E diele, 28.04.2024, 10:44 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Mungojnë shkrimet për çështjen kombëtare

E shtune, 02.06.2012, 10:42 AM


SHKRIMET  PËR  ÇËSHTJEN  KOMBËTARE  JANË  SHUMË

  RRALLA    SHTYPIN  TONË  DITOR  DHE

MEDIAT   ELEKTRONIKE;  KOSOVË  E  SHQIPËRI

Nga: Ramiz DËRMAKU-Weingarten

Për ta ndërkombëtarizuar më tepër çështjen e shqiptarëve, Gjergj Fishta dhe Bumçi, më 5 shkurt, 1920, zhvilluan një takim  me kardinalin e famshëm të Brukselit, Disidre Mercier, primat i Belgjikës, i cili mori përsipër  t’i shkruante në favorin tonë kardinalit të Londrës dhe të Burnit, ekselencës së tij Balfuorit, pastaj, mareshalit Fosh, Dechanelit, Milerandit etj.

Shkrimet që bëjnë fjalë për çështjen kombëtare, janë shumë të rralla në mediat e shkruara dhe ato elektronike, si ato në Shqipëeri ponjashtu edhe në Kosovë. Kjo ndodh për faktin e hidhur se çështja jonë kombëtare aktualisht gjendet në "udhëkryqë historikë". Në rend të ditës, në axhendën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë, Kosovë e Shqipëri, është marrja dhe mbajtja me çdo kusht e pushtetit këtej e matanë kufirit, e jo ndertimi dhe forcimi i shtetit. Ky fakt dëshmohet dhe me rastin e Kongresit të Berlinit (1878), si dhe të Konferencës së Londrës 1913, kur Fuqitë e Mëdha europiane dhe Perandoria Osmane, duke i identifikuar shqiptarët të islamizuar në masën 70% me turqit, i bënë plaçkë tregu tokat shqiptare, ndërmjet Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Shqiptarët, të mbledhur tok rreth flamurit kuq e zi, u shprehën ashpër kundër këtyre vendimeve të padrejta, duke organizuar peticione, protesta, lëvizje ,demostrata, konferenca kombëtare,etj, si: Lidhja e Prizrenit 1678, Kuvendi i Pejës 1899, Kuvendi i Ferizajt 1910, Kryengritjet e Malësisë së Madhe 1911, ato të 1912-s etj. Vendimet e lartpërmendura nuk i mbrapsën shqiptarët në kërkesat e tyre legjitime kurrë, por përkundrazi ishte një nxitje edhe më e theksuar e atdhetarëve dhe intelektualëve për të ngritur zërin e arsyes, për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Në mesin e atyre që kontribuuan në këtë drejtim, do përmendim  poetin tonë kombëtar, At Gjergj Fishta.. Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve  tona drejtë Bashkimit Kombëtar. Ekziston një paralele në mes të rrugës e përpjekjeve për ndërtimin e saj dhe të projektit të bashkimit kombëtar. Njësoj, për bashkimin kombëtar thuhet se është projekt i parealizueshëm, se është projekt në të cilin nuk ia vlen të investohet, se bota është kundër tij,  etj. Njësoj sikur rruga, projekti i bashkimit kombëtar ka nevojë për përkushtimin tonë, për punën tonë, për dijen tonë, për ndershmërinë tonë, për ta dëshmuar se është opsioni më real dhe më racional në aspektin ekonomik dhe polititik. Por vonesa e bashkimit kombetarë  do të ndihet në shumë fusha të rëndësishme të jetës: si në ekonomi, bujqësi, industri, pylltari, komunikacion, etj. Me rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, do të rritet ndjeshëm, edhe gjendja në ekonomi, industri duke i mundësuar bujkut të Kosovës ( apo atij të Shqipërisë) ti shesin produktet , prodhimet e veta. Tani  Kosova u bë me dalje në det dhe kjo do t’ia lehtësojë jashtëzakonisht shumë shkëmbimet tregtare me vendet e tjera përmes transportit detar. Dalja në det dhe lidhja më e fuqishme me ekonominë e Republikës së Shqipërisë gradualisht do të zhvendosë edhe balancat tregtare të Kosovës, që anojnë nga Serbia dhe Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të tjera, të cilat na afrohen jashtëzakonisht shumë pas ndërtimit të këtij korridori rrugor. Fuqizimi i turizmit detar do ta ketë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik si të Republikës së Shqipërisë, po ashtu (gradualisht) edhe në atë të Kosovës Ne nuk ishim vetëm një pjesë e një gjenerate kryeneçe, të cilët deshëm një perspektivë tjetër të tërësisë dhe bashkimit të popullit shqiptar. Ne ishim ata, të cilët me dekada, dhe me mish e shpirt, u përpoqëm për një të ardhme më të sigurt, më të pasur, më unike dhe tërësisht të përbashkët, të të gjithë hapësirës sonë. Ashtu siç u përpoqën me shekuj dhe dekada paraardhësit tanë. Madje, para rilindësve, e sidomos që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878. Ne dhe gjeneratat e reja - të tanishme, jemi duke u përpjekur që aspiratat e të gjithë atyre që ranë në luftëra të paepura për liri dhe bashkim: heronj, dëshmorë, dhe martirë të kombit, - për siguri, politike, sociale-ekonomike, kulturore, gjeo-historike dhe gjeo-strategjike, të bashkohemi më një forcë të fuqishme, në një platformë politike e diplomatike. Pra, për t’i krijuar të gjitha paradispozitat shoqërore, politike e diplomatike, drejt unifikimit dhe bashkimit gjithëkombëtar. Pak më ndryshe seç pretendon Bashkimi Evropian. Sot në Kosovë, pavarësisht prej pavarësisë së shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Pas gati një viti, forca të reja politike, një pjesë e madhe e popullit, në këtë “shtet të ri”, nuk janë të kënaqur.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora