Mendime
Ismet Uka: Presidentja që dy herë Kosovën po e shpëton nga kriza politike!
E hene, 21.05.2012, 08:01 PM
Presidentja
që dy herë Kosovën po e shpëton nga kriza politike!
Nga Ismet Uka
Dihet qe
asnjë parti politike kosovare nuk po mundet me i fitua zgjedhjet për ti
konstatua organet shtetërore si e vetme,pa hi ne koalicion për themelimin e institucioneve edhe me
partitë tjera,pastaj këtu po lindin problemet dhe rrallë qe po mund të vinë deri
te marrëveshja pa intervenuar edhe përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar qe
gjenden te akredituar në Kosovë.
Mosmarrëveshje
të mëdha pati mes subjekteve politike edhe ne zgjedhjet e fundit te jashtëzakonshme
pati mosmarrëveshje të mëdha ku edhe nga ngutja dhe presioni i madh politik ndërkombëtar
beri qe president i vendit te zgjidhet në parlamentin e Kosovës duke e shkel
kushtetutën e Kosovës.
Mirëpo
subjektet politike te cilat e ndjenin veten humbëse ose nuk ju konvenonte qe
njeriu i zgjedhur ne mënyrë kundra kushtetuare ta qoj mandatin deri ne fund si
president, ju ankuan gjykatës kushtetuare se a u shkel kushtetuta gjatë zgjedhjes
se presidentit apo nuk shkel. Gjykata sjelli vendim qe deputetet e parlamentit
të Kosovës presidentin e vendit e kanë zgjedh jo në pajtim me kushtetutën e
Kosovës dhe presidentit ju deshtë të largohet nga posti ku u krijua hendek shumë i madh politik
ku edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme
vendi rrezikonte prapë të shkonte në zgjedhje të jashtë zakonshme.
Për të ja
bërë qysh bëhet u mblidhen partitë politike kosovare për ta gjet rrugën se si
me dal prej asaj krize politike dhe institucionale e cila u shkaktua me
largimin e presidentit i cili u zgjodh nga parlamenti i Kosovës duke e shkel
deputetet e këtij parlamenti kushtetutën.
Hyn ne bisedime subjektet politike për ta përcaktuar kandidatin te
cilit,parlamenti do t’ia jepte besimin me bekimin e grupeve parlamentare qe te
jetë president deri ne zgjedhjet e
ardhshme. Miro përçarjet mosmarrëveshjet ishin aq te mëdha sa që kandidatin e kërkuar
nuk mund ta emëronin fare subjektet politike dhe vendi rrezikonte prapë te
hynte ne zgjedhje te jashtë zakonshme qe për ne si Kosovë do të na epej një pasqyrë
e zymtë politike ne arenën ndërkombëtare,e le qe do të humbnim shumë politikisht
por do të humbnim edhe materialisht sepse te gjithë e dimi qe zgjedhjet janë të
kushtueshme.
Duke par
ambasadori amerikan se nuk është rendi qe subjektet politike te bien ne ujdi se cili njeri do të jetë i
propozuar për president te Kosovës me marrëveshjen e subjekteve politike
kosovare ,atëherë ambasadori emrin e presidentes javë hodhi ne tavolinë me anë të
një zarfi dhe u tha ose caktojeni ju ose po e caktoj unë rrugë tjetër nuk ka
subjektet politike kosovare nuk mundën mu marr vesh atëherë ambasadori urdhëroj
që të hapej zarfi dhe ne te ishte i ngujuar emir i presidentes se sotshme te
Kosovës.
Kur zarfi
u hap u vërejt se për presidente te Kosovës ishte propozua një femër e punësuar ne policin e Kosovës,ku
subjektet politike erdhën në atë pozicion dhe deshën apo nuk deshën me ndërmjetësimin
e ambasadorit Amerikan partitë politike arritën konsensus që emiri i zarfit që kandidohetë
për presidente te Kosovës dhe grupet parlamentare ta votojnë për presidenten e
tanishme e cila gjendet ne krye te vendit ku edhe ashtu ndodhi u votua ne
parlament dhe me një here edha betimin dhe u vendos si presidente duke e shpëtuar
vendin nga një krizë e thellë politike,por edhe duke ju hap rrugë proceseve te
reja reformuese në ndryshimin e kushtetutës dhe te ligjit zgjedhor qe ma tani e
tutje presidenti i Kosovës duhet te zgjidhet me votat e popullit e jo me votat
e deputetëve të parlamentit .
Kosova
edhe se i ka institucionet legjislative dhe ekzekutive u bë vend i vkive dhe ne
parlamentin e saj edhe se aprovohen shumë ligje ato në jetën praktike nuk po
gjejnë zbatim dhe,kështu po shkelen të drejtat dhe lirit e qytetarëve,ku grupet
parlamentare të joshura drejt imponimit te ideve te tyre programore partiake,
po harrojnë se mbi të gjitha ekziston kushtetuta dhe ligjet te cilat duhet te
aprovohen dhe te gjejnë zbatim e programet e tyre partiake duhet ti lan për
fushata politike para zgjedhore dhe zgjedhore e ne parlament për programe
partiake nuk ka vend.
Kështu
ndodhi edhe me ligjin qe përcakton benifitet e deputetëve edhe gjatë mandatit
por edhe pas mandatit dhe deri te përcaktimi i shkalles se përqindjes se lartësisë
së pensionit në bëz të të ardhurave qe tani i gëzon deputeti ne parlamentin e
Kosovës.
Duke
harruar se me mija pensionistëve të Kosovës po ju shkelet e drejta e tyre
legjitime dhe me paret e kursyera të tyre qe ti marrin si pension në ditët e
pleqërisë dikush po bënë luks me to kurse gjeneratës që Kosovën e ndërtoj e shkolloj po i plaçkitet djersa dhe po
detyrohet të vdes në heshtje pa pasur mundësi bile te mjeku ta bëj një kontroll.
Sa i përket
ligjit të privilegjeve të deputetëve edhe njëherë u konstatua nga gjykata
kushtetuare se ligji për privilegjet e
deputetëve deri në pension është kundër kushtetutës së Kosovës dhe ky ligj u
hodh si i pa vlerë.
Populli i
Kosovës institucionet e veta duhet ti mbaj përgjegjëse për veprimet dhe
sjelljet e tyre,vet gjendja sociale ekonomike ne të cilën gjendet Kosova dhe
popullata e saj nuk duron te ketë ligj të tillë sepse diku mbi 50% e popullatës
së Kosovës janë pa punë kurse diku rreth 18% jetojnë në varfri te skajshme. Secila
rrogë e deputetit të Kosovës dhe funksionarëve të lart është një privilegj në veti pa merit dhe neglizhentë ndaj gjendjes e cila
është në Kosovë dhe të tillët thonë letë kallet krejt vetëm unë ta kam mirë.
Pra
popullata kosovare shqiptare tani duke e par gjendjen tepa shteg dalje nga presioni po shpërngulen si ne vitet e 60-ta
po lypin shpëtim ne vendet perëndimore kështu që vërtet nëse vazhdon kështu shpërngulja
brenda dhjet viteve struktura nacionale e popullatës do tu afrohet, shifrave të
paramenduara të kreatorëve të një shteti multi etnik.
Pra u vërejt
dhe po vërehet se vet në organin legjislativ të Kosovës po sillen vendime qëndrime
ligje kundër kushtetute atëherë çka pritet prej atyre deputetëve. Ftohja e
popullit nga veprimet e njerëzve që janë në pushtet në mënyrën sipas dëshirës
se vet,u dëshmua edhe mos dalja ne zgjedhje te jashtë zakonshme të popullatës se ferizajt70% te saj për ta
zgjedh kryetarin e komunës se tyre .Pra kjo duhet te jetë alarmante për secilin
subjekt politik edhe për të gjithë ata që synojnë të futen në politik se me 5%
të besimit të qytetarëve pushteti nuk
mund të udhëhiqet .Prandaj qasja ndaj problemeve të qytetarëve nga pushteti
duhet te ndryshoj nëse vërtet dëshirojnë ta tërheqin qytetarin të dal në votime
me një numër që i kënaq normat demokratike evropiane.
Tani ligji i aprovuar për mediumet kosovare me dy
nenet e kontestuar tronditi opinionin vendor por edhe atë ndërkombëtar,sepse përmes
ligjit tentohej që mediumeve kosovare tu mbyllet goja dhe deformimet e njerëzve
të ndryshëm që janë reflektuar në institucionet e Kosovës dhe nuk dëshirojnë të
respektojnë as rend e as ligj po të punojnë sipas interesit të tyre personal
mediumet detyrimisht te shukatin se nëse ndodh e kundërta do të mund edhe te
burgoseshin redaktoret dhe krye redaktoret por edhe gazetaret të cilët kishin
me pasur guxim që opinionin ta informojnë drejt rreth deformimeve të njerëzve në
krye të institucioneve të ndryshme. Prapë presidentja u deshtë të na e shpëtoj
fytyrën nga një ligj i cili ishte marr nga ligji penal i një shteti armik dhe
tentohej të futej në ligjin penal të Kosovës,Pra askush rastësisht nuk e vërtetoj
se gjatë zgjedhjeve të jashtë zakonshme pati keqpërdorime të jashtë zakonshme dhe
nga njerëzit e keqpërdorimeve nuk pritet më mirë sepse këta detyrat nuk i
marrin nga populli sepse nuk i ka votua po detyrat i marrin krejt nga dikush
tjetër e përpiqen qe ligjet penale të një shteti armik që me ato ligje me
dekada na torturoj tash ti futin edhe në ligjin penal te Kosovës dhe t’ia zënë me
to frymën demokracisë se menduarit, shprehjes dhe veprimit.
Prandaj
presidentes i lumtë qe këtë ligj e ka rikthye si te pa pranueshëm te zë vend në
ligjin penal të Kosovës,sepse aprovimi i ligjeve te tilla te kopjuara na kthen
shumë mbrapa e na stagnon të ecim përpara.
Dihet çdo here kur duhej të ndryshohej ndonjë amendament kushtetuar apo ligj edhe se ka qen koha e monizmit dilshin ndryshimet ne shqyrtim publik dhe baz te shqyrtimeve publike u marke mostra qëndrimi dhe vendimi se si duhej formulua ligjet e ndryshme tash unë këto institucione se di si janë duke u sjell nuk po mund ti kuptoj,pranohen ligjet në paket që fare nuk kanë dal ne shqyrtim publik nuk janë formuluar në Kosovë po jashtë saj dhe fare nuk janë formuluar nga ekspertet tan,pastaj edhe shumë ligje janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës,bota po na teston që nuk kemi provoj shtetërore sepse ligjet në paket nuk ka qen dashur dhe nuk ka guxuar të pranohen pa marr parasysh se kush ka kërkuar .Nganjëherë edhe miqtë tan kërkojnë të veprojmë edhe në mënyrë të kundërligjshme vetëm për të na testuar sa jemi serioz në zbatimin e rregullave ligjore dhe sa jemi te gatshëm ti mbrojmë të drejtat tona sipas ligjit,dhe sa jemi të gatshëm me faktorizuar shtetin ton si shtet i ligjeve akteve dhe rregullave që mbështeten pikërisht në kushtetutën e vendit,një veprim i tillë dhe vendosmëria për të vepruar në mënyrë ligjore do ti amortizoje kërkesat e të gjithë atyre që mendojnë hajt në Kosovë banja qysh te bahet se mund të kalohet se aty nuk respektohet rendi dhe ligji.