Mendime
Faton Mehmeti: Ligji i punës nuk bën punë!
E hene, 04.06.2012, 01:19 PM
LIGJI I
PUNËS NUK PO BËN PUNË!
NGA FATON MEHMETI
Kuvendi i Republikës së Kosovës , që nga konstituimi
i tij ka miratur mjaft ligje,por shqetesuese mbetet moszabatimi i tyre, disa për
mungesë të buxhetit e disa nga mungesa e vullnetit. Ligji (lat. lex) është një sistem
rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhet të ndjekin në një shoqëri
apo vend. Ligji vendoset dhe duhet të zbatohet nga institucionet dhe organet
ligjore përkatëse të shtetit. Ligjet miratohen per te rregulluar sjelljen e
shoqerisë sipas normave juridike dhe për
të mbrojtur të drejtat e tyre. Një ligj i tillë
dhe mjaft i ndjeshem është Ligji i punës që nga miratimi i ligjit të punës
më 2 dhjetor 2010 dhe hyrjes në fuqi në qershor 2012, ka disa probleme me mos
zbatimin e tij. Këto probleme janë evidente sidomos në mosveprimin e duhur të Inspektoratit
të punës, moszbatimit të disa dispozitave të ligjit në sektorin privat, ku punëtorëve
u shkelet e drejta në shumë sfera. Ligji i punës, për dallim nga rregullorja për
ligjin themelor të punës 2001/27 ka një përparësi dhe është më favorizues për
personat nën 18 vjeç, se në rast se ata punësohen nuk mund të punojnë brenda
javës 40 orë pune sikurse ata që janë mbi 18 vjeç. Por, do të punojnë 30 orë punë
brenda një javë, i cili konsiderohet orar i plotë i punës. Keqpërdorimi i
orarit të punës bëhet në shumicën e rasteve në kompanitë e sektorit privat, por
edhe të atij publik, dhe nuk paguhen punëtorët që punojnë më tepër se tetë orë punë
në ditë dhe nga kjo më së shumti përfitojnë punëdhënësit. Punëtorët e sektorit
privat në Kosovë janë në një gjendje skllavëri, pra skllevër modernë dhe se
duhet bërë ndryshime në këtë drejtim. Në këtë aspekt është me rëndësi të theksohen
peripetitë e nje mikut tim, i cili kishte punuar në ndermarrjen ndërtimore
private KRISTAL, ndërmarrje kjo që ka fituar tenderin për të ndërtuar një objekt
të madhe 44 katesh në Prishtinë, i cili përkundër kushteve të vështira
ekonomike është detyruar ta lërë punën për shkak të trajtimit jonjerëzor ndaj
tij dhe punetoreve të tjerë nga ana e pronarit të ndërmarrjes. Punetorët pagat
e tyre nuk i marin me rregull, madje shpesh i marrin të përgjysmuara, kurse
ironia qendron se ata aq nuk guxojnë t’i kerkojnë pagat e tyre, pasi mund te
ngelen edhe pa punë dhe pa shpresën se mbase një ditë do t’i marrin ato.Ka shumë
e shumë firma të tjera të cilat,ka edhe
me vite që nuk i kryejnë obligimet ndaj punëtorëve,siç është firma private ndërtimore
Ars Projekting nga Ferizaj. Me gjithë këto shkelje elementare të drejtave te
njeriut punëtorët nuk kanë ndonjë organ kompetent ku t’i shprehin keto pakënaqësi.
Nje mike imja me tregon se në një ndermarrje ndertimore,qe kishte punuar ne
pozitën menagjere e administratës, është dërtyruar ta braktis punën pasi i është
kërkur të bëjë seks në kembim që të mbetet në punë. Një rast tjetër është ai i
fabrikës së prodhimit të këpuceve në Ferizaj
Ice Shoes, ku ponrari i kësaj fabrike nuk u tregon punëtorëve sa e kenë pagën, kështu që në fund të muajit u jep
sipas dëshirës dhe vullnetit të tij. Edhe pse ka me dhejtëra punetore në ndërmarrje,
vetëm 2 apo 3 janë të lajmëruara, kurse të tjera punojnë në “të zezë”. Kështu
ndodh pothuaja në të gjitha firmat private në Kosovë. Dhe për këtë insepktoriati
është i oblëiguar të ndërmerr masa, po ato shumë rrallë ndodh të merren. Natyisht
në këtë rast duhet të rritet edhe numri i inspektorëve, në mënyrë që punëtorët
të mos jenë të diskriminuar nga pronarët e ndërmarrjeve. Presionet ndaj punëtorëve
janë të lloj-llojshme ,duke filluar nga mos deklarimi i pagës për punëtorë, pastaj edhe puna me orar
të stërzgjatur, shpesh duke mos pasur asnjë ditë të lirë e duke mos përjashtuar
as dhunën psikike.
Një tjetër
problem mbetet çështja e pushimit të lehonisë
çështja edhe më e ndjeshme bëhet kur ndaj ligjit fillon të reagojë sektori
privat i punësimit, sepse një përqindje e konsiderueshme e fuqisë punëtore janë
femra, të cilave ligji i punës – edhe
aktet më të larta, si Kushtetuta e akte ndërkombëtare - u garanton pushimin e
lehonisë.Në këtë aspekt duhet theksuar faktin shqetësues kur pronarët e ndërëmarrjeve
nuk ua paguajnë pushimin e lehonisë punëtorëve. Mirëpo ka raste edhe më drastike,
ku pas lindjes punëtorët edhe i dëbojnë nga puna. Nga ky reagim krijohet përshtypja
se ne si shoqëri ende nuk jemi në gjendje të pranojmë diçka që është e drejtë,
diçka që i takon dikujt, por ende jemi të prirë të anojmë nga shfrytëzimi i
mundit të dikujt tjetër. Në kuadër të sektorit privat, sektori i hotelierisë (kur
dihet se aty ka edhe punë gjatë natës) nuk e respekton orarin e punës për punëtorët.
Nga kjo, sipas ligjit të punës mund të ndëshkohet kompania e cila nuk respekton
orarin e punës në shumën prej 100 – 5000 euro. Moszbatimi i Ligjit te punës
ndikon në rritjen e shkeljeve te e drejtave të punëtorëve nga pronarët e
firmave private të cilët do të vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë derisa ligji
mos te zbatohet. Ndërsa, zabtitmi i këtij ligji do ndihmonte në respektiine e te drejtave te punetoreve po edhe në rritjen e buxheti të shtetit nga tatimet që do t’i
vinte nga punëtorët, respektivisht punëdhënësit.
Puntorët
presin zbatimin e këtij ligji, sepse kohërat e skllavopronarëve kanë kaluar. Jemi
i vetmi vend në Evropë ku punëtorët nuk trajohen si njerëz, por si skllevër.