashëri është i pari drejtues
shqiptar që u takua me Stefanos Skoloudis
Emisari sekret i Greqisë me shqiptarët të cilit i kërkoi për të formuar
një koalicion ushtarak Shqiptaro-Grek ( që më 1877) kundër perandorisë otomane (por Skouloudis
nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të pavarur).
Në përfundim mund të kujtoj se pavarësisht se Lidhja e Prizrenit është një ngjarje historike e cila zgjoi popullin shqiptar për tu cliruar nga zgjedha turke, por dhe shqetësoi pa masë pronarët e konvertuar shqiptar ë pra bejlerët shqiptarë të cilat kishin tradhtuar më në fund Turqinë por para kësaj kishin tradhtuar shumë herë popullin e tyre duke e hequr për hunde këtë popullatë të vuajtur e të ndarë në tre komunitete religjioze por që për nga varfëria ishin njolloi të vuajtur.