Mendime
Adil Fetahu: Normalistët kremtuan 51-vjetorin e maturës
E diele, 27.05.2012, 04:49 PM
NORMALISTËT
KREMTUAN 51-VJETORIN E MATURËS
-Gjeneratë
së cilës të gjithë ia kanë lakmi-
Nga Adil Fetahu
Ish-nxënësit
e Shkollës Normale të Prishtinës, të gjeneratës 1956-1961, tash e shumë vjet e
kanë praktikuar traditën që për çdo vit takohen, të shtunën e fundit të muajit
maj. Zakonisht takimet i mbajmë në sallën e ish-Normales së Prishtinës (tash:
Shkolla e Mesme “Gjin Gazuli”), ndërsa pas “orës së madhe” qe e mbajmë aty,
shkojmë në një drekë të përbashkët, në ndonjë restorant në kryeqytet apo jashtë
qytetit.
Kështu,
edhe sivjet, në 51-vjetorin e maturës, kjo gjeneratë mbajti takimin vjetor më
26 maj 2012. Në takim morën pjesë 38 ish-normalista (ata nuk kanë qejf t’i quajmë ish-normalista, por vetëm
normalista, sepse thonë se ai që ishte njëherë normalist, gjithmonë ka mbetur
dhe është normalist, pa marrë parasysh se çfarë shkalle kualifikimi a
profesioni ka kryer pas Normales).
Në
takimet e kësaj gjenerate rregullisht ftohen dhe marrin pjesë edhe
ish-profesorët e Normales. Këtë vit në takim morën pjesë Rexhep
Hoxha, profesor i gjuhës shqipe, dhe Arsim Fehmi, profesor i kulturës fizike.
Akademik Pajazit Nushi, profesor i psikologjisë, në pamundësi për të marrë
pjesë në takim, u lajmërua me telefon për t’i përshëndetur pjesëmarrësit e takimit
dhe porositi që këto takime t’i mbajmë rregullisht për çdo vit, sa të jemi
gjallë!
Në
fillim të “orës” së mbajtur në sallë, u bë thirrja e emrave të ish-maturantëve,
e pastaj u mbajt një minutë heshtje në shenjë nderimi e kujtimi për shokët e
shoqet dhe profesorët të cilët kanë ndërruar jetë.
Autori
i këtyre rreshtave, pasi i përshëndeti të pranishmit, mbajti një fjalë rasti,
pastaj i njoftoi të pranishmit me orarin e takimit, dhe sugjeroi ta ribotojmë
Monografinë e Gjeneratës, të cilën e patëm botuar vitin e kaluar, me rastin e
50-vjetorit te diplomimit të kësaj Gjenerate. Në ribotimin e Monografisë të
përfshihen biografitë e shokëve dhe shoqeve të cilat nuk janë përfshirë në
botimin e parë. Po ashtu, sugjeroi dhe kjo u mirëprit, që në muajin shtator të
këtij viti të organizohet për një ekskursion i kësaj gjenerate në disa qytete
të Shqipërisë; këtë vit që është jubileu i pavarësisë. Të dy këto propozime u
mirëpritën nga të pranishmit. Në fund, autori i këtyre rreshtave ua dhuroi të
gjithë pjesëmarrësve një libër të vetin, të botuar para dy muajve, me titull:
“Shtegtimi nëpër lajme”, që është një përmbledhje e 560 komenteve të tij të
botuar në mediat elektronike serbe, si reagim ndaj lajmeve, ngjarjeve dhe
qëndrimeve të politikës serbe ndaj Kosovës dhe në lidhje me Kosovën. Ndërkaq, profesori Rexhep Hoxha ua dhuroi të
gjithëve nga një ekzemplar të librit të tij: Liria e fjalës.
Në
vazhdim të takimit, shumë ish-nxënës dhe ish-profesorë të kësaj Gjenerate
sollën kujtimet e tyre për ditët shkollore, treguan ngjarje e anekdota të cilat
iu kanë mbetur në kujtesë nga jeta e tyre në Shkollën Normale të Prishtinës, e
cila ishte oazë e arsimit, mësimit, edukimit, kulturës, sportit, kultivimit të
shoqërisë, solidaritetit, patriotizmit dhe unitetit. Ajo Shkollë ishte krenaria
e qytetit, e tërë Kosovës dhe e të gjithë Shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Në
atë Shkollë janë përgatitur për mësues dhe kanë diplomuar më se 5000 mësues,të
cilët janë shpërndarë gjithandej Kosovës, por edhe në viset e tjera shqiptare. Përkundër
viteve të moshës, të gjithë me mbi 70 vjet moshe, kanë ruajtur mendjen e
kthjelltë dhe kujtime të cilat iu kanë lënë mbresa. Për këtë takim kanë ardhur
ish-normalistët edhe nga shtetet e tjera: Hajredin Hajredini ka ardhur nga
Gjermania, ndërsa Dalip Marku nga Dibra (Maqedoni). Këmbejnë fotografi të
vjetra, ngjallin kujtimet dhe shprehin emocione, duke i kujtuar edhe shokët dhe
profesorët të cilët nuk janë më në mesin e të gjallëve. Isa Bajçinca e lexoi
një vjershë të përgatitur enkas për këtë takim. Biseda, kujtime, interesimi për
gjendjen e njeni-tjetrit dhe për të tjerët të cilët nuk kanë ardhur në takim.
Në sallën e takimit dhe në oborrin e shkollës bënë fotografi të përbashkëta e
në grupe të ndryshme.
Duke u ndërlidhur me vendimin e
FIFA-s, që sportistëve të Kosovës t’iu lejohet mundësia e ndeshjeve miqësore
ndërkombëtare, të pranishmit miratuan propozimin e profesorit të kulturës
fizike, Arsim Fehmiu, që kryetarit të FIFA-s, Sep Batler, t’i dërgohet një
falënderim i sinqertë për angazhimin qëndrimin e tij parimor dhe respektimin e
të drejtës njerëzore të sportistëve për të zhvilluar e përparuar sportin.
Ndërkaq, u shpreh zhgënjim dhe indinjatë ndaj shefit të UEFA-s, Mishel Platini,
i cili është angazhuar në anën e Serbisë, për të penguar sportistët kosovarë të
luajnë ndeshje ndërkombëtare, qofshin ato edhe miqësore. Gjithashtu, u shpreh
indinjatë që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk lejon xhudisten kosovare, Majlinda
Kelmendi të përfaqësojë Kosovën në Lojrat e 37-ta Olimpike “Londa
Ish-normalistët
e Prishtinës shprehën zhgënjim për faktin se në Kosovë nuk ekziston më asnjë
shkollë normale, si shkollë e mesme për profesionin e mësuesisë, sikurse që
janë të zhgënjyer që Shkolla e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” e Elbasanit,
është ka ndërruar profilin, duke u shndërruar në gjimnaz. Këta normalistë bëjnë
apel që të vazhdohet tradita e Normales së Elbasanit.
Takimin,
bisedat dhe muhabetin e vazhduan në drekën e përbashkët, në “Vila Germia”, ku
drejtori i Restorantit, Hysen Cërnavërni, dhe personeli shërbyes, treguan një kujdes e
respekt qe i nderoi mysafirët dhe ata vet. Në ndarje, prapë shtrëngim duarësh e
përqafime, përshëndetje dhe urime që kështu të takohemi edhe shumë herë.
Ishte ky një takim mbresëlënës i kësaj gjenerate më të organizuar dhe më homogjene, cila jo vetëm se mbanë rregullisht takimin tradicional vjetor, veçse në grupe më të vogla takohen edhe shumë herë gjatë vitit, për festa të ndryshme, si bie fjala për Ditën e Flamurit, për Ditën e Mësuesit dhe në raste tjera. Është kjo gjeneratë shembull, së cilës ia kanë lakmi të gjitha gjeneratat e tjera, për organizimin, unitetin dhe kontaktet e pashkëta.
-------------------
(Dorëzuar per botim në ZSh-në, nga Z. Lushaj)