E diele, 28.04.2024, 06:13 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greqi `Ballkanike`

E marte, 15.05.2012, 07:51 PM


Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greqi `Ballkanike`

Nga Pirro Prifti

Fqinji yne i përjetshëm Greqia vazhdon të vuajë pasojat e recesionit global por dhe të induktuar nga keq-manaxhimi i buxheteve disa vjeçare duke e cuar këtë vend të mrekullueshëm në kolaps të plotë ekonomiko-politik aq sa e kanë të vështirë të krijojnë një qeveri të re.

Pasojat po ndihen si në Greqi ashtu dhe tek emigrantët shqiptarë dhe pak e nga pak në Shqipëri. Pavarësisht nga disa nacionalistë tip UFO në Shqipëri dhe ndonjë radikalit minoritar , urat lidhëse  miqësore me këtë vend janë shumë më të mëdha sesa pikat ndarëse që në fakt egzistojnë vetëm në mëndjet e  këtyre individëve pasi ata kanë pirë, apo kanë marrë ndonjë `luge plot me corbë korrupsioni`.

Në pikëpamjen e krizave të herëpashershme, edhe Greqia ka një ngjashmëri me Shqipërinë dhe mund të thuash se jemi të një rrënje kur kemi parasysh se sa me lehtësi kalojmë nga gjëndja e mirë ekonomike në kolaps të plotë, karakteristike kjo për popujt ballkanikë.

Nëse i bëjmë një analizë të kujdesshme ngjarjeve të fundit në Greqinë që po vuan recesionin nga më të rëndat në historinë e saj moderne, mund të vemi re ashtu sikundër dhe në vendet e tjera në momente krize,  që në zgjedhje marrin shumë vota krahu ekstrem politik: të majtët dhe të djathtët. Kështu ndodhi dhe në Shqipëri në 1997 kur në referendumin për Republikë apo monarki, ithtarët (e përkohëshëm) të Monarkisë morën vota si asnjëherë tjetër rreth 38%; megjithatë në zgjedhjet e pas 3 viteve pasi vendi u stabilizua politikisht dhe ekonomikisht, po këto parti monarkiste PLL dhe LZHK nuk morën dot as 5 % t ë votave popullore.

C`do të thotë kjo tendencë sot në Greqinë e pas zgjedhjeve të majit 2012? Do të thotë që populli grek është i pakënaqur nga politikat që ka aplikuar politikanët e partive të mëdha, dhe ashtu si në Itali  me kryeministër Monti-n, edhe shteti grek  vendosi një përfaqësues (Papadimas) nga Teknokracia, pra një profesionist që të stabilizoje financat dhe ekonominë e tronditur dhe të korruptuar po nga klasa politike greke.

Përse duhet të ndodhë kështu? Eksperienca italiane dhe greke ashtu sikundër dhe në vende të tjera ku kriza financiare e politike vendos më detyrim një qeveri teknike prej profesionistësh tregon  sepër arsyen  ligjet që kanë bërë klasa politike nuk janë të mira porsa i përket menaxhimit financiaro-ekonomik për arsyen e thjeshtë se politikanët në drejtim nuk kanë këshilltarë profesionistë që t`i dëgjojnë por bëjnë politika dhe ligje sipas interesit, e për pasojë bëhen gabime të rënda ekonomiko-financiare qoftë nëpërmjet vendim-marrjeve të gabuara, qoftë nëpërmjet korrupsionit. Mesa duket gjithmonë duhet të ndodhë ky skenar: klasa politike shfrytëzon rastin duke hypur në fuqi- bën dhe merr c`të dojë – merr vendim-marrje të gabuara- dëmton dhe con në krizë vendin- del nga loja duke vendosur një profesionist-teknokrat  nëpërmjet një qeverie teknokrate për të rregulluar dëmet që kanë shkaktuar. Pastaj, pasi rregullohet cdo gje- politika merr frenat e qeverisjes përsëri nëpërmjet një lojë të mësuar mirë dhe vazhdon e bën  të njëjtat gabime pa i hyrë gjemb në këmbë.

Del pyetja si për Greqinë ashtu dhe për Shqipërinë por dhe për vende të tjera: Po kush e ka fajin për krizën përkatëse ekonomiko-financiare? Përse nuk dënohen fajtorët, por lejohen të riciklojnë përsëri në politikë dhe në qeverisje?

Kjo pyetje si për Greqinë ashtu dhe për Shqipërinë është deri tani pa përgjigje, por mendoj se dikush duhet të dënohët dheë të përgjigjet dhe jo  të lihen në heshtje dhe në harresë shkaktarët e krizave.

E parë në këtë pikëpamje Greqia duhet pa tjetër të formojë një qeveri teknike dhe të stabilizuar që të zabtojë kërkesat e BE sado të rënda qofshin, sepse BE është shumë e prirur të ndihmojë një shtet  kaq të lashtë që i ka dhënë Europës dhe botës plot figura të njohura politike, historike, mitologjike, aq sa dhe emri demokraci ka ardhur nga ky vend. Mendoj gjithashtu që pas krijimit të qeverisë së re duhen gjetur dhe të mbajnë përgjegjësi edhe fajtorët e kësaj gjurulldie financiaro-politike, sepse ndryshe  do të mbeten si Shqipëria  e cila ka kaluar  të paktën për këto 22 vite demokraci e tranzicion 5 kriza të rënda politiko-ekonomiko-sociale gjatë të cilave janë larguar nga vendi 1.5 milionë banorë, dhe këtu dikush duhet të mbajë përgjegjësi sepse deri tani askush nga politikanët dhe grupet e mëdha politike shqiptare nuk po mban përgjegjësi por vazhdojnë të aplikojnë proverbin e vjetër shqiptar: `faji u bë qyrk dhe askush nuk e vesh`, apo justifikimin e famshëm të ish-komunistëve që  drejtojnë sot të gjithë spektrin politik shqiptar:`.. të gjithë fajtorë- të gjithë bashkëvuajtës..?! Po, pse mor politikanë , bëmat tuaja dhe përgjegjësitë tuaja duhet të mbajmë në që nuk jemi përgjegjës/ nuk janë të gjithë përgjegjës, por janë drejtuesit e zgjedhur  nga populli apo nga vetë këta politikanë.

E parë nga kjo eksperiencë, një Greqi ballkanike do të kishte fytyrën e Shqipërisë së sotme  e cila bën make-up për t`ju dukur tërheqëse Europës por në fakt ende ka shumë për të  bërë e për të pastruar plehrat që po mbysin Shqipërinë: plehra politike, plehra financiare dhe ekonomike dhe plehra të vërteta.

Një Greqi Europiane do të ishte një fqinj jashtëzakonisht i mirë për Shqipërinë e cila ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me këtë fqinj të fuqishëm se sa me njerëz kokë-krisur të ekstremeve politike greke të cilët duke mos qënë realistë do të dëmtojnë jo vetëm Shqipërinë por vetë Greqinë me idetë e tyre jo racionale, ashtu sikundër dhe pseudo-atdhetarët shqiptarë që kërkojnë të marrin vota duke ngjallur nacionalizma koti.

Më kujtohet kur erdhi një Profesor i ekonomisë të Pireut në Universitetin LOGOS të ciline pyeta nëse Greqisë i bëhej mirëpo të kthehej tek Dhrahmia greke. Profesori i përgjegj se do të ishte gabim nëse Greqia do të bënte këtë hap prapa. Nëse duhej bërë duhej që në fillim që të mos futej në zonën Euro.

Shpresoj se këta Profesore të ndershëm e studiozë grekë i duhen Greqisë dhe jo familje poitikanësh të cilat më tepër i ngjajnë dinastive mbretërore por me emra të rinj.

Le të shpresojmë se logjika profesioniste dhe ajo politike e duhur do ta nxjerrë shpejt Greqinë nga kriza.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora