Mendime
Blerim Çoçaj: Tregomëni burimin!
E marte, 08.05.2012, 07:59 PM
Tregomëni
burimin !
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të duhej të marrë seriozisht reagimin dhe shqetësimin e gazetarëve të Kosovës, por edhe të organizatave ndërkombëtarë, që kanë ngritur për futjen e nenit 37-të dh 38-të në Kodin e ri Penal. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për liri të shprehjes, dhe kurrsesi për mbyten e saj.
Nga Blerim Çoçaj
Pak
minuta pasi kishte filluar punën, një zyrtar
i Komunës së Prizrenit, kishte shfletuar në shpejtësi
gazetat ditore për t’u informuar për më të rejat e qytetit që përfaqësonte. Gjatë shfletimit,
kishte parë një shkrim në të cilën pata trajtuar për mosqëndrimin në punë të punëtorëve
të Administratës së Komunës, pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë. Ish-kryeshefja
e Komunës së Prizrenit, Mybera Mustafa, kishte formuar një komision ‘at-hoc’ për
vërtetuar se sa punëtorë të Administratës së Komunës, qëndrojnë në vendet e punës,
dhe sa prej tyre kanë ikur para kohe. Komisioni
ishte formuar pak kohë para përfundimit të orarit të punës. Pasi kanë hyrë në çdo
zyrë, u doli se mbi gjysma e punëtorëve të Administratës e kanë lëshuar punën
parakohe. Ish-kryeshefja Mustafa e revoltuar nga kjo mospërgjegjësi, kishte
vendosur që të nesërmen t’i qortojë punëtorët, dhe të kërkojë nga ata që në ardhmen
të respektojnë orarin e tyre të punës. Por, publikimi i këtij rezultati në gazetë
“pak parakohe” e kishte bërë
***
Kuvendi i
Kosovës muajin e kaluar, votoi Kodin e ri Penal të Kosovës, bashkë me nenet 37 dhe
38. Këto dy nene përveç që sanksionojnë gazetarët dhe mediat, ia mohojnë edhe
qytetarëve të drejtën e informimit. Të gjithë
deputetët (përveç të Vetëvendosjes) u bënë bashkë për t’ia mbyllur
burimet gazetarëve, duke i kërcënuar madje edhe me burg. Dy nenet e Kodit të ri
Penal të Kosovës, 37 dhe 38, janë shumë të
paqarta dhe në kundërshtim me praktikat e vendeve perëndimore. Në këto dy nene
nuk specifikohet se cili publikim përbënë
vepër penale, në mënyrë që gazetarët të kenë mundësi ta evitojnë një vepër të tillë.
Këto dy nene mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. S’ka aspak dilemë se
këto dy nene të Kodit Penal, u votuan njëzëri nga të gjithë deputetët, pikërisht
për t’ia mbyllur gojën lirisë së shprehjes. Me këtë votim, ata i dërguan “selam” mediave se pavarësisht papërgjegjshmërisë
dhe keqpërdorimeve që mund t’i bëjnë gjatë mandatit të tyre nuk mund të merren
lehtë me ta. Futja e nenit 38-të në Kodin Penal, ku detyron gazetarët dhe mediat, që të zbulojë informacionin, kam
përshtypjen se më shumë do të përdoret për të shantazhuar burimin e
informacionit se sa për të zbardhur të vërtetën e çështje apo temës së caktuar
që është trajtuar në media. Deputetëve që
e kanë votuar këtë nen, më së paku iu konvenon
zbardhja e të vërtetës së (mos)punës së tyre, por edhe të partive të cilat
i përfaqësojnë. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se zbardhja e së vërtetës për (mos)punën e tyre, mund të jetë fatale pë ta.
Dy nenet e Kodit Penal, nësë nuk riformulohen, më shumë do të përdorën për t’i
shantazhuar gazetarët dhe burimet e tyre se sa për të zbardhur të vërteten e
publikimit. Madje, neni 38-të do të ‘shfrytëzohet’ vetëm sa për të zbuluar
burimin, por jo edhe për ta nxjerrë në pah të vërtetën e shkrimit. Gazetarët më
së miri e dinë se cili është halli më i madh i
njerëzve të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, të cilëve u
lakohet emri për të bëmat e (mos)punës së tyre. ”Tregoma vetëm burimin asgje
tjetër nuk po kërkoj nga ju...”. Kjo është kërkesa e vetme e njerëzve të cilëve
u lakohet emri për të bëmat e këqija të tyre. Me pak përjashtime, të gjithë janë
të kategorisë së zyrtarit të Komunës së Prizrenit, i cili nuk kishte lënë formë
pa përdorur vetëm që ta zbulojë burimin
e lajmit “të keq”. Pra, atyre më shumë ju intereson zbulimi i burimit, se sa e vërteta e informacionit. Mobilizimi
i i gazetarëve për të kundërshtuar këto dy nene nuk do të duhej nënkuptuar si mënyrë për të krijuar kushte të mira që të shkruajnë çkado, por thjeshtë për të mbrojtur lirinë e
shprehjes e cila është e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Reagimi
i organizatave ndërkombëtare tregon qartë se nëpërmjet futjes së këtyre dy
neneve në Kodin Penal, Kuvendi i Kosovës me vetëdije dhe qëllimisht ka bërë një
gaf të favorshëm për vete, por shumë të dëmshëm për mediat dhe shoqërinë. Shpresa
e vetme për t’i kthyer për riformulim këto
dy nene, aktualisht ka mbetur në duart e
Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja, do të duhej të marrë seriozisht
reagimin e gazetarëve të Kosovës, por edhe të organizatave ndërkombëtarë, që kanë
ngritur për futjen e këtyre dy neneve në
Kodin e ri Penal. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për liri të shprehjes, dhe
kurrsesi për mbyten e saj. Demokracia e
një vendi nuk mund të zhvillohet me anë të shantazheve dhe presioneve të
ndryshme, dhe pa liri të shprehjes. Mediat janë promotorë i zhvillimit të demokracisë
së një vendi, prandaj, ato me të drejtë e presin një lajm të mirë për vete.