Mendime
Ismet Uka: Shumë familje në Kosovë të diskriminuara
E diele, 03.06.2012, 01:31 PM
Shumë familje
në Kosovë të diskriminuara në aspektin ekonomike e social!
Nga Ismet Uka, Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Disa
shoqata të cilat po merren kinse me
mbrojtjen e drejtave te njeriut po dalin
me kumtesa dhe komunikata se si ti mbrojnë fëmijët nga punët e rënda të përditshme
kinse që po i bëkan si në qytet ashtu edhe ne fshatrat e Kosovës.
Si po
shihet edhe se po mendojmë të jemi shoqëri demokratike humane edhe 13 vjet pas çlirimi
nga okupimi Serb pozita e shumë familjeve dhe qytetarëve kosovar nuk ka
ndryshua fare ne aspektin social ekonomik,pjesë e madhe e qytetarëve
diskriminohen dhe ky diskriminim lidhet drejt për se drejti me diskriminimin
institucional dhe në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për
mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut.
Shikoni në
çfarë pozite sodë është familja shqiptare në radhë të par pastaj nga familja
rrjedh fëmija e punëtori e pensionisti e
kështu me radhë. Të gjitha janë kategori të diskriminuara rrënjësisht dhe e ter
shoqëria kosovare ika mbyll sytë para këtij diskriminimi te skajshëm i cili po
bahet ndaj këtyre kategorive.
Fëmija
kosovar nuk e ka të sigurt asgjë. Kurse në sistemin monist fëmijët i kanë takuar
shtesat materiale që kanë qen të dedikuara nga shteti posaçërisht për mirëqenien
e fëmijut. Nëse fëmija ka qen me aftësi të kufizuara fëmijut i ka takua edhe një
shtesë e posaçme krahas shtesës se rregullt ku edhe nëna që u përkujdes për të e
ka marr rrogën që ka qenë e lidhur me sëmundjen e fëmijut të vet .Pra kështu
veprohet ndaj fëmijëve edhe për shumë shtete të botes sepse të gjithë janë të vet
dijshëm që ardhmëria e secilës shoqëri janë fëmijët. Ky sistem qe po ndërtohet
në Kosovë fëmijut ja mbyll të gjitha dyert për të mundur me mbi jetua në ato
familje ku askush nuk punon. bile pushteti ja ndalon fëmijut edhe të kërkon lëmosh
për të mundur me e mbajt shpirtin,kurse ndihmën sociale qe ja afron familjes
ajo ndihëm nuk ju mjafton veç për krip ta kalojnë muajin, është e pa pranueshme qe ndihma
sociale të jetë më e ulët se rroga minimale e caktuar në Kosovë .Është absurd i
madh që familjet të cilat marrin ndihëm sociale ndihma u ndërpritet nga
ministria e punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës nëse krye familjari zihet
duke punua punë tjera,për ti plotësuar nevojat e familjes gjegjësisht për ta
plotësuar koprën konsumuese të saj.
Gjë që kjo
nuk është në rregull,nëse familjari me punën që bën i tejkalon me fitim të ardhurat
mesatare të caktuara nga qeveria e Kosovës,ndërprerja e ndihmës sociale kish me
qen e arsyeshme deri diku ne të kundërtën kjo masë e ndërprerjes së ndihmës
sociale është një masë shumë diskriminuese. Punëtori i cili është në mardhënje
të punës në sektorin privat ju ka nënshtruar një diskriminimi të tmerrshëm me
një rrogë minimale punon pa orar të caktuar të punës sipas dëshirës së pronarit,nuk
ka mbrojtje në punë nuk ka sigurim shëndetësor por edhe pagën nuk e ka si pagë punon
pa ndërprerje me pagën që e merr familjen e ka te rrezikuar ne aspektin social
për arsye se caktimi i rrogës minimale nga qeveria ika dhanë hapsi këtij
diskriminimi. Ne shoqëritë e civilizuara dhe demokratike caktohet çmimi i orës
së punës dhe punëtori e merr rrogn në bazë të orëve të punës që i zen gjatë muajit.
Kurse këtu vetëm sa për ti dhanë hapësirë eksplantimit të punëtorit caktohet
rroga minimale dhe mesatare .Tani edhe 13 vjet pas çlirimit pensionistët
kosovar kontribut pagues që kontributet e tyre sodë janë çdo kund të prekshme për
Kosovë nuk u jepet pensioni me arsyetime të pa vend të nxjerra nga gjepi i
djathtë i byrokracis në pushtet duke u arsyetua se fondet e pensionistëve i
paska plaçkit Serbia gjë që nuk është e vërtet e herë here duke dhanë sqarimin
e akuzojnë edhe fondin monetar ndërkombëtar kinse nuk po i lejon pensionistëve
me ju dhanë pensionin ku edhe ky pohim nuk është i vërtet sepse brenda buxhetit
në secilën shoqëri të organizuar pushteti është i obliguar pensionet e
kontribut paguesve ti paguaj sepse pensionisti gjatë punës efektive i ka pagur
kontributet pensional që në ditët e shtyra të pleqërisë këto mjete ti kthehen,e
kësaj gjenerate të pensionistëve po u plaçkitet tmerrësisht paraja e tyre në një
shtet i cili po pretendon të jetë demokratik,duke i eliminuar qe 13 vjet edhe
pensionet familjare ku aplikohen ne secilën shoqëri të organizuar,pra shumë gra
dhe burra te Kosovës diskriminohen,nga pushteti kosovar duke ua mohua këtyre
kategorive që pas vdekjes se bashkëshortit ta gëzoj pensionin në lartësinë që i
takon me ligj. Krejt këto diskriminime bahen duke u arsyetua se mungon ligji gjë
që nuk është e vërtet ligji i pensionistëve të Kosovës ekziston dhe ka ekzistua
dhe ai ligj ka mundur të futet në aplikim deri ne aprovimin e ligjit tjetër
sepse ligji ka qen shumë ligj human dhe nuk ka qen ligj diskriminues. Kur dihet
qe shumë ligje te kodit penal te ish KSAK por edhe te Serbisë po aplikohen kur
vjen ne pyetje dënimi i dikujt me burg këtu ne Kosovë. Fundi i fundit edhe se
nuk po ekzistojka ligji i pensioneve,ligji i punës e ligji i shëndetësisë atëherë
çka janë duke bar institucionet kosovare që vërtet,bash në resurset ma jetike për
qytetarin mos nxirrja e ligjeve dhe mos aplikimi i atyre ekzistuese këto lami
po ju dhanë hapësirë rrymave korruptuese të veprojnë kundër rendit ligjit dhe mirëqenies
të çdo qytetari,por edhe te fëmijut dhe te mos
trajtimit te ti sipas ligjit .Ne duhet te jemi të çart shumë familje
kosovare po diskriminohen,ne aspektin e punësimit e aty ku familja është e
diskriminuar i pa shmangshëm është edhe fëmija i diskriminuar brenda familjes. Prandaj
shoqatat e ndryshme te cilat po paraqiten kohëve të fundit si mbrojtëse të fëmijëve,kjo
është tentim shitje këtij populli dushkun për gogla,se pa u ndërpre
diskriminimi kundrejt familjeve nuk do të ndalet as diskriminimi kundrejt fëmijëve.
Zbatimi i
ligjit duhet te bahet ne mënyrë të drejt sepse ligji e mbron individin e nuk e
mbron kolektivitetin. Prandaj secilit punëtor në shtetet e mirëfillta
demokratike që i ndërprehet marëdhënja e punës enti për inkuadrim nga fondi i
vet e pagunë punëtorin deri sa te punsohet këtu në Kosovë krejt pasuria e punëtorisë
kosovare u shit e punëtori mbet në rrugë
i diskriminuar skajshmërisht e pas ti menjëherë i diskriminuar edhe fëmija
i punëtorit e disa kishe po i dalim në mbrojtje fëmijut me fjalë e pallavra .Pra
ne at familje ku ka diskriminim aty është i diskriminuar edhe fëmija .Prandaj nëse
synojmë të jemi shtet demokratik ndaleni diskriminimin kundër familjes sepse ky
diskriminim i cili po ndodh në Kosovë askund nuk përputhet me synimet tona për
tu ber pjesë e Evropës.