Mendime
Kolec Traboini: Një me nder për President
E hene, 11.06.2012, 06:10 PM
NJE ME
NDER PER PRESIDENT
Fejton
NGA KOLEC TRABOINI
Prap po dëgjohen
zëra për riciklimin e Fatos Thanas Nanos, bashkpuntorin e Nexhmije Hoxhës,
kryeministri i diktatorit Ramiz Alia e ky Fatos i PPSH, po lutet e stërlutet
deri në shpërftyrim e zgërlaqje "Më bëni president".
Na kanë dalë
edhe 16 apo 17 intelektualë shumica ish komunista të Enver Hoxhës dhe na kanë bërë
rekomandimin ta vënë në fron të lartë këtë farë burri që iku me bisht ndër shalë
në vitin 1998 nga kryeministria në Shkup.
Dihet
pse, se ky Nano xhini (veç uiskit preferon edhe verë) që rri me shumë i dehur
se esëll, do ti darovisë me tituj e ndere e me funksione si këshilltarë të tij.Faqja
e zezë si zgërlaqen edhe këta intelektualë.
Kishim një
president Top dhe ca intelektualë të paskuintave po kërkojnë të na vënë një Tapë,
që të katandisemi në një popull Tap-Topi, kjo nuk ka b... ku të rrijë.Po si
harrojnë këta intelektualë thuajse folklorikë se ky ky Nano e ka treguar një herë
se sa burracak e pa dinjitet ështe, lëre pastaj takimin e jargavitjen në Kretë në
bisedat kokë më kokë me Millosheviçin bash atë kohë kur ky kriminel kryente
masakra në Kosovë e ku ky kandidati i vetshpalosur për president Nano i tha
kriminelit serb se “Millosheviçi di të bëjë luftën por di të bëjë edhe paqen”.
Dhe çfarë
lufte e çfarë paqe bëri Millosheviçi dihet.
Po si nuk
e kupton ky pijanec e dallaverexhi se është bërë i neveritshëm...
Po u bë president
ky farë burri, unë po deklaroj solemnisht do të shkoj të pshurr para presidencës.
Hallall 10
ditë burg..
E kur të më
pyes gjykatësi në gjyq nuk do të kërkoj alibi, apo ti them se jo po jam i sëmurë
me veshka, jo po nuk ma mbajti prostata e kallam kusure të tjera që të sugjerojnë
avokatët mbrojtës, por shul shqip:
- Po kur mbani mutin brenda si të mos pshurrim ne shqiptarët nga jashtë?!