E enjte, 01.05.2025, 03:16 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: ”Turqia do të ndihmojë çlirimin e trojeve shqiptare”

E hene, 14.05.2012, 10:48 PM


Kam lexuar dhe dëgjuar edhe unë se kinse ”Turqia do të ndihmojë çlirimin e trojeve shqiptare”

Nga Aurel Dasareti

Nuk ka aspak rëndësi se a ka thënë ose nuk e paska thënë - dhënë këtë ”premtim” kryeministri i Turqisë, Erdogan.

Është kjo një utopi dhe një shaka prej më të sertave e cila asnjëherë nuk do të ndodhë në këto 2000-3000 vitet e ardhshme. Më tepër ka shanse që çdo shqiptar të goditet nga rrufeja së paku një herë në jetë se sa të realizohet kjo retorikë boshe. Mos harroni faktin se doktrina e çetnikut Vaso Çubriloviq për shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve në Turqi dhe vendosjen e tyre në shkretëtirat e Anadollisë ishte në bashkëpunim me qeveritë turke dhe shtetin turk. Mos harroni se në politikë ndërshtetërore nuk ekziston dashuria por interesi. Është vet Turqia myslimane, Irani mysliman, dhe Iraku mysliman që shfarosën Kurdistanin mysliman. Ia përkujtojmë Turqisë të ndreqë padrejtësitë me kurdët para se të na mashtroj me përralla për gjyshin dimër, që bash në Turqi u krijua. Ua përkujtoj shqiptarëve, që ishte bash Turqia ajo që serbëve, bullgarëve, grekëve etj (në kohën e Perandorisë Osmane) u dha të drejta shkollimi 100 etj vjet para se këto me na i dhënë neve. Ua përkujtoj shqiptarëve që Turqia ka ndihmuar “Maqedoninë” (2001) me armë etj në luftën kundër shqiptarëve. Ua përkujtoj shqiptarëve të mos e harrojnë atë popullore, që është banale por e rëndësishme, analogji për momentin: “Nuk bëhesh dhëndër me “aletin” e tjetër kujt”. Mblidhni mend, luftoni ashpër dhe dënoni ata plehra biologjik që të veshur me flamuj sauditë piskasin “allah-ukber” në protestat shqiptare. Mblidhni mend dhe mos dilni asnjëherë në protesta ditëve të premte kur hoxhallarët e juaj vehabist antishqiptarë luten e falen për të hyrë në xhehenem dhe përpilojnë plane të pista kundër shqiptarisë në koordinim me “maqedonët”, serbët, grekët dhe aleatët e tyre aziatik. Mblidhni mend dhe mos dilni asnjëherë në protesta pa e ditur më parë saktësisht se kush i organizon ato dhe qëllimin e tyre, parullat dhe flamujt që do të mbani në rrugë. Mos dilni asnjëherë në protesta të cilat nuk janë të organizuara dhe nuk kanë kujdestarë të protestave me shenja të veçanta se janë paqeruajtësit e protestave. Dhe të tillët duhet doemos të arrestojnë dhe neutralizojnë fizikisht të gjithë ata kriminel taliban fundamentalist që nuk respektojnë rendin e protestës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx