Mendime
Qerim Pllana: Ibrahim Rr. Gashi me të vëllain Lahi viktimë e të dy sigurimeve makabre!?
E enjte, 07.06.2012, 07:28 PM
A ishin
dr. Ibrahim Rr. Gashi me të vëllain Lahi viktimë e të dy sigurimeve makabre!?
FAMILJA
GASHI KOTOR-RADISHEVË PREKAZ TË NJOHUR PËR TRIMËRI
PENË PUSHKË DHE PËR LIRI
Të familjes Gashi Kotor Radishevë, rrjedhe edhe heroina Shotë Azem Galica, Drenicë
*Dr. Ibrahim Rr. Gashi, po t`mos pengohej nga dy sigurime të kohës makabër, i ndjeri do të ishte në mesin e shumë shkencëtarëve të fushave komplekse, jo sall në shkencën shqiptare. Fatkeqësisht, ai dhe i vëllai Lahu u penguan dhe u përcollën me dekada dhe nga ish-sigurimi vendor. Është për çdo çudi befasi dhe habi për sigurimin shqiptar. Familja Gashi Kotor-Radishvë, Prekaz, të njohur për trimëri, penë pushkë dhe për liri
Shkruan: Qerim Pllana
Një gjenealogji e pasur familjare e farefisnore Gashi Kotor-Radishevë
Shih:“Pema
në Gjenealogjinë e Familjës Gashi” fq. 21. në librin:“Mësuesi Rrahim A. Gashi
me brezat në trojet arbërore”. Mësuesi i parë në Drenicë, autorë, Fazli Hajrizi
dhe Dr. Ibrahim Rrahim Azem Gashi, Tiranë 2010. Familja e njohur Gashi, Kotor-Radishevë
KK Skenderaj të Drenicës heroike. Në gjenealogjinë e fisit, fillohet më Hajriz
Ibrahim Radisheva. Ai bashkon gjenealogjinë e Hajrizajve, Tahirajve, Ahmetajve,
Selmanajve, Bekajve dhe Selimajve, tek i pari i kotrupit të përbashkët te Kolë Gashi,
nuk i dihet të orishtër apo ortodoks. Kjo familje me kohë iu bashkua Lëvizjes për
çlirimin dhe ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, qysh gjatë viteve 1912-1915
dhe 1924-25. Të cilën e udhëhiqnin, Azem e Shotë Galica-Radisheva, Shaqir e Mujë
Azem Hajrizi Gashi, dorë e djathtë të Lëvizjes për çlirimin dhe bashkimin e
Kosovës me Shqipërinë, në krye me trimat dhe trimin Azem e Shotë Radisheva
Galica etj.
Në çetën
e Azem Galicës merrnin pjesë babai Azemi dhe vëllazëritë e Rrahimit, me Rrok Çubrelin,
Emin Latin, Mursel Ahmetin, Azem e Shotë Galica, Sadik Myftari, Shaban Prekiqi
dhe Beqir Azem Gashi. Shih foton në librin: Monografi për; “Mësuesin Rrahim
Azem Gashi, me brezat në trojet arbërore”, përgatitur nga Fazli Hajrizi dhe dr.
Ibrahim Gashi, Tiranë 2010, fq. 45. (Ulur) Sadik Prekiqi, Ajet Kushutova, Adem
Myftari dhe Sinan Çitaku.
Po kjo
familje në Luftën e fundit për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës, shkëputjen e
saj nga Serbia okupues, dha dymbëdhjetë dëshmorë nga Radisheva dhe Kotori: Kapllan
Ali Ahmetaj, Feriz Ramiz Selimi, Azem Beqir Hajrizi, Beqir Muj Hajrizi, Faik
Beqir Hajrizi, Sabit Sadri Ahmetaj, Musa Shyqri Ahmetaj, Alban Muhamet Ahmetaj,
Haxhi Imer Ahmetaj, Shyqri Azem Ahmetaj, Miradije Bislim Tahiri, Ramadan Halim
Tahiri, dëshmorë të Radishevës Kotorit Mitrovicës etj. 1998.
Kjo është dëshmia për fisin Gashi, nga kjo anë e cili me shekuj është përgjigjur në çdo lufte kundër çdo pushtuesi, që nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeu... Këtë e dëshmon edhe humbja e dhjeta burrave dhe djemve të Kotorrit dhe Radishevës, në Tragjedinë makabër të Tivarit, më 1944 nga partizanët-çetnikë serbo-malazez.
Çdo luftë jo sall gjatë zhvillimit ka tragjiken dhe pasojat tragjike të saj
Me
shuarjen e Lëvizje dhe vdekjen e Azemit, shumë familje nga Drenica u detyruan të
arratisën në Shqipëri gjatë viteve 1924-25. Ndër to dhe familja e Rrahim
Gashit, me Shotën u vendosën në një strehimore shteti në Durrës, pastaj në Fushë-Krujë
në dhjetor të vitit 1925, krejtësisht të varur dhe në mëshirën e mbretit Zog...
Në vitin 1941-43,
Kosova u okupua dhe u nda; nën protektoratin Italian, Gjerman dhe Bullgar. Gjatë
kësaj kohe shumë familje u kthyen në Kosovë. Pas, Luftës së Drenicës në krye me
Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, 1945. Drenica u ri-okupua nga aradhet serbo-çetnike.
Në Kosovë u shpall shtetrrethimi i hekurt. Pastaj pason Ploja, (tragjedia) e
njohur e Tivarit dhe ndjekja e familjeve, që e ndihmuan Luftën, në Drenicë. Me
to edhe familja Gashi u detyruan të arratisën në Shqipëri, meqë mbanin nënshtetësinë
shqiptare nga viti 1925/28.
I ndjeri Ibrahim Rr. Gashi me disa të rinj, mbetën për të vazhduar shkollimin në Gjimnazin në Mitrovicë. Pastaj i vazhdon studimet në Fakultetin e shkencave Matematikë-Fizikë-Astronomi në Beograd. Ai si student në Beograd në vitin 1955-1959, u burgos dhe u torturua mizorisht, po atë vit, kur për herë të parë u burgos edhe z. Adem Demaçi me shumë shokë. Ishte sfida e parë të cilën e mbijetoj I. Gashi i përcjell në bazë të gjenealogjisë familjare, qysh nga vitet 1912-1915 dhe 1924. Ai atë botë ishte student me grupin e studentëve nga Kosova: Ibrahim Gashi (në qendër ulur) në Avala 1958, Halil Halilaj, Ejup Hamiti, Idriz Hyseni, Zekria Cana, Latif Berisha, Servete Rudi, Lilana Krueziu, Rifat Osmani, Muhamet Kërveshi etj. Shi foton. në faq, 346 librin autobiografik kushtuar: “Mësuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore” Tiranë 2010, autor Fazli Hajrizi dhe dr. Ibrahim Gashi.
Sakrificat për Ibrahim Rr. Gashi për çudi vazhdojnë edhe në Shqipëri !
Sakrificën
e dytë i ndjeri Ibrahim Rr Gashi, do ta sfidojë në Fushë-Krujë, duke u përcjell hap pas hapi nga sigurimi shtetëror!
Pse i ndjeri interesohej për një muze modest për heroinën Shotë A. Galica dhe për
fatin e Drenicës e të Kosovës, nën thundrën titiste-rankoviqiste, për një Shqipëri më demokratike për kosovar të ikur e të arratisur
nga dhuna serbe dekada me radhë, madje në Shqipërinë socialiste...
Dr. Ibrahim
Gashi, një talent i rrallë i shkencës dhe humanizmit, me 9 maj 2012 u nda nga
jeta. Shkojë me dëshirë të flaktë për Drenicën, Kosovën etnike, Shqipërinë dhe
ribashkimin e kombit shqiptar. Me dëshirë që eshtrat e heroinë Shotë Galica, të
kthehen në vendlindje në Radishevë. Me sy çelë të ligjëronte të paktën disa
semestra për studentët e Kosovës në Universitet e Prishtinës! Dëshira e fundit
për shkaqe burokratike, nuk iu mundësua as në Kosovën e lirë! Ai pas la 11
veprave, botime tekstesh dhe punime shkencore, familjen mjaft të ngritur, miq,
shokë, dashamirës të shumtë në Kosovë, Shqipëri, dhe kudo në Diasporën
shqiptare deri në Amerikë.
Botimet e
të ndjerit u takojnë shkencave, astronomi, fizikë dhe matematikë. Evoluimi i
veprimtarisë së thukët krijuese te ndjerit, ndodhë atëherë kur ai u zhvendos
nga Fushë-Kruja, në Tiranën Universitare. Me te, gati njësoi u veprua si më z. A.
Demaçi dhe shumë intelektualë tjerë, qysh më 1959 në Serbi. Ibrahim Rr. Gashi,
kishte punuar në këtë fushë me interes edhe gjatë punës dhe jetës së tij, si
profesor i lëndës matematikë-fizikë në Gjimnazin; “Shotë Galica”, në Fushë-Krujë.
Mirëpo, në çfarë kushtesh mund t`i hynte punës me zell në fshehtësitë e shkencës,
më një provincë pa kushte minimale për punë eksploruese-hulumtuese. Me një kabinet
modest fizikë-kimi, dhe atë, duke pajisur ma shumë me vullnetin entuziast të profesorit,
para, gjatë dhe pas “Revolucionit Kulturor” 1965/66-1972 etj.
Pse këtij
shkencëtari nuk iu mundësuan kushtet, që shqiptarët të kenë një shkencëtar më shumë
në gjirin akademik, me shkencëtar të rangut të z. dr. Rexhep Mejdani, ish-president
i Shqipërisë? E di se janë njohur, kanë komunikuar etj., por kjo ka ndodhë shumë
vonë, pasi i ndjeri u zhvendos nga Fushë-Kruja, në Tiranë në vitin 1998. Vdekja
e rrëmbeu në kulmin e veprimtarisë shkencore më 9 maj 2012.
Athua pse
dr. Ibrahim Gashit, bir i mësuesit të parë të Drenicës, Rrahim A. Gashi,
familjes së shkolluar Kosovë-Shqipëri, të shpërngulur diku rreth vitet 1924, për
herë të parë, nga F. Kruja, iu pamundësua vendosja në Tiranë!? A ishte i ndjeri
dr. Ibrahim Gashi i përcjellë nga sigurimi i kohës, për shkaqe interesimi jetësor
për Kosovën, në veçanti Drenicën dhe popullin e saj, nën thundrën tiranike
titiste-rankoviqiste, raciste, sidomos pas prishjes së “marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi”?
A mbante
atë botë sigurimi ish-jugosllav-serb, lidhje me sigurimin shqiptarë në Tiranë dhe
e kundërta?! Gjatë takimeve tona të shumta, qysh me 1972, pata mësuar shumëçka. Për çka flasin
faktet, se i ndjeri ishte i përcjellë edhe pas dorëzimit në Shqipëri. Kur
sigurimi jugosllav-serb e burgosi në Beograd më 1959, dhe ndaj studentit
absolvent Ibrahim Gashi, dy provime pa i përfunduar në Fakultetin e Shkencave
Natyrore-Matematikore, në hetuesi u sollën në mënyrë katile, Ibrahimin duke
sjellë në 35 kg. Peshë. Pastaj e dëbojnë për në Shqipëri, në fund të vitit 1959,
me pretekst se po merrej me politikë?!
Ibrahim Rr. Gashi, në grupin e studentëve të ardhur nga disa republika dhe vise të ish-Jugosllavisë së atëhershme, ishte një ndër studentet më solid. Ai kishte treguar aftësi të rralla në fushën e lëndëve matematikë, fizikë, algjebër-gjeometri- astronomi, në fakultetin në të cilin studioj (dy lëndë pa i përfunduar u burgos)!
Burgosja e studentëve shqiptar A. Demaçi, I. Gashi e tjerë s`ishte rastësi
Burgosja
e të ndjerit në kohën kur u burgosur edhe z. Adem Demaçi, kur sesi s`ishin rastësi!
Aftësitë e dëshmuara të studentëve shqiptarë, për sigurimin serbë paraqisnin
xhelozi të frymës raciste ndaj tyre. Kjo ndodhi edhe me z. Demaçi dhe shumë të tjerë,
të cilët do ta pësojnë me burgje! Nga torturat z. Gashi e sollën në 35
kilogram, duke torturuar në mënyrë më bizare. Gjëja se studentët shqiptar në Beograd
kishin themeluar një organizatë anti-jugosllave. Nga I. Gashi kërkonin t`i zbulonte shokët tjerë. Por ai s`u koritë dhe
as sesi nuk u dorëzua para OZN-së! Më të dorëzuar të z. Ibrahim në kufij, OZN-a
serbo-sllave, Sigurimit Shtetëror Shqiptar u kishin sugjeruar: “Keni kujdes, ky
person është i rrezikshëm edhe për ju”!
Kur z. Ibrahim
Gashi ndërmarrë nismën për ngritjen e një muzeu modest kushtuar Shotë Galica, (meqë heroina nga Radisheva në afërsi
ku banonte dhe epte mësim i ndjeri, kishte një lapidar të thjeshtë). Ajo ishte
e vendlindjes nga vinte edhe z. Ibrahim. Njerëz të PPSH-së, dhe të sigurimit
shqiptar, të ndjerin e vënë nën përcjellje rigoroze. Ata do t`ia tërhoqën vërejtjen
e parafundit: “Nuk është për një mësues të merret me punë, të cilat i takojnë partisë
dhe shtetit”!Pasi i ndjeri nuk kishte dashur të heq dorë nga nisma patriotike,
për heroinën e vendlindjes, sigurimi e kishte kërcënuar me largim nga puna, madje
dhe me burgim! Këtu mbase nuk ishte nisma e bizaritetit. I ndjeri Gashi ishte përcjellë
nga sigurimi, (tani ai shqiptar), qyshkur OZN-a e Beogradit me ata të Podgoricës
e dorëzuan në kufi me porosi provokuese metaforike: “Kujdes nga studenti që le
fakultetin për politikë”!?
Rrugës për
në Shqipëri, Gashit i kishin thënë:”Tash të dorëzojmë në ferrë! Ke për të parë se
me mushkë a gomar kanë për të marrë. Me të mbërri në Tiranë, aty nuk ke se ku të
diplomosh, por drejtë e në burg do të shkosh!”! Unë, siç më tregonte i ndjeri,
nuk llafosesha me ata të OZN-ës, pos aty-këtu i provokoja, duke menduar se marrëdhëniet
shqiptaro-jugosllave akoma janë në fuqi! Ndërsa ata, provokimet e mia nuk i
kuptonin. Kur u thash: “Edhe sa dete, fusha e male ka deri në Hanë të Hotit”?. Ata
me shanë, kurse grahësi i gazit kohë pas kohe ma shkelte surin..! Për afërsisht
kështu kishte ndodhë me Lha Rr. Gashi të vëllain e Ibrahimit, i cili pasi u
arratisë me katër shokë të tjerë në Shqipëri, Lahu u burgos dhe disa kohë u
mbajt nëpër burgjet e kohës. I ndjeri sa e sa herë kishte deklaruar:
“ E dua
Shqipërinë si gjënë më të shtrenjtë dhe
më të shenjtë në botë, por edhe Kosova jonë e robëruar, pjesë e trungut mëmë është
po kaq e dashur dhe e shtrenjtë për mua. Asaj ja fala një pjesë të rinisë sime,
por ajo ka nevojë përsëri për punën time për të arsimuar “lulat e vocërr” dhe për
të luftuar barbarët. Dhëntë Zoti, që së shpejti të mund të plotësojë këtë detyrim
që ua kam borxh trojeve arbërore. (Lahi Rr. Gashi)
Dr I. Gashi, i vëllai i Lahut ndër tjera theksonte: “Ç`është e vërteta arratisja, nga Kosova në Shqipëri e njerëzve të çfarëdo lloji moshe profesioni e sidomos e të rinjve, nxënës etj., nuk ishte pozitive, rrjedhimisht as për t`u përkrahur. Sepse Kosova kishte nevojë aq të madhe për frymë, mësues, nxënës dhe banorë” etj. Gjatë vizitës sonë në Shqipëri me arsimtarët e Sh. F. “Fazli Greiçevci” nga Hadja (Minierë e Kosovës) Kastriot, në një ndej kokë me kokë me të ndjerin I. Gashi e biseduam dëshirën time, që unë me bashkëshorten Zojë Pllana Mjekaj të mos kthehemi në Kosovë. I ndjeri më patë thënë; “Bere një kërkesë me shkrim dhe bisedoje edhe më Nazmie e Muharrem Goci, pale se çdo të propozojnë. Por, mos harro se për këta shokë që i ke me vete, e sidomos për familjen në Kosovë, pasojat do të jenë shumë të rrezikshme. Një herë tjetër mund të shpjegohem se çfarë përgjigje mora nga organet kompetente shtetërore dhe partiake të Komitetit Qendror të PPSH-së.
Pse i ndjeri dr. Ibrahim Gashi u përcoll dhe u pengua si shkencëtar?!
Mirë, pse
z, Ibrahim Gashi, nuk u lejua që për nderë të një përvjetori të zbulonte një muze
modest me dokumente, foto, shënime e përkujtime të heroinë Shotë A. Galica!?
Pse me aq interesim iu vu sigurimi prapa këtij njeriu patriotë, profesor i
matematikës dhe fizikës. Mësimdhënës në Gjimnazin “Shotë Galica”, në Fushë-Krujë
dhe e tërë familja e ngritur dhe e dëshmuar për patriotizëm, të shkolluar dhe
aq të dashur e të edukuar për rrethin kudo ku u gjendën në Shqipërinë e Mesme. Durrës,
F. Krujë, Krujë, Milot, Laç, në Kurbin etj. Pse njeri me diplomë profesori u la
të punonte më një shkollë të mesme, kur Universiteti në Tiranë asokohe kishte
aq nevojë për kuadro të tilla deficitare?!
Pse e
pengoi shtetin dhe Partinë e Punës, në veçanti Sigurimin Shtetëror shqiptarë,
ardhja e Ibrahimit në Shqipëri!? Pse u pengua prosperiteti, aftësitë dhe përgatitja
me mundësit që kishte shteti dhe universiteti për një shkencëtar si Gashi? Këto
dhe shumë çështje të tjera, krijojnë një serë dyshimesh, se shumë nga kosovarët
në Shqipëri, në veçanti një shkencëtar siç ishte i nderuari Ibrahim Rr. Gshi, u
penguan me gjithë farë intrigash! Që të arrij atje ku së fundi u dëshmua vërtetë
si shkencëtar me talent të rrallë prej shkencëtari!
Ai pas
vete la 11 botime, kryesisht tekste të fushës astronomi, fizikë dhe matematikë.
Një opus të rrallë studimesh, vështrimesh dhe artikujsh të pabotuar të shkencave,
matematikë fizikë dhe astronomi. Pse këtij intelektuali nuk iu ofrua të paktën
mësimdhënie në ndonjë Shkollë të Lartë, madje pse jo në fakultetin e shkencave
përkatëse?! Ai, ndërrojë jetë me 9 maj të vitit 2012, pa e pritur 100-vjetorin
e pavarësisë, dhe pa i shpalos edhe fshehtësi të tjera në lidhje me demokracinë
në Kosovë, Shqipëri dhe ngjarjet në veçanti në Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi!
Ndonëse punoi në diplomaci në ambasadën shqiptare në Lubjanë, i ndjeri nuk dëshironte të “mbytej në politikë”! Por, la një tekst me mjaftë interes politikë dhe diplomatik, për kohën sa qëndrojë në Slloveni: “Shqiptarët, Sllovenia dhe Ballkani i Trazuar”, sipas një diplomati, Tiranë 2007.
Ai prore thoshte:“Politika është si era, mos të raft kah dera, nuk të çel më pranvera! Nuk shkojnë politika dhe diplomacia me (kulturën, artin, shkencën). E kemi provuar sa për të kuptuar ç`është ajo, prore është pa sedër e pa moral! Shkenca, arti dhe kultura pas lënë gjurmë të ndritshme me taban”! I ndjeri me gjithë pengesat, mos ofrimin e asnjë kushti për punë shkencore, nga shtetit dhe ministria përkatëse e kohës, ai përkundrazi u ndoq, u pengua dhe më asgjë s`u ndihmua! Me zellin, talentin dhe përkushtimin për shkencë, pas lë një opus tekstesh në fushën e shkencave: Të 11 veprat e botuara dhe një numër studimesh shkencore të botuara dhe tjerat në dorëshkrim, dëshmojnë për veprimtarinë shkencore të z I. Rr. Gashi.
Veprat e botuara dhe dy-tri tjera në përgatitje për botim:
l. “Probleme të zgjedhura Astronomike”,
botues; “Libri shkollor, Tiranë 1972,
2. “Nga qielli ynë”, botuar në Lubjanë 1995,
3. Kalendari dhe kronologjia në botë dhe te
shqiptarët”, Tiranë, 2000,
4 ”Ditënata dhe kuptime që lidhën me njohurit
astronomi-gjeografi,Tiranë 2002,
5. “Kalendari
Hixhri Hënor dhe lidhja e tij me kalendarët Julian e Gregorian dhe me
ditët Juliane”, Tiranë 2003,
6. Kalendari Mali-Rumi dhe lidhjet e tij me
kalendarët hixhri hënor, Julian e Gregorian dhe me ditët Julian, Tiranë 2003,
7. “Bazime Astronomike Për Ritet dhe Festat
Fetare Islame”, Tiranë 2005,
8. “Shqiptarët, Sllovenia dhe Ballkani i
trazuar”, vepër diplomatike., Tiranë, 2007,
9. ”Bazat e Kalendarit Kadafi dhe lidhje e tij
me Kalendarë të Tjerë”, Tiranë, 2007,
10 “Kronologjia Shqiptare dhe kalendarët osman”,
në botim dhe;
11. ”Shqiptarët,
Sllovenia dhe Ballkani i trazuar”, sipas një diplomati, Tiranë 2007..
12 “Njehsimi kohor në kronologjinë shqiptare”; e gatshme për botim etj.
I ndjeri
Ibrahim Rr. Gashi, ishte i përfshirë edhe në Lëvizjen për Çlirimin e Kosovës. Nga
familja e tij e gjer Gashi, Ahmeti, Hajrizi etj., ka dhjeta ushtarë të përfshirë
në UÇK dhe në luftën për çlirimin e Kosovës. Po nga kjo familje nga Radisheva,
Kotori, Skenderaj, Mitrovica dhe në përgjithësi Drenica, ka disa dëshmorë lufte,
ushtarakë dhe civilë të rënë për lirinë, çlirimin dhe ribashkimin e Kosovës. Dr.
Ibrahim Rr. Gashi, ishte dhe një humanist që nuk kurseu shëndet, kohë as mund për
ndihma prej më të ndryshmëve sociale-humanitare.
Ai bashkë
me z. A. Demaçi, Ethem. Ramadani, e bashkëpunëtorë tjerë, për shumë familje
skamnore në Shqipëri, sidomos për të pësuarit në tragjedinë e Gërdecit me
rrethinë, mblodhën dhe shpërndanë ndihma për nevoja të atyre që pësuan në atë,
dhe tragjeditë tjera në Shqipëri dhe në Kosovën e rrënuar të pas Luftës Çlirimtare.
Vdekja, të
ndjerin e ndau në hovin krijues dhe bashkues. Në dorëshkrim la një opus të tërë
studime dhe analiza shkencore në fushën; matematikë, astronomi dhe fizikë. Këto
dhe veprat në dorëshkrim, janë dëshmi më e fuqishme se kemi të bëjmë me një punëtor
të zellshëm shkencorë. Për të cilin, akademitë “shtetërore” shqiptare, të ndjerin
Ibrahim Rr. Gashi, duhet vlerësuar si shkencëtar të ndjekur dhe të penguar, në rrugën
e tij shkencore në astronomi, fizikë dhe matematikë. S`është kurrë vonë vlerësimi
i drejtë, moral dhe njerëzor për të ndjerin Gashi! Përgjigja e vërtetë gjendet
në krijimtarinë dhe biografinë, akoma pa u thënë e tëra, për të ndjerin dr. Ibrahim
Rrahim Gashi, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, diasporë etj. I ndjeri përherë thoshte:
”Ta ruajmë këtë qe e kemi. Sepse, aktualisht Shqipëri është atje ku ka shqiptarë,
ku bukës i thuhet bukë, ujit-ujë, ku flitet dhe këndohet shqip..!
Dr. Ibrahim
Rr. Gashi, një shkencëtar i ndjekur e i penguar, u sfidua nga dy sigurime të kohës
makabër. Iku nga jeta në moshën 77-vjeçare më 9. maj 2012. Pas la një familje të
ngritur intelektuale, një opus botimesh e shkrimesh me interes hulumtues shkencorë,
gjithë andej miq, shokë dhe dashamirës të shumtë.*Të lehtë dheun e atdheut,
pastë ndjesë!